Milan Kundera: Njerëzit ndahen në katër kategori

12 Korrik, 2023 - 11:43 pm

Dje, më 11 korrik, vdiq shkrimtari i mirënjohur Milan Kundera. Sot KultPlus ua sjell një prej fragmenteve të tij rreth kategorizimit të njerëzve.

“Të gjithë kemi nevojë që dikush të na shohë. Ne mund të ndahemi në katër kategori, sipas llojit të shikimit që na nevojitet. Kategoria e parë dëshiron shikimin e një numri të pafundëm sysh anonimë, me fjalë të tjera, shikimin e publikut.

Kategoria e dytë përbëhet nga njerëz që kanë një nevojë jetike që të shihen nga shumë sy të njohur. Këta janë organizatorët e palodhur të festave me kokteile dhe darkave. Këta janë më të lumtur se sa njerëzit në kategorinë e parë, të cilët, kur humbasin publikun, kanë ndjesinë sikur dritat janë fikur në dhomën e jetëve të tyre. Kjo u ndodh të gjithë atyre, herët a vonë. Njerëzit në kategorinë e dytë, nga ana tjetër, gjithmonë mund t’i kenë sytë që u nevojiten.

Pastaj është kategoria e tretë, kategoria e njerëzve që duan të jenë vazhdimisht para syve të personit që dashurojnë. Situata e tyre është po aq e rrezikshme, sa edhe situata e njerëzve në kategorinë e parë. Një ditë, sytë e të dashurit të tyre do të mbyllen, dhe dhoma do të bjerë në errësirë.

Dhe në fund, është kategoria e katërt, më e rralla, kategoria e njerëzve që jetojnë në sytë imagjinarë të atyre që nuk janë të pranishëm. Këta janë ëndërrimtarët”. KultPlus.com

Të ngjajshme