Mark Twain: Karakterin e njeriut mund ta mësosh nga mbiemrat të cilët ai zakonisht përdor në bisedë

Sot janë bërë 115 vite nga vdekja e shkrimtarit amerikan Mark Twain, shkruan KultPlus.

Krijimtaria e tij e pasur si shkrimtar, botues dhe lektor e bënë që të cilësohej nga William Faulkner si “Babai i Letërsisë Amerikane”.

E gjithë vepra e Mark Twain inspirohet nga ngjarje dhe vende ku jetoi apo vizitoi, ndaj konsiderohen si autobiografike. Vepra e tij ndahet përgjithësisht  në përshtypjet e tij nga udhëtimet, kujtimet e fëmijërisë dhe rinisë së hershme, narracionet satirike të ambientura në Mesjetë dhe Rilindje.

Në përvjetorin e tij të vdekjes, KultPlus ju sjell thëniet e tij më të famshme:

Kujdes kur të lexoni libra shëndeti. Mund të vdisni për një gabim shtypi.
Unë nuk mora pjesë në funeral, por dërgova një letër të këndshme kur thuhej se e miratova.
Nuk e kam lejuar asnjëherë shkollimin të ndërhyjë me arsimimin.
Njeriu që nuk lexon libra të mirë nuk ka asnjë avantazh ndaj atij që s’mund t’i lexojë.
“Përse rrini heshtur me pamjen e një zarfi pa adresë sipër?”
Problemi me këtë botë nuk është se njerëzit dinë shumë pak, por se dini kaq shumë gjëra që s’qëndrojnë.
Është shumë e lehtë ta lësh duhanin. Unë e kam bërë me qindra herë.
Blini tokë. Askush s’e prodhon më.
Nga të gjitha gjërat që kam humbur, më ka marrë malli më shumë për mendjen.
Vera gjermane dallohet nga uthulla nga etiketa.
Mos u sillni rrotull duke thënë se bota ju detyron jetesën. Bota nuk ju detyron asgjë. Ishte këtu para jush.
Gjithmonë falini armiqtë, asgjë s’i mërzit më shumë.
Mund t’i rezistoj gjithçkaje, përveç tundimit./KultPlus.com

Intervista ekskluzive me Karl Soehnel, policin austriak që i shpëtoi jetën Mbretit Zog gjatë atentatit të Vjenës

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Prill 2025

“The Daily News, Autrali” ka botuar, të shtunën e 14 nëntorit 1931, në faqen n°2, intervistën ekskluzive asokohe me Karl Soehnel, policin austriak që i shpëtoi jetën Mbretit Zog gjatë atentatit të Vjenës, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Polici kalorës shpëtoi jetën e sovranit

Mirënjohja e Mbretit Zog

Burimi : The Daily News, e shtunë, 14 nëntor 1931, faqe n°2
Burimi : The Daily News, e shtunë, 14 nëntor 1931, faqe n°2

Vetëm Vjena mund të mburret se ka një oficer policie që është kalorës, transmeton Daily Mail.

Ai është inspektori i dalluar “Sir” Karl Soehnel dhe u dekorua Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut të Shqipërisë nga Mbreti Zog, të cilit i shpëtoi jetën kur u bë një atentat ndaj Mbretit jashtë Teatrit të Operas më 20 shkurt.

Ndërsa Mbreti u largua nga Shtëpia e Operës nga një derë anësore, të shtëna u qëlluan drejt tij dhe ndihmësi i tij u vra. Inspektori Soehnel, siç më tha, ishte në kohën e duhur për të hedhur krahët e tij rreth një ish-oficeri të Ushtrisë Austro-Hungareze të quajtur Ndok Gjeloshi, kur ai po vinte në shënjestër me revole.

Gjaku i policit 

Burimi : The Daily News, e shtunë, 14 nëntor 1931, faqe n°2
Burimi : The Daily News, e shtunë, 14 nëntor 1931, faqe n°2

Kam gjak policie në damarët e mi,” më tha inspektori i qarkut “Sir” Karl Soehnel ndërsa hoqi pelerinën e rëndë të uniformës në kthimin e tij nga një vizitë në stacionin e vogël të policisë pranë Teatrit të Operës së Vjenës, më i ngarkuari dhe më i rëndësishmi në qytet pas selisë së policisë.

Babai im ishte polic, por ai nuk e kishte ndërmend të bëhesha polic. E fillova jetën në një restorant të Vjenës dhe isha kamerier hoteli në Riva, në liqenin Garda, në Tirolin austriak, përpara se të më thërrisnin për shërbimin ushtarak, në fund të të cilit u futa në policinë e Vjenës.

Arritjet e dikurshme 

Burimi : The Daily News, e shtunë, 14 nëntor 1931, faqe n°2
Burimi : The Daily News, e shtunë, 14 nëntor 1931, faqe n°2

Inspektori Soehnel është njeriu më popullor në policinë e Vjenës. Ai kontrollon rrethin që përfshin hotelet kryesore dhe gjithashtu qendrën më të gjallë të trafikut, në Ringstrass përpara Operas, dhe është një figurë e njohur për shumicën e vizitorëve të huaj që qëndrojnë në hotelet Ring.

Ai ka arrestuar më shumë kriminelë se çdo oficer tjetër policie në Vjenë. Ai ishte i pranishëm në Teatrin Burg natën e katër viteve më parë kur Menela Carniciu qëlloi për vdekje liderin maqedonas Paniza në një lozhë, në prani të gruas së Panizës, të cilën ai e transportoi në shkallët kryesore pasi asaj i ra të fikët.

Ai flet shtatë gjuhë, por nuk e numëron anglishten në mesin e tyre, megjithëse di shumë mirë anglisht dhe është dëshira e tij më e dashur të shkojë në Angli. Ai po bën që fëmijët e tij të mësojnë anglisht si gjuhën e tyre kryesore të huaj.

Inspektori Soehnel mban në gjoks, me urdhrin e vendosur nga Mbreti Zog, medaljen e shërbimit të gjatë në policinë austriake. Në murin e dhomës së ndenjes së shtëpisë së tij periferike është varur dokumenti në kornizë, i nënshkruar nga Mbreti Zog, që e emëron Kalorës të Urdhrit të Skënderbeut./ KultPlus.com

Zëra që duhet të dëgjoheshin:  Monografia Shkrimtaret shqiptare ( 1954-1990) nga Meliza Krasniqi

Nga Jona Millaku

Në letërsinë tonë dhe në atë botërore figura e gruas na shfaqet si një objekt letrar i ndërtuar përmes këndvështrimit  të burrave që paraqiste idealet e kohës patriarkale. Aristoteli ka folur për gratë në disa vepra të tij, por pikëpamjet e tij shpesh kanë qenë patriarkale si inferioriteti natyror i gruas ku ai e  konsideronte gruan si ‘ nën burrin ‘ duke thënë se ajo është ‘ një mashkull i paplotë ‘ ( mulier est mas occasionatus) , besonte se burrat kanë më shumë logjikë dhe forcë vendimmarrëse përndryshe grave që janë më emocionale dhe më të prirura për të qenë të nënshtruara.

Gratë u inkurajuan të dalin nga kufinjtë e shtëpisë për të marrë pjesë aktive në jetën publike, nëpër shkolla e institucione duke e lënë  pas analfabetizmin e mentalitetin e kohës. Duke qenë se në shoqërinë tradiconale shqiptare roli i gruas ishte tejet i kufizuar edhe brenda mureve të shtëpisë ku nënshtrohej ndaj të atit, burrit, e vjehrrit ku konsiderohej e pabarabartë, e pa aftë ,  naive, inferiore  e të preokupuara në ambient shtëpiak  ku kjo e gjitha mposhtet me paraqitjen e gruas si personazh në letërsi  deri në vitet e 30 ku në këtë periudhë autorët shqiptaro të ndikuar nga lëvizjet emancipuese filluan të eksploronin rolin e gruas në kontekst të gjerë dhe e nxorën nga margjinalizmi.

Por, fillimisht gratë shkruanin në fshehtësi dhe me pseudonime . Kështu , emancipimi i gruas është ndër arritjet më të mëdha ku sot gruaja konsiderohet si ndër figurat më të përsosura gjë e cila mungonte shekuj me radhë.

Duke qenë se  mungesa e pranisë së gruas ndjehej kudo e pikërisht këto autore shqiptare nuk i hasim në kurikula shkollore e as nëpër histori të letërsisë shqipe , nga nivelet fillore e deri më tutje,ishte ndër arsyet që e shtyu Melizën t ‘i mvishej kësaj pune gjithsej për katër vite radhazi,  duke  identifikuar  mbi 60 autore shqiptare  me gjithsej 237 vepra .

Monografia: ‘ Shkrimtaret shqiptare 1954-1990 nga Meliza Krasniqi ’ vë në qendër kontributin e grave në letërsinë shqipe , ku prej kohësh është ndjerë nevoja për një vështrim të plotë dhe të strukturuar të letërsisë shqipe të shkruar nga gratë, një aspekt ky mjaft i rëndësishëm për historinë tonë shqiptare sepse mungesa e gruas ishte fenomen i përjashtuar historik e shoqëror .

