6 Dhjetor, 2020 - 5:57 pm
Shkruan: Naile Demiri
Jusuf Buxhovi: “DUSHKAJA”, roman. Botoi “Faik Konica” dhe “Jalifat Publishing”, 2018, faqe 170.
Romani i autorit Jusuf Buxhovi, “Dushkaja”, i ndarë në nëntë kaptina ( nga gjashtë e mbrëmjes e deri e deri në orën pesë të mëngjesit), shfaqet si një rrëfim në vetën e parë, prej nga ndërtohet një vepër letrare brilante dhe e veçante që nuk e kemi pasur në gjuhen shqipe.
Në këtë roman, dekada e fundit e shekullit XX -të dhe fillimi i shekullit XXI, në Dushkajën e autorit përplasen e manifestohen sjellje shoqëror të deformuara, ku autori kërkon analizën e shkaqeve të krizës shoqërore, të shoqërisë që i përket, duke hyrë në analizë të kategorive filozofike e veçmas analizës së gjuhës dhe faktorëve tjerë që kanë dërguar deri në manifestimin e kësaj krize, e cila po thuhet se ka qenë e mbyllur, për të nxjerrë nocione e përfundime logjike. Duhet edhe një herë të sqarohet se arti krijues i shërben njerëzores, e assesi dija t’i shëberjë dhunimit të njeriut, morali njerëzor t’i kthehet realitetit e jo alkimia e dr. Llukmanit, të udhëheq më vlera , vlera këto që Friedrich Nietzsche kaherë i hedhen në shportën e mbeturinave. Aurtori, në këtë vepër, si duket është i ndikuar nga Niçe.
Dhimbjet shpirtërore e shtyjmë autorin e romanit të bëjë një kërkimin metafizik nëpërmes një “loje” imagjinare (cicmicit) me alteregon. Të menduarit, vetëdija, përgjegjësia, vullneti i lirë e kategori e virtyte tjera humane të njeriut, janë nga sa figurat me të cilat personazhi i Buxhovit, pacienti i psikiatrisë, shpesh herë bëhet qull nga sikleti duke ndryshuar vendin pikturave e vijave të trasha të tija për t’i dhënë përgjigjeje Zërit (të mizës), vetëdijes, se kjo botë e ka bazën në dije, në pjesën e vetëdijshme e assesi në tulet e turit, pjesë e pavetëdijes, nga burojnë: egoizmi, cinizmi, mashtrimi, frika, pasiguria, halucinacioni, iluzioni etj, etj, vese e kategori psikologjike të njerëzve të deformuar, siç i quan autori polip, jo kurrizor,zvarranik, që i takojnë kozmosit të karaktereve të ndryshme, ku Dushkaja, si metaforë e një vendi të humbur nga mbyllja zbërthen anatominë e një morali shoqëror, ku e mira shihet si e keqe dhe e keqja si e mirë dhe anasjelltas, një qark ky tragjik, karakteritik për botën e myllur dhe të rrudhur…
“Në Dushkajën e fëmijërisë sime vrasësit ishin të natyrshëm, foli Piktori. Në një botë të rrudhur, të mbyllur dhe të shkëputur nga pjesa tjetër, cubat, kaçakët, bedelët, shkelësit e besës, belaxhinjtë e gjakut, hakmarrësit e ndryshëm e deri te njerëzit e sherreve dhe vrasësit me pagesë, ishin pjesë e një mbi jetimi të thjeshtë , ku secili bënte punën e vetë me përkushtim dhe nderoheshin” (…) Ky qark i të qenit prishej vetëm atëherë kur cubat dhe vrasësit e ndryshëm futeshin në luftëra dhe e gjitha kthehej në sjellje të panatyrshme, ngaqë disa prej tyre ktheheshin në heronj, gjë që do të ishte në rregull po që se ata nuk do të kremtoheshin si heronj gjatë gjendjeve të tilla…Luftë e pa parë e figurave ku heroi më në fund hamendet: “ Nuk kam nga t’ia mbaj… nuk ka shpëtim…Ti piktor i shkretë duhesh të kërkosh shpëtim nga këto qenie të rrezikshme në hapësirën e labirintit mitik)* f .51.
