Topikat dramatike françeskane

30 Gusht, 2018 - 3:00 pm

Ernestina Halili

Në Prishtinë është duke u mbajtur Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, në Fakultetin e Filologjisë. Në mesin e kumtesave të cilat janë lexuar nga studiues të ndryshme është edhe ajo e studiueses Erenestina Gjergji Halili, shkruan KultPlus.

Gjergji Halili ka diskutuar për “Topikat dramatike françeskane”.

Objekt i kësaj kumtesa ka qenë letërsia dramatike françeskane, si pjesë e shkollës së fretërve dhe relacioni i saj me konceptet teorike e letërsinë dramatike klasike, kulturën, historinë, trashëgiminë folklorike gojore.

“Topika religjioze e sintetizuar me elementet dramatikë në vepër, si koncepti Theatrum mundi, përmes elementeve të mimesisit të Teatrit të krishterë, prezantohet si një tjetër qasje, përballë dramës e teatrit antikë dhe përmes elementeve retorikë,ethos, logos e patos”, theksohet në kumtesë.

Sipas saj po ashtu drama “Skanderbeg”, e zbuluar në fondin e AQSH, në vitin e shpallur në nder të heroit tone kombëtar, është një tjetër fakt historik e letrar i kontributit të çmuar të shkollës françeskane./ KultPlus.com

Të ngjajshme