Shtatë rregullat e Zonjës Obama për një jetë të lumtur

17 Dhjetor, 2018 - 1:30 pm

“Becoming” përmbledh shtatë rregullat e Michelle Obama.

Libri i Michelle Obamas i quajtur “Becoming”, po konsiderohet si një nga librat më të shitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë libër të sinqertë dhe intim, Michelle tregon storien e jetës së saj nga fëmijëria e hershme, koha me familjen e saj në Çikago, pastaj deri te Zonja e Parë e Shtetit Amerikan.

Ajo ndan momentet e lumtura dhe të mërzitshme, frikën dhe dyshimet, fatkeqësitë që përjetoi dhe vendimet që i ndihmuan të qëndrojë e fuqishme dhe e suksesshme pavarësisht nga pengesat, shkruan rtv21.tv Bright Side ka listuar rregullat që po i ndjek kjo femër e fuqishme.

Madje, këto rregulla janë mjaft të thjeshta për t’u adaptuar dhe në të njëjtën kohë, mjaftueshëm të fuqishme për të ndryshuar jetën për të mirë.

1.Ktheji dështimet në shancë për të mësuar Në vitin 2016, Michelle Obama mori pjesë në një diskutim ndërkombëtar rreth aksesit të vajzave në edukim. Në fjalimin e saj ajo inkurajoi studentet e reja të mbështesin njëra-tjetrën dhe të mos frikësohen nga dështimi.
“Mënyra e vetme të arrini sukses në jetë është të mësoni nga dështimi”, tha Michelle. “Nuk është dështimi, është çfarë bëni pas dështimit. A ndaleni? A hiqni dorë?”

2.Asnjeherë mos i konsidero sfidat tuaja si disavantazh Michelle Obama është gruaja që di se si është të tejkalosh sfidat. Në librin e saj, ajo shkruan “Unë isha studente me ngjyrë në një kolegj të të bardhëve, e vetmja afrikano-amerikane, në të gjitha dhomat”. Por, rrethanat dhe paragjykimet nuk e shkatërruan këtë femër të fuqishme, dhe asnjëherë nuk e ndalën atë së punuari.

3.Dijeni vlerën tuaj dhe mos kërkoni falje për atë që jeni Është thënë, por ne ende jetojmë në një botë ku sasia e llogarisë bankare, sfondi jetësor, ngjyra e lëkurës dhe elemente të tjera shpesh definojnë qëndrimin tonë. Këshilla e zonjës Obama është të qëndroni vetvetja.

4.Duhet ta keni prioritet veten. Duke qenë motra ose vajza, pastaj gra dhe nëna, femrat gjithmonë e vendosin veten në fund të listës. Michelle shtoi se në një fazë të jetës në martesën e saj ajo u fut thellësisht në jetën e burrit të saj, saqë nuk i interesoi edhe aq për lumturinë e saj.

5.Vendosini qëllime të reja dhe numëroni fitoret Në biografinë e saj, Michelle foli për qëllimet që ajo i vendosi në disa periudha të jetës. Këto janë qëllime të gjata, nga ato që i vendosi në shkollë deri tek ato që ajo dhe Barack kaluan gjatë mandatit të tij.

6.Planifikojeni jetën dhe jeni në rrjedha se çka do të ndodhë Planifikimi është esencial. Këtë të vërtetë Michelle e mësoi në familjen e saj. “Unë isha rritur në një familje që besonte në largpamësi.”

7.Të argëtohesh gjatë kohëve të vështira Zonja Obama e di se sa e rëndësishme është të mbijetosh. Ajo tha se argëtimi dhe buzëqeshja iu japin forcë të tejkaloni çdo rrethanë dhe të kaloni mirë me ata rreth jush. Kur ekonomia e Amerikës ishte e përkeqësuar, ajo gjeti disa mënyra për t’i bërë më të lumtur njerëzit. Ajo madje organizoi një parti për fëmijët e vendit dhe familjet militare në Shtëpinë e Bardhë, e veshur si leopard./KultPlus.com

Të ngjajshme