24 Prill, 2019 - 10:30 pm
Kjo fotografi është e turbullt me qëllim.Nuk dua ta akuzoj një familje të caktuar, por po mundohem të hedh dritë mbi këto momente të vogla të mëmësisë të cilat mund të përfundojnë duke u ndjerë e izoluar dhe me keqardhje. Kjo fotografi e përshkruan këtë gjendje shumë mirë.
Dje përderisa hanja drekë, e shikoja këtë nënë duke e zbavitur beben e saj me një tullumbace, duke e shëtitur përreth, duke ia treguar pikturat në mur, etj. (të gjitha kemi qenë në këtë gjendje), përderisa familja e saj kënaqeshin në festën e ditëlindjes me ushqim, pije dhe një bisedë të zhurmshme. Asnjë prej tyre nuk u kujtua t’i ndihmonte nënës që edhe ajo të ishte pjesë e festës. Kjo fotografi, me nënën që rri anash me fëmijën e saj është një pamje e saktë e nënës që vazhdimisht përkujdeset për fëmijën pa u vërejtur, dhe që mbetet jashtë grupit. Ose askush nuk e ka vërejtur punën që ajo po bënte, ose askush nuk deshti të heqë dorë nga argëtimi i tyre dhe t’ia mundësojë edhe asaj ta shijojë festën. Mua më shkoi ndër mend t’i ofroja nënës ta mbaja për disa çaste fëmijën që ajo të mund t’i bashkohej familjes, por e dija që do të ishte e çuditshme.
E pastaj njerëzit çuditen pse depresioni pas lindjes, zemërimi dhe keqardhja janë pjesë e mëmësisë moderne. Nuk kemi nevojë veç për një diagnozë dhe mjekë për t’i ndihmuar nënat e reja – kemi që nevojë familjet e miqtë tanë të na vërejnë, dhe të na marrin edhe neve në tavolinë.
Më kujtohet shumë qartë kjo periudhë e jetës sime dhe më kujtohet që shkruaja në ditarin tim se asnjëherë nuk doja të harroja se sa e izoluar ndihesha gjatë darkave e festave kur mua më duhej ta shëtitja beben përderisa të tjerët pinin dhe ngacmonin beben kur kaloja pranë tyre, në vend që të ofronin të më ndihmonin të haja pa një njeri në mua. Nuk doja ta harroja këtë asnjëherë sepse e dija se “gjyshësia” me gjasë do t’ma fshinte këtë nga memoria. E kam shkruajtur që të mbaj mend t’i ndihmojë fëmijët e mi dhe bashkëshortët e tyre me fëmijët – e veçanërisht nënat!
Burimi: supergrate