Shtrati 13

11 Dhjetor, 2018 - 3:00 pm

Recension për romanin e Petrit Palushi

Behar Zenelaj

“Nëse epikurianët e bënë të dashur natyrën njerëzore, stoikët e bënë gati hyjnore. Nënshtrimi i Qenies së qenieve, ose më mire ngritja e shpirtit të kjo Qenie, përçmimi i kënaqësisë, përçmimi i dhembjes, përçmimi i jetës dhe i vdekjes, drejtësia e paepur; ky ishte karakteri i stoikëve të vërtetë.”- Volter
Këtë shkrim kritik e nisa pikërisht me këtë thënie nga Volteri, sepse, pas leximit të romanit “Shtrati 13” të autorit Petrit Palushi, erdha ne përfundim se, autori është një mjeshtër i personazhit stoik (Edhe pse mendoj se pas personazhit kryesor është fshehur pikërisht autori dhe mendoj se vetë autori është STOIK).

Pse? Shtrohet pyetja.
Kjo vepër është prodhim i një patologjie të shpirtit; është një vepër e shtruar në stilin, formën e shkrimeve të rralla të romaneve, në formën e një procesi dhe na asocon me veprën monumentale : “PROCESI” i Franc KAFKA-ës. Sipas studiuesve të KAFKA-së , besohet se vepra e tij është një poçes bazuar mbi jetën dhe veprën e autorit. Në këtë roman Proçes, “Shtrarti 13”autori i bënë pyetje vetës dhe lexuesit, ose personazhi vetvetes: se si, kur, në ç’mënyrë, para apo pasdite, me çfarë ceremoninë mortore, pjesëmarrësit në funeral dhe ata që do ta shoqërojnë në botët tjera, para, gjatë dhe pas varrimit. Gjithçka që paraqitet, që fantazohet, nuk harrohet të vizatohet me saktësi, filigran, deri në imtësirat më të vogla dhe më plotë kujdes dhe elokuencë. Është një përshkrues i shkëlqyer i peizazheve, i ambientit, rrethanave, situatave të ndryshme. Personazhet, e sidomos personazhi kryesor, janë ndërtuar me mjeshtëri artistike. Ulpian Agshtegu, kryepersonazhi, është stoik, i cili mbartë në vete barrën kryesore të romanit. Është ndërtuar në mënyrë të tillë, që komunikon, bashkëvepron me personazhet e tjera dhe me lexuesin në tri mënyra: Dialogon në mes personazheve, nëpërmes monologut, në vetmi, por edhe nëpërmes monologut m’vete – proces i të menduarit, pa u venë re nga bashkëbiseduesi – personazhet tjera. Lexuesi ka rastin të lexojë një vepër me një monolog të brendshëm, si shkak-pasojë e monologt m’vete. Ka dialogje t’ë lirshme dhe me finesa humori me masë dhe me një patos të veçantë artistik.

Mënyra, stili, tema, ida dhe zhvillimi, apo shtjellimi i ngjarjeve, ma kujtojnë Marcel Prust-in dhe veprën monumentale “ Në kërkim të kohës së humbur”
Pacienti i “ Shtratit 13”, vije nga një realitet jo i mirë, me probleme shëndetësore të rënda, sipas indikacioneve, simptomave dhe gjendjes reale të tij. Në spital, ai ndeshet me të papritura tjera, ka halucinacione, muret, sfondi i mureve, ndron ngjyrë , nga e bardha në të verdhë. Ngjyrë, gjendje që e përcjellë personazhin në tërë romanin dhe mundëson kalimin në dimensione të ndryshme shpirtërore, që e zhvillon figuracionin artistik imagjinar, të shpjegueshëm duke marrë parasysh zhanrin e absurdit dhe, me një spektër të gjerë ngjyrash dhe figurash, personazhe ireale që zhvillojnë dhe marrin pjesë në diskutime dhe ndihmojnë në shtyrjen, rritjen e tempo-ritmit të personazhit, dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të narracionit dhe veprimit, dinamizojnë shkrimin, i bënë më të absurbueshëm rreshta, pasazhe dhe faqe të tëra të këti romani. Por, në të njëjtën kohë, pikërisht, paraqitja e halucinacioneve te këtyre figurave, teorizuese për personazhin, demon të tij. Na bënë me dije seriozitetin e gjendjes së ti shëndetësore, por në të njejtë kohë na tregon, se, këtë botë, me këto figura, 90% e njohin artistet, është botë e artit. Kjo vepër asocon me veprën e S. Cvajg “ Në luftë me djallin”, ku thotë: “ fjala patologji ka vlerën vetëm në botën e nivelit të ulët, joproduktive. Kur një sëmundje krijon gjëra të pavdekshme, nuk është më sëmundje, është formë supershëndeti, forma më e lartë e shëndetit. Apo, ta marrim tragjedinë e F. Niçes. Niçe, përpiqet, lufton dhe vuan vetëm për vetveten.
Përveç, zhvillimit të dy dimensioneve, në rrëfimin e këti romani, që mbartet nga figurat reale dhe ajo ireale- imagjinare të një bote X,Y, aty autori fillon dhe futë edhe një dimension të tretë siç është ëndrra, apo ëndërrimi,si proces i mëvetësishëm, por, në të njëjtën kohë si amalgam i dy dimensioneve tjera (para).

