Robert Elsie: Gjuha shqipe flitet prej më shumë se gjashtë milionë njerëzish

21 Shkurt, 2018 - 12:30 pm

Gjuha shqipe flitet prej më shumë se gjashtë milionë njerëzish në jugperëndim të Gadishullit Ballkanik, kryesisht në Republikën e Shqipërisë dhe në vendet fqinjë të cilët përbënin pjesë të ish-federatës jugosllave (Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Serbi). Në Shqipëri, gjuha shqipe përdoret nga tërë popullata prej 3.087.159 banorëve (regjistrimi i prillit 2001), duke përfshirë edhe disa pakica etnike dygjuhësore (grekë, romë, sllavë).

| Robert Elsie | AL Art | AL History | AL Language | AL Literature | AL Photography | Contact |Webdesign J. GrossShtrirja gjeografike English | DeutschGjuha shqipe flitet prej më shumë se gjashtë milionë njerëzish në jugperëndim të Gadishullit Ballkanik, kryesisht në Republikën e Shqipërisë dhe në vendet fqinjë të cilët përbënin pjesë të ish-federatës jugosllave (Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Serbi). Në Shqipëri, gjuha shqipe përdoret nga tërë popullata prej 3.087.159 banorëve (regjistrimi i prillit 2001), duke përfshirë edhe disa pakica etnike dygjuhësore (grekë, romë, sllavë).Në Kosovë, ku ende nuk ka statistika të sigurta, gjuha shqipe flitet nga pothuajse tërë popullata prej rreth dy milionë banorëve, duke përfshirë disa pakica dygjuhësore: boshnjakë, goranë, turq, kroatë, romë dhe ashkali. Në kohën e Jugosllavisë, serbët etnikë të Kosovës (tani rreth pesë përqind të popullsisë), në një masë të madhe, nuk mësonin ose flisnin shqip, por qëndrimi i tyre mund të ndryshohet me zbutjen e emocioneve dhe problemeve etnike. Llogaritet se në Republikën e Maqedonisë ka rreth një gjysëm milion shqiptarë, dmth. rreth njëzetepesë përqind të popullsisë së përgjithshme, megjithëse nuk ka statistika të sigurta. Popullsia shqiptare gjindet në Shkup dhe rreth tij ku është pakicë, në Kumanovë, dhe në veçanti në Maqedoninë perëndimore nga Tetova, Gostivari dhe Dibra deri në Strugë, ku është shumicë.Në Malin e Zi gjindet një pakicë shqiptare prej rreth 50.000 personave, kryesisht afër kufirit shqiptar (Ulqin, Tuz, Guci). Ka gjithashtu të paktën 70.000 deri 100.000 shqiptarë në jug të Serbisë, kryesisht në Luginën e Preshevës afër kufijve të Maqedonisë dhe të Kosovës. Në Greqi, ka ngulime të vjetra të dialektit çam në Epir (Pargë dhe Gumenicë). Me gjithë luhatjet e kufirit dhe shpërnguljet për në Shqipëri, mund të ketë ende deri 100.000 shqiptarë në këtë rajon, megjithëse janë të greqizuar në masë të madhe. Në Greqinë qendrore, gjuha shqipe, e njohur këtu si arbërisht dhe në greqisht si arvanitiká, mbijeton në rreth 320 fshatra, kryesisht në Viotía (Boiotía), veçanërisht rreth Levadhiasë, në jug të ishullit Évia (Euboia), Atikë, Korinth, dhe në veri të ishullit Andros. Këtu jetojnë pasardhësit e migrantëve shqiptarë të cilët erdhën në Greqi në Mesjetën e vonshme. Nuk ka statistika të sigurta për ata. Shqipja që flitet këtu është mjaft konservatore si dialekt. Në jug të Italisë ka një