5 Tetor, 2019 - 8:17 pm
Nga: Nezir Kraki
Atyre që t’kanë obligu me prit te ambasadat
Atyre qe ta kane pamundesu me u sheru n’Kosove
Atyre qe i kane punesu veç familjet e tyre
Atyre qe kane vjedhe edhe n’statuja t’heronjeve
Atyre qe t’kane poshtru n’konkurse per pune
Atyre qe e kane shitë pasurine e Kosoves veç me perfitu klani tyre
Atyre qe i kane ble livadhet fiks ne vijen e autostradave
Atyre qe jane ne listat e zeza amerikane e gjermane
Atyre qe ta kane gerdite lirine
Atyre qe kane ble e ndertu villa 1 milionshe
Atyre qe t’kane vjedhe me homologim
Atyre qe t’kane vjedhe me sigurime n’kufi
Atyre qe bejne biznes me serbet e veriut e ty te shesin patriotizem
Atyre qe ta kane shkatrru shkollen
Atyre qe ta kane dhunu universitetin me injorance
Atyre qe kane magjistru e doktoru naten
…neser thuaj stop
Atyre qe ta pamundesojne me jetu me nder dhe dinjitet.
Atyre qe jane arsyeja e çdo deshtimi te Kosoves
Neser thuaj boll mo bandave…
Neser ndihmoje veten dhe shpetoje Kosoven! /KultPlus.com