 Përmes kësaj monografie ajo synon të mbush zbraztësinë duke na ofruar një pasqyrim të krijimtarisë së shkrimtareve që nga fillimet e vitit 1954 gjer në vitin 1990.Përgjithësisht, libri është i realizuar në katër pjesë që ndërlidhen pikërisht me prejardhjen e shkrimtareve

: Shkrimtareve shqiptare – Shqipëri

Shkrimtareve shqiptare – Kosovë

Shkrimtareve shqiptare – Maqedoninë e Veriut

Shkrimtareve shqiptare – Itali.

Monografia fillon me : Hyrjen , kapituj teorik- historik, dhe ndahet ne katër pjesë.

Në pjesën e parë Meliza analizon shkrimtaret shqiptare të Shqipërisë me dyzet e katër nga gjashtëdhjetë emra shkrimtaresh  , pjesa e dytë përfshin shtatëmbëdhjetë autore nga Kosova , ndërsa  pjesa e tretë me dy autoret nga Maqedonia e Veriut dhe pjesa e fundit  gjashtë  shkrimtaret shqiptare të Italisë    dhe në përmbyllje të monografisë na shfaq bibliografinë e veprave të  autoreve shqiptare.

Jo befas Meliza përzgjedh përkufizimet kohore në monografinë e saj ,prej vitit 1954 deri më 1990 sepse ishin këto vitet e para kur filluan të shkruhen e botohen librat e parë në fushën e letërsisë dhe në anën tjetër viti 1990 periudhë kjo e rëndësishme në aspektin socialo-politik në Shqipëri e Kosovë.

Sfida me të cilën ballafaqohej gjatë gjithë kohës Meliza ishte gjetja e librave nëpër biblioteka  ( Biblotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës dhe atë të Shqipërisë) hulumtimi nëpër librari, dyqane të ndryshme e  disa prej veprave të botuara nuk mund t’i gjente sepse nuk ishin ribotuar më e në atë kohë Shqipëria ishte në komunizëm e shkëmbimi librave nuk lejohej, as e leximi jashtë mureve të bibliotekës nuk ishte i mundur por megjithatë atë nuk e ndaloi  të bëj eksplorimin e mëtutjeshëm.

Metodën të cilën Meliza e përdor në monografinë e saj fillimisht bazohet në një eksplorim, lexim, analizë, shqyrtim, interpretim, të hollësishëm të veprave letrare të grave ku më tutje realizon qasje shumëdimensionale.

Monografia përfshin disa metoda : metoda pozitiviste ku përshkruan detajet mbi jetën e krijimtarinë e  autoreve që i përfshin , sociologjike, krahasimtare (ku i krahason shkrimtaret e Shqipërisë , Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Italisë) metoda mbi teorinë e gjinokritikës, ( metodë  e cila vlerëson veprat e grave si pjesë e një tradite të pavarur ) dhe  metodën e analizës së tekstit. Ajo shqyrton thellësisht strukturat narrative, motive, figura stilistike që janë të pranishme në krijimtaritë e shkrimtareve .

Struktura e kësaj monografie realizohet sipas rendit kronologjik duke nis nga përshkrimi i biografisë së secilës nga shkrimtaret e duke depërtuar në analizë të detajuar të veprave ku karakterizohet me një diversitet formash dhe zhanresh ku prej formave dominante janë : poezia, tregimi, novela, romani  dhe drama,  me kontekst social- realist.

Gjatë analizimit, shqyrtimit e interpretimit Meliza, emocionohet sidomos në pjesën  kur shkruan për  shkrimtaret shqiptare në Kosovë e cila ishte më vonë e pranishme se sa në Shqipëri ku si formë e pavarur e botimit proza madje nuk u shfaq deri pas viteve 1990 ku këto shkrimtare shqiptare u përballuan me rrethanat shoqërore, politike e kulturore të kohës që i bëri ato të jenë kontribuese në një kontekst më të gjerë.

Një aspekt me rendësi të cilin e shfaq Meliza është edhe letërsia për fëmijë , më tutje letërsia e grave në Maqedoninë e Veriut me vlerat e saj dhe letërsia e shkruar nga Arbereshet në Itali paraqet një kontribut të veçantë në trajtimin e temave të sensibilitetit, mallit e mërgimit. Ku secili shkrim, secila shkrimtare, mbartin pas vetës një ndjeshmëri të veçantë .

Veprimtaria e këtyre shkrimtareve të përmendura  nuk ishte vetëm e natyrës letrare por dominonte edhe ajo shoqërore e kulturore duke e afirmuar zërin e gruas në periudhën kur shoqëria e kufizonin rolin e saj.

 Meliza bëri një punë të palodhshme dhe të shkëlqyeshme e e cila i mori një kohë mjaftë të gjatë hulumtimesh duke na ofruar si referencë në të ardhmen për këdo që dëshiron të merret me shkrimtaret shqiptare si një objekt frymëzimi./ KultPlus.com

50 mjete historike në paradën e makinave retro në Fier

Në Fier rikthehet parada e makinave retro, duke improvizuar sport e art brenda një eventi.

Zëvendëskryeministrja, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku përmes një videomesazhi në rrjete sociale, tha se “parada retro e mjeteve të koleksionit historik shqiptar vjen sot në qendrën e qytetit të Fierit”.

“Këtu prezantohen 50 mjete retro, pjesa ma e madhe e të cilave i përkasin prodhimit të para viteve 1930, ndërsa eventi do të shoqërohet edhe nga aktivitete të ndryshme”, u shpreh Balluku.

Sipa saj, realizimi i targave të personalizura, apo seti me foto mes makinash retro, janë pasione që do të mund shijohen në këtë event.

Ekspozimi i mjeteve retro do të qëndrojë në sheshin kryesor të Fierit, sot deri në orën 15:00 dhe më pas autokolona e mjeteve retro do të vijojë me paradën drejt qytetit të Patosit, për të bërë dhe aty, një shfaqje spektakolare të këtyre mjeteve të veçanta.

Në Shqipëri, ka një numër të konsiderueshëm mjetesh rrugore të hershme, që mbrohen dhe herë pas here ekspozohen në qytete të ndryshme të vendit si asete të historisë dhe kulturës në vendin tonë.

Qendra Historike Shqiptare RETRO, është një hapësirë ku mund të gjenden mjete të hershme dhe jo vetëm, por edhe pjesë mjetesh, dokumentacione, targa të ruajtura nga koleksionistë të sendeve apo relikeve të vjetra dhe që janë të mirëmbajtura. /atsh/ KultPlus.com

Gonxhja: Kalaja e Bashtovës po merr jetë të re si një hapësirë funksionale dhe dinamike

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot pamje nga Kalaja e Bashtovës, e cila po merr jetë të re, jo vetëm si një monument historik, por si një hapësirë funksionale dhe dinamike për komunitetin dhe vizitorët.

Përmes projektit EU4CULTURE të financuar nga Bashkimi Evropian, është përfunduar restaurimi i plotë i kalasë, ndërkohë që po finalizohet ndërtimi i një qendre moderne për vizitorët.

Kjo qendër do të shërbejë si pikë informacioni me ambiente të përshtatshme për aktivitete sociale, kulturore, artistike dhe edukative.

Synimi kryesor është rijetëzimi i kalasë, duke e shndërruar atë në një pol të rëndësishëm turistik dhe kulturor për zonën.

Hapësira e saj unike dhe karakteri historik do të mundësojnë organizimin e koncerteve, ekspozitave, aktiviteteve edukative për të rinjtë, eventeve tematikë dhe shumë të tjera, duke e kthyer kalanë në një qendër të gjallë të jetës kulturore dhe turistike në zemër të Shqipërisë./atsh/ KultPlus.com

Vdes Alejandro Greco – shuhet kleriku arbëresh në Argjentinë

Ka vdekur kleriku ortodoks i shqiptarëve në Argjentinë, Alejandro Greco.

Ai është vlerësuar si një nga personalitetet që me shumë zell ka promovuar identitetin arbëresh dhe shqiptar në Amerikën e Jugut.

Për vdekjen e tij është njoftuar në faqen zyrtare të tij në Facebook.

Greco ka qenë një zë i rëndësishëm për arbëreshët në Argjentinë, duke punuar me përkushtim për ruajtjen e identitetit dhe traditave shqiptare. Në një intervistë të mëparshme për KOHËN ai kishte theksuar lidhjen e fortë të komunitetit arbëresh me rrënjët shqiptare.

Ai kishte folur me pasion për rolin e arbëreshëve në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare, pavarësisht largësisë.

Greco u shqua gjithashtu për angazhimin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes komuniteteve arbëreshe dhe shqiptare në Amerikën Latine.

Hapet thirrje për të gjithë të interesuarit në kritikë arti dhe kulturë

Një punëtori tre-ditore e kritikës artistike do të mbahet më 24-26 prill, në Hanin e 2 Robertëve, nën udhëheqjen e filozofit dhe kritikut Shkëlzen Maliqi.

Në këtë punëtori do të eksplorohen qasjet bashkëkohore të kritikës artistike përmes ligjëratave, diskutimeve dhe ushtrimeve praktike.

Thirrja është e hapur për studentë, të rinj krijues, artistë, gazetarë dhe profesionistë të rinj të kulturës.

