12 Maj, 2018 - 6:48 pm
Nga Ilnisa Agolli
Afërmendsh, nuk i themi dot të gjitha në ditët tona dhe e dimë që jemi nga pak memecë kur mendojmë.
Pastaj mbyllim sytë! A mendojmë? Çfarë mendojmë? Po pse? Afërmendsh, është e njëjta frymë që i përgjigjet vetes dhe asaj ç’jemi në të vërtet dhe e dimë që prapë diçka mungon në netët tona. Gjithmonë netëve, e keni vënë re? Pastaj mezi flemë! Po pse gjithmonë kështu? Duam të themi njëqind gjëra. Duam të flasim. Duam të besojmë. Duam të kuptojmë. Duam të themi vetëm një mirëmengjes dhe një natën e mirë ndonjëherë. Por harrojmë! Pastaj ta kujtojnë spikeret e lajmeve dhe ti e kërcet pa zë dhëmballëve derisa të mundesh ta thërrmosh e ta ta nxjerrësh. Ne duam ta hapim gojën! Askush nuk e di që i gjithë ky proçes është premierë çdo herë. Se është shkolla më e bukur , afërmendsh , aq larg asaj që ke bërë dhe s’ke dashur. Se është përmbledhja më e bukur me tregime, poezi sapo hedh sytë nga rafti dhe hesht. Një rastësi bie nga qielli të paska mbetur dhe një tabletë! Duam të futemi tek ai raft prej druri. Kërcasim gishtat dhe mendojmë dhe një herë. Oh! Paskemi harruar prapë!
Kemi harruar të themi : faleminderit. Por mbase , e ke parasysh qëllon që e meritojmë. Faleminderit o shoku shkrimtar që e kalove jetën si dëshmitar dhe mendove për ne. Faleminderit i dashur Libër! Ti gjithmonë je. Pastaj nxjerrim mishim e dhëmbëve Ne sapo filluam të kuptojmë. Dhe s’do flasim kurrë për këtë gjë, por si lexues të dramës do të presim litarin në tavanin e pikëpyetjeve dhe do gëlltisim shkronjat. Ato nuk e dinë që njerëzit me shumë gjak e shpirt i quajnë TABLETA. Prej kohësh duam të dimë, pse u dashka të duam? Pse e vrasim mendjen ? Pse shajmë? Pse kryeqyteti bie në të njëjtën përsëritje dhe ti je prapë aty, pesë hapa larg prej atij vëzhguezi që nuk kuptove kurrë se është i njëjti spiun. Ai që e di se ç’do bësh këtë javë. Afërmendsh ; të mërkurën në 16 maj. Ai e di mirë. Në orën 11:00, ai e di. I ka thënë dhe shokëve. Të gjithë e dinë! Dhe gruaja e tij. Dikush nuk do të ketë më pyetje… E të mendosh që është stina e parë që në Tiranë vjen panairi i ëndrrave të tua. E të mendosh që është Maj. E të mendosh që vjen pa mure. Me lule. Me diell. Me bisedë. Me shënime. Me poezi.
Arie dhe opera! Me aktivitete e vargje. Me gjuhë franceze. Ruse. Me përkthime të kantautorëve italianë. Me dokumentarë filmik. Me lexime dhe interpretime. Me promovime. Me prezantime fragmentesh nga letërsia gjermane, spanjolle , greke. Me antologji turke! Me konkurse. Me krijime. Me studentë që do të jenë pasardhës të talenteve të letërsisë shqipe dhe pikturës. Me histori. Me histori. Me aktorë. Me gazetarë. Me debate. Me dialog pyetje- përgjigje me median. Me shtëpi botuese. Me shkrimtarë . O Perëndi! Me libra. Kujtime dhe rrëfime. Pa orë. Me ditë dhe netë. Ti vetëm eja. Për të gjitha ka menduar KLIK EKSPO GROUP & Tirana International Fair. Madje dhe për hyrjen. Falas! Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës; Ministrinë e Arsimit , Sportit dhe Rinisë dhe Bashkinë e Tiranës vjen më në fund diçka e madhe me sasi rrokjesh e shkronjash dhe muzë që absolutisht zbret nga qiej hyjnor. Dhe që absolutisht është më konkrete se kaq. Ti e di. Atëherë, si do e lëmë? Takohemi për një libër? Afërmendsh, po. Tek Muzeu Historik Kombëtar. Mos e merr makinën. Është rrugë e bukur! Vec kujdes, aman, mos të të shohë Skenderbeu.