11 Mars, 2019 - 5:00 pm
Shkruan: Fitim Uka
Çka nëse vdekja na këput rrugën sot dhe mund të mos jemi nesër?
Sa sekrete të trishta e të bukura do të vdesin me ne?
Sa fjalë të pathëna do të na vrasin ndërgjegjen edhe andej “kufirit” fizik?
Sa kërkimfalje të pamiratuara dhe sa të tjera të paartikuluara do t’i shtohen listës së mëkateve tona?
Sa dromca dashurie që nuk i dhamë kurrë do të rëndojnë barrën?
Si do të gjejë prehje shpirti me gjithë atë ngarkesë mbi supe?
Flisni për sekretet tuaja, thoni të pathënat, falni dhe kërkoni falje, dhuroni pafund dashuri… sepse kështu ushqeni mendjen dhe gjeni prehjen e shpirtit tuaj.
Nesër mund të jetë shumë vonë!