18 Maj, 2019 - 4:42 pm
Feride Rushiti
Fraza e famshme se ‘çfarë nuk të shkatërron të bënë më të fortë’, duket të jetë mbijetesa e vetme të cilën kjo foto-tornado nuk arriti që ta lëkundë. Naiviteti, qëllimisht ose jo, di të jetë i pamëshirshëm duke e futur individin në krizë të ekzistencën së vet përmes çarjes së moralit në raport me vetveten dhe ambientin në të cilin jeton dhe vepron (këtë temë më së miri e trajton J.M. Coetzee te romani ‘Turpi’).
Përtej këtyre dilemave morale dhe ekzistenciale, që shkaktoi shpalosja e fotografisë (tashmë e veifikuar si falso), dhe amullisë shoqërore që shkaktoi, pyetja e cila rëndom shtrohet është: Çka tutje? Asgjë më shumë e as më pak, sesa vazhdim i rrugëtimit tonë të devotshëm e human, të nisuar dy dekada më parë.
Pra, #Qendra Kososovare për Rehabilitimin e të mbijetuarave të tortures angazhimin e saj të nisur #20 vjet më parë, si qendra e parë që ofroi shërbime rehabilituese mjekesore e psiko-sociale për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, do ta ndjekë, me profesionalizëm, përkushtim dhe paanshmëri deri në sigurimin e qasjes në#drejtësipërviktimat – të mbijetuar të dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë.
Pa mëdyshje, këtë do e arrijmë përmes bashkëpunimit me të gjithë akterët relevant të cilët kanë treguar devotshmëri dhe profesionalizëm. Pikërisht, ashtu siç bëmë që nga viti 1999.
Sakaq, #marshiprotestues i thirrur për të hënën, është hapi i parë që po ndërmarrim për të treguar edhe njëherë se të mbijetuarit e dhunës seksuale nuk janë vetëm dhe të braktisur në përpjekjet për njohje dhe realizim të plotë të drejtave të tyre.
Mbështetja gjithëshoqëror që do ta dëshmonte edhe njëherë luftimin e stigmës dhe diskriminimit është mëse e nevojshm. Prandaj, ejani e na bashkohuni. Askush nuk mund ta çajë shoqërinë në këtë pikë!
#BËHUZËRIIM/ KultPlus.com