30 Tetor, 2019 - 3:42 pm
Nga Genc Prelvukaj
Për fat të keq, deri më sot jemi treguar si shoqëri që shpejt marrim zjarr dhe pas tri ditësh po atij zjarri i hedhim ujë e akull.
Tani është një kohë ku duhet të mbajmë inat. Inat që na gërryen për t’i shtyrë gjërat deri në fund.
Kemi një milion shembuj që jemi kalbur nga brenda. Kemi lejuar si shoqëri që gjërat të marrin për mbrapshtë. Para syve na është krijuar një hallkë që ka dhunuar rendin juridik. Para syve na janë ngritur e fuqizuar individë e bashkësi me aktivitet të jashtëligjshëm dhe akterë politikë të cilët përmes korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrave kanë arritur fuqi dhe vëmendje. Gjithnjë duke e dëmtuar rëndë shtetin.
Por e kemi një rast të ndërrojmë lëkurë.
E kemi një moment ku mund t’i japim kthesë ngritjes së vendit.
Rasti i Deharit është në prag. Mos ta harrojmë për tri ditë. Duhet t’i shkojmë deri në pikën e fundit.
Kështu fillimisht drejtësinë e çojmë në vend, pastaj hapim shtigje të reja për të krijuar një rregull të ri. Një shtet të mirë. / KultPlus.com