pakicë të vogël por të qendrueshme shqipfolëse që quhen arbëreshët. Ata janë pasardhësit e refugjatëve të cilët ikën nga Shqipëria pas vdekjes së Skënderbeut në vitin 1468. Janë rreth 90,000 persona dhe jetojnë kryesisht në fshatrat malore të Kosenzës në Kalabri dhe rreth Palermos në Siçili. Arbëreshët flasin një variant mjaft arkaik të shqipes, i cili ndryshon dukshëm nga shqipja që flitet në Ballkan, kështu që komunikimi me ata bëhet i vështirë nëse arbëreshët nuk dinë gjuhën standarde. Ngulime të vjetra shqiptarësh gjinden tek-tuk edhe në vendet e tjera të Ballkanit: në fshatin Arbanasi në jug të Zarës në bregdetin kroat, në disa fshatra të Sanxhakut dhe në krahinën kufitare mes Bullgarisë, Greqisë dhe Turqisë, në mënyrë të veçantë në fshati bullgar Mandrica. Ka edhe disa fshatra shqiptare, kryesisht të asimiluara, në Ukrainë, në veçanti në krahinat e Metropolit dhe të Odesës. Nga kolonitë e dikurshme të shqiptarëve në Perandorinë Osmane ka mbetur pak. Pakica shqiptare në Egjipt u shpërbë, por ka ende bashkësi të dukshme shqiptarësh në Turqi (Stamboll, Bursa dhe gjetiu) dhe në Siri, kryesisht Damask.Që prej fundit të viteve 1980 në Kosovë dhe që prej hapjes së Shqipërisë në vitet 1990-1991, shumë shqiptarë kanë emigruar në vende të tjera, kryesisht në Greqi dhe në Itali. Sot ka shumë shqipfolës në Evropën perëndimore, veçanërisht në Gjermani, Zvicër, Skandinavi dhe Londër, si dhe në Amerikën e Veriut (Nju Jork, Boston, Detroit, Toronto).Prejardhja dhe zhvillimi i gjuhës shqipeGjuha shqipe është anëtare e familjes gjuhësore indoevropiane dhe kështuka lidhje ‘fisnore’ me pothuajse tërë gjuhët e Evropës. Për karakterin indoevropian të gjuhës shqipe u botua për herë të parë në vitin 1854 prej gjuhëtarit gjerman Franc Bop (Franz Bopp, 1791-1867). Brenda familjes indoevropriane shqipja përbën një degë me vete.Me gjithë afërsinë gjeografike të
Greqisë, shqipja e vjetër – nëse mund ta quajmë kështu – duket se nuk ka patur kontakte të dendura me greqishten e vjetër, por ngulimet romake në bregdetin ilir dhe përfshirja e Shqipërisë në Perandorinë Romake, nga ana e tyre, kanë lënë gjurmë të thella në gjuhën shqipe. Huazimet nga latinishtja për shumë shekuj kanë qenë kaq të shumta sa që ndryshuan vetë strukturën e gjuhës shqipe. Kontaktet kulturore me sllavët (bullgarët dhe serbët), turqit dhe italianët kanë lënë gjithashtu shtresime tepër të dukshme fjalësh në gjuhën shqipe.Jo vetëm në fjalor, por edhe në morfologji dhe në sintaksë, gjuha shqipe ka shumë elemente të përbashkëta me gjuhë të tjera të Ballkanit dhe kjo për shkak të ndikimit të mundshëm të gjuhëve të vjetra substrate (ilirishtja, trakishtja, dakishtja) dhe si pasojë të shekujve të zhvillimit të përbashkët. Ndër këto tipare janë: nyja shquese në fund të fjalës; mbaresa të njëjta për rasën gjinore dhe dhanore; fjalëformimi i numrave 11-19 bazuar në teknikën “një mbi dhjetë, dy mbi dhjetë” e kështu me radhë; mungesa e paskajores gramatikore; dhe formimi i kohës së ardhme me foljen “dua”.

