1 Prill, 2020 - 12:30 pm
Nga: Sophie Donelson
Si kam jetuar në këtë mënyrë kaq gjatë?
Këtë javë zhytur në shtëpi, gjatë distancës sociale, nuk janë vetëm bashkëshortët dhe partnerët që po bëjnë pyetje – është vetë shtëpia. Për ata që janë mësuar ta kalojnë pjesën më të madhe jashtë shtëpisë, hapësira e brendshme shërbente vetëm për disa funksione themelore.
Stilistja ime e flokëve e vet izoluar, më tregonte se kjo ishte koha më e gjatë e qëndrimit në shtëpi në 23 vjet.
Në rolin tim të mëparshëm si kryeredaktore e revistës “House Beautiful”, përkrahja idetë e dizajnimit të shtëpisë; dhomat familjare mund të shpërbejnë për pasurim të shpirtit dhe zgjim të imagjinatës. Vetëm komoditete të vogla, në një shtëpi ku vlojnë dëshirat.
Ndërroni llambat dhe krijoni një dhomë të ndritshme, të mbushur me humor të lehtë, rrotulloni mobilet tuaja, kur të shtriheni t’i shihni lajmet shtendosuni.
Vërtet, një ndryshim i peizazhit është thelbësor. Befasoni sytë tuaj, dhe mos harroni që asgjë nuk është e përhershme. Edhe kjo situatë do të kalojë, thjesht zbulojeni improvizimin tuaj. /KultPlus.com