Afati i fundit për aplikim: 22 prill 2025

📧Apliko tani: https://shorturl.at/gIejd / KultPlus.com

Piktura që vallëzon: Universi emocional i Musë Prelvukajt

Ilir Muharremi, kritik i artit

Natyra sa është objektive aq edhe subjektive mbresëlënëse, qetësuese për shpirtin. Bukuritë e saj vija e horizontit, bjeshkët si shpata që shpojnë  qiellin, fushat, sukat, ujëvare, të kuadruara me aparat shpirtëror, ashtu nga prodhimi imagjinativ brenda një asociacioni kalamendës në rrjedhën e pjalmës, godasin rrjedhshëm pikturën e artistit Musë Prevukaj. Ajo që të godet në shpirt është kompozicioni, melodia e ngjyrës që krijon organo përtej tonaliteteve ngjyrore, mund ta ndjesh frymën dhe notat muzikore. Është një simfoni herë pranverore e herë dimërore të kapluar me një dramë e drama sikur prezanton atë rrjedhën shpirtërore përmes aparatit individual. Filozofisë e motivit e ndjenë në shpirt, ashtu edhe renditjen e formës, por temën e krijon nga realja subjektive. Gjithçka fillon nga shpirti dhe ndjenja krijuese, aty shohë metamorfozën, silueta hijesh dhe përtej tyre, gjithçka renditet tej kontrastit ngjyror dhe sfondit si mjet bashkëveprimi. Veprat  burojnë nga thellësia shpirtërore e artistit, të cilat i ka realizuar me përkushtim dhe profesionalizëm. Natyra me bukuritë e veta magjepse është e dashur për të gjithë ne, por edhe e mistershme, ku autori sikur gjënë më shumë se pamjet , në veçanti kur futet në brendi të saj për të hulumtuar dhe zbërthyer format e ndryshme irreale dhe reale në hapësirën imagjinare. Piktura e artistit Prelvukaj janë shembuj të fuqishëm të një vizioni artistik të rrënjosur thellë në kujtesën kolektive dhe përjetimin personal të vendlindjes, duke u shprehur përmes një gjuhe vizuale ekspresive, ritmike dhe simbolike.

Kjo kompozitë përfaqëson një strukturë të ngjeshur e të gërshetuar me figura që ndërlidhen në një tërësi organike. Në plan të parë, forma të fragmentuara që mund të lexohen si trup njeriu, gurë, copa natyre dhe objekte simbolike janë të vendosura në një hapësirë të thellë teksturore. Ngjyrat janë të tokës  kafe, okër, të kuqe të errëta dhe të purpurta  duke krijuar një atmosferë që i përket dheut, gurëve dhe rrënjëve. Ka një përdorim intensiv të kontrastit midis të errëtës së poshtme dhe të ndriçuarës së sipërme, ku një qiell pastel me nuanca të ngrohta përçon një ndjesi nostalgjie dhe shprese. Gurët e kuq të vendlindjes, një motiv shpesh i pranishëm në artin e Prelvukajt, këto janë pjesë e një bote të mbushur me kujtime dhe dhembje, duke i dhënë veprës një ndjesi të thellë lidhjeje me Malësinë. Forma janë ritmike, të lakuara, me një lëvizje që përçon tension e njëkohësisht qëndrueshmëri  sikur gjithçka rrotullohet rreth një trungu qendror që mund të përfaqësojë figurën e nënës, tokës apo kujtesës. Kjo vepër shfaq tri figura femërore që vallëzojnë, të veshura me veshje tradicionale që mbartin një ngarkesë të madhe identitare dhe shpirtërore. Ngjyrat janë të ndezura, sidomos e kuqja në sfond, e cila krijon një ndjesi tensioni emocional dhe drame, por njëkohësisht të gëzimit kolektiv. Veshjet në të gjelbër, kaltër dhe të zeza përfaqësojnë një diversitet të pasur simbolik dhe gjeografik. Ritmi në këtë pikturë është i theksuar përmes lëvizjes së trupave dhe vijave që gërshetohen. Kjo lëvizje sjell një ndjesi muzikaliteti është një pikturë që duket se vallëzon vetë. Forma të turbullta të fytyrave, mungesa e identitetit të qartë, sugjerojnë universalitetin e përjetimit femëror, ndoshta edhe një humbje identiteti në rrjedhën e kohës dhe ngjarjeve historike.Të dyja veprat shquhen për teksturën e pasur dhe përdorimin e ngjyrave të ngrohta dhe të rënda, që evokojnë jo vetëm natyrën e ashpër të vendlindjes, por edhe pasionin dhe dhimbjen që e përshkon jetën dhe kujtesën kolektive të shqiptarëve në Mal të Zi.

Kontrastet ndërmjet të kaluarës dhe të tashmes, të shpirtërores dhe tokësores, janë thelbësore në këto punime. Prelvukaj duket se punon me “helmetat” e përvojës së vet: trauma, mall, dëshpërim, por edhe krenari dhe dashuri për vendin. Gurët e kuq, një motiv që bart kujtime, përplasje e gjurmë, i japin veprave një ndjesi të rëndë por fisnike si një kujtim që nuk mund të harrohet. Këto piktura janë më shumë se vizualitet  janë poema të shkruara me ngjyrë, dritë dhe dhimbje. Një udhëtim përmes kujtesës që kërkon të ruajë shpirtin e një vendi në zhdukje përmes gjuhës së artit.

Vizatimet e Musë Prelvukajt kanë një thellësi të veçantë poetike dhe një stil të dallueshëm që ndërthur ndjeshmërinë personale me simbolet universale. Ai është një artist që flet përmes materialitetit të thjeshtë, por me një fuqi shprehëse të thellë. Në shumicën e vizatimeve të tij, Prelvukaj ndërton një gjuhë vizuale që kapërcen përshkrimin realist. Ai përdor forma të njohura : gurë, vezë, fije, rrënjë, objekte natyrore  por i vendos ato në një kontekst simbolik, pothuaj ritual. Vizatimet e tij nuk janë vetëm imazhe, por skena meditative, ku çdo element ka peshë poetike.

Një prej elementeve më të spikatura është vija  shpesh e lirë, nervoze, e papërfunduar   që krijon teksturë dhe ritëm. Vizatimet e tij nuk janë të mbyllura apo të “përfunduara” në kuptimin tradicional; ato janë më shumë gjurmë mendimesh, ide të lëna të hapura për interpretim. Vija nuk është thjesht një mjet formal, por bartëse e ndjesisë dhe e reflektimit. Prelvukaj punon mjeshtërisht me kontraste: dritë dhe errësirë, butësi dhe ashpërsi, e brishta dhe e qëndrueshmja. Përdorimi i ngjyrës është zakonisht shumë i matur   shpesh dominon ngjyra e letrës, me ndërhyrje të zeza, të bardha dhe herë pas here elemente të arta ose të tokës. Shumë vizatime të tij mbartin një atmosferë sakrale. Ato nuk janë vetëm objekte për t’u parë, por për t’u ndjerë. Ka diçka të ngjashme me ikonografinë, por e sjellë në një formë moderne, minimaliste dhe e rrënjosur në natyrë. Elementet si veza, rrënjët, guri, fijet  janë të gjitha metafora të jetës, kohës, origjinës dhe qarkullimit. Ndonëse nuk janë të shprehura në mënyrë direkte, në shumë punë të tij mund të ndjesh praninë e peizazhit shqiptar, të tokës, të kulturës dhe memorieve të heshtura. Është një art që flet për identitetin pa nevojën për simbole të zhurmshme   përmes një heshtjeje të pasur vizuale. Në tërësi, vizatimet e Musa Prelvukajt janë një udhëtim i brendshëm, një përpjekje për të prekur të padukshmen përmes formës. Ai është një nga ata artistë që jo vetëm vizatojnë me dorë, por edhe me mendje dhe shpirt.

Musë Prelvukaj u lind më 25.10.1950 në Martinaj të Gucisë, katër klasë të Shkollës fillore i kreu në Martinaj kurse tetëvjeçaren në Guci. Shkollën e Mesme të Artit e kreu më 1971 në Pejë. Shkollën e lartë Pedagogjike degën e artit figurativ e kreu më 1973 në Prishtinë dhe Akademinë e Arteve dega e grafikës e kreu më 1977 në Prishtinë. Që kur ishte nxënës dhe student filloi t’i hedh hapat e parë në krijimtarinë e lirë artistike në artet pamore. Në vitin 1970 për herë të parë i botoi punimet në revistën “Zëri i Rinisë”, vazhdoi ti botoheshin edhe disa punime nga gazeta “Rilindja” dhe revista “Zëri i Rinisë”. Në vitin 1980 u bë anëtar i SHAF të Prishtinës ku mori pjesë në shumë ekspozita kolektive brenda dhe jashtë vendit, në ekspozitat kolektive grupore dhe personale. Në kohën e lirë të takoheshin kolegë në lokalin “Arabeska” të hotelit “Bozhur”, më vonë në Klubrin e artistëve të hotelit SHAF-së dhe që filloi të merr pjesë në këto aktivitete artistike. Musë Prelvukaj është fitues i shumë çmimeve dhe shumë mirënjohjeve. Disa nga ekspozitat personale: Në galerinë e Ministrisë së Kulturës 2002, me rastin e “Ditës së Evropës” në foajeun e Shtëpisë  së Kulturës  “Xhemali Berisha”, 2007, në “Papër Gallery” , me Prishtina Bienale 2022. Një numër të konsiderueshëm të ekspozitave kolektive si dhe koloni artistike./ KultPlus.com

Presidentja Osmani përkujton përvjetorin e masakrave të Grashticës, Nakaradës, Dragaqinës dhe Sopijës

Presidentja Osmani ka përkujtuar përvjetorin e masakrave të Grashticës, Nakaradës, Dragaqinës dhe Sopijës.

