5 Shkurt, 2019 - 1:14 pm
Gazetari dhe moderatori i njohur Berat Miftari i është bashkuar revoltës së tij me rastin e familjes në Vushtrri, e cila është dashur të shesë një kafshë shtëpiake, për ti kryer obligimet për ritet fetare, për ta varrosur nënën e tij, shkruan KultPlus.
KultPlus ju sjellë reagimin origjinal të Berat Miftarit, në lidhje me peripecitë e popullit të Kosovës, kur humbin më të dashurit e tyre:
1. veç edhe boll zor me pa Hoxhën me zërim t’vet në ceremoni mortore 1 – 2, 1 – 2
2. familjarët që mbushemi me lloç prej kundrave deri në kry, në një akt që duhet me qenë madhështorë, momente kur personi që ka ndrruar jetë kalon në botën tjetër
3. me pa që po teprojnë herë 1, herë 2 dërrasa (se kush se matë paraprakisht sa duhet me qenë vendi, thua se sefte po hapim varr)
4. njerëzit t’u i pa derisa ulën mbi varre të familjeve tjera (s’ka asnjë vend ku me qëndrua as për ata njerëz në moshë, që kanë dashur ta respektojnë ceremoninë mortore)
5. Me gju dheun në varrë sikur me i mbulu gropat e ndonjë vendi ku po mbulohet një epidemi (edhe shpejt si në rrethana lufte)
6. Me të prit kerri i arkivolit afër vendvarrimit për me t’i marrë paret e transportit (pa asnjë dhembje, në shumicën e rasteve t’u e aranzhua transportin e radhës)
7. Me vendos lule të plastikës, një taz e një epitaf me shkronjat ma të paqëndrueshme ndonjëherë (që të hiqen në momentin që e rreh epitafin)
8. Me u lut për shpirtin e tij/saj sikur me recitua vjershën e parë para klasës me të cilën je bashku për 1 orë se s’ka ardh mësuesja
9. Xhemati mi parku ato kerre sikur në lunapark kur të harxhohet zhetoni
10. Dje nuk ka vdek një nanë (dritë pastë shpirti i saj), e djali i vet me dalë me fol për vështirësi; Dje, e prej që e mbajmë n’mend, ka vdek respekti për ata që ndërrojnë jetë, ngushëllime 11. Ku bahet pagesa … /KultPlus.com