23 Mars, 2019 - 12:43 pm
Me rastin e ekspozitës personale të piktores Majlinda Kelmendi në Galerinë Kombëtare të Kosovës.
VEPRA ME TEMATIKË KONCEPTUALE
Shkruan: Prof. dr. Hivzi Muharremi
Piktorja Majlinda Kelmendi hynë në rradhën e krijuesëve më aktiv në artin shqiptar, e cila ishte dhe është prezente në botën e artit, përmes veprave nga ciklet e mëhershme të ekspozuara para dashamirëve të artit si në Kosovë ashtu edhe në qëndrat e ndryshme si kombëtare poashtu edhe në ato ndërkombëtare.
Puna e saj është mjaftë frytdhënëse- voluminoze duke u
shpërfaqë në ekspozitën e hapur para artdashësve Kosovarë e më gjerë. Kjo ekspozitë dallon nga të gjithat si për nga trajtimi i kompozimeve ashtu edhe për nga koncepti i tematikës, që ngërthen frymën e artit konceptual, me komunikim përmes gjuhës së artit postmodern.
Vetë koncepti i ekspozitës së titulluar: A është e shkuara ëndërr? Është një temë për herë të parë e prekur nga bota imagjinative dhe socio-filozofike e artistes Majlinda Kelmendi dhe tek bota shqiptare, e cila me përkushtim dhe devocion i është qasur së kaluarës, përkatësisht duke ju kthyer të shkuarës ajo i evokon ngjarjet dhe fenomenet të mbetura në memorie të pashlyera, si skena të formësuara që rrënjët i kanë nga e shkuara që në mënyrë kontinuele e vazhdojnë rrugëtimin e vetë. Një botë mjaftë magjepse e sugjestive, e cila rikrijon skena të nduarnduarta nga e kaluara, duke filluar nga sfidat e deri tek tranzisioni që gati cdo shtet e ka përjetuar. Këto skena, reflektojnë në shpirtin e artistes dhe përmes veprave multimediale, instalacion, video – art, pikturë, fotografi mix-media etj. Piktorja i kthehet të kaluarës jo nga preteksti që ka një nostalgji apo është e magjepsur prej saj e as për tu arratisur prej realitetit, por, për të njohur më mirë vetvetën, kur njohim të shkuaren tonë mund të ndryshojmë për një të tashme ndryshe dhe një të ardhme më të mirë. Artistja nëpërmjet kujtimeve përsonale ngacmon memorjen kolektive dhe tregon historinë në versionin e saj qe pak a shumë janë gjurmë të mbetura në mendjen dhe jetën tonë, pra, sic thotë ajo: “Jemi rritur, ecur dhe formuar në të njejtat sisteme, histori dhe në të njejtat tranzicione.
Kurreshtja për të parë të shkuarrën dhe duke hedhur sytë aty, ndaj, imazheve, të ndryshme të kontekstit historik, politik,social, shoqëror në këtë kontekst ne e njohim më mirë veten tonë. Në këtë sintagmë, në këtë dikitomi socio-filozofike, ku nga e kaluarja dhe e tanishmja sendërtohet i tërë koncepti i ekspozitës, shpërfaqet me frymën e artikulimit të skenave fenomeneve dhe ngjarjeve nga ato dramatike, ekspresive e më gjerë tek ato të kombinuara nga imazhet simbolike e koloristike të pikturave e deri tek ato të video artit, video-instalcioneve, etj.
Secila punë është plotësim i punës tjetër, në vazhdën e kësaj, autorja, para artdashësve e shpalos tërë opusin e zhanreve artistike të lartëcekura më lartë, duke i evokuar imazhet e skenave dhe ngjarjeve të përjetuara nga një periudhë e shkuar e cila ishte e përmbushur me ngjarje të trishtueshme dhe dramatike që nga të dy anët ku jetojnë dhe frymojnë shqiptarët.
Pra, moto mesazhi i temës së autorës së ekspozitës Majlinda Kelmendi, ku reflektojnë përmbajtjet dhe domethëniet e konceptit të projektit: “A është e shkuara ëndërr?” Koncpeti autorial i ekspozitës është shumë më i gjerë dhe gjithnjë e më shumë e afron vrojtuesin, ndikon në memorien e tij perceptuese dhe imagjinative
e shpie në një kohë pa kohë, në një periudhë historike ku të gjitha skenat janë të përjetueshme dhe emocionalisht ndikojnë tek cdo njëri i cili i ka përjetuar, është ballafaquar me një vrazhdësi kohore nga e shkuara jo larg të tranzicionit shtetëror. Pra, kjo ekspozitë ngërthen tema me përmbajtje nga inspirimet e ifluencuara nga proceset e sistemeve politike, tranzicionet sociale, ekonomike të transformimit në vend dhe rajon. Këto imazhe të gjinive të ndryshme artistike të lidhur me temën bosht perceptohen dhe përjetësohën në mënyrën dhe formën e vet, tek secili që e kundron ekspozitën si një tërësi.
Një element tjetër identifikues i ekspozitës që është prezente në vetë perceptimin dhe definimin e tematikës si bosht teme padyshim, është edhe dufi emocional i cili shprehet përmes simbolikës. Simbolika shpërfaqet nga vet gjeneza e temave të trajtuara duke filluar nga ato pikturore e deri tek video-arti dhe izmat tjera bashkëkohore që së bashku ndikojnë në realizimin e kompozimeve me trajtim të nduarnduart të temave simbolike, nga e kaluarja dhe e tanishmja. Pra, jeta është një sfidë e madhe, një sfidë që ballafaqim ka periudhat e ndryshme gjatë kontekstit historik ku cdo brez ballafaqohet me një jetë që është një luftë e vërtetë gjatë jetës…. Apo sic shprehet artistja Majlinda Kelmendi. “… Mbi të gjitha jeta është një luftë e vërtetë për të tejkaluar, përballuar situata të ndryshme dhe falë tyre ne krijojmë identitetin tonë… “Në këtë kontekst ndërlidhen edhe imazhet e shumta nga e kaluarja me një histori mjaftë tragjike drejtë sendërtimit të ideve dhe synimeve për një jetë sa më të mirë dhe më të qetë…
Një karakteristikë tjetër që e përshkon ekspozitën si një tërësi në Galerinë ekspozuese është vetë ambienti, i cili vecohet me një shtresë të bardhë, si rrjedhojë e shkrirjes së kufirit midis murit dhe dyshemesë. Në këtë bardhësi të hapësirës ambientale-ekspozuese vien në shprehje veprat e të gjitha gjinive e vecanërisht me një theks të vecantë ato të pikturës. Ku si akcentim parësor i këtij spektri aranzhues piktural spikasin ngjyrat si ajo e kuqja dhe e zeza, ku i bëhën lajtmotiv i tërë kompozimit piktural. Apo sic ceket në projektin e ekspozitës: “Gjatë ecjes në hapësirën e brendshme përjeton pastërtin e të bardhës dhe ndërhyrjen me dy sipërfaqe të zeza dhe një të kuqe përmbyllëse të projektit, a është e shkuara ëndërr” të Majlinda Kelmendi”.
Pra, këto dy ngjyra, simbolika e kombit, e tërë etnisë shqiptare kudo që jetojnë dhe frymojnë shqiptarët është ideal dhe mburrje për cdo njërin e entitetit shqiptar. Piktorja Kelmendi gjithashtu e prek edhe dikitominë e të kujtuarit dhe të menduarit. Në bazë të kujtesës dhe të menduarit ajo i mbarshtron të gjitha paradigmat kohore të periudhave të ndryshme historike duke filluar nga pikturat e deri tek instalacionet apo video-arti.
Lirisht mund të themi se ekspozita e artistes Profesoreshës Majlinda Kelmendi ka zgjuar interesim të madh tek ardashësit e të gjitha brezave të arteve pamore. Ekspozitë kjo e cila sipas konceptit kuratorial fletë për jetën dhe rrugëtimin e shumë ngjarjeve autoktone duke filluar nga periudhat e ndryshme historike e deri tek e sotmja.
Të gjitha këto imazhe janë shpërfaq në temën boshte: A është e shkuara ëndërr ?