Presidentja Osmani tha se në të njëjtën ditë, në pjesë të ndryshme të Kosovës, forcat kriminale serbe vranë me gjakftohtësi dhjetëra civilë të pafajshëm, duke lënë pas vetëm dhimbje, kujtime dhe thirrjen për drejtësi, e cila nuk ka pushuar asnjëherë.

“Në Grashticë të Prishtinës, nga një kolonë e gjatë e të zhvendosurve nga fshatrat e Gollakut që po përpiqeshin të shpëtonin, u vranë mizorisht 60 burra. Trupat e tyre u hodhën në lumë, një përpjekje makabre për t’i zhdukur gjurmët e krimit”, ka thënë Presidentja Osmani.

Në Nakaradë të Fushë Kosovës, 16 burra dhe djem të familjes Mirena u ndanë nga të afërmit e tyre dhe më pas u vranë brutalisht.

Në Dragaqinë të Suharekë, 11 civilë shqiptarë u torturuan mizorisht e më pas u hodhën në pus, i cili u mbush me mbetje ndërtimore. Krimi u mbulua fizikisht, por kurrë nuk u harrua.

Ndërkaq në Sopijë të Suharekës, u vranë 7 anëtarë të familjes Ilazi dhe një i familjes Sopa, viktima të një dhune që synonte zhdukjen e tërë brezave.

“Këto nuk janë vetëm ngjarje të së kaluarës. Janë plagë të gjalla në kujtesën e Kosovës. Plagë që kërkojnë drejtësi. Plagë që na obligojnë të mos harrojmë kurrë.

I përhershëm qoftë kujtimi për martirët!”, ka thënë Presidentja Osmani./ KultPlus.com

Adrien, mos mbaj inat

Poezi nga Jacques Prevert

Adrien mos mbaj inat !
Kthehu !
Topin e borës
që ma ke hedhur
në Chamonix
dimrin e kaluar
e kam ruajtur
Eshtë mbi oxhak
pranë kurorës së nuses
e gjora nëna ime jetëshkurtër
që vdiq e vrarë
nga i ndjeri im atë
që vdiq në gijotinë
një mëngjes të trishtë dimri
apo pranvere…
Adrien mos mbaj inat !
Kthehu !
e kam pasur gabim e pranoj
kam ndenjur vite të tëra
pa hyrë
në shtëpi
Por ta kam fshehur gjithmonë
që isha në burg !
Kam pasur gabime e pranoj
shpesh rrihja qenin
por të doja shumë !…
Adrien mos mbaj inat !
Kthehu !
Edhe fije kashte
qenushin tënd të vogël
që ka ngordhur
javën e kaluar
e kam ruajtur !
Eshtë në frigorifer
dhe kur e hap nganjëherë
për të marrë një birrë
e shoh kafshën e gjorë të pajetë
dhe kjo më dëshpëron !
E pra jam unë që e kam bërë
një mbrëmje për të kaluar kohën
duke të pritur ty…
Adrien mos mbaj inat !
kthehu !
Nga kulla Saint-Jacques
jam hedhur poshtë
pardje
dhe kam vdekur
për ty
Dje më kanë varrosur
në një varrezë shumë të bukur
dhe mendoja për ty
Dhe sonte jam rikthyer
në apartamentin
ku ti shëtisje lakuriq
në kohën që isha e gjallë
dhe po të pres…
Adrien mos mbaj inat !
Kthehu !
Kam pasur gabime e pranoj
kam ndenjur vite të tëra
pa hyrë në shtëpi
Por gjithmonë ta kam fshehur
që isha në burg !
Kam pasur gabime, e pranoj
shpesh rrihja qenin
por të doja shumë !…
Adrien mos mbaj inat !
Kthehu !/KultPlus.com

Portret – Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq sot në mëngjes në Vatikan në moshën 88-vjeçare.

“Këtë mëngjes në orën 07:35 (05:35 GMT), peshkopi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpi tek Ati. E gjithë jeta e tij iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së tij”, njoftoi kardinali, Camerlengo Kevin Farrell në një deklaratë të lëshuar nga Vatikani.

Papa argjentinas doli nga spitali më 23 mars pasi u shtrua atje për 38 ditë me pneumoni bipolare dhe ky ishte shtrimi i tij i katërt dhe më i gjatë në spital që nga fillimi i pontifikatit të tij në 2013.

Të dielën, gjatë festimeve të Pashkëve, ai u shfaq shumë i dobët, por bëri një shëtitje me makinë, mes mijëra besimtarëve në sheshin e Shën Pjetrit.

Me një fytyrë të zymtë dhe dukshëm shumë të shqetësuar, ai u detyrua gjithsesi t’ia delegonte leximin e tekstit një kolegu, duke qenë në gjendje të shqiptonte vetëm disa fjalë.

Edhe pse me probleme me ijet, dhimbje gjuri, operacione, infeksione të frymëmarrjes, papa kishte këmbëngulur për të mbajtur një ritëm të furishëm, pavarësisht paralajmërimeve nga mjekët e tij.

Kushtetuta e Vatikanit parashikon një funeral nëntëditor dhe një periudhë prej 15 deri në 20 ditë për të organizuar konklavën, gjatë së cilës elektorët kardinalë, gati 80% e të cilëve zgjidhen nga vetë Françesku, do të kenë detyrën e vështirë për të zgjedhur pasardhësin e tij.

Ndërkohë, kardinali irlandez Camerlengo, Kevin Farrell, do të veprojë si kardinal i përkohshëm.

Françesku zbuloi në fund të vitit 2023 se dëshironte të varrosej në bazilikën e Santa Maria Maggiore në qendër të Romës, në vend që të varrosej në kriptin e Bazilikës së Shën Pjetrit, e para në më shumë se tre shekuj.

Për më tepër, Vatikani lëshoi ​​një ritual të thjeshtuar për funeralet papale në nëntor, duke përfshirë varrimin në një arkivol të thjeshtë prej druri dhe zinku, duke sinjalizuar fundin e tre arkivoleve të folezuar me selvi, plumb dhe lis.

Në 12 vitet e pontifikatit, Papa i parë jezuit dhe i Amerikës së Jugut në histori është angazhuar pa u lodhur për mbrojtjen e emigrantëve, mjedisin dhe drejtësinë sociale pa vënë në dyshim pozicionet e Kishës për abortin apo beqarinë e priftërinjve.

– Reforma të shumta –

Paralajmërimet për shëndetin e tij ishin shumëfishuar, ndërsa nxitën spekulimet për një dorëheqje të mundshme në përputhje me paraardhësin e tij Benedikt XVI.

Udhëheqësi shpirtëror i afro 1,4 miliardë katolikëve pati dy shtrime në spital në vitin 2023, duke përfshirë një për një operacion të madh abdominal dhe ishte detyruar të anulonte disa angazhime muajt e fundit.

Që në moshën 21-vjeçare, Jorge Bergoglio vuante nga pleuriti akut dhe kirurgëve iu desh të hiqnin pjesërisht mushkërinë e djathtë.

Një tifoz i muzikës dhe futbollit, Françesku, alergjik ndaj pushimeve, shpesh ka pasur rreth 10 takime në ditë.

Në shtator, ai madje bëri udhëtimin më të gjatë të pontifikatit të tij, një udhëtim 12-ditor në kufijtë e Azisë Juglindore dhe Oqeanisë.

Në Romë dhe jashtë saj, ai ka denoncuar pa u lodhur të gjitha format e dhunës, nga trafikimi i qenieve njerëzore deri te fatkeqësitë migratore dhe shfrytëzimi ekonomik.

Më 11 shkurt, ai dënoi përsëri dëbimet masive të emigrantëve të kërkuar nga presidenti amerikan Donald Trump, duke shkaktuar zemërimin e Shtëpisë së Bardhë.

Një kundërshtar i ashpër i tregtisë së armëve, ish-kryepeshkopi i Buenos Aires mbeti  megjithatë i pafuqishëm përballë konflikteve në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, pavarësisht thirrjeve të panumërta për paqe.

Ky politikan dinak, me sinqeritetin e tij gërryes, donte gjithashtu të reformonte një Curia – qeverinë qendrore të Selisë së Shenjtë – të ngrënë nga inercia, për të zhvilluar rolin e grave dhe laikëve dhe për të pastruar financat e errëta të Vatikanit.

Përballë tragjedisë së pedokriminalitetit në Kishë, ai hoqi sekretin pontifikal dhe detyroi besimtarët dhe laikët t’i raportojnë rastet në hierarkinë e tyre.

– I ndryshëm nga të tjerët –

I përkushtuar ndaj dialogut ndërfetar, veçanërisht me Islamin, ai mbrojti deri në fund një Kishë “të hapur për të gjithë”, duke tërhequr zemërimin e lëvizjeve populiste për mbështetjen e tij për migrantët.

Ndërkohë që ky papë me zemër të ngrohtë ngjalli entuziazëm të madh popullor, ai u kritikua ashpër nga një opozitë konservatore për mungesën e supozuar të tij të ortodoksisë dhe një qeverisje të konsideruar autoritare.

Këtë e dëshmon zhurma e shkaktuar nga vendime të caktuara, si hapja e bekimeve për çiftet e të njëjës gjini, në fund të vitit 2023, apo kufizimi i festimeve latine.

