2 Janar, 2020 - 1:35 pm
Ka momente në jetë kur ndihemi të vetmuar dhe të braktisur, të trishtuar për shkak të të ligave që na kanë bërë. E gjejmë veten duke parë mavijosjet në zemër dhe plagët e shpirtit: ato plagë janë aty dhe nuk do të ikin më. Kur ndodhi që u ndalëm së pyeturi? Pse vendosëm të japim, pa marrë asgjë në këmbim?
Megjithatë dashuria në të gjitha format e saj është shkëmbim dhe reciprocitet dhe ne me të vërtetë nuk duhet ta harrojmë kurrë këtë.
Por ja, e bëmë këtë gjë, u shtirëm sikur gjithçka ishte në rregull, duke mbyllur sytë dhe duke përplasur çdo pjesë të zemrës sonë që copëtohej, kundër këtij muri. Sepse, në fund gjithë sa na mbetën ishin mavijosjet, plagët të pashlyeshme në kujtesë.
Nëkaqemi me iluzione, por ne jemi gra, nuk jemi milingona. Nuk na mjaftojnë thërrimet dhe meritojmë shumë më tepër. Ngushëllohemi me bindjen se në fund të fundit, është ok edhe kështu, në një kohë kur ndoshta jemi duke bërë gabimin më të madh të jetës sonë. Dhe e përsërisim.
Në marrëdhëniet e miqësisë, në dashuri, në ato marrëdhënie ku ne jemi të vetmet që japim, gjithmonë e më shumë. Ne krijojmë mavijosje që mbeten nën lëkurë sepse vazhdojmë të japim dashurinë dhe marrim vetëm zhgënjime. Dhe dashuria e pakushtëzuar sigurisht nuk mund të kontrollohet nga rregulla ose ligje universale, por është e rëndësishme të dini se kjo ndjenjë bazohet në ndarjen, në dhënien dhe marrjen. Nëse ky aspekt mungon, nuk mund të jetë dashuri dhe nuk do të na bëjë të lumtura.
E vërteta është se jeta na vë para pengesa, përpara se të arrijmë në majë. Dhe është e sigurt, do të takojmë njerëz që nuk do të na duan, dhe që do të na zhgënjejnë, por gjithçka do të ketë kuptim. Edhe mavijosjet dhe plagët që mbartim do të na ndihmojnë të kujtojmë ato përvoja dhe të rilindim nga ato dështime. Në fund të fundit, a nuk është e mrekullueshme të jesh në gjendje të fillosh nga e para? Dhe ne kurrë nuk do të pendohemi, pasi në fund të fundit, pse duhet të pendohemi që kemi hapur zemrat tona? Po, mbase dikush nuk e ka merituar, por ne nuk mund të ankohemi për asgjë, ishim vetvetja dhe ishte mirë që e provuam.
Sidoqoftë, vjen momenti kur mund themi mjaft, të largohemi përgjithmonë nga ata që e shkelën zemrën, në vend që ta mbronin si një thesar.
Dhemb, është e vërtetë, por vetëdija se diçka e bukur do të vijë, do të na japë forcën për të filluar përsëri.
Dhe do të jetë shumë, shumë e bukur. /meb.al/ KultPlus.com