Matoshi: Teatri i Tiranës e mbante emrin “Kosova”, hatri i Kosovës do të duhej ta ruanin atë objekt

18 Maj, 2020 - 4:16 pm

Halil Matoshi ka reaguar mbi rrënimin e objektit të Teatrit Kombëtar të Tiranës, duke iu referuar edhe historikut të këtij objekti, duke përfshirë edhe një periudhë të caktuar kur ky objekt ishte emëruar edhe me emrin “Kosova”, shkruan KultPlus. Po sjellim të plotë reagimin e tij.

Teatri Kombëtar i Tiranës âsht quejt nga atdhetarët shqiptarë më 1943, “Kosova”

Teatri Kombëtar që e shembi n’pikë të natës Edi Rama në Tiranë ishte projektu nga ingjinieri dhe arkitekti Giulio Berté.
Kurse nga 1943 – maj 1945, e mbante emnin “Kosova” kur partizanët komunistë ia ndërruen emnin në ‘Teatri popullor’.
Ndërtesa ishte e vetmja futuriste në Sheshin Skënderbej dhe ishte projekti i nisun në janar 1938 e përfundumr në shtator të 1939.
Projekt i porositun nga Mbretnia Shqiptare e Ahmet Zogut po në janar
1938, si pjesë e planit rregullues të qendrës së Tiranës.
Ishte ndërtu nga firma “Pater”.
Nashta veç hatri i Kosovës âsht dashtë me u rujtë, si pjesë e identitetit të saj shqiptar!?
Hapi i parë për thymjen e rezistencës për mbrojtje të ni identiteti etnik ose kulturor të ni populli, âsht fshimja e kujtesës!/ KultPlus.com

Të ngjajshme