24 Korrik, 2019 - 8:30 pm
Entela Kasi
Ky është një krim ndaj identitetit, ndaj trashëgimisë kulturore të shqiptarëve, që kryhet paturpësisht sot!
Shekspir ku je? Bash mes Tiranës në shekullin XXI- një tjetër dramë në skenë po luhet si një kumt i zi, krejt si në kryeveprat e letërsisë botërore!
…por pyetja që sot kam, nuk është – ku është opozita, e ku janë artistët?
Pyetja që shtrohet sot është – Ku janë artistët veshur me imunitet deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë?
– Ku janë të gjithë ata, arkitektët, por edhe albanologët, të cilët brenda institucionit të Qeverisë, lejuan të arrijmë në këtë situatë të tillë, absurde të Shqipërisë sot?
– Ku janë të gjithë ata intelektualë të Bashkisë Tiranë, e po ashtu edhe ata këshilltarë të këtij Institucioni?
– Ku është Ministria e Kulturës si institucion në këtë ditë?
– Ku janë reaktorët e suplementeve të kulturës në mediat e shkruara dhe audiovizive të Shqipërisë?
Se ku është opozita, dihet!
Se si po merren zvarrë ata që po e mbrojnë këtë çështje, këtë ne po e shohim me
sy!
Çështja është: ku është pushteti? Shteti!
Shekspir, ku jemi?
Entela Kasi, Presidente e Qendrës PEN të Shqipërisë /GazetaLetrare.com