3 Janar, 2020 - 1:30 pm
Nga: Ndue Ukaj
Në 100 vjetorin e lindjes së viganit të historisë dhe kulturës shqiptare, Anton Çettës, kemi mundësi që ta lajmë ndërgjegjen e glacuar që tash e 20 vite, prej kur, të nxitur nga një tufë shkretanësh mendje shkretë, kemi lejuar që shtatorja e tij të galcohet prej sorrave të Prishtinës.
Antoni është monument madhështor në zemrat e shqiptarëve dhe atij nuk i duhet shtatorja. Ajo na duhet neve, sepse rrezaton urti, dije e dashuri. Është pjesa më fisnike e kulturës sonë. Prandaj, shtatorja dhe një shesh për Antonin e fisnikron qytetin, kurse botimi i plotë i veprës së tij është e detyrë e institucioneve të Kosovës. /KultPlus.com