“Qëllimi i jetës dhe manipulimi i turmës”

13 Dhjetor, 2018 - 12:17 pm

Fragmente nga Albert Einstein

“E çuditshme hisja e ne të vdekshmëve! Çdonjëri prej nesh është këtu për një kohë të kufizuar; qëllimin e kësaj ekzistence askush nuk di ta thotë, por me raste mendon se e ndjen.

Pa u hyrë gjërave thellë, çka dihet me siguri është se ekzistenca e një njeriu është e lidhur me të tjerë të vdekshëm; së pari me ata, buzëqeshja e të cilëve, mirëqenia e tyre, varet tërësisht nga ky njeri dhe së dyti me ata, të njohur e të panjohur, me të cilët e lidhin fijet e fatit.

Njëqind herë në ditë i kujtoj vetes se jeta ime, private dhe profesionale, është ngritur mbi punën e dhjetëra të tjerëve, të gjallë a të vdekur tashmë, dhe se që të mund të jap po aq sa ç’kam marrë, më duhet të punoj fort.”

***

“Në politikë, liderët e vërtetë mungojnë dhe, ç’është më e keqja, liria e shpirtit dhe sensi i drejtësisë te qytetarët e thjeshtë janë zbehur. Sistemit demokratik parlamentar po i tronditen themelet, ndërsa regjimet totalitare, në një mënyrë, po tolerohen.

Kjo ndodh sepse dinjiteti i njerëzve, të drejtat themeltare, nuk janë më aq të forta. Në vetëm dy javë, turmat dele të çdo vendi mund të manipulohen nga gazetat dhe të shndërrohen në masa histerike, ndaj të cilave burrat me uniformë janë të gatshëm të hapin zjarr. Gjithçka për interesa të pista të ca palëve.”

***
“Të drejtat njerëzore nuk janë të shkruara në yje. Idealet bazë të cilave njerëzit veprojnë kah njëri-tjetrit janë ngjizur nga idividë të ndryshëm gjatë historisë, të mbushur me përpjekje të përjetshme. Një luftë e përjetshme nga e cila fitorja nuk është opsion, por tërheqja do të thotë shkatërrim i shoqërisë.”/botimeshqip / KultPlus.com

Përktheu: Elona Qose

Të ngjajshme