Poeti romantik anglez, Bajroni lindi në Londër më 22 janar 1788 në një familje aristokrate të varfëruar. Kur ishte dhjetë vjeç, me vdekjen e xhaxhait, Bajroni trashëgoi titullin Lord dhe pallatin e çifligun Newstead Abbey.
Më 1801 Bajronin e dërguan në Harrow, në shkollë, ku studioi gjuhët greke e latine, historinë dhe letërsinë angleze. Në moshën 18 vjeçare, Bajroni hyri në Universitetin Kembrixhit (Trinity College). Më 1809 zuri vendin e tij në Dhomën e Lordëve, ku u shqua për idetë përparimtare. Po këtë vit ndërmori një udhëtim nëpër Evropë. Gjatë vizitës së tij në Shqipërinë Jugore, më saktësisht në Janinë, Lord Bajroni mori si kujtim nga ato vise një kostum tradicional shqiptar. Do të ishte pikërisht bukuria dhe e veçanta e këtij kostumi, që në verën e vitit 1813 do ta shtynin piktorin Thomas Philips që të realizonte portretin e famshëm të Lord Bajronit veshur me kostumin shqiptar, me titull “Portrait of a Nobleman in the dress of an Albanian” (Portret i një fisniku me veshje shqiptare). Portreti u vendos në Royal Academy dhe tani është i vendosur në ambasadën britanike në Athinë.
Midis veprave letrare të tij, një vend të rëndësishëm zë poema “Çajld Harold’s” (Childe Harold’s Pilgrimage, 1812-1817), shkruar në bazë të përshtypjeve nga udhëtimet të poetit në Spanjë, Greqi, Shqipëri, Zvicër, Itali etj. Poemën e përshkon patosi i luftës për liri të popujve të shtypur e të robëruar. Në të, Xhorxh Bajroni u këndoi traditave dhe zakoneve burrërore të shqiptarëve, trimërisë dhe dashurisë së flaktë të tyre për lirinë.
Në letrën dërguar nënës së tij në datën 12 nëntor 1809, midis të tjerash Bajroni shkruan:“…I dua shqiptarët shumë. Në udhëtimin që bëra, kam rojtur një herë dy ditë, dhe një herë tjetër tri ditë, në një kazermë shqiptarësh, dhe s’kam gjetur kurrë ushtarë aqe të pëlqyer sa shqiptarët, ndonëse kam qenë në garnizonet e Gibraltarit e të Maltës, dhe kam parë shumica ushtarësh spanjollë, frengj, sicilianë dhe anglezë. Nuk më rodhën gjësende, dhe më ftuan me gëzim të marr nga zahireja dhe nga qumështi i tyre…”
Në vitin 1823 Bajroni u nis për në Greqi ku u bë frymëzues i luftës për pavarësi kombëtare të Greqisë kundër turqve. Nuk arriti të shihte çlirimin e saj sepse u sëmur nga ethet dhe vdiq në Mesolongj, më 19 prill 1824, në moshën 36-vjeçare. / KultPlus.com
Në një atmosferë të ngrohtë kulturore, sot në Prishtinë u promovua libri “Katundi i braktisur – rrëfime për Dunavin” i autorit Metush Karadaku, botuar nga Botimet REA në KultPlus Caffe Gallery. Libri, që përbën një rrëfim të thellë për vendlindjen, historinë dhe shpirtin e një katundi tashmë të zbrazët, është redaktuar nga profesori dhe krijuesi i njohur Sali Bashota, i cili njëherësh ka qenë edhe profesori i dikurshëm i autorit.
Metush Karadaku, tashmë me vite në mërgim, ndau me të pranishmit emocionet që e kanë shoqëruar gjatë tërë procesit të shkrimit të librit, i cili kishte nisur që nga koha kur ishte student dhe kishte ëndërruar të shkruante një ditar jetësor për vendlindjen e tij, Dunavin.
“Dunavi, vendlindja ime, për një kohë të gjatë më është ngulitur në kujtesë me plot ngjarje e kujtime të ndryshme. Kam dëgjuar qysh në fëmijëri rrëfime të shumta që ndërlidhen me vendlindjen time dhe me popullin shqiptar, të cilat i kam mbajtur shënim ndër vite”, u shpreh autori.
Ai theksoi se ky libër është përpjekje për të ruajtur këto kujtime dhe për t’i paraqitur me vërtetësi para lexuesve.
“Kam dëgjuar qysh në fëmijëri ngjarje të llojllojshme që ndërlidhen me vendlindjen time, por edhe për popullin shqiptar. I kam mbajtur në mendje dhe kam mbajtur shënime. Këto kujtime i kanë datat, ngjarjet dhe personazhet e tyre. Shumë rrëfime të babait tim dhe të banorëve të katundit tim jam përpjekur t’i ruaj sa më të freskëta dhe që t’i paraqes me vërtetësinë e tyre para lexuesve”, u shpreh ai.
Përmes këtij botimi, Karadaku ndalet në një mori fushash të jetës tradicionale dhe shpirtërore të Dunavit, duke përfshirë prejardhjen e banorëve, organizimin e lagjeve, besimet fetare, rolin e gruas, fëmijërinë në vitet ’70 e ’80, mjekësinë popullore, botanikën, blegtorinë, bujqësