7 Shkurt, 2019 - 3:03 pm
Nga Elson Berisha
Një vajzë u përdhunua
në Drenas.
Ajo është vetëm 15
vjeçe, ajo është e bukur, ajo është ënde në shkollë dhe e ka tërë jetën e saj
para. Ajo vendos uniformën e shkollës dhe shkon në shkollë, por pothuajse
gjithçka është e mirë, e vetmja gjë për të cilën shqetësohet është shkolla.
Por vjen dita X, në të cilën çdo gjë ndryshon për të.
E para herë kur e
mitura nga Drenasi përdhunohet nga shteti, është ndërmjet profesorit të saj.
Pra, profesori e përfaqëson shtetin, e përfaqëson ministrin e Arsimit dhe ai
profesor a dëshiruan kolegët e tij apo jo i reprezanton kolegët e tij në
detyrën që e kryen.
Dhe me gjithë dhembjen
e përjetuar nga ai akt makabar të profesorit, ajo e gjen forcën dhe shkon në
polici për ta denoncuar rastin. Po pikërisht këtu, ajo do të përdhunohet për të
dytën herë, rreth një vite nga shteti. Shteti këtu reprezantohet nga një njeri,
qe kur e ka veshur uniformen ka dhëne betimin që do ta ruaj rëndin dhe ligjin.
Çfarë njeri mundesh me qenë, kur e shfrytëzon një vajzë, ndërmjet situatës së saj? Një njeri i tillë, duhet me qenë në nivelin ma të ulët, një psikopat, me sëmundje mendore, që fantazitë e tij seksuale i ushtron në viktimën e tij, që pikërisht ajo i ka besuar dhe i ka kërkuar ndihmë.
Të tretën herë kur e mitura nga Drenasi do të përdhunohet nga shteti është, kur torturuesit e saj, me ndonjë lidhje të fort, ata do t’i ikin drejtësisë, ose nuk do ta marrin dënimin e merituar për këtë akt të tmerrshëm. Në këto raste shumë herë vëmendja është tek dhunuesit, dhe viktima është në sfond. Dhe pas një kohe kur fokusi nuk do të jetë ma tek kjo ngjarje, ajo vajzë është vetë.
Disa ditë më parë, mësuesit hynë në grevë, të gjithë mësuesit ishin të bashkuar dhe kanë vënë një shenjë se ata të marrin më shumë rrogë dhe skeptikët thonë gjithë kjo ishte e motivuar politikisht, tani ata kanë mundësi për të vendosur një shenjë jo politike dhe të dalin kundër sulmeve seksuale të kolegeve të tyre, kësaj Proteste patjetër se duhet t’i bashkëngjitet Policia e Kosovës.
Nuk është rasti i pari po as nuk do te jetë rasti i fundit, po ne si shoqëri sidomos ne meshkujt, duhet të flasim me një zë, se distancohemi dhe e dënojmë ashpër këtë rast, po edhe shumë raste të tjera. Ne si meshkuj duhet ta kem parasysh, se ndoshta nesër i ndodhë motrës apo vajzës tonë një gjë e tille. /KultPlus.com