Këto kritika u nxitën edhe nga hija e Benediktit XVI, i cili banoi në Vatikan deri në vdekjen e tij në fund të vitit 2022, duke ndezur sagën e “dy papëve”.

“Lufta civile” brenda Kishës ka arritur kulme të reja me diatrimet e disa kardinalëve, veçanërisht përpara Sinodit për të ardhmen e Kishës në fund të vitit 2023.

Stili shpërthyes i Françeskut, që banonte në një apartament me dy dhoma prej 70 m² në vend të pallatit apostolik të praruar, çoi gjithashtu në akuza për desakralizimin e tepërt të zyrës.

Papa i 266-të, më shumë i interesuar për periferitë e planetit sesa për vendet kryesore perëndimore, ka riorientuar gjithashtu debatet brenda Kishës, si enciklika e tij ekologjike dhe sociale “Laudato si” në 2015, një padi shumë e theksuar për financat që lartëson ruajtjen e planetit./  atsh/ KultPlus.com

Çfarë ndodh pas vdekjes së Papës?

Vdekja e Papa Françeskut ka shkaktuar një periudhë zie në Vatikan dhe sinjalizon fillimin e një procesi mijëvjeçar të zgjedhjes së një papa të ri.

Është një procedurë e zhytur në traditë, por e cila është përditësuar në mënyrë delikate për botën moderne.

“Interregnumi Papnor” – periudha midis vdekjes së një Pape dhe zgjedhjes së një tjetri – filloi kur Françesku vdiq.

Kardinalët tani duhet të vendosin saktësisht se kur mund të bëhet funerali, dhe pas kësaj, kur mund të fillojë konklava. Por pjesa më e madhe e afatit kohor është e paracaktuar; vdekja e papës shkaktoi fillimin e nëntë ditëve zie të njohura si “Novendiales” dhe Papa duhet të varroset midis ditës së katërt dhe të gjashtë pas vdekjes, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Trupi i papës gjithashtu duhet të ekspozohet në bazilikën e Shën Pjetrit për zi, dhe çdo ditë do të mbahet një meshë.

Më pas, të gjithë kardinalët nën moshën 80 vjeç do të mblidhen në Vatikan për të zgjedhur pasardhësin e Françeskut.

Zakonisht duhen nga dy deri në tre javë që të zgjidhet një papë, pas vdekjes së paraardhësit të tij, megjithëse mund të zgjasë pak më shumë nëse kardinalët luftojnë për të rënë dakord për një kandidat.

Osmani për vdekjen e Papa Françeskut: Një zë i dhembshurisë, përulësisë dhe drejtësisë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Papa Françeskut.

Presidentja Osmani ka thënë se populli i Kosovës i bashkohet miliona njerëzve anembanë botës në zi për vdekjen e Shenjtërisë së Tij.

“Papa Françeskut – një zë i dhembshurisë, përulësisë dhe drejtësisë në kohën tonë”, deklaroi Osmani.

Ajo theksoi se trashëgimia e Papa Françeskut, do të jetojë në jetët e panumërta që ai preku.

“Ne qëndrojmë me të gjithë ata që përcjellin mesazhin e tij të qëndrueshëm të shpresës, paqes dhe dinjitetit njerëzor”, theksoi e para e shtetit të Kosovës.

Rama: Lamtumirë At i Shenjtë, mik i madh e i paharrueshëm i Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Francesku.

Po ashtu, Rama u shpreh në një postim në rrjetet sociale se papa Francesku ishte mik i i shqiptarëve.

“Lamtumirë, At i Shenjtë, mik i madh e i paharrueshëm i Shqipërisë”, shkroi ai.

Rama tha se me Papën ka pasur një raport personal dhe shprehu ngushëllimet e tij për humbjen e Atit të Shenjtë.

“Unë kam pasur një raport personal me të, më çonte vazhdimisht mesazh me arqipeshkvin dhe më vjen jashtëzakonisht keq. Ai zgjodhi ta vizitojë Shqipërinë të parin vend jashtë Vatikanit, pasi u bë Papë. Në Shqipëri kaloi ditë që e konsideroi të paharrueshme. Tha që Shqipëria kishte vëllazëri fetare., Ishte Papë ndryshe nga të tjerët, kam mirëkuptimin tuaj ta nderojmë me një minutë heshtje”, theksoi ai.

115 vjet më parë vdiq shkrimtari i shquar amerikan Mark Twain

Samuel Langhorne Clemens (30 nëntor 1835 – 21 prill 1910) njihet me emrin Mark Twain (Mark Tuejn), ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai shquhet për novelat e tij, The Adventures of Tom Sawyer (Aventurat e Tom Sojerit, 1876), si dhe për (Adventures of Huckleberry Finn) (Aventurat e Hakëllberri Finit), e cila me vone njihej si “Great American Novel” (Novela e famshme Amerikane). Twain u rrit në Hannibal, Missouri, ku shkroi Huckleberry Finn dhe Tom Sawyer, te cilat i shkroi me makinë shtypi.

Ai gjithashtu punoi si daktilograf, duke kontribuar kështu në gazetën e vëllait të vjetër Orionit. Derisa ai punoi si daktilograf dhe reporter ai shkroi storien humoristike “The Celebrated Jumping Frog of Calaveras Country”, e cila u be aq e popullarizuar saqë e tërheqi vëmendjen e publikut mbarëkombëtar. Ai arriti sukses mjafte te madh si një shkrimtar dhe spiker. Mençuria dhe satira e tij ishin te vlerësuara prej shume kritikeve dhe letrareve, dhe ai ishte shok me presidente, artiste, industrialiste te ndryshëm si dhe me Mbretërinë Evropiane. Gjendja e tij financiare ishte e dobët, megjithëse ai fitoi mjaft para nga shkrimet dhe ligjëratat e tij. Ai ishte i njohur si humoristi me i famshëm amerikan i moshës se tij, dhe William Faulkner e quajti Twain “babai i literaturës amerikane”.

Jeta e hershme
Mark Twain lindi në Florida, Missouri, me 30 nëntor, 1834 Ai ishte i biri i Janë, një shtetas i Kentucky dhe John Marchal Clemens nga Virginia. Prindërit e tij u takuan kur babai i tij u shpërngul në Missouri dhe u martuan disa vite me vone, me 1823. Ai ishte femiu i gjashte nga 7 fëmijët ishin gjithsej, prej te cilëve vetëm 3 mbijetuan. Vëllau i tij Orion (1825-1897), Henry dhe Pamela (1827-1904) vdiqën në një shpërthim në anije. Motra e tij e quajtur Margaret (1833-1836) vdiq kur ishte 3 vjeç, dhe vëllai i tij Benjamin (1832-1842) që vdiq 6 vite me vone. Kur Twain ishte 4 vjeç, familja e tij u shpërngul për në Hanibbal, Missouri, një port detar në qytetin e Missisipit, i cili ishte një inspirim për shkrimin e librit “The Adventures of Tom Sawyer and Adventures of Huckleberry Finn”. Kur Twain ishte 11 vjeq, me 1847, i vdiq babai nga pneumonia. Një vit me vone ai u be daktilograf. Në vitin 1851 ai filloi te punonte si daktilograf dhe kontribuoi në artikujt dhe skeçet humoristike për gazetën Hannibal, një gazete që posedohej nga vëllau i tij. Kur ishte 18 vjeçar, ai e leshoi Hannibalin dhe punoi si shtypes në New York City, Philadelphia, St. Luis, Cincinnati. Ai iu bashkëngjit Bashkimit Ndërkombëtar Tiografik te posaformuar, bashkimit te shtypësve dhe gjate mbrëmjeve u edukua në bibliotekat publike, duke gjetur kështu informata me te gjera sesa në shkollën tradicionale. Clemmens kane ardh St. Louis në Keokuk me 1854, dhe jetuan në Muscatine gjate periudhës se verës te vitit 1855. Gazeta Muscatine publikoi 8 storie te cilat kishin pothuajse 6000 fjale.

Martesa dhe fëmijët
Përgjatë vitit 1868, Twain dhe Olivia Langdon u fejuan, ndërsa në shkurt te vitit 1870 u martuan në Elmira, New York. Langdon vinte nga një familje e pasur dhe liberale dhe nëpërmjet saj Twain takoi shume aboltioniste, socialiste dhe aktiviste për te drejtat e grave dhe barazi shoqërore. Ai gjithashtu takoi edhe shkrimtarin dhe socialistin Eutopian, William Dean Howels, me te cilin pati shoqëri për një periudhe te gjate. Ata kishin 3 vajza : Susy (1872-1896), Clara (1874-1962), Jean (1880-1909), dhe një djalë i cili vdiq kur ishte 19 muajsh nga sëmundja e difterisë. Martesa e Twain dhe Olivias zgjati 34 vite, deri me 1904 kur Olivia vdiq. Te gjithë anëtaret e familjes Clemens janë varrosur në varrezat e Woodlawn në Elmira.

Dashuria për shkencën dhe teknologjinë
Twain ka qene i fascinuar pas shkencës dhe hetimeve shkencore. Ai pati një shoqëri te afërt dhe te gjate me Nikola Tesla. Ata kalonin shumë kohe sebashku në laboratorin e Tesles. Ai zotëroi 3 zbulime duke përfshire një përmirësim në rregullimin rripave (shiritave) për ndarjen e rrogave (për te zëvendësuar rripat llastik) Libri i tij A Connecticut Yankee in King Arthur’s Court karakterizon një udhëtues te kohës nga Amerika bashkohore duke përdorur dijen e tij për shkencën për te prezantuar teknologjinë moderne Arturianit te Anglisë. Ky lloj i linjës se storieve me vone do te kthehej në një karakteristike te përbashkët te fanta-shkencës nen-zhanër, historisë alternative. Në vitin 1909 Tomas Edisoni vizitoi Twain në shtëpinë e tij në Redding, Connecticut, dhe e filmoi atë. Një pjesë e filmit u përdor në “Prince and the Pauper“ (1909), i cili ishte një film i shkurte.