Autori, nëpërmjet dimensionit të ëndrrës, na sjellë lajme, kumte të zymta, si vdekjen dhe varrin. D.m.th. autori, nuk shfrytëzon , boten e dimensionit të jetës reale, ose të asaj ireale, të fantazive, ti përcjelli lexuesit një informacion të tillë, me rëndësi dhe të besueshëm. Por, zgjedhë ëndrrën, ëndrrën si më të besueshme për profeci. Dihet se pothuajse në të gjitha besimet pagane, politeiste dhe ato monoteiste, ëndrrës i ipet një hapësirë e veçantë, me një përqindje hyjnore, ku njerëzimi në mungesë të komunikimit me hyjni, në mënyrë direkte, apo indirekte (magji, rituale, meditime dhe gjendje të veçanta spirtuale) duan,tentojnë, që nëpërmes ëndrrës, të zhvillojnë një linjë, urë komunikimi njeri-hyjni.

Autori, nëpërmjet dimensionit të reales-diagnozës nga mjeku, vërteton, mbështet, bënë të besueshëm, vërtetonte dhe vulosë, dy dimensionet tjera ireale dhe sidomos atë të ëndërrimit.
Në këtë vepër marrim mesazhe të shumta dhe me rendësi për lexuesin, si p.sh.
“ Vdekja, jo jeta, i mbledh njerëzit. Dhe se vdekja, nganjëherë e ka shpirtin e butë.

Ka edhe mesazhe pesimiste si ato:

“Nuk do të ketë të nesërme për mua.” Etj.
Autori, në këtë vepër, na përcjellë me besnikëri mendimet, qëndrimet, bisedat, mëdyshjet dhe përshkruan udhëtimin e tij për në banesën e fundit.Kjo ngjarje është dramatike për personazhin, ndërsa nga ana psikologjike, ai e varros veten dhe është njëri nga të pranishmit e shumtë në funeral. Dmth. Varros veten për së gjalli! Kjo ma kujton antikitetin grek, mitin e varrimit të Antigonës së Sofokliut, njëra nga tragjeditë më të mëdha në mitologjinë greke e botërore,edhe pse atë e varrosin të tjerët, ndërsa në rastin tonë, ai varros veten e ti. Unë, si lexues e di se si ta kuptojë këtë, dhe se si duhet parë kjo vepër, në cilën nga perspektivat e shumta. Njëra nga ato, është, në perspektiven e S. Cvajg i cili thotë: “ Ai që jeton jetën si tragjedi vdes si hero” dhe se të gjitha luftërat me demon, kërkojnë zemër heroike.

Apeli i veprës është:
“Jeta dhe vdekja nuk mund të vihen në peshojë. Nuk dihet se cila e tërheqë tjetrën”.
Vdekja vjen në kohë të pakohë. Lum ai që s’i shpëton asaj”

Kjo vepër e portretizon dhe e m’veshë me cilësi vdekjen, si psh.:
“ Muret i ka me vija të verdha, dhe se ngjyra e vdekjes është e verdhë”.
“ Nuk i dihet se kur vjen, vije papritur, pa trokitur, tinëzare, zëmër smirë, shpirtrrudhët, e qetë, tekanjoze, fitimtare etj. ”.
“ Vdekja nuk vjen kur dojmë ne”.

