25 Gusht, 2018 - 12:31 pm
Salih Kabashi
O TROMAK!
Mos harro! Bllaca ishte klithma biblike e dhimbjes më të madhe të Kosovës në shekullin XX!
Bllaca ishte pasojë direkte e terrorit të Millosheviqit dhe pasojë e dështimit total të UÇK-së tënde private e të shokëve tu për ta mbrojtur popullin e pambrojtur!
A e kupton ti se ai që zgërdhihet me skenat e tmerrshme të Bllacës, jo që nuk është shqiptar, mbitë gjitha ai nuk është njeri!
A të shkon mendja se ta tallësh e përqeshësh mizerjen njerëzore të Bllacës don të thotë se ke amnistuar gjenocidbërësin 100 vjeçar!
A e di ti, o tromak! se ironizimet përmes shprehjesh si “komandantë të Bllacës”, “trima të Bllacës”…, s’janë gjë tjetër pos pshtymje mbi të rraskapiturit, të dhunuarat e të vrarët, mbi fëmijët e gratë e trishtuara, pështymje mbi pleqtë e plakat, nënat e baballarët tanë në përpjekjet e tyre, me shpirt ndër dhëmbë, që të gjejnë shpresë shpëtimi shtigjeve alpine të mbuluara me borë kah Rozhaja, Tropoja, Hasi, Luma…
Të zgërdhihesh me Bllacën 1999, don të thotë se je krejtësisht i pakultivuar, se je katil, se je mizor dhe – i çmendur fare!
Bllaca, Kukësi, Tropoja, Hasi, Rozhaja nuk ishin as turpi, as dobësia, jo se jo tradhëtia, nuk ishin as frika jonë.
Ishin vetëm dhimbja jonë e madhe, ndër më të mëdhatë dhimbje në krejt historinë e kontinentit Evropë në shekullin XX!