Nana e mërgimtarit

23 Qershor, 2020 - 10:36 pm

Shkruan: Artina Hamitaga

Du me ja lshu ni kasete, nashta ju sun e duroni po s’kam çka me ju ba se asht’ ni kange e gurbetit e pe ngoj shpesh, po kam qef edhe ju me ngu”, na tha gjyshja mu edhe nanës teksa tentonte ta lëshonte një radion te vjetër qe zakonisht e mban ne qoshe te krevatit.

Ndërkohë unë e nana nuk tham asgja, vetëm e shikonim dhe me besoni aty nuk kishte me asnje fjale qe mund ta thojnë.

Fytyra dhe syte e saje i thojshin te gjitha. Dukej se malli dhe mërzia e botes ra mbi atë dhome.

Kanga filloi, ishte e zhanrit folklorik dhe i gjithë teksti fliste për mallin e një mërgimtari qe kishte kohe pa e pa familjen e vendlindjen e vet..

Gjyshja here shikonte nga dritaret sikur priste dike, e here na shikonte neve qe mezi përmbaheshim.

Kur teksti i kangës po thoshte “…m’ka marr malli me pa nanën..” , asaj filluan t’i rridhnin lotë nga ata dy sy te përmalluar.

Aq shume peshuan ata lotë sa mu duk qe e shemben atë shtëpi qe ishte ndërtuar me djersen e fëmijëve te saj mërgimtar’.

Kanga përfundoi, e ajo ofshau një here duke m’pa n’sy e m’tha ,

“Gjyshes i ka shku jeta tu përcjell fmij për gurbet. I ka shku jeta tu u qu prej gjumit e tu ra ne gjumë me mallin e tyne. Tash mu kanë ba shume, p’i kam edhe nipat e mesat, s’po din nana për cilin mu mërzitë ma përpara.

Kta dy t’mdhajt m’kan dal shume herët. Ktynehere gyrbeti u kane shume i ranë. Kurrë se harroj at’ ditën kur m‘ kanë dal prej shpise. Unë e ky njeri u munojshum mu ba t ‘fortë, patëm met n’xhade tu i këqyr deri kur hupen, e kur e mshelem derën shume pata kajt”- tek sa fliste vazhdonte me leshu ofshama kohe pas kohe.

“Enveri m’shkoj larg qatje ne Amerike!

Ehhh…, qe 20 vjet ata e kom pas mall me pa, kta tjert apet ma ngat po vin ma shpesh.

Qe dy vjet fmine e Enverit s’ja kom pa.

Qe as tash s’po mujn me ardh.

Kishe veç dy çika i pata edhe ajo e vogla m’shkoj n’gurbet.

Shyqyr qe juve ju kam qetu bile”

Lotët tashmë na kishin tradhtua edhe mua e nanën.

Ishte shume vështirë me i mbajt lotët kur para teje ishte një nanë tetëdhjetë vjeçare qe me shume se gjysmën e rrudhave te fytyrës ia kishte shkaktuar malli dhe vuajtja për fëmijët e saj mërgimtar’.

Mërgimi plage e rand për popullin tone!

Kushtuar gjyshes time qe sot i ka 4 fëmijë ne mërgim, si dhe 9 nipa e mbesa.

(Bazuar në tregimin e saj të vërtetë) /KultPlus.com

Të ngjajshme