Në kufijtë e rrëfimit dhe të diskrepcionit, narratori i Buxhovi, siç duket është lidhur me veprimet dhe ngjarjet duke i konsideruar ato si procese të pastra karshi objekteve e sendeve në roman. Rrëfyer me një gjuhë dialogu në mes të piktorit e zërit, në një sistem dialogu me gjuhë e stile konkrete, në vazhdimësi të pandara nga njohja logjiko-gjuhësore e përmbajtjes, është gjuhë ajo që dërgon mesazh tek lexuesit, është gjuhë e pastër shqipe e shkrirë në artin letrar, që në gamë e zinxhirë nxjerr e përshkruan të djeshmen, të sotmen edhe të ardhmen , sa do që do vonohet ajo. Duke iu përmbajtur çdo herë domenit të shprehjes letrare, gjuha e Buxhovit, shpesh herë, shprehur edhe me gjykime pavetore a eliptike, nuk e pengon lexuesin të kuptoj rrjedhën e dialogut, ndonëse lexuesi duhet të jetë i koncentruar në rrjedhë si reprezentues i kësaj gjendje shoqërore në Dushkajën me një virgjëri magjike por gjithsesi tragjike, në skaje të botës së harruar, e kjo, e ngritë vlerën e veprës dhe e bënë atë të jetë e dalluar nga veprat letrare të tjerat të kohës.
Ky roman me elemente të romanit psikologjik, politik…etj, është edhe një trilogji, ngase në dy romanet e më parme, autori u dha liri fluturimthi personazheve sa do që ato konsistonin me realitetin objektiv dhe historinë e tyre, në atë imagjinatë konstruktive, me premise drejt hedhjes së spiraleve hulumtuese. Bashkim Kosova – personazh nga romani “Lufta e fundit e Bashkim Kosovës”, me dy prindër të vrarë, një kampion bote, në sporte të rënda, një zë (mize) anë e përtej bote, vjen e bëhet banues i psikiatrisë dhe përfundon në një varrim jo të rëndomtë, derisa vrasësi me pagesë behën pretendent të shpallet hero. Në veprën tjetër (Dosja e hapur), vrasësit para hetuesisë sillën si në shtëpinë e babit, dhe, sikur i dërgojnë mesazh se as për së afërmi nuk janë goditur objektivat e sadizmit të derdhur. Andaj autori detyrohet që në “Dushkajë” të paraqesë terrorin, krimet, sadizmat, vrasjet me pagesë, dështimet e krijuesve, e shumë e shumë anomali të tjera shoqërore e individuale që akoma janë të pranishëm në jetën e brendshme të autorit. Dhembet e plagëve të Bashkim Kosovës, e detyruan Zërin t’i thotë Piktorit: çmendu, çmendu se bota është e hiçit, krijues i çmendur apo i dështuar je… Por heroi i romanit (Piktori) nuk ngushëllon vetën. Ai ec, kërkon shtigje dalëse. “Runa zot nga gjeneralët e pas luftës, tha Piktori me sa zë kishte…mbllaçiste fjalët kundër gjeneralëve të pasluftës dhe komandantëve të vetëshpallur të kthyer në zullumqarë që u shkojnë pas dhe vazhdojnë ta rrënojnë lirinë në emër “ të meritave të luftës” dhe të ngjashme.. (…) Sonte, në këtë lojë, që po e quan luftë, ke rastin që gjërat t’i shohësh siç janë edhe në jetë, ku ka fitimtarë dhe humbës…Ku i madhi e ha të voglin dhe i forti të dobëtin.. f. 135), dhe nuk do shpërfaqem as vdes para se Dushkaja ime të kthehet në plantacion, tani e mbushur me thera e murriza…
Rrëfyesi në roman, është vetja e trilluar në të cilën transformohet. Pra, në këtë rast, narratori i gjithëdijshëm duke rrëfyer një nga rrëfimet më trishtuese të pas luftës, të ndodhur në një skaj të botës së pistë, të pa parë, ka pasqyruar një gjendje shoqërore më të hidhur e më kriminale, një katrahurë me aq shumë ngatërrime, sekrete, kode, pështjellime ordinere të projektuara etj, etj, që vetëm një kokë e ngritur, që ka për mjet artin letrar,ndoshta do mundet t’i shkoqis të shtjelluara .
