26 Nëntor, 2019 - 12:00 pm
Nga: Ilir Demalia
Në 106 vjetorin e lindjes së shkrimtarit Petro Marko, Ilir Demalia teksa risjell në kujtesë poezitë e tij, thotë se në vend që të kujtohet ai, do jenë “tam-tamet e prostitucionit politik, muzikor, kulturor, intelektual-letrar” ato që do dëgjohen.
Një jetë në pëplasje rebeli Dhermiut.
Sot 106 vjet më parë lindi shkrimtari dhe poeti Petro Marko.
Petro, luftëtari Spanjës ku u njoft dhe u miqësua me shkrimtarin botëror Ernest Hemingway . U burgos nga fashistët, nga komunistë 1947 deri 1950, ju hoq e drejta e shkrimit në 1973, i burgosën djalin Jamarbërin në 1975-1979, libri “Re dhe gurë” është libër i mrekullueshëm autobigrafik i Petro Markos me thjeshtësinë e një kalibri të një njeriu nobel.
U largua nga kjo jetë në 27 dhjetor 1991 duke lenë me amanet që mos ti bëhej ceremoni mortore dhe eshtrat e tij të preheshin në kodrat e Dhermiu buzë detit Jon.
Sot do ta mbulojë përsëri heshtja dhe tam-tamet e prostitucionit politik, muzikor, kulturor, intelektual-letrar do të mbushin faqet e gazetave dhe programet e TV-ve.
Jetën e tij Petro Marko e ka përmbledhur në këto fjalë në librin “Nje emër në katër rrugë”:
Rroftë jeta! jeta mbi gurë, jeta në dallgët e detit, jeta kur ishe zor të jetoje, zor të ëndërroje dhe zor të vdisje.
Ata që kanë frikë nga jeta nuk kanë gjak dashurie.
Dëshpërim
Tërë brenga bredhërin
shpirt-këputur nëpër rruga,
zër’ i tij më s’psherëtin
se në syt ku dergjet muga
lot i heshtur, lot i ngrohtë
rrokulliset me përtim
mes fytyrës djersë – ftohtë
duke shkruar: dëshpërim!
Apologjia e jetës
…Marrëzi, turp turp dhe
mëkate
për jetën e tërbuar
se kur më ndal, o gjeneratë,
që vuan rrugës ndonjë natë,
më merr për të dënuar
dhe, me një zë që vret,
ngahera më pyet:
-Ku linde, o i ri?
-O jetë, linda në shkreti!
-Ku rron dhe ku vete,
ne ç’dhera e në ç’dete?!
-Çudi! Ç’kërkon prej meje ti
dhe si, o jetë, pyet,
kurse në varfëri
më hodhe kur më gjete
të lindur nga skelete
pa dritë, pa liri?
-Njeri!
Nga vete, as më thua?
-S’e di! Jo, Nuk e di!
Po lermë, o jete, ç’ke me
mua?
-Dua ta di, po dua!
-Atëherë, jetë e krisur,
për mua mos pyet
se qysh në n’agim kam nisur
të shkel si skllav i shkretë
mbi gjurma shprese drite…
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
-O mëkatar,
as faliu ligjes sime,
bindu i çmendur ëndërrtar,
s’jeton me shqetësime!…
-Mu thell’ në brendësirë
ku ndjenja rron e lirë,
ku dhembja dhemb e prekur
nga ligja jote e fuqiplote,
në gjirin tim si hekur,
si hekur e çelik,
qëllo, qëllo, o me kamxhik;
pa frik’ e pa mëshirë
e pa pendim,
se mu në thellësirë
të shpirtit, në një kënd,
lindi një shqetësim
që çeli varrin tënd… /KultPlus.com