Kjo vepër e portretizon spitalin me cilësi të veçanta, por jo me ato që realisht do të duhej, apo presim ne. Pas përshkrimit të ambienteve të brendshme, inventarëve, etj, personazhi nuk harron të bëjë krahasime:

“ dhoma e spitalit i duket si dhomë ferri. Por, edhe na jepë një paqyrë objektive dhe reale te spitaleve të ditëve tona. Ndërsa shtrati nr. 13 i duket si shtrat ferri.” Dhe, kjo mbështet nga përvoja, peripecitë, ngjarje dhe gjendje të ndryshme që personazhi ka kaluar aty. Këtu na kujton Ferrin e Dantes dhe Purgatorin.

“Mendon se e ka shijuar Natën e Varrit.”, “ Mendon se ka kaluar paravdekjen dhe vdekjen.”
Afërsisht, gjysma e më tepër e romanit, zhvillohet dhe trajtohet me situata serioze dhe me nota pesimiste, me grimca të vogla humori të zymtë apo të zi. Por, autori nuk harron të gërshetoj dhe të freskojë ngjarjen, temën bosht, ta pasuroj me nëntema të kundërta me vdekjen, që është jeta ose dashuria. Personazhi i rikthehet ditëve të fëmijërisë dhe rinisë, ku, autori, trajton dashurinë e shkuar dhe në retrospektivë, na bie të freskëta, të gjalla ato momente dashurie. Dhe, personazhin femër, femrën e asaj dashurie të madhe, e bije në spital, për ta lehtësuar, relaksuar, shtensionuar, bënë një kthesë dramatike, me rrëfimin nga perspektiva e së kaluarës dashurore në mes personazheve, por edhe në të tanishmen, për të kaluar problemet e zemrës, me ilaçin e zemrës që është dashuria e zemrës. Trajtimi i dashurisë, në këtë mënyrë, hyjnizimi i saj, pikërisht, në këtë kohë të rëndë për Ulpianin, situatë e vështirë, situatë jetë a vdekje. Na kujton Markezin dhe “ Dashuria në kohërat e kolerës), dhe në të njëjtën kohë është antipod i pjesës së parë të romanit me dramatiken e saj. Ky libër si titull të dytë, ose nëntitull, do të mund ta kishte “Dashuria në Kohën e Spitalit”.
Autori është kujdesur, që nëpërmjet zhvillimit të ngjarjes së bartur nga personazhet, ai, me mjeshtri, ndërfutë çaste poetike, me një poezi me dy vargje. Nëpërmjet së cilës, ai, mundohet, të na bëjë me dije, se do ta përfundojë, ose përmbyll këtë nëntemë dashurie. Por, autori, e përmbyllë me një konkludim, përkufizim,për dashurinë:

“ Ndoshta, dashuria e parë është gjëja më e bukur. Të mëvonshmet janë vetëm ledhatime të saj.”
“Vetëm natën shpirtrat merren vesh si duhet ndërveti.”
Autori, me mjeshtëri futë edhe këngë në roman, në këtë mozaik gjinish dhe artesh të ndryshme.
Personazhet.

Personazhet në këtë vepër, nonstop, përballen me situata, momente, gjendje dhe i kalit, i forcon ato.
Ulpiani, Fjolla, Doktori, infermieret etj.

