31 Gusht, 2018 - 2:00 pm
Shkruajnë Anxhela Lepuri dhe Flutura Kamberi.
Qëllimi i këtij punimi është trajtimi i fenomenit të Kitsch-it në letërsinë shqipe. A është kitsch-i një nga elementët kyç të letërsisë sonë?
Çfarë përfaqëson ai në art e veçanërisht në letërsi?
Ky thellim do të bëhet nisur nga njohja paraprake e ideve të propozuara nga mendimtarë të ndryshëm, të cilët e kanë dalluar kitsch-in si një nga fenomenet më të zëshme të epokës sonë. Me një gjenezë të hershme, kitsch-i shfaqet si mediokriteti në sistemin e vlerave të artit.
Letërsia shqipe rezulton të jetë e tejshkuar prej kitsch-it. Pa një identitet letrar të mirëfilltë, letërsia shqipe është munduar të paraqitet me një dukje “të bukur”, që nuk është e saja – por e huajtur prej simotrave. Lexuesit të sotëm shqiptar, të kurthuar në çarkun e kitsch-it që prej fillesave “letrare”, i shtohet edhe një kitsch globalizues, i aftë për t’ia modifikuar e njëjtësuar shijet.
Forma e parë e leximit do të jetë kundrimi dhe ngazëllimi, ndjekur më pas nga një kërkesë e përhershme për të renë, të bukurën, të lehtën dhe argëtuesen. Në çdo version të ligjërimit, lexuesi i sotëm (veçanërisht ai shqiptar), do të marrë përfundimtaren, pra një dije të reduktuar, duke u kthyer kështu një konsumues i kitsch-it.
Fjalë çelës: Kitsch-i, art, letërsia shqipe, sistem vlerash, lexues, zvetënim, e bukura, shije, konsumues, identitet. Mesalha e sendeve (Albanian literature and kitsch)./ KultPlus.com