7 Shkurt, 2019 - 3:30 pm
Shkruan: Fjolla Spanca
Ne nji vend ku djali rritet si mret/ princ/ pasha do a s’do, gruaja ka më qenë veç nji ‘copëzë mishi’ ose nji sherbetore qe i ploteson krejt nevojat e tij …
Ne nji vend ku asht marre më fol e më i msu fmijtë se Dashnija s’ka kufi n’gjini e Ditunia asht e shenjtë; ka meë qenë gjithë e hidhun jeta …
Ne nji vend ku Nanat i msojnë Djemtë e tyne më Fluturue; e pastaj më i shkelun çikat e huaja; s’asht çudi kur këto t’fundit dhunohen sistematikisht …
Ne nji vend ku arritja ma e madhe asht paraja, telefoni ose kerri/ makina e shtrenjtë; aty ku Instagrami ta dikton jetën dhe ku duhesh më u ly – ngjy për më ra n’sy: nuk ka fortë shpresë për nesër!
Aty ku gratë e ulin kryet dhe e lshojnë dijen; ka me pasë vend per krejt t’kqijat … aty ku gratë detyrohen me u fut n’doren e t’forteve s’kanë me çelun pranverat …
Atje ku burrat shesin mend se ‘pika ma e nalte me moral e nder asht motra’ e ka perthekue e zeza oxhakun e konakut!