7 Tetor, 2018 - 10:18 pm
Nga Donika Gashi
Veç në Ballkan ka ende kangëtare “femme fatale”. Aso për të cilat kërset pushka. Aso që tinëz çojnë dashni me kriminelë si modeli Ceca – Arkan, aso që ende vazhdojnë me imitu frizurën dhe veshjen e Cecës dhe të cilat vuajnë me qenë andrra e çdo mashkulli.
Kangëtare që kurrë nuk u mësuan me këndu pos me dridhë prapanicën si pjesëtaret e Zuluve afrikanë, kangëtare që edhe kur janë të talentume ndjehen inferiore dhe prapëseprapë zhveshen deri në gërrdi për t’u ndje të dashura prej publikut. Se për vlera artistike, as që bahet fjalë.
Veç në Ballkan ka ende aso kangëtare “femme fatale”, të cilat jetojnë në lluksin e alla familjeve mafioze italiane, pa pikë inteligjence në jetë, por ua merr mendja të synojnë majat e muzikës botnore e fatkeqësisht kthehen kryengul në kotecin lokal si pula pa kokë.
E te ne shqiptarët ende ka aso kangëtaresh “femme fatale” me lazdrimllëk fshataresk që marrin në qafë hajvanë të llojit të vet ose bijnë pre e hajvanëve kriminelë./KultPlus.com