4 Shtator, 2020 - 8:38 pm
Nga Nezir Kraki
Boll fola e pak u kuptova…
Pike per pike siç e kam paralajmeru ndodhi:
– Kosova heq dore nga shtetesia e saj dhe pranon te identifikohet si zone gjeografike
– Serbia e forcon rikthimin e saj ne zemer te pasurive dhe fatit te Kosoves
– Kosova pranon te mos kerkoje me njohje as pranim ne organizata boterore apo rajonale, dmth Kosova i thote botes « prit se ende s’jam shtet »
Dhe si trofe per komiten tone turistike:
– Serbia pranon njohjen e diplomave dhe angazhohet per gjetjen e te zhdukurve, atyre qe jane zhduke kur Vuçic ishte minister i Millosheviçit.
Ah po! Serbia poshtu angazhohet te mos kerkoje çnjohjen e Kosovës. Dmth procesi i çnjohjeve ka marre aq permasa sa qe Kosova pranon te mos kerkoje njohje nga rreziku se mund t’i humb edhe ato qe ka deri tash.
Sot miq Kosova e zyrtarizoi statusin e saj te ri te krahines autonome brenda Serbise.
Dhe krejt kjo na ben vaki neve pa pase asnje nevoje per marreveshje te tilla.
(Teksti është publikuar pa ndërhyrje) / KultPlus.com