23 Tetor, 2017 - 8:12 pm
ADA HALILAJ
Gjate spektaklit ‘E diela shqiptare’,kengetarit Valon Shehu i serviret nje dreke sensuale ku si mbeshtetese pjatash perdoren trupat e dy vajzave te reja.Kjo “tavoline” prej mishi,gjaku e arsyeje tenton te krijoje nje atmosfere provokuese per oreksin e burrave ne fjale,apo ndoshta te perfshije ne loje zgerdhimjet dhe humorin e nje publiku qe rrah shplake ne menyre robotike per gjithçka i shohin syte.Si per ironi,ky produkt i Ardit Gjebreas dhe stafit te tij,i cili ne 6 ore transmetim live thith vemendjen e mijera teleshikuesve,ka edhe dy rubrika qe i dedikohen historive te verteta njerezore,perkatesisht “Shihemi ne gjyq” dhe “Ka nje mesazh per ty” ku nje avokate dhe nje prezantues denojne me za te larte dhunen,keqtrajtimin dhe objektivizimin e gruas shqiptare.Sa vlen gjithe ky pazar mediatik kur nga ana tjeter shohim dy burra qe hane,jargosen dhe qeshin mbi barkun e dy vajzave???Ku perfundon gjithe ajo llave buonsensi kur vajzat figurojne para telekameres si kukulla seksuale?
Pse drejtuesi i programit propozon skena te tilla?Pse kengetari pranon t’i qendroje lojes per te kenaq audiencen?Pse vajzat nuk indinjohen nga perdorimi açik qe iu bahet ne emen te shikueshmerise?
Ça shijeje pretendon me lane mrapa nje format maskilist dhe ofendues per qenien njerezore?
Televizioni shqiptar sot asht nje dritare prej te ciles futet veç terr e ajer i ndyte.