Ulpiani-
Upiani ka më shumë se një kompleks, dhe, nuk beson se do të shërohet. Si duket, është i ndikuar nga Van Gogu dhe e verdha e ti, ose i sëmuar si ai, apo është ndonjë lojë për lexuesin, që atë ta marri për të hutuar, pështjelluar, i çmendur si Van Gogun. Ulpiani lëngon nga sëmundja e zemrës. Ka dhembje gjoksi. Njëri që ka provuar një herë paravdekjen. Njeri që ka shkuar deri në skajet më të largëta të të qenit apo jo. Nuk beson se do ti shpëtojë vdekjes kësaj radhe. Por, në të njëjtën kohë mendon se mbase vdekja e ka kursyer, dhe ka ndruar udhë I sëmur tekanjozë. Ngjyra e verdhë e tmerron. Mendon se dita e vdekjes është dita e lindjes. Njeri që ka probleme me frymëmarrjen, yndryrnat, zemrën. Nuk e bënë gjumin e qetë. Mendon se nata është e gjatë, e rëndë dhe tinëzare. Nuk mëndon se vdekja është formë e jetës.
Mendon se në spital je më keq se në burg. Se kur e kryen burgun të lëshojnë. Në spital JO. Dhe se vdekja s’vjen me radhë.
Fjolla-
Njëra nga të dashurat e rinisë së Ulpianit. Ose njëra nga më të dashurat. Edhe pse sykaltrën dhe sy ullirin i ka ndarë jeta dhe fati, ata, megjithatë kanë ruajtur respektin, simpatinë, kujtimin dhe dashurinë për njëri-tjetrin. Dhe takohen ne momente te veçanta, më kritike të jetës. Autori nuk është munduar fare ta portretizojë, zbukuroj, latoj këtë figurë nga ana e jashtme, apo e brendshme, por, ai na lë ne ta ta bëjmë këtë. Kush më mirë se dashuria, di, mund dhe do ta bëjë dikë të bukur dhe hyjnore. Pra, ky personazh, arketip i dashurisë.
Doktori-
Profesionist, Dorë Artë, i heshtur. Edhe pse i mirë dhe profesionist, Ulpiani mendon se ,megjithatë, mjeku nuk është magjistar.
Infermieret-

Si Zana Mali me të bardha. Ndonjëherë edhe shndërrohen në të frikshme, në të verdha. Gjithmonë të gatshme, profesioniste në ballë të detyrës. Me buzëqeshje në fytyrë.

Gjuha dhe stili

Autori përdor gegërishten. Kujdeset që mjetet shprehëse të mos jenë nga kulturat e huaja, sa më pak, nga gjuha e unisuar letrare, sepse gegërishtja ka magjinë, elokuencën, patosin shprehës të veçantë. Këtë e bën, vetëm e vetëm mos ta zvarritë, bukurin, stilin dhe temporitmin e rreshtave, vargjeve dhe paragrafëve. Ai, me mjeshtri fut një diagnozë të ti mjekësore në gjuhën latine. Ai ka një kujdes se , mos të ngarkohet vepra me terminologji të huaj, thuaja edhe ato që përdoren në përditshmërinë tonë i ka shqipëruar, ose marrë nga fondi i begat i gjuhës shqipe; apo fjalë arkaike dhe në këtë mënyrë vepra begatohet me risi në fjalë shprehëse që rrallë ose asnjëherë nuk dëgjohen në shkrimet e kohëve tona. Vepra, komunikon më të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare. Ja disa nga fjalët që përdoren në roman dhe që do të duhej kërkohej përgjigje në linguistika:
Rigjallnim – Reanimacion , Avitet – Afrohet, Johnoj, Lumnushëm, Pakërronte, Shdermit, Pikadredheshin, Çmeritëm, Vrik, Ndërdyshtas, Ujanës, Rrotullnajë, Ngrijas, Verdhishta etj.

Për autorin:

Autori ka shkruar kritika, edhe romane të tjera, gjithashtu edhe libra të tjerë me poezi.
E përgëzoj autorin e librit me këto citime të Hëlderlinit dhe Cvajgut:
“ ai, që kapërcen mbi dhimbjen e tij, ngjitet më lart”

“… Ai që është edukuar me poezinë, në kuptimin hyjnor të saj, duhet ta pranojë se fryma e Epërme qëndron përmbi të, jashtë çdo ligji dhe nën pushtetin e tij duhet të braktisë ligjësitë; jo ashtu si dëshiroj unë, por ashtu si dëshiron Ajo”

Hëlderlin, Cvajg.
Një fjalë për autorin e kësaj ESE-je nga Dale Carnegie:
Duhet të bindemi që kritika është si një pëllumb shtegtar: kthehet gjithmonë atje ku është nisur./KultPlus.com

Të ngjajshme