20 Shtator, 2022 - 9:44 pm
Shkruan: Labinot Kunushevci
A e dini pse nganjëherë ndjeheni të zhgënjyer, të dëshpruar e të thyer? Të lodhur e të pamotivuar? Në depresion e nëankth? Të pakënaqur e të pasuksesshëm? Të dobët e të pamundshëm?
Sepse jeni të rrethuar nga idiotët me skizofreni kulturore. Nga njerëz që kanë xhelozi të pashëruar, inat të tërbuar e hipokrizi të çmendur. Sepse ju rrethojnë njerëz që shpikin probleme, që flasin për dështime dhe humbje, që kanë vetëm dilema dhe pasiguri, që klithin për pasoja, që ankohen si dembela, që polemizojnë si naiva, që mbijetojnë si parazita, që përfitojnë si viktima. Çfarë ju duhen këta në mesin tuaj? ”Fuck off!”
Në imagjinatën e tyre ka vetëm mendime negative, në shpirtin e tyre ka vetëm frekuenca negative. Janë pa shije, pa stil dhe pa humor. Pa qëllime dhe pa ambicie. Pa fokus, pa vizion dhe pa iniciativë. Kënaqen në komfortin e tyre të shtratit, në zonën e rehatisë, në lumturinë e rrejshme, në iluzionin e vetëkënaqësisë, në një mpirje psikologjike. Dhe vazhdimisht e shajnë realitetin që s’dinë ta jetojnë apo ndryshojnë. Kjo është shoqëria, që duhet t’i jepni fund!
Ata nuk flasin për mundësi a për investime, për ide a për biznes, për projekte a për sukses. Përhapin vetëm thashetheme sepse janë të neveritshëm. Truri i tyre përpunon vetëm fragmente. Nuk besojnë në asgjë, ata dyshojnë në gjithçka. Dhe sillen e shtiren rreth nesh. Janë aktorë të përkryer, ndërsa juve duan të ju bëjnë spektatorë të verbër. Këta janë barriera e suksesit tuaj.
Mos u përpiqni t’i ktheni miqtë e vjetër. Ata ua grabitën fatin, kohën, shpresën, suksesin, mundësitë. Ata ua prenë rrugën dhe ju vendosën një destinacion të shkurtë. Vendosën rregulla për ju, që vetë nuk i zbatonin. Ju nxitën të shpenzoni kohë dhe energji për gjëra të vogla, jo për gjëra që janë të rëndësishme për jetën tuaj apo që ju bëjnë të lumtur – që janëburim i mirëqenies tuaj.
Ju thanë se shansat i keni të vogla, se intuitën dhe instiktet i keni të dobëta, se nuk keni aftësi të merrni vendime, se ende nuk ka ardhur koha juaj. Ç’dreqin janë këto mendime që kanëpër juve? Pse i keni lejuar?
Në çdo dështim gjenin një justifikim. Ata eksperimentuan me karakterin tënd. Nuk ju pranuan ashtu siq jeni. Ju detyruan të bëni kompromis me vlerat tuaja, të shkelni mbi principet tuaja, të thyeni konfidencën tuaj, që ata të kontrollojnë mendjen tuaj. Ju të bëheni skllavi, ndërsa ata patroni: ata japin atë çfarë ata duan dhe ju nuk merrni atë çfarë ju doni. Një gjëështë e sigurt, aty ku mungon ndërgjegjja kolektive, idiotët dominojnë dhe synojnë të marrin kontrollin.
Idiotët u përpoqën që të ju pengojnë të përfitoni nga epoka e mundësive. Ata vranë ëndrra, lënduan ndjenja, shkaktuan trauma. Reputacionin që planifikuat ta ndërtonit për shumë vite, tentuan ta shkatërrojnë për pak minuta. Ua mbollën konceptin se jeta është aventurë. Në mendjen tuaj shpikën rreziqe që ju besuat se nuk mund t’i kapërceni.
Ata punuan që ti të mos jesh i pari, të ndjekni turmat, t’i imitoni të tjerët, të ecni në ura pa brigje, të luftoni për audiencë, të punoni për ta, të mos pavarësoheni, të mbetenipeng i së kaluarës e të mos inspiroheni. Ata punuan që ti të biesh në ankth apo në depresion dhe vendimet t’i merrnit nën emocion! Ky është profili dhe identiteti psikologjik dhe sociologjik i idiotëve burra dhe gra që e gjejmë gjithandej.
Mos i besoni një shoqërie që ju ndrydh! Lëre të shkojë në djall. Ferri do ta zë mjaftueshëm. Qëndroni larg idiotëve! Hiqni qafe koleksionin e idiotëve rreth juve, sa nuk ju kanë futur në perandorinë e tyre. Shoqërimi me ta është një gabim i kushtueshëm. Ata kanë agjendë që ju të mbeteni pa imunitet kulturor. Ata kanë skenar që ju të luani filma tragji-komik qëpërfundojnë me fatalitet. Dinakëria e tyre ju futë në një cikël të mbyllur të së keqes, duke ju rrënuar vlerat intelektuale dhe humane që keni.
