30 Janar, 2023 - 11:15 pm
Nga István Darabán
Ne e ndiejmë çdo ditë të jetës sonë fuqinë bezdisëse të fatit. Na prishet ombrella pak minuta para fillimit të shiut, dera e ashensorit na mbyllet në fytyrë, ngecim në trafik kur duhet të jemi shpejt dikur, na anulohet fluturimi me avion. Është nënatyrën tonë të ndihemi të mërzitur dhe të vuajmë kur përballemi me gjëra të tilla.
Megjithatë për filozofët stoikë, konsumimi i energjive tuaja përmes reagimeve negative, nuk ju ndihmon aspak që të ndreqni problemet tuaja apo të gjeni paqen me veten. Sigurisht, shumë nga gjërat që ndodhin në jetë është jashtë kontrollit tonë.
Por ne mund ta kontrollojmë mënyrën se si reagojmë ndaj problemeve dhe tragjedive, që na hedh fati nërrugëtimin tonë. Seneka, një filozof stoik dhe burrështetas romak i shekullit I, thoshte se një nga mënyrat më të mira për të reaguar ndaj problemeve është e qeshura ndaj tyre:”Ne duhet t’i marrim gjërat më lehtë, sepse është më njerëzore të qeshësh me jetën sesa të vajtosh për të… E qeshura i krijon asaj një perspektivë të drejtë shprese, ndërsa vajtimi për gjërat që nuk mund të shpresosh se do të korrigjohen është diçka pa vlerë”.
Për të ilustruar mendimin e tij, imagjinojeni veten duke kaluar një ditë të tmerrshme në punë. Ju përpiqeni të jepni më të mirën, por asgjë nuk duket se shkon në favorin tuaj. Ndiheni më të lodhur dhe të frustruar çdo orë që kalon, dhe mezi prisni që të përfundojë dita e punës. Më pas, ndërsa jeni duke u kthyer në shtëpi i zemëruar, një zog fluturonrastësisht aty pranë dhe ju lëshon një glasë mbi kokë.
Në fillim ngrini. Është diçka aq e papritur saqë në fillim tronditesh. Por pastaj, ju nisni të qeshni me mosbesim. Dhe nuk mund të mos shpërtheni në një të qeshur të lirshme qëshpreh dorëzim përballë asaj që ndodhi:“E qeshura shpreh ndjenjat tona më të buta, dhe tregon se asgjë nuk është e madhe,serioze apo edhe e mjerë në të gjitha kurthet eekzistencës sonë”.
E qeshura – me veten apo situatën ku gjendeni – tregon një mirëkuptim të papritur të brendshëm. Më në fund ju e kuptoni, në çdo qelizë të trupit tuaj, se asgjë nuk mund ta kishte penguar që të ndodhte ajo që ndodhi. E megjithatë, ju jeni ende mirë. Dhe e qeshura juaj që ju del nga shpirti, ju çliron nga një tension që po krijohej ngadalë gjatë gjithë ditës:konflikti juaj me fatin dhe pranimi i tij.
Siç shprehet psikiatri austriak dhe i mbijetuari i holokaustit Viktor Frankel në librin “Kërkimi i njeriut mbi kuptimin e jetës”:”T’i shohësh gjërat në kuadrin e humorit, është një lloj manipulimi që mësohet dukee zotëruar artin e të jetuarit”.
“Ajo që dëshironi është aq shumë është e madhe,supreme dhe gati hyjnore, ndaj nuk duhet braktisur”- e nis Seneka esenë me titull “Mbi qetësinë e mendjes”. Ai vë në dukje se gjetja e paqes së brendshme është një synim i natyrshëm injeriut, dhe që përfshin historitë, kulturat dhe klasat shoqërore.
Seneka thoshte se shumë pak njerëz janë në rrugën e duhur drejt paqes dhe lumturisë sëqëndrueshme. Ndërkohë shumica e njerëzve janë të zënë duke ndjekur kënaqësitë boshe, duke u shqetësuar nga dëshirat e trazuara apo për pasuritë e tyre. Pse?
Një arsye është dështimi për të përqafuar një parim qendror të shkollës stoike të filozofisë: ndërgjegjësimi se pjesa më e madhe e jetës udhëhiqet nga fati dhe probabilitetet. Stoikët besonin që ne duhet të mësojmë ta pranojmë dhe përqafojmë këtë fakt, në vend se të përpiqemi taluftojmë atë që nuk mund të ndryshohet.
Të gjithë, pavarësisht nga pasuria, reputacioni apo aftësitë e tyre, janë në mëshirën e fatit. Dhe kjo pasiguri për jetën dhe vdekjen, fatin e mirë dhe fatkeqësinë, janë në qendër të asaj se si është që të jesh njeri. E megjithatë, shumica e njerëzve vuajnë kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshirojnë.
