14 Gusht, 2020 - 10:46 pm
Pra, të dashur, kur të plakeni :
Asnjëherë mos mësoni askënd asgjë. Edhe nëse e dini me siguri se do të keni të drejtë. Mos harroni se sa ju kane mërzitur keto gjera kur ishit vete te rinj.Ju vetë a i morët parasysh këshillat e pleqve tuaj?
Mos u mundoni të ndihmoni nëse nuk pyeteni. Mos ju impononi askujt. Mos u përpiqni të mbroni të dashurit tuaj nga të gjitha fatkeqësitë në botë. Thjesht dashurojini ata.
Mos u ankoni! Shëndeti juaj, fqinjët tuaj, qeveria juaj, fondi juaj i pensioneve… Mos u shndërroni në një grindavece të vjetër ulur në nje stol në hyrje.
Mos prisni mirënjohje nga fëmijët. Mos harroni: nuk ka fëmijë mosmirënjohës – ka prindër budallenj që presin mirënjohje nga fëmijët e tyre.
Mos thuaj fraza si :”Ne në moshën tënde “; ” Unë ju dhashë vitet më të mira “, ′ Unë jam më i vjetër, kështu që unë e di më mirë ” apo “Kjo është e padurueshme!
Nëse keni nipër e mbesa, mos insistoni që t’ju thërrasin në emër nëse ju quajnë gjyshe. Kjo është nje budallallek.
Mos i harxhoni paratë tuaja të fundit në trajtime kundër moshës. Eshtë e padobishme. Më mirë i shpenzoni në një udhëtim.
Mos u shiko në pasqyrë dhe mos vini grim vetem në një dhomë të errët .Bejani qejfin vetes.Përpiquni të dukeni sa më elegante qe të jetë e mundur. Pikërisht elegante, jo rinore. Më besoni, është më mirë në këtë mënyrë.
Kujdesuni për njeriun tuaj, edhe nëse ai bëhet një plak i rrudhur, i pambrojtur dhe i rrëmbyeshëm. Mos harroni se ai ishte dikur i ri, i fortë dhe plot jete. Dhe mbase ai është i vetmi që me të vërtetë ka nevojë për ty tani …
Mos u përpiqni të shkoni me kohën me çdo kusht: të kuptoni teknologjitë e reja, të ndiqni lajmet në mënyrë obsesive, të studioni vazhdimisht diçka të re, për të mos qënë prapa me kohën . Kjo është qesharake.
Bëni gjithçka që dëshironi.
Sa mundeni!
Mos fajësoni veten për asgjë. Cfarëdo që të ndodh në jetën tuaj ose në jetën e fëmijëve të tu, keni bëre gjithçka që mund te benit.
Mos e humbni dinjitetin tuaj pavaresisht cdo situate.
Deri në fund! Bëni më të mirën tuaj kjo është shumë e rëndësishme. Dhe mbani mend, sa te jeni akoma gjallë, dikush ka nevojë për ju .
Përshtati:Italmed / KultPlus.com