Nuk mund të vërtetojmë me siguri nëse gjuha shqipe është pasardhëse e gjuhës ilire sepse nuk disponojmë shumë të dhëna të shkruara ilirisht. Megjithatë, sot pranohet gjerësisht teoria e prejardhjes ilire.Përshkrim i shqipes së sotmeGjuha shqipe ndahet në dy njësi dialektore: gegërisht në veri dhe toskërisht në jug. Vija ndarëse midis të dy dialekteve ndodhet afërsisht në lumin Shkumbin në Shqipërinë qendrore. Këtu në një zonë me një gjerësi prej dhjetë deri njëzet kilometrash ka dialekte kalimtare. Ndër tiparet e dialektit geg janë: prania e zanoreve hundore, ruajtja e bashkëtingullores më të vjetër n për r në toskërisht – p.sh., gegërisht venë (latinisht vinum), toskërisht verë; gegërisht Shqypnia, toskërisht Shqipëria – si dhe disa tipare morfologjike. Gegërishtja mund të ndahet më tej në disa nëndialekte: gegërishten veriperëndimore (Shkodër dhe përreth), gegërishten verilindore (Shqipëria verilindore dhe Kosovë), gegërishten qendrore (zona midis lumenjve Ishëm dhe Mat dhe në drejtim të lindjes Maqedonia, duke përfshirë Dibrën dhe Tetovën), dhe gegërishten jugore (Durrës, Tiranë). Në vijat e përgjithshme, toskërishtja është më homogjene, megjithëse mund të flitet për disa ndarje: toskërishten veriore (nga Fieri në Vlorë dhe pjesa më e madhe e
Shqipërisë së jugut në veri të Vjosës), variantin lab (në jug të Vjosës deri në Sarandë) dhe variantin çam (cepi jugor i Shqipërisë dhe Epiri grek).Gjuha e sotme letare, e përkufizuar në Kongresin pë Drejtshkrimin në Tiranë më 20-25 nëntor 1972, bashkon të dy dialektet kryesore, por bazohet kryesisht mbi variantin tosk. Ajo pranohet gjerësisht në Shqipëri dhe gjetiu si standard, megjithëse ekziston një lëvizje koha e fundit për të rivlerësuar gegërishten letrare. Në strukturën e saj, gjuha shqipe është një gjuhë sintetike si të gjitha gjuhët e tjera indoevropiane. Emrat kanë gjini, numër, rasë dhe gjithashtu mund të jenë në trajtë të shquar dhe të pashquar. Pjesa më e madhe e emrave janë në gjininë mashkullore ose femërore, megjithëse ekzistojnë edhe pak raste të emrave asnjanëse të cilët aktualisht po përdoren gjithnjë e më shumë si emra mashkullore në njëjës dhe femërore në shumës. Në lidhje me numrin, shumica e emrave janë në njëjës ose në shumës, po ashtu si edhe në gjuhët e tjera evropiane. Ekzistojnë afërsisht 100 formime të shumësit, përfshirë prapashtesat, “umlaut-i”, ndryshime bashkëtingëlloresh dhe kombinime.Gjuha shqipe ka pesë rasa: emërore, gjinore, dhanore, kallëzore dhe rrjedhore. Mbaresat e gjinores dhe dhanores janë gjithmonë të njëjta. Rasat gjinore lidhen me emrat e përcaktuara nëpërmjet një sërë lidhëzash i, e, të, së, të cilat shpesh reflektojnë mbaresën e emrit që paraprin psh. “bulevardi i qytetit”, “bukuria e bulevardit të qytetit”. Trajta e shquar dhe e pashquar përcaktohen prej nyjës/mbaresës shquese ose mungesës së saj në fund të emrit. Pra lakimi i emrave karakterizohet nga mbaresat e shquara dhe të pashquara. Mbiemrat vijnë menjëherë pas emrave ose kanë përpara një lidhëz psh “djali nervoz”, “djali i vogël”.Foljet në shqip karakterizohen prej tri vetave, dy numrave, dhjetë kohëve, dy trajtave dhe gjashtë mënyrave. E pazakontë është mënyra habitore e cila përdoret për shprehjen e habisë/befasisë së folësit.

Të ngjajshme