Ngjarjet e mëdha shoqërore zakonisht iniciojnë krijimin e veprave të mëdha. Dhe s’do mend se kjo vepër për momentin do jetë një nga veprat më të mira të shkruara në artin letrar në letërsi shqipe të shekullit XXI.
Subjekti i veprës është gjendja e shoqërisë kosovare pas luftës së fundit. Përpjekja e krijueseve për ndërtimin e vendit dhe kundërshtitë permanente të shfaqura si pengues të zhvillimit shoqëror. Pasqyrohen dy forca, jo renegate, të fytafytur, të pamëshirshme, të pashpallur, përplot me arsenal, bile të luftës speciale, që insistonin , me çdo kusht, asgjësimin e njëra-tjetrës, jo vetën në Dushkajëm, e mbushur me thera e murriza, por në tërë hapësirën planetare kah shtrihen neuron-transmetuesit . Në roman bëhej fjalë për pastërtinë e luftës dhe pasojat. Narratori në vetën e parë rrëfen: “…Të tjerat janë aktrime, gënjeshtra, mashtrime e çmos të kthyera në parime, rregulla dhe kode të rreme të vlerave, me të cilat bota është plotë e përplot dhe shfrytëzohen njësoj nga klerikët, diktatorët, tiranet, despotet dhe të tjerët, me të cilat shpallën profetët që në emër të zotit vranë zotin, kremtohen tiranet, që vrasin në emër të pushtetit të pakufishëm e të tjera. Turmës i pëlqejnë dhe pa të cilët as që mund të jetojnë..,( f. 162).
Lavjerrësi i orës ra pesë herë dhe ishte ora pesë kur Piktori me shumë vështirësi, nxori fjalët e fundit :
Prapë mashtrime!…
Prapë vrasje!…
Prapë lojë!…
Medet për Dushkajën time të harruar, në skajin e vetëm të virgjër të botës pise, të kthyer në lapidar të rremë..(f.165).
Ndonëse rrethi gjeografike ambiental i veprës kufizohet në një dhomë ku janë të vendosura sa piktura të pluhurosura, hapësira dhe koha gjithsesi janë të përfshira edhe si kategori epistemologjisë por edhe si mjete të romanit, shtrirja gjithandej e tyre është pa fillim dhe mbarim në kohë sikur përfshinë planetin dhe atë pjesë të pistë të botës, pavarësisht se koha është një (1 ) apo pesë (5) të dritës, Piktori përpiqet që jetën ta marri si lojë…Por, realiteti i imponon që lojën ta marri si jetë (f. 19), për ndryshim nga krijuesit ekzistencialistet që përpiqen ta jetojnë jetën. Heroi i romanit këtu kërkon shpëtimin. Në roman përjetohet një ambient i mbyllur ku luhet loja e cicmicit , e cila bëhet si duket pa lejen e gurëve si ushtarak, ngase lehtë atyre u ndërrohet vendi. Personazhi i romanit te Buxhovi, ndonëse metaforë (një zë), është qenie që mendon, ndjenë, përjeton, njeh, vepron, etj, domethënë ekziston në kohë dhe hapësirë, si i përsëritshëm, por një herësh shfaqet si pjesë e një ndërgjegjeje që jo secili është në gjendje t’i nënshtrohet deri te përmasat e ballafaqimit me të, qoftë edhe si një katarzë të heshtur shpirtërore…/ KultPlus.com