5 Shkurt, 2019 - 10:30 am
Mbrëmë u dha lajmi që Sabri Beqiri nga Akrashtica e Vushtrrisë i cili jeton në varfëri të skajshme u përballë me një problem që ndoshta se kishte pritur.
Dy ditë më parë atij i vdiq nëna, e për ta varrosur atë, Bashkësia Islame e Kosovës, dega në Vushtrri, fillimisht e detyroi të paguajë për anëtarësi shumën prej 417 eurove.
Ky rast e ka irrituar masën të cilët kanë reaguar në mënyra të ndryshme.
Ndërsa regjisori Fadil Hysaj, përmes një statusi në Facebook, është shprehur se Sabriu për të varrosur nënë në arabisht është dashur ta shes vicin, ndërsa vet regjisori thotë që nuk e do një vdekje të tillë.
“417 euro Bashkësia Islame e detyron një fukara me pagu për t’ia varros nanën dhe ai i shkreti detyrohet me e shit viçin për me e përcjellë nanën arabisht në botën tjetër! Nëse dëshironi një vdekje si kjo ja çfarë do ta keni! Unë jo!”, ka shkruar Hysaj. / KultPlus.com