24 Shtator, 2020 - 6:54 pm
Nga Aleksandër Peçi
Lidhur me operën e pavarur nga shteti. Pyetje: A kanë mundësi shqiptarët të blejnë 100 deri 150 euro biletë për në opera? Për të jetuar me buxhet të pavarur nga qeveria? Kanë ligj për sposorizimet që lekët që privati i jep TKOB-s, që shteti t’ja zbresë nga tatimet? TKOB nuk do jetë më kombëtar. Privati që mund të jetë dhe një izraelit apo anglez apo apo…, do hedh lek për Art që të flasë shqip me tinguj?
Kjo është një nga arritjet më të mëdha të kompozitorëve, që do të shkatërrohet? Po lexoja një koleg kompozitor, nga më të shquarit të muzikës italiane sot, si anëtar jurie thoshte në një kompeticion pashë që diferencat midis një kinezi, evropiani, amerikani e aziatiku ishin shumë shumë të vogla.
Globalizmi është strategjia më fatale për zhdukjen qoftë të të foluritm të shkruarit apo gjuhëve me tinguj. Italia financimet më të mëdha i ka për teatrot lirikë, po ne me organizim shtetëror dhe kemi 33 vjet pa balet shqip premierë sot. Kam 10 vjet kam marr çmim të parë me “Dodona” balet dhe mendoni se do ta bëjë privati? Menaxhimin e privatit e pamë tek “Albpetroli”, te minierat, tek asetet e këtij vendi, por opera s’është naftë.
Po eksperienca e Ish- kinostudios çfarë tregon? Absolutisht gjithçka tregon shkatërrimin e TKOB, absolutisht ndërtimin e një versioni privat më të mire, 6 milionë euro jep Franca një ensemble me 22 veta. Imagjino sa jep për grand opera e bastille, e thoshte Mexi në ‘90 e ca artistët të shesin banane, por vlerat që japin artistët janë asete kulturore që nuk i japin dot politikanët. / KultPlus.com