23 Korrik, 2019 - 5:25 pm
Carl Jung
Nëse raporti personal i nxënësit me mësuesin është i mirë, atëherë ka shumë pak rëndësi nëse metoda e tij e pedagogjisë i përgjigjet ose jo kërkesave më moderne. Megjithatë, suksesi i ligjërimit nuk fillon nga metoda.
Lidhja e fuqishme me prindërit krijon pengesa për më vonë, në përshtatje të botës. Njeriu i cili është rritur duhet të jetë i destinuar për botën, dhe jo të mbetet gjithmonë fëmiu i prindërve të tij. Fatkeqësisht, ka shumë prindër të cilët fëmijët e tyre çdo herë i shikojnë si fëmijë, sepse ata vet nuk duan të plaken dhe nuk duan të heqin dorë nga fuqia dhe autoriteti i tyre prindëror. Mirëpo, kanë ndikim jo të shëndetshëm te fëmijët e tyre, në atë mënyrë që atyre u mohojnë çdo të drejtë për përgjegjësinë individuale. Kjo metodë nuk është e mirë, krijon ose njerëz të varur ose ata të cilët pavarësinë e tyre e fitojnë përmes anashkalimit të rrugëve.
Prindërit tjerë, përsëri për shkak të dobësive të tyre nuk janë në gjendje që fëmijës t’ia ofrojnë autoritetin i cili iu është i nevojshëm për t’i përshtatur botës më vonë.
Do të ishte ndryshe nëse në shkolla do të ishte e rëndësishme sikur fëmijëve materiali t’u transferohet vetëm në mënyrë metodike. Megjithatë, kjo nuk paraqet më shumë se gjysmën e vlerës së shkollës. Gjysma tjetër paraqet më të vërtetë edukimin psikologjik, i cili trasnferohet falë karakterit të mësuesit. Detyra e këtij edukimi është për të dërguar fëmiun në një botë të largët dhe në këtë mënyrë të përmbushet edukimi i prindit.
Tutje edukimi prindëror edhe kur është shumë i kujdesshëm mundet që mos ta kapërcejë njëanshmërinë e caktuar, sepse tablotë mbetën të njejta. Sipas kësaj, shkolla tregon pjesën e parë të vërtetë të botës së madhe me të cilën fëmiu përballët , të cilit duhet ndihmuar që në shkallë të caktuar të ndahet prej tablosë prindërore.
Nëse raporti personal i nxënësit me mësuesin është i mirë, atëherë ka shumë pak rëndësi nëse metoda e tij e pedagogjisë i përgjigjet ose jo kërkesave më moderne. Mëgjithatë, suksesi i ligjërimit nuk fillon nga metoda. Qëllimi kryesor i shkollës nuk është që kokat t’i mbush me njohuri, por të kundërtën, që fëmijët të edukohen nga njerëzit adekuat. Nuk është fjala në atë me sa njohuri dikush del nga shkolla, por a ia ka dalur i riu që të lirohet nga identiteti i pa vetdijshëm i familjes dhe ta bëj vetën të vetdijshëm. Pa atë vetdije për vetën ai asnjëherë nuk do ta dijë se çfarë dëshiron në të vërtetë, por gjithmonë do të mbes i varur duke imituar, me ndjenjën që është dëmtuar dhe kuptuar gabimisht.
Fragmet nga libri ‘Rreth zhvillimit të personalitetit’, Carl Gustav Jung .
Përktheu: Sarandë B. Rugova / KultPlus.com