3 Nëntor, 2018 - 7:17 pm
Shkruan: Gentiana Tofaj
“Kur po dal prej shpije po e kthej kryt po e këqyri edhe njëherë pragun e shpisë”, ishin ndër fjalët e para me të cilat nisa ditën sot dhe më shoqëruan gjithë ditën.
Sot, si çdo dite tjetër gjatë rrugës për në punë dëgjoj tema të ndryshme të cilat i shqetësojnë qytetaret. Për 40 minuta udhëtim me autobus, qytetarët kapin tema të ndryshme e që rrallë dëgjojmë diçka të mirë, gjithmonë shqetësime e ankesa për këtë vend e për këtë shoqëri.
Dje, tema kryesore ishte vdekja e viktimes së dytë që u godit nga një veturë në Prishtinë gjatë kalimit në zebra( vend i përcaktuar për ecjen e këmbësoreve) e cila ndërroj jetë dje, 2 javë pas aksidentit.
“ çka o ka bohet nuk e di vetëm jemi ardh ë në një situatë që kur t’dojsh me dal prej shpije me u përshëndet me krejt familjaret edhe me u kthy me e kqyr pragun e shpisë edhe njëherë se çka o ka ndodh çdo ditë po tutet njeri qe s’ki me u kthy gjallë në shpi”, ishin fjalë që u thanë me shumë dhimbje nga një udhëtar sot.
E fatkeqësisht nuk mundemi me e mohu që nuk është e vërtetë, ku pothuajse çdo ditë dëgjojmë lajme të tilla, humbi jetën nga një aksident në rrugë, humbi jetën nga një aksident në pune e shumë e shumë tema të tilla.
Sipas të dhënave të policisë dhe personave përgjegjës që nga janari i këtij viti e deri tani kemi mbi 100 viktima nga aksidentet në trafik.
A jemi në lufte me trafikun?
Ti shofer/e e nderuar kur nget veturën a e ke parasysh se vijat e bardha janë të përcaktuara si vendkalim për këmbësorët
A nashta je shumë vonë për me shku me pi kafe se për në pune e nuk po besoj që ngutesh.
A e ke parasysh që personin që po e godet nuk po ja merr vetëm jetën, vetëm rininë, po ja merr krejt ëndrrat asaj/atij e krejt personave rreth tyre.
E ne lexojmë e dëgjojmë deklarata të thëna me krenari nga persona përgjegjës të cilët shprehen se ka përmirësime në këtë aspekt “Që nga viti në vit po rregullohet gjendja në komunikacion e që nga viti në vit po pakësohet numri i viktimave.
Ti shofer/e e nderuar vetëdijesohu që së paku rrugën ku e kam të lejuar të ecë të ecë e sigurtë.
Ti shofer/e e nderuar vetëdijesohu që ty nuk të kushton asgjë nëse i rrespekton shenjat e komunikaciont, sepse dikujt po i kushton me jetë pakujdesia jote.
Ti shofer/e e nderuar nga pakujdesia jote po na shkakton vuajtje.
Ti shofer/e e nderuar mos na ndalo të kthehemi edhe një herë në shtëpie.