Sa më pak shokë që keni, aq më pak drama do të shihni, aq më pak thyerje do të përjetoni, aq më pak fallsitet do të vëreni. Njerëzit nuk ju trajtojnë siq e meritoni. Mirësinë tuaj e shohin si dobësi. Nëse u ndihmoni atyre, përgatituni për mosmirënjohje. Zvogëloni pritshmëritë që keni ndaj tyre, do të jeni të lumtur.
Një ditë ata do të flasin fshehurazi për suksesin tënd. Jepu atyre një shfaqje magjepëse. Dhe ti do të jesh storja më e urryer e suksesit për ta sepse ata kanë një urrejtje tëpashpjegueshme. Ju do të jeni i paarritshëm për ta, por edhe shumë i nevojshëm më vonë. Ndërsa ata do t’i rraskapitëxhelozia, jo konkurrenca. Por nëse jeta ju ballafaqon me idiotët në punë, keni kujdes! Ne kalojmë më shumë se gjysmën e jetës në punë, një pjesë të madhe dhe tërëndësishme të kohës për të kaluar me vuajtje në duart e idiotëve. Puna me idiotë është e rrezikshme edhe për zemër sepse ata janë burim i lartë i stresit. Heshtni përballë tyre dhe jepuni një mësim idiotëve: niveli i budallakisë së tyre ju lë pa fjalë.
Suksesi nuk arrihet pa ëndrra, pa vetëmohim, pa dështime, pa sakrificë, pa djersë, pa sprova, pa vuajtje, pa luftë, pa fokus, pa netët pa gjumë e pa mëngjeset e hershme. Ndërsa idetë e idiotëve zakonisht janë sipërfaqësore, periferike, imituese. Mashtrimi, improvizimi, plagjiati, klisheja, akademizmi, primitivizmi, stereotipet, popullizmi, janë disa nga elementet e tyre.
Ne nuk meritojmë të vuajmë jetën që na e shpikin dhe shpifin të tjerët. Duhet ta jetojmë jetën tonë. Lumturia ështëbrenda nesh, nuk e përcaktojnë idiotët. Nuk na duhetvëmendja, fama, entuziazmi, senzacioni, duartrokitjet, falenderimet, mirënjohjet, çmimet dhe admirimi që vijnë ngaidiotët. As nuk jetojmë për t’i impresionuar ata. Mjafton tëkemi paqe dhe harmoni me veten sepse jastëku më i mirëështë ndërgjegjja. Mos lejo që paqja jote e brendshme tëprishet nga sjellja e tyre. Kur ti i premton vetës sukses, asnjëherë nuk do të gjesh dështim. Vetërespekti, vetë-diciplina, vendosmëria, zhdërvjelltësia, inteligjenca, pedantriadhe elokuenca, janë miqtë më të mirë, janë forcat e suksesit qëi heqin qafe idiotët. Por për t’u miqësuar me këto vlera, duhet ta ndryshoni konstruktin e të menduarit dhe zakonet kulturore.
Dembelët duhet ta dinë se fatura e dembelisë paguhet mështrenjt se fatura e suksesit. Ata e gënjejnë veten kur dështojnë ose nuk përpjeken, kur thonë se nuk kanë pasur mundësi. Ata thjesht vuajnë nga pasiguria, i frikësohen rrezikut për të provuar. Frika është armiku më i madh i suksesit. Frika është një iluzion sepse ne vuajmë më shumë nëimagjinatën tonë sesa në realitetin që e jetojmë. Prandaj mos i lejoni idiotët që të ju flasin për idetë dhe planet që keni.
Mos debatoni me idiotët që nuk lexojnë libra, kur burim tëvetëm të informacionit kanë rrjetet sociale. Teknologjia dixhitale, inteligjenca artificiale, sot ka krijuar një gjeneratë tëidiotëve që japin leksione pa kompetencë. Telefonat inteligjentë po krijojnë idiotë dixhital. Sot kemi një invazion të idiotëve, ata kanë kolonizuar mediat sociale, ata nuk njohin kufij.
Jetojmë në një shoqëri që elektrizohet nga masa, që magjepset nga turma, që entuziazmohet nga zhurma, që motivohet nga piskama, që argëtohet me dhunën mediale tëshfaqur në seriale komediane dhe ”reality show”. Shoqëri e tëçmendurve dhe skizofrenëve. Janë si hiena që gllabërojnëgjithçka që ju del përpara.
