10 Tetor, 2018 - 3:30 pm
nida Gjata ose e njohur nga publiku shqiptar si Zhaku vite më parë ka qenë një nga figurat më të njohura të ekranit. Zhaku shquhej për opinionet e saj të drejtpërdrejta, pa dorashka për çështje të ndryshme. Prej vitesh ajo nuk është më aktive në jetën publike në Shqipëri, sepse është zhvendosur në Gjermani.
Megjithatë Zhaku shpeshherë bëhet aktive në profilin e saj në ‘Facebook’ me statuse të ndryshme për çdo gjë që e shqetëson nga realiteti shqiptar. Së fundmi, ajo ka reaguar për çështjen më të diskutuar të momentit, për përfshirjen e këngëtares Elvana Gjata në ngjarjen tronditëse në ish-Bllok. Zhaku është shprehur shumë e shqetësuar nga reagimi i opinionit publik dhe medias për një këngëtare dhe një njeri me aq vlera si Elvana.
“Kur do vijë dita që opinioni publik do të kuptojë se gjykimi i tyre i gabuar shpesh herë e ka marrë më qafë?! Si ka mundësi që po lejoni dhe stimuloni shkatërrimin e një njeriu me aq shume vlera si Elvana Gjata?! Si mund ta hidhni kështu kaq lehtë një yll që deri më dje e keni adhuruar e ngritur në kupë të qiellit?! Si nuk kanë turp ato media që kanë ngrënë bukë prej dhjetëra vitesh falë Elvana Gjatës, që e përgojojnë dhe përflasin kaq padrejtësisht një figurë aq të adhurueshme si Elvana Gjata?! Sa shoqëri e pamoralshme jeni ju, qe u bëni gjyq publik grave të botës?! Që u përgojoni të kaluarat njerëzve që nuk ju kanë bërë asgjë përveçse ju kanë ngritur moralin, ju kanë dhënë mirësi dhe ju kanë respektuar. Turp! Jam shumë e lënduar nga ky lloj maskarallëku mediatik dhe publik. Nuk mund ta bëni një vajzë aq të edukuar, të talentuar dhe të heshtur, që vetëm ju ka lumturuar deri tani, të ikë nga sytë këmbët e lënduar nga kjo poshtërsi e pamerituar. Shumë turp. Elvana Gjata është një figurë frymëzuese, e bukur dhe shumë e talentuar. Mos e harroni kontributin e saj në shoqëri. Nuk ju ka bërë të vuani ndonjëherë, qe ju ta vrisni kështu. Jam shumë e tronditur nga reagimi publik dhe media në këtë rast. Nuk është shenjë e mirë kjo. Një shoqëri që reagon kështu si ka punët në rregull”, – ka shkruar Zhaku në postimin e saj në ‘Facebook’.