5 Mars, 2019 - 12:11 pm
Nga Nezir Kraki
Sot, në përkujtimin e sakrificës së Jasharajve, kemi ardhë në pikën kur na duhet t’i bindim liderët tanë që ta pranojnë Kosovën si shtet të pavarur dhe ta respektojnë kushtetutën e saj.
Merreni me mend, u bënë 20 vite që aleatët tanë i thonë Serbisë dhe botës se Kosova është çështje e mbyllur. E fiks, ende pa u mbyllë cikli i bërjes dhe i pranimit të Kosovës, del presidenti i saj dhe i thotë botës ‘jo, Kosova ende s’është kryer, ne do gjejmë kompromis të dhimbshëm me Serbinë’.
Pamendojeni disponimin dhe habinë
në Paris, Berlin, Londër e Washington kur disa palaço të pakulturë dhe pa
integritet, u thonë diplomatëve aleatë se refreni që ata ia kanë këndu botës
këto 20 vite ishte i pasaktë….Se Kosova, ne fakt, nuk është shtet sovran…
…se Kosova ka vendosë ta dëmshpërblej Serbinë për krimet që ajo ka bërë
brenda saj. Kosova ka vendosë t’i jep diçka Vuçiqit që ai të mos dal keq
përpara popullit të tij. Disa palaço të Kosovës dhe të Shqipërisë janë bindur
se Kosova është tiketa e tyre për futje në histori. Jo o idiota, ju n’histori
veç jeni futë tashmë por si dhunuesit më të mëdhenj të ëndrrës shqiptare për
dinjitet dhe krenari. Jeni futë n’histori tashmë si personazhe të gërditshme me
të cilët gjeneratat e ardhshme do turpërohen. S’keni shpresë për riparim se nuk
riparohen 20 as 30 vite vjedhje e dështime.
A e shihni miq pse sot unë turpërohem dhe hezitoj edhe ta kujtoj sakrificën e Adem Jasharit për këtë vend që shokët e tij s’e lanë të bëhej.
Lavdi atij trimi e turp këtij injoranti me shokë. / KultPlus.com