Nuk duhet të bëhemi të ndytë që ta falim idiotësinë e tyre.Të mos përkulemi që ata të kalërojnë mbi kurrizin tonë. U dhurojmë vetëm buzëqeshje dhe injorim me krenari. Ata nuk do të heqin dorë kurrë nga idiotësia e tyre sepse janë shumëinsistues të mbeten idiotë. Janë të pagdhendur, tëpaedukueshëm, të papërmirësueshëm, të pavëmendshëm, me një ego të brishtë. Të fortifikuar brenda logjikës destruktive.Me zero kontribut human në shoqëri, ndërsa duan të jenë tëlavdëruar. Ndoshta, ata kanë vetëm një mundësi: të bëhen mëpak idiotë!
Hakmarrja nuk është nivel i njerëzve të suksesshëm. Idiotët janë fruta të kalbura që bien vetë. Largohuni nga ambientet e tyre sepse janë toksike dhe të kontaminuara, kundërmojnë dhe helmojnë shumë. Egoja juaj kundër tyre është mjeshtëri, pjekuri dhe superfuqi. Jini vetëvetja! Sepse fleksibiliteti juaj me mjeshtrinë e mprehtë të sjelljes është më i fuqishëm se betonizimi i idiotëve në arrogancë.
Në disa rrugë nuk të duhen miqtë, nuk të duhen kolegët, nuk të duhet familja, nuk të duhen fqinjët. Ti dhe Zoti mjafton. Në disa rrugë vetëm një lloj komunikimi funksionon: komunikimi me vetveten. Arratisje nga rutina, nga kiçi si model jetese. Ndryshe jeta bëhet klishe.
Mos prit që dikush do të bëhet heroi yt! Ti ke vetëm njëhero: inteligjenca. Ik nga konfliktet! Ik nga polemikat me idiotët sepse ata të sfidojnë me përvojë, me ide të vjedhura si piratë! Pastaj kjo prodhon kontra-efekt. Mos e negocio vlerën tënde. Jepu atyre atmosferë misterioze. Nuk meritojnëpërgjigje kur duan të zbulojnë diçka tek ti. Ata duan që ti tëjesh peshku i oqeanit, ndërsa ata peshkaqeni! Që ti të jesh piuni, ndërsa ata mbreti! Dhe mos u befaso kur ata shndërrohen papritmas në armiq sepse ju nuk e keni vërejtur që miqtë e vjetër ishin duke aktruar ndaj juve që nga fillimi, por tani kanë hequr maskat.
Ky është karakteri kontravers dhe depresiv i shoqërisëkosovare. Pse sot vuajnë nga depresioni? Sepse ata jetojnëpeng i së kaluarës. Vetëm e kaluara shkakton plagë që ne e përjetojmë si dhimbje, si bllokim të arteries së jetës kur emocionet rrebelohen kundër nesh. E tashmja asnjëherë nuk shkakton depresion sepse të tashmen mund ta ndryshojmë. E kaluara është histori, që e tundon kokën e të depresionuarve. Mendja e fuqishme i neutralilzon dhe i vë në ekuilibëremocionet e trazuara. Nuk është gjithçka fat, është më shumë zgjedhje.
Çfarë mendojnë të tjerët për ty është problem i tyre, këndvështrim dhe projeksion i tyre, instrument subjektiv i vlerësimit, dioptri shkurtpamëse, pika e fundit rezervë, emetim i gazrave që turbullojnë horizontin e pastër. Mos u shqetëso! Nganjëherë opinioni i tyre për ty është marrëzia që ata e shpikin në mentalitetin e tyre bizar në të cilën besojnë.Ne mund të jemi të këqinj në historinë e dikujt. Ajo histori nuk na përket neve. Nuk brengosemi që t’i arsyetohemi apo t’i dëshmojmë çdo kujt për çdo gjë. Njerëzit i kuptojnë gjërat si duan vetë, jo si janë realisht.
Mos të ju bëj përshtypje kur njerëzit nuk ju përshëndesin, nuk ju kthejnë përgjigje apo nuk ju respektojnë sepse drama e tyre e metrazhit të shkurtë ka përfundu, derisa gjithë kohës kanë aktruar si të rëndësishëm. Mosmirënjohës tregohen ata që nuk e kanë merituar ndihmën tuaj.
Personaliteti yt nuk duhet të mbetet peng i identitetit që eprojektojnë njerëzit që jetën e tyre e kanë lëmsh të shthurur e katrahurë. Edhe nëse ata shpifin, paragjykojnë, bullizojnë, shkruajnë e flasin, etiketojnë e akuzojnë, ç’t’i bësh, e kanë për mbijetesë. Ti vazhdo i qetë dhe çlirohu nga kompleksi i inferioritetit se çfarë mendojnë të tjerët për ty. Kështu e ruan shëndetin mendor. Stresi për gjërat që nuk mund t’i kontrollosh është peshë e rëndë. Emocionet janë të mira vetëm kur diciplinohen. /KultPlus.com