Luljeta Pula: Rexh Xhakli i dha shumë Kosovës, në këmbim nuk morri as një të vetmen mirënjohje

7 Prill, 2020 - 6:51 pm

Luljeta Pula

Me dhembje mësova lajmin për humbjen e Rexhe Xhaklit. E kam pasur mik. E njoha në Amerikë më 1990. Kur Lidhja Qytetare Shqiptaro- Amerikane e udhëhequr nga Xhozef Dioguardi, organizoi për herë të parë dëshminë e Lëvizjes së Kosovës në Kongresin Amerikan.

Duke hedhur kështu hapat e parë të fuqishëm për internacionalizimin e çështjes së Kosovës. Rexha ishte anëtar i Lidhjes ( Lobit). Më bëri shumë përshtypje atdhedashuria e tij e sinqertë, përkushtimi për çështjen, devotshmëria dhe modestia e skajshme.

Nga të tjerët mësova se sa shumë kishte bërë ky njeri për Kosovën. Me punë e angazhim, me donacione pafund dhe me lidhjet e tij me personalitete të fuqishme amerikane. Ruajta miqesinë me Rexhën për vite me radhë. Mbaj mend të më thoshte “ Të lutem më thuaj sa herë të ketë nevojë Kosova për Even (Eva Breandtly) për këshilla politike Lëvizjes, unë kujdesem për ardhjen e saj. Dhe kështu ndodhi për vite me radhë. Mbaj mend edhe shumë të tjera vepra që ai i dha Kosoves dhe popullit të saj, me përkushtim e në heshtje. Për të mos marrë në këmbim as një të vetmen mirënjohje e nderim nga Kosova as dje e as sot./KultPlus.com

Të ngjajshme