26 Shkurt, 2020 - 3:45 pm
Unë jam ajo,
Ajo që
shpesh i jap një të shtyrë derës edhe kur tek ajo shkruhet “Tërhiqe”.
Ajo që qesh me të madhe kur mundohem të shpjegoj se pse po qesh.
Ajo që kur hy në dhomë, ndonjëherë harroj pse hyra.
Ajo që mund të llogarisë detyra me integrale sipërfaqësore apo të shkruaj kod
programimi, por që ndonjëherë 7 plus 8 i mbledh me gishta.
Ajo që në vrullin e mëngjesit, teksa fus ushqimin në mikrovalë, mundohem të bëj
ndonjë pastrim para se të shkoj në punë.
Ajo që fsheh dhimbjen nga ato që do, dhe e mbush boshllëkun me të qeshura.
Ajo që shpesh nuk shpreh atë që ndjen, por që pajtohem me fatin gjithsesi.
Ajo që nuk heqë dorë nga një qëllim i caktuar, deri sa të marrë atë që kërkon.
Ajo që është kujdesur për ata që nuk ja kanë vlejtur, por që ka gjet kurajën
t’i largojë nga jeta pa u dridh qerpiku.
Ajo që mund të dëgjoj dikë tek flet për ndjenjat pa e ndërprerë, por që s’mund
t’i flasë askujt se si ndihet vet AJO.
Ajo nuk ishte e as s’është perfekte, por AJO tashmë e di vlerën e saj.
AJO ndoshta je dhe ti! / KultPlus.com