30 Dhjetor, 2019 - 12:05 pm
Shkruan: Filip Guraziu
Lexova shkrimin e z. Artan Gjyzel Hasanit me titull “Abuzim katundaresk me gegnishten” tё postuem nё faqen e grupit tё Pro Gegnishtes… nё tё cilin u pranonte se vendimi i Kongresit gjuhёsor tё vitit 1972, kishte qenё nji vendim politik nё dam tё gegnishtes, poe meqenёse asht ba… dhe sot kemi nji gjuhё zyrtare qё gёzon norma gjuhёsore tё unifikueme nuk ka ma kuptim qё me kёrkue ndryshimin i atyne vendimeve, pra shqiptarёt tё vazhdojnё me gjuhёn e standartit dhe nё tё njajtёn kohё tё zhvillojnё dialektet e tyne qё nё zonёn gegfolёse janё tё shumta.
Çdo kush ka tё drejtё me shkrue dhe me mbrojtё mendimin e tij pёr temёn shumё delikate dhe tё ndijshme qё lidhet me gegnishten dhe sa ma shumё mendime qё tё shkruhen nё kёtё “Grup…” aq ma mirё asht, sepse kёshtu mund t’i afrohemi ma afёr zgjidhjes optimale qё dёshirojmё.
Z. Hasani due me i kujtue se mendimi im dhe i shumё tё tjerёve, tё cilёt mё kanё pёrkrahё gjatё kёtyne dy viteve qё jemi sё bashku nё Grup s’asht hedhja poshtё nё total e vendimeve tё Kongresit politik gjuhёsor tё vitit 1972, me synim hegjemon tё gegnishtes, po rishikimi i tij nё pёrmirёsimin e gjuhёs sё njisueme shqipe tue ndёrhye n’ato segmente ku gegnishtja ka aftёsi konstruktive.
Rishikimi i gjuhёs zyrtare, asht nji veprim normal qё me kalimin e kohёs bahet nё tё gjitha vendet e botёs pёr arsyen tejet tё thjeshtё, sepse gjuha si formё e komunikimit midis individёve mbrenda shoqnisё njerёzore evulon me kalimin e kohёs!
Nё rastin e gjuhёs shqipe kёrkesa pёr rishikimin e kongresit gjuhёsor tё vitit 1972, bahet imperative, sepse ne ndryshim me vendet e tjera tё botёs, ashtu si pranoni edhe ju z. Hasani, mbi gjuhёn gege u zbatue dhuna politike pёr zhbamjen e saj.
Evolucioni kёrkon rishikimin e vendimeve tё kongresit tё vitit 1972, dhe pёr me rifitue kohezionin, bashkimin shpirtnor tё shoqnisё shqiptare gegnishtja kёrkon vendin e vet nё Gjuhёn e njisueme Shqipe./KultPlus.com