Jeta e mëvonshme dhe vdekja
Twain kaloi në një periudhe te depresionit te thelle, e cila filloi me 1896 kur vajza e tij Susy vdiq nga Meningjit. Vdekja e Olivias me 1904 dhe e Janë me 1909 e thelluan errësirën e tij. Me 20 maj te vitit 1909 miku i tij i ngushte Henry Rogers vdiq papritmas. Në vitin 1906, Twain filloi autobiografinë e tij në North Amerikan Review. Në prill Twain dëgjoi që mikesha e tij Ina Coolbrith humbi te gjitha pronen e saj në San Francisko nga tërmeti. Twain e formoi në vitin 1906 një klub për vajzat që ai i shihte si mbesat zëvendësuese, the Angle Fish dhe Aquarium Club. Shumica e anëtareve ishin te moshës 10-16vjet. Twain shkëmbente letra me vajzat e klubit “Angel Fish” dhe i ftonte ato në koncerte dhe teatre si dhe për te luajtur lojëra. Universiteti i Oksfordit e nderoi Twain me një doktorate nderi për shkrimet e tij, me 1907. Në vitin 1909 është cituar për thënien e tij : ”Unë erdha në ketë bote me Halley’s Comet me 1835. Kjo do te vije prape vitin tjetër dhe un pres që te shkoj me te. Do te ishte zhgënjimi me i madh i jetës sime në rast se unë nuk shkoj me Halley’s Comet. Almighty ka thëne, padyshim : “Tani këtu janë këto dy kapriqe te pa numërueshme ; ato kane ardhur sebashku dhe duhet te shkojnë sebashku.” Parashikimet e tij ishin te sakta- Twain vdiq nga një sulm në zeme me 21 prill 1910 në Redding Connecticut, një dite pas qasjes me te afërt te kometës në Toke. Kur presidenti William Howard Taft dëgjoi për vdekjen e Twain tha: “ Mark Twain dhuroi kënaqësi-gëzim te vërtet intelektual për miliona njerëz, dhe puna e tij do te vazhdoj te dhuroje kënaqësi për miliona njerëz që do te vijnë… Humori ishte Amerikan, por ai ishte njësoj i vlerësuar nga njerëzit e Anglisë dhe njerëzit e vendeve tjera si dhe njerëzit e vendit te tij. Ai ka dhuruar një pjesë te pavdekshme te literaturës Amerikane“. Funerali i Twain ishte në “Old Brick”, Press Byterian në kishën e New Yorkut. Ai u varos me familjes e tij në varrezat Woodlawn në Elmira-New York.

Vepra
E gjithë vepra e Mark Twain inspirohet nga ngjarje dhe vende ku jetoi apo vizitoi, ndaj konsiderohen si autobiografike. Vepra e tij ndahet përgjithësisht : Përshtypjet e udhëtimit ; Kujtimet e fëmijërisë dhe rinise se hershme Narracionet satirike te ambientuara në Mesjete dhe Rilindje. Mark Twain, në maksimumin e famës se tij, ishte një celibritet në Amerike, për kohen e tij.

Veprat :

The Celebrated Jumping Frog of Calaveras County, 1867, novele
Innocents Abroad, 1869, novele udhëtimi
Roughing It, 1872, udhëtim nga Mississipi në Las Vegas
The Gilded Age: A Tale of Today, 1873, novele
The Adventures of Tom Sawyer, 1876, novele
A Tramp Abroad, 1880, kujtime udhëtimi
|1601: Conversation, as it was by the Social Fireside, in the Time of the Tudors, 1880, novele
The Prince and the Pauper, 1881, novele
Life on the Mississippi, 1883, tregim autobiografik
The Adventures of Huckleberry Finn, 1884, novele
Tom Sawyer Abroad, 1894, novele
Pudd’n’head Wilson (Wilson lo Zuccone), 1894, novele
Tom Sawyer Detective, 1896, novele
A Connecticut Yankee in King Arthur’s Court, 1889, novele
Following the Equator, 1897, tregime udhëtimi
The Man That Corrupted Hadleyburg, 1900, novele
King Leopold’s Soliloquy, 1905, satire politike
The War Prayer, 1905, novele * The Eva-s diary, 1906, novele
The $30,000 Bequest and Other Stories, 1906, novele
What Is Man ?, 1906
A Horse’s Tale, 1907
Captain Stormfield’s Visit to Heaven, 1909, tregim i gjate
Letters from the Earth, 1909, novele e botuar pas vdekjes
The Mysterious Stranger, 1916, novele e botuar pas vdekjes /KultPlus.com

Ndahet nga jeta Papa Françesku, Ati i Shenjtë ndërroi jetë në moshën 88 vjeçare

Papa Françesku ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, ka njoftuar Vatikani.

Ati i Shenjtë, i cili ishte Peshkop i Romës dhe kreu i Kishës Katolike, u bë papë në vitin 2013 pasi paraardhësi i tij, Benedikti XVI, dha dorëheqjen.

Në vitet e fundit, pontifikati i tij ishte shoqëruar me disa qëndrime në spital dhe shqetësime për gjendjen e tij shëndetësore.

99 vite më parë lindi monarkja më jetëgjatë në histori, Mbretëresha Elizabetë ll

Elizabeth Alexandra Mary- (21 prill 1926 – 8 shtator 2022) ishte Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar dhe mbretërive të Komonuelthit.

Elizabeta lindi si fëmija i parë i Mbretit George VI dhe Mbretëreshës Elizabeth. Në kohën e lindjes së saj më 21 prill 1926, princesha e atëhershme Elizabeth ishte e treta në radhën e fronit – vajza e madhe e një djali të dytë, dhe për këtë arsye konsiderohej e pamundur të sundonte. Pas 10 vitesh, ajo u bë trashëgimtarja më e mundshme pasi xhaxhai i saj abdikoi, duke e zhytur vendin në krizë.

Në vitin 1947, ajo u martua me Princin e guximshëm Philip të Greqisë dhe Danimarkës, me burrin që qëndroi së bashku për 73 vjet. Ndërsa udhëtonte në Kenia në shkurt të vitit 1952, ajo mësoi se babai i saj kishte vdekur dhe kështu filloi mbretërimi i monarkes britanike më jetëgjatë në histori.

Që nga qershori 2022 ajo ishte gjithashtu monarkja e dytë më e gjatë mbretëruese në historinë botërore. Në shtator 2015, Elizabeth tejkaloi rekordin prej 63 vjetësh e 216 ditësh në fron të mbajtur nga mbretëresha Victoria (stër-stër-stërgjyshja e saj) për t’u bërë monarkja britanike më jetëgjatë në histori.

Ndërsa në shkurt 2022, Mbretëresha Elizabeth festoi ‘Jubileun e Platinit’ të saj, duke shënuar shtatë dekada shërbimi ndaj Commonwealth.

Ngjitja në fron

Në verën e vitit 1951, shëndeti i mbretit George VI filloi të përkeqësohej dhe Princesha Elizabeth e përfaqësoi atë në paradën e ngjyrave dhe në funksione të tjera zyrtare. Më 7 tetor ajo dhe bashkëshorti i saj nisën një turne shumë të suksesshëm në Kanada dhe Uashington.

Pas Krishtlindjeve në Angli, ajo dhe Duka u nisën në janar 1952 për një turne në Australi dhe Zelandën e Re, por gjatë rrugës, në Sagana, Kenia, lajmi i vdekjes së Mbretit arriti më 6 shkurt 1952. Elizabeta, tani mbretëreshë, u kthye menjëherë në Angli.

Tre muajt e parë të mbretërimit të saj, një periudhë zie e plotë për të atin, i kaloi në një izolim relativ. Por në verë, pasi u zhvendos nga Clarence House në Buckingham Palace, ajo mori detyrat e zakonshme të një monarku dhe mbajti hapjen e saj të parë zyrtare të Parlamentit më 4 nëntor 1952.

Kurorëzimi i saj u bë në Westminster Abbey më 2 qershor 1953.

Nga nëntori i 1953, Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut ndërmorën një turne gjashtëmujor rreth Komonuelthit, i cili përfshinte vizitën e parë në Australi dhe Zelandën e Re nga një monark britanik në fuqi. Në vitin 1957, ajo dhe Duka vizituan Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara.

Gjatë “Jubileut të saj të Argjendtë” në vitin 1977, ajo drejtoi një darkë zyrtare në Londër ku morën pjesë liderët e 36 anëtarëve të Komonuelthit, udhëtoi në të gjithë Britaninë dhe Irlandën e Veriut dhe bëri turne jashtë shtetit në Paqësorin Jugor dhe Australi, në Kanada dhe Karaibe.

Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Filip

Elizabeth dhe Margaret kaluan pjesën më të madhe të Luftës së Dytë Botërore duke jetuar veçmas nga prindërit e tyre në Kalanë Windsor, një kështjellë mesjetare jashtë Londrës. Në vitin 1942, mbreti e bëri Elizabetën një kolone nderi në Gardën e 500 Grenadierëve, një regjiment i ushtrisë mbretërore.

