29 Mars, 2019 - 11:30 pm
Shkruan: Fjolla Spanca
me e shkruejt nji rresht, s’ka qene kurre ma lehte se sot … sot, flasim e shkarravisim krejt! kush prej qejfi, e kush prej halli!
per mu, Shkrimi asht Udhe’ ma e gate se vet Fryma! Sokak me kalldreme te arnueme! Mehalle me qilare t’vjetra sa jeta! Ure’ e krisun qe t’frikeson per vdekje! Edhe mehlem per tana plaget, ama!
*
pa e kuptue, Kosoves i kam shkru qysh kur jam msue me i lidhe shkronjat! une s’kam dijte me shkru bukur e as mire; po prap s’jam dorezue! As sot, madje! Sepse Kosova ka qene Dashnija e pare! Gzimi i pare! e tash m’ka mbetun si Dhimta ma e madhe!
Afer e Larg, anes hidhnimit e zhgenjimit, perhere kam gjete rrugica per me i shkue Kosoves aty tek damari ku ka çel Andrra e pare!
* e Para ish Kosova! n’çdo stine!
*
Sot, teksa shkruhet pafund, s’do mend se njerezit lexojne pak … fundja, kazani i vaktit tone i pranon te tana edhe hic kurgja!
Udha e shkronjesve n’Kosove asht nji rranje ku çelin therrat e mungojne petalet … ka pak ereza e shume vner … njerezit i kqyrin shkrimet, nuk i jetojne … as i lexojne!
n’Kosove duhesh me pase bojna partiake per me tu lexue shkarravitja! Kur je gru, t’randon akoma ma forte shikimi i idhet i atyne qe s’dijne e kurre se kane dashte urtnine! N’Kosove shkrimi asht shenje e te dobetit!
n’Kosove shkrimi asht per t’varfunit! Per qytetarin qe s’ka karrige e as familjare n’Qeveri! Shkrimi asht per ata qe jetojne n’Liri! Asht fllad dhe Thirrje! Asht Mall edhe Pritje!
– ata qe shkrimin e kane rruge me shpirt, Kosoves nuk ja kane gjymtu asnjihere shpresen!