21 Gusht, 2020 - 10:38 pm
Nga Entela Tabaku
Grueja ndër ne ka vetëm dy vende:
– ose e çojmë në qiell, këtë hyjni, i projektojmë në të tana virtytet dhe vlerat e kësaj bote si shufra të arta të një kafazi që rrin varë në ideale të pamunduna që ia marrin frymën.
– ose e hedhim përdhé, këtë hore, i projektojmë në të tana dështimet dhe zhgënjimet e kësaj bote si kamxhikë që i rrinë mbi krye gati me e qëllu dhe me ia marrë frymën.
Grueja asht njeri dhe don veç me ecë ndër njerëz si njeri, me kambët në tokë, me vlerat dhe gabimet e veta. Pa e varë (për flokësh) në qiell, pa e shkelmu (për vdekje) rrugësh.
Me e dashtë dhe me e shpëtu një gru ndër ne nuk don me thanë me e çu në qiell, i vjen dita dhe veç bjen ma randshëm. Don me thanë me e lanë me ecë në punën e vet. Secilën për vedin e vet, për jetën e vet. Si njeri. / KultPlus.com