Ata janë të zhgënjyer dhe të zemëruar, pasi nuk mund ta pranojnë fuqinë e rastësisë, diçka mbi të cilën duket qartazi që nuk kanë asnjë kontroll. Dhe të luftosh kundër të pandryshueshmes – si e kaluara, një sëmundje e keqe apo vendimet e njerëzve të tjerë – nuk është vetëm e kotë, por edhe rraskapitëse.
Ky argument vjen nga thellësia e përvojës personale të Senekës. Si një avokat i ri që po përgatitej për jetën publike në Romë, plani i tij i jetës u prish për një dekadë nga një sëmundje. Më vonë, pasi kishte grumbulluar pasuri dhe ndikim në perandori, ra viktimë elojërave të pushtetit:U internua dy herë nga studenti i tij, perandorit famëkeq romak Neron, që e persekutoi dhe në fund e urdhëroi të vriste veten.
Pavarësisht nga fatkeqësia e tij, Seneka dukej se kishte gjetur shumë hapësirë për të manovruar në kuadrin mbizotërues të fatit. Ai ishte një filozof i mprehtë, i kënaqur me jetën, por edhe një personazh publik shumë aktiv në politikë. Ai e përqafoi pasigurinë e jetës së tij,dhe e gjeti qetësinë brenda vetes së tej.
Që të jemi të lumtur, thoshte ai, ne duhet të përqendrohemi vetëm tek ajo që është në fuqinë tonë:si e perceptojmë botën dhe si zgjedhim të veprojmë. Pra përballë fatkeqësisë, duhet të mësojmë se si të qeshim.
Ajo çka Seneka përshkruan në librin “Mbi qetësinë e mendjes” është një dashuri e pandarë mbi jetën e dikujt, si në fat ashtu edhe në fatkeqësi, në atë masë sa që as diçka tragjike nuk mund ta kërcënojë atë. Ky është interpretimi më stoik i “Amor fati”, ose të duash fatin tënd,një term që i atribuohet filozofit gjerman të shekullit XIX-të, Fridrih Niçe, që shkroi gjerësisht mbi vlerën e të qeshurit.
Megjithëse ai nuk e pëlqente Senekën dhe shumicën e stoikëve të tjerë për shkak tëpikëpamjes së tyre të zymtë dhe dorëheqëse ndaj jetës, që të dy duket se pajtohen mbi fuqinë e të qeshurit për të përballuar vështirësitë e jetës. Në kryeveprën e tij, Kështu foli Zarathustra, Niçe aludon mbi fuqinë e madhe të Djallit në shkaktimin e vështirësive në jetën e njerëzve.
Dhe përmes të qeshurës, dhe jo urrejtjes, mund tëzhduket graviteti i Djallit në jetën tonë:“Njeriu nuk vret nga inati, por nga e qeshura. Pra le të vrasim frymën e gravitetit të tij!”. E njëjta gjë vlen edhe për lirinë e zgjedhjes në jetën e dikujt. Niçe diskuton mbi synimin madhështor të të jetuarit me gjithë zemërdhe me guxim.
Sipas tij, njerëzit duhet të përpiqen ta kanalizojnë fuqinë e tyre të natyrshme për të ndërmarrë rreziqe dhe përpjekje, sepse të dështosh është më mirë sesa të mos provosh. Dhe dështimet nuk duhet t’i pengojnë njerëzit të përpiqen sërish, dhe me të njëjtin gëzim për ta jetuar.
Niçe shkruan:“O ju njerëz më të lartë, a nuk keni dështuar që të gjithë? Bëhuni të gëzuar, pavarësisht çfarë ndodh! Mësoni të qeshni me veten tuaj siç duhet të qeshni!”. Niçe e kuptoi, ashtu si Seneka më herët, se nëse jeni të mbingarkuar nga ajo që nuk mund të ndryshoni, atëherë nuk do të arrini të veproni mbi gjërat që mund të ndryshoni, si për shembull të bëni jetën që dëshironi.
Fati ka një kontroll të ngushtë mbi të gjithë, dhe jeta nuk është gjithmonë e drejtë apo e lehtë, por ta jetosh atë mund të jetë ende e mrekullueshme. Në vend se të ndiheni të mposhtur nga fatkeqësitë, mund t’i mirëprisni ato me besim, të buzëqeshni dhe të vazhdoni të përpiqeni për më mirë pas saj. Fati dhe dështimi lëndojnë vetëm ata që nuk mund të pajtohen me to. / “Big Think” / KultPlus.com