24 Shkurt, 2019 - 8:00 pm
Shkruan: Flogerta Krypi
– Duhet të paguash shuma marramëndëse për pesëqind kopje tirazh dhe nuk ka rëndësi se çfarë ke “broçkollitur” brenda, e gjithë ideja është sa lekë ke. -Shtëpia botuese as nuk e merr mundimin të postojë në rrjetet e veta sociale që e ka botuar librin e një shkrimtari shqiptar, se duket sikur iu ulet reputacioni mes një larmishmërie përkthimesh të “Best seller të New York Times” që shumicat as letërsi nuk i quan dot, se janë patetikë.
-Nuk ndodh që të ketë ndonjëherë krijimin e mundësisë që autori shqiptar të rekomandohet në media nga këto shtëpi botuese se kush do dalë të mburret me përkthimet e botës.
-Nuk ka kritikë të mirëfilltë letrare. Thjesht boto, nuk ka problem çfarë boton. Po ka dhe nga ata ama që i njohin nja dy veta që t’ua bëjë kritikën dhe veç kur i sheh si “bestseller” në libraritë shqiptare e kur i lexon, pyet veten pse e merr mundimin të identifikosh problemet e letërsisë në Shqipëri.
-Në çdo emision që bëhet për letërsinë në Shqipëri shikon gjithmonë të njëjtat imazhe apo pseudogazetare letërsie që po të ulesh në debate të mirëfillta letrare, iu ngec truri dhe as nuk dinë të të kthejnë përgjigje sepse shumicat as nuk i lexojnë librat, po thjesht kritikat që kanë marrë dhe kaq.
-Nuk ka asnjë përpjekje të promovosh letërsinë shqiptare në takime të mirëfillta për këtë se dhe në këto aktivitetet paçavure që organizon ministria e shkatërrimit të kulturës në Shqipëri, marrin pjesë vetëm punonjësit e kësaj të fundit që ndodh rëndomë të jenë dhe shkrimtarët që financohen për botim dhe përkthim nga ky institucion.
-Në librat e letërsisë shqipe nuk figuron asnjë shkrimtar i pas viteve 90’të dhe temat e detyrave vazhdojnë të jenë “Shkruaj një ese pse të pëlqen libri Kronikë në gur i Ismail Kadaresë”.
-Librat e shkrimtarëve shqiptarë përfundojnë shumica të dhuruar sepse libri nuk ka vlerë, është thjesht një qofte tek pazari i ri. Ata diskriminohen që nga emri në kopertinë, e ta plasin në fytyrë sikur të jetë i rëndomtë.
-Në promovimet e librave të tyre flitet për gjithçka përpos librit dhe çfarë vlerash ka. E kështu domethënë…