Dy vjet më vonë, ai e emëroi atë anëtare të Këshillit të fshehtë dhe Këshillit të Shtetit, duke e lejuar atë të vepronte në emër të tij kur ai ishte jashtë vendit.

Në vitin 1947, menjëherë pasi familja mbretërore u kthye nga një vizitë zyrtare në Afrikën e Jugut, u njoftua fejesa e Elizabeth me Princin Filip të Greqisë dhe një toger të Marinës Mbretërore. Ajo e njihte kur ishte vetëm 13 vjeç dhe marrëdhënia e tyre u zhvillua përmes vizitave dhe korrespondencës gjatë luftës.

Edhe pse shumë në rrethin mbretëror nuk e konsideronin Filipin për shkak të mungesës së parave dhe gjakut të huaj (gjerman) – madje edhe babai i saj nuk e miratoi – Elizabeta ishte e vendosur dhe shumë e dashuruar. Ajo dhe Filipi u martuan më 20 nëntor 1947 në Westminster Abbey.

Djali i tyre i parë, Charles (Princi i Uellsit) lindi në 1948, ndërsa vajza e tyre, Anne (Princesha Royal) erdhi dy vjet më vonë. Elizabeth dhe Philip ishin të martuar për 73 vjet, derisa Princi Philip vdiq në prill 2021 në moshën 99 vjeçare.

Monarkia moderne e Mbretëreshës Elizabeth

Jashtëzakonisht popullore gjatë pjesës më të madhe të mbretërimit të saj të gjatë, mbretëresha është e njohur për interesimin serioz për qeverinë dhe çështjet politike, përveç detyrave të saj ceremoniale, dhe i njihet merita për modernizimin e shumë aspekteve të monarkisë.

Mbretëresha dukej se ishte gjithnjë e më e vetëdijshme për rolin modern të monarkisë, duke lejuar, për shembull, transmetimin televiziv të jetës familjare të familjes mbretërore në 1970.  Megjithatë, në vitet 1990, familja mbretërore u përball me një sërë sfidash.

Në vitin 1992, një vit që Elizabeth e përshkroi si “annus horribilis” e familjes mbretërore, Princi Charles dhe gruaja e tij, Diana, Princesha e Uellsit, u divorcuan, si dhe Princi Andrew dhe gruaja e tij, Sarah, Dukesha e Jorkut.

Për më tepër, Anne u divorcua dhe një zjarr shkatërroi rezidencën mbretërore të Kalasë Windsor. Gjithashtu, ndërsa vendi luftonte me recesionin, pakënaqësia me stilin e jetës mbretërore u rrit dhe në vitin 1992 Elizabeth, ra dakord të paguante taksa për të ardhurat e saj private.

Ndarja dhe divorci i mëvonshëm (1996) i Charles dhe Princeshës Diana minuan më tej mbështetjen për familjen mbretërore. Kritikat u intensifikuan pas vdekjes së Dianës në 1997, pasi Elizabeth fillimisht refuzoi të lejonte që flamuri kombëtar të ulej në gjysmështizë mbi Pallatin Buckingham.

Disa vite më vonë, në vitin 2005, Mbretëresha gëzoi mbështetjen e publikut kur dha pëlqimin e saj për martesën e Princit Charles me të dashurën e tij prej shumë kohësh Camilla Parker Bowles. Në përputhje me përpjekjet e saj të mëparshme për të modernizuar monarkinë, mbretëresha që atëherë është përpjekur të paraqesë një imazh më pak të ashpër dhe më pak tradicional të monarkisë.

Dalja në pension e Princit Philip dhe vdekja e tij e mëvonshme

Në gusht 2017, Princi Philip u tërhoq zyrtarisht nga jeta publike, duke u shfaqur periodikisht në angazhimet zyrtare. Ndërkohë, Mbretëresha Elizabeth filloi të zvogëlojë detyrat e saj zyrtare , duke i dorëzuar disa detyra Princit Charles dhe anëtarëve të tjerë të lartë të familjes mbretërore.

Djali më i vogël i Charles, Princi Harry, duka i Sussex, dhe gruaja e tij, Meghan Markle, Dukesha e Sussex-it, zgjodhi të tërhiqej nga rolet e tyre mbretërore në mars 2020. Gjatë kësaj kohe, interesi i publikut për Mbretëreshën dhe Familjen Mbretërore u rrit si rezultat i popullaritetit të gjerë të ” The Crown”.

Pasi u përball me disa pengesa fizike në vitet e fundit, Filipi, i cili ishte bashkëshorti i Elizabeth për më shumë se shtatë dekada, vdiq në prill 2021. Në përvjetorin e tyre të 50-të të martesës, në vitin 1997, Elizabeta kishte thënë për Filipin, të cilin do ta “takonte” sërish një vit pas vdekjes së tij.

“Ai ishte thjesht forca ime dhe shtëpia ime gjatë gjithë këtyre viteve”.

Ndërsa pasuria e saj e patreguar e bëri atë një nga gratë më të pasura në botë, Mbretëresha Elizabeth në nivel personal e donte thjeshtësinë. Ajo ishte një kalorëse e mprehtë, ndërsa mbante kuaj garash, shpesh merrte pjesë në gara dhe vizitonte periodikisht fermat e Kentakit në Shtetet e Bashkuara.

Një nga personat më me ndikim në botë nisi rrugëtimin e saj drejt përjetësisë 96-vjeçare, më 8 shtator 2022.KultPlus.com

Film dokumentar në Gjirokastër, vështrim mbi të shkuarën dhe të ardhmen e Shqipërisë

Gjirokastra u bë qendër e reflektimit historik dhe dialogut kulturor përmes shfaqjes së filmit dokumentar “Gjenerata e imazheve” të regjisorit austriak Johannes Gierlinger. Dokumentari trajton proceset transformuese që ka kaluar Shqipëria, me fokus në kalimin nga diktatura komuniste drejt një shoqërie demokratike.

Përmes një stili eseistik dhe një gjuhe filmike poetike, “Gjenerata e imazheve” ndërthur materiale arkivore, intervista dhe pamje bashkëkohore për të ndërtuar një narrativë të thellë mbi kujtesën kolektive dhe ndikimin e së shkuarës në të tashmen.

“Kam realizuar filmin ‘Gjenerata e imazheve’, i cili është rreth Shqipërisë , një vështrim mbi të shkuarën dhe mënyrën sesi ajo ndikon të tashmen. Në film përfshihen tre gjenerata: Gjenerata më e vjetër, ajo që ka qenë pjesë e transformimeve dhe gjenerata e re, që nuk e ka përjetuar komunizmin, por ndjen peshën e fantazmave të së kaluarës”, tha regjisori Johannes Gierlinger.

Ky aktivitet kulturor solli jo vetëm një përvojë kinematografike të veçantë, por edhe një mundësi për reflektim të thellë mbi kujtesën, ndryshimin dhe rolin e brezave të rinj në ndërtimin e narrativave të reja.

“Gjatë katër viteve që kam xhiruar këtu, rashë në dashuri me vendin dhe me njerëzit. Pavarësisht së kaluarës së dhunshme, mund të shohësh kaq shumë pozitivitet mes brezit të ri , një brez që ka potencialin të çojë vendin drejt realiteteve të reja. Por të flasim për të shkuarën mbetet jashtëzakonisht e rëndësishme”, shtoi Gierlinger.

Përgjatë këtij viti në kinemanë e qytetit të Gjirokastrës janë shfaqur prodhime kinematografike shqiptare dhe të huaja, të cilat kanë tërhequr interesimin  e artdashësve./euronews/ KultPlus.com

Gjej kohë

Poezi nga Nënë Tereza

Gjej kohë të mendosh
Gjej kohë të lutesh
Gjej kohë të qeshesh
Është burimi i fuqisë
Është fuqia më e madhe mbi tokë
Është muzika e shpirtit.

Gjej kohë për të luajtur
Gjej kohë të duash dhe të duhesh
Gjej kohë të japësh
Është sekreti i rinisë së përjetshme
Është privilegj i dhënë prej Zotit
Dita është shumë e shkurtër për të qenë egoistë.

Gjej kohë të lexosh
Gjej kohë të jesh mik
Gjej kohë të punosh
Është burim mençurie
Është rruga e lumturisë
Është çmimi i suksesit.

Gjej kohë të bësh mirësi
Është çelësi i parajsës./ KultPlus.com

Kush janë 10 qytetet më me diell në Evropë?

Nëse rrezet e diellit janë pjesë e rëndësishme e pushimeve tuaja verore, ka një destinacion evropian që e lë pjesën tjetër në hije, sipas një studimi të ri të motit.

Hulumtimi i realizuar nga platforma e pushimeve Holidu ka zbuluar se qytetet më medielli të kontinentit janë kryesisht në Spanjë, me tetë nga dhjetë qytetet më të diellit që ndodhen në këtë shtet.

Kartagjena, qyteti me më shumë diell

Sipas të dhënave të marra nga World Weather Online dhe të publikuara nga Dailymail, qyteti juglindor i Kartagjenës renditet si qyteti më me diell në Spanjë, me një mesatare prej 283 orësh diell në muaj.

