14 Janar, 2021 - 8:31 pm
Mendoni për gruan më të fortë që njihni. Mendoni se si ajo gjithmonë duket aq e zonja, aq e qetë dhe e mbledhur pa marrë parasysh se çfarë i ndodh.
Gjithmonë duket se e di veprimin e mirë që duhet të bëjë në çdo situatë të caktuar dhe ajo i mban të gjitha vuajtjet dhe vështirësitë e jetës së saj brenda, duke shfaqur vetëm një buzëqeshje.
Ajo mund të duket sikur ajo është e pamposhtur, sikur është në gjendje të përballojë absolutisht gjithçka pa e thyer asgjë dhe askush. Gjithsesi shumë shpesh, gratë më të forta janë në të vërtetë ato që vuajnë më së shumti.
Ato vuajnë, sepse pa marrë parasysh sa të forta mund të duken, askush nuk është i pamposhtur. Askush nuk është në gjendje ta përballojë jetën pa iu dridhur një herë qerpiku.
Pa marrë parasysh sa ajo mund të duket se nuk preket nga gjërat që i ndodhin asaj, gruaja e fortë që ju njihni ndihet po njësoj si ju nga brenda.
Në fakt, ajo mund të ndihet edhe më keq.
Shumë gra që të tjerët i perceptojnë si të forta dhe të plotësisht të pavarura ndihen nën presion për të ruajtur imazhin e qetësisë dhe fuqisë që ato kanë ndërtuar.
Shumë prej këtyre grave ndihen sikur nuk kanë asnjë me të cilët mund të jenë të brishta, askënd të cilit mund t’i hapen.
Ato janë lënë vetëm me mendimet dhe ndjenjat e tyre, duke i ruajtur ato në mënyrë që askush tjetër të mos përballet me to.
Gruaja e fortë që ju njihni, mund të jetë e thyer nga brenda…
Ajo mund të ndihet krejtësisht e vetme, e paaftë t’i tregojë askujt se si ndihet vërtetë. Ajo mund të dëshirojë aq fort që të jetë shkëmbi që njerëzit e tjerë mbështeten në të, ajo që kurrë nuk e lejon veten që të mbështetet te të tjerët herë pas here.
Ajo mund të duket të jetë e pathyeshme, por askush nuk e di se çfarë ndodh në skajet më të thella të zemrës së saj. Ajo kurrë nuk do të lejojë që dikush të afrohet aq shumë pranë ndjenjave të saj sa ajo të jetë e ekspozuar ose e brishtë.
Ndoshta ajo është lënduar keqazi më parë.
Ndoshta njerëzit që ajo kishte nevojë për ta mbështetur nuk ishin aty për të kur ajo kishte nevojë për ata, kështu që tani ajo vuan në heshtje.
Edhe kur gjërat duken të zymta dhe ajo nuk ndjen asgjë tjetër veçse dëshpërim nga brenda, ajo gëlltit poshtë dhimbjet dhe buzëqesh.
Gruaja e fortë që njihni dëshiron të jetë një mikeshë e mirë!
Ajo nuk dëshiron t’i shprehë problemet e saj tek njerëzit e tjerë, sepse ajo është mësuar që të tjerët t’i zbrazin problemet e tyre tek ajo.
Ajo mund të duket sikur është e gdhendur prej guri, por nga brenda ajo po shkatërrohet.
Por pa marrë parasysh se sa mund të luftojë, ajo vazhdon përpara. Edhe kur ajo është në buzë të greminës, ajo lufton fort dhe përdor çdo energji të mundshme që mund të vazhdojë të ketë thellë brenda vetes.
Ajo është e guximshme dhe ajo duhet të respektohet!
Ndoshta duhet të shkoni tek gruaja e fortë që njihni dhe le ta dijë ajo se jeni aty për të, nëse do të ketë nevojë të flasë me dikë. Mund t’i ndryshojë komplet gjërat.
Vetëm mos harroni! Po, ato janë të forta, por ato mbeten qënie njerëzore. /shkollaesuksesit/ KultPlus.com