15 Qershor, 2019 - 11:30 pm
Sa libra i lexoni brenda një viti? Një në muaj? 10, 15, 25, 50??? Sipas një studimi të bërë në vitin 2013 nga “Pew Research Center”, mesatarisht një amerikan i lexon 5 libra në vit.
Kjo nuk duket shumë, mirëpo njerëzit janë të nxënë! A e dini se kush është shumë i nxënë? Bill Gates, bashkëthemeluesi i Microsoftit dhe njëriu më i pasur në botë. Por, për të leximi është jashtëzakonisht i rëndësishëm.
Në një intervistë për “The New York Times” ai tregonte se sa shumë ndikim kanë librat tek ai. Ai madje e ka krijuar edhe një Blog, Gates Notes, në të cilin ai publikon recensione të librave.
Gates ka pohuar se ai i lexon 50 libra në vit. Në blogun e tij mund të gjeni rekomandime shumë të mira për libra, por ai preferon librat të cilat “Prekin në temën se si funksionojnë gjërat”.
Nëse i lexoni 50 libra në vit, shumë mirë atëherë! Kjo është mjaft impressive! Vetëm vazhdoni dhe ndoshta edhe ju mund të bëheni po aq të suksesshëm sa edhe Bill Gates.