Ky qytet historik, i themeluar nga kartagjenasit rreth vitit 220 para Krishtit, ka një temperaturë mesatare vjetore prej 19.1 gradë Celsius, ndërsa gjatë verës, temperaturat arrijnë deri në 30 gradë.

Kartagjena gjithashtu është një destinacion i përshtatshëm për fluturime me kosto të ulët, me çmimet e fluturimeve që fillojnë nga rreth 34 euro, duke e bërë këtë qytet të përshtatshëm për një udhëtim të shkurtër gjatë fundjavës.

Çmimet e arsyeshme dhe jeta e rehatshme

Në lidhje me çmimet në qytet, një litër birrë në Kartagjenë kushton rreth 3 €, një çmim mjaft tërheqës për turistët. Vitin e kaluar, një sondazh i udhëtarëve, e vlerësoi Kartagjenën si një nga destinacionet më të mira për pushime në Spanjë, duke e vlerësuar atë për cilësinë e plazhit, ushqimin dhe çmimet e arsyeshme.

Qytetet tjera të diellit në Spanjë dhe jashtë saj

Disa nga qytetet e tjera të Spanjës që ofrojnë më shumë diell përfshijnë Alicante dhe Malaga, me mesatare prej 279.6 dhe 279.3 orësh diell në muaj. Ndërsa, dy destinacione jashtë Spanjës që janë gjithashtu të njohura për diellin e tyre janë Marseille në Francë (266.1 orë diell) dhe Catania në Siçili (273.7 orë diell).

Përveç këtyre, edhe qytetet jugore të Spanjës, si Sevilla (273.4 orë diell) dhe Córdoba (268.2 orë diell), janë gjithashtu të njohura për motin e shkëlqyer gjatë verës.

Valencia: Kombinimi i diellit dhe çmimeve të ulëta

Për ata që kërkojnë një alternativë me kosto të ulët, Valencia ofron një kombinim të përsosur të diellit, argëtimit dhe çmimeve të arsyeshme. Sipas një sondazhi të realizuar nga rrjeti i emigrantëve InterNations, 77% e emigrantëve që jetojnë në Valencia janë të kënaqur me situatën e tyre financiare, një shifër shumë më e lartë se mesatarja globale e 54%. Mbi 60% e tyre thonë se të ardhurat e tyre janë “më se të mjaftueshme” për një jetë të rehatshme.

Një emigrant amerikan që jeton në këtë qytet thekson: “Më pëlqen që nuk duhet të shqetësohem për koston e jetesës, qoftë strehimi apo kujdesi shëndetësor.”

Përfundim

Nëse jeni duke kërkuar një vend ku mund të shijoni diellin, plazhin dhe çmime të arsyeshme, qytetet si Kartagjena, Alicante, Malaga dhe Valencia ofrojnë mundësi të shkëlqyera për pushime verore. Po ashtu, qytetet kulturore si Marseille dhe Catania janë gjithashtu ideale për ata që kërkojnë një kombinim të diellit dhe historisë./ euronews/ KultPlus.com

‘Weightless’, kënga më e re e Arilena Arës që vjen si bashkëpunim me tekstshkruesen e njohur botërore, Diane Warren

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara, gjendet në fazën finale të projektit të saj më të ri “Weightless”, i cili vjen në bashkëpunim me Diane Warren, një nga tekstshkrueset më të njohura të historisë së muzikës botërore, shkruan KultPlus.

Këngëtarja Ara përmes një entuziazmi të paparë ka ndarë lajmin me ndjekësit e saj në “Facebook”, për punën e saj shumë vjeçare.

“Pafund e emocionuar që po ndaj me ju kapitullin më të rëndësishëm të karrierës sime.
Shumë vite pune, më në fund po finalizohen.
Kënga ime më e re, bashkëpunimi me @dianewarren, një nga songwriters më të mëdha që ka njohur historia e muzikës botërore!”, ka shkruar Arilena Ara.

Arilena Ara është një këngëtare shqiptar, e cila fitoi famë me fitoren në sezonin e dytë të garës për talentë “X Factor Albania”. Ajo mori pjesë në edicionin e 18-të të Këngës Magjike dhe doli në vendin e tretë me këngën “Nëntori”. Në vitin 2019, ajo fitoi Festivalin e 58-të të Këngës në RTSH dhe me këngën “Fall from the Sky”, me të cilën do ta përfaqësonte Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës 2020 në Roterdam, Holandë, por festivali u anulua./ KultPlus.com

Thënie mbresëlënëse nga Nelson Mandela: Një fitues është një ëndërrimtar që nuk heq dorë

Thënie nga Nelson Mandela

“Unë mësova se guximi nuk ishte mungesa e frikës, por triumfi mbi frikën. Një person guximtar nuk është dikush që nuk është ndjerë ndonjëherë i frikësuar, por dikush që e ka sunduar atë frikë”.

“Një fitues është një ëndërrimtar që nuk heq dorë”.

“Unë nuk humbas asnjëherë. Unë ose fitoj, ose mësoj”.

“Askush nuk lind duke urryer dikë tjetër për shkak të ngjyrës së lëkurës, për shkak të prejardhjes, apo besimit të tij. Njerëzit duhet t’i mësosh, në mënyrë që të urrejnë dhe nëse ata mësojnë të urrejnë, do ta kesh më të lehtë t’i mësosh edhe të duan, sepse dashuria i vjen si ndjenjë më e natyrshme zemrës së njerëzve, në krahasim me të kundërtën e saj që është urrejtja”.

“Kur njerëzit janë të vendosur, ata mund të arrijnë gjithçka”.

“Kur ne e lejojmë dritën tonë të shndrijë, pa vetëdije ne u japim njerëzve të tjerë leje për të bërë të njëjtën gjë”.

“Arsimimi është arma më e fuqishme që mund të përdorësh për të ndryshuar botën”.

“Mos më gjykoni për sukseset e mia, por më gjykoni nga sa herë kam rënë dhe jam ngritur sërish”.

“Duhet ta përdorim kohën tonë me mençuri dhe të kuptojmë se koha është në çdo moment e duhura për të bërë gjërat e duhura”.

“Gjithçka e re duket e pamundur, deri në momentin që e arrin ta bësh realitet vetë”. / bota.al/ KultPlus.com

Rama në kampusin e ri Universitar në Korçë, i konceptuar mes dijes dhe praktikës

“Poli i Dijes’’, është kampusi i ri Universitar, që i shtohet institucioneve arsimore të Korçës dhe jo vetëm, një hapësirë prej 8500 metër katrorë, e konceptuar mes dijes dhe praktikës, që do ta çojë arsimin universitar në këtë qytet në një nivel të ri duke e bërë më konkurues falë programeve të reja të ndërkombëtarizimit, dhe ngritjes së qendrave të kërkimit shkencor.

Gjatë vizitës së tij në Korçë, kryeministri Rama u ndal në kantierin ku po punohet për ndërtimin e godine të re e cila do të ketë një infrastrukturë moderne me hapësira të bollshme për auditorë, laboratorë, bibliotekë, zyra e salla mbledhjesh, duke mirëpritur kështu student, jo vetëm nga Shqipëria, por dhe nga rajoni.

“Këtu jemi në kantierin e Polit të Dijes, i cili është një nga projektet inovative që bën Fondi i Zhvillimit, qw është duke u realizuar në bashkëpunim me bashkinë dhe universitetin për të krijuar një Pol dije, midis dijes në teori dhe pjesës së aplikimit në praktikë. Ky si projekt është i lidhur dhe me tre projekte të tjera që janë duke u zhvilluar paralelisht. E para është ferma didaktike, 36 hektarë do jetë ferma e mollëve, për të cilën e kemi mbyllur projektin dhe fillon zbatimi së shpejti. Është pjesa e polit të industrisë kreative, së bashku me projektin e ish-maternitetit, që tashmë është funksional, që është kthyer në hotel dhe në një qendër të rinisë. Të gjitha këto të lidhen me këtë Polin e Dijes që do të jenë si laboratore, ku ajo që merret dhe bëhet si kërkim do të aplikohet. Faktikisht kemi dy godina, dhe një lidhje midis historisë dhe resë.” – shpjegoi drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli, ndërsa shtoi se i gjithë ndërtimi përfshin një sipërfaqe prej 8500 metër katrorë, kurse për menaxhimin po diskutohet për gjetjen e partneriteteve ndërkombëtare që do të sjellin risi.

“Ideja është që do të krijojmë një fondacion në bashkëpunim FSHZH-ja, bashkia dhe universiteti dhe diskutimi është për të gjetur edhe një partner të huaj të na sjell edhe risi, për të krijuar një fondacion që ta menaxhojë të gjithën këtë në bashkëpunim midis këtyre aktorëve.” – u shpreh ai.

Teksa vlerësoi punën e deritanishme, Kryeministri Rama tha se ndërthurja e këtyre projekteve, mund të jetë një shembull i mirë për t’u ndjekur edhe nga institucione të tjera.

“Rektor të ka ardhur në mundësi e madhe për të bërë një hap shembullor edhe për të tjerët se kjo është tamam si një hapësirë që bashkëngjitur me universitetin, këtu vjen jeta në universitet, vjen tregu brenda në universitet.” – iu drejtua Kryeministri, rektorit të Universitetit, i cili nga ana e tij tha se “Poli i Dijes” mund të kthehet në një qendër ekselence.

Gjithashtu, Universiteti ka filluar disa programe ndërkombëtarizimi me  Universitetin e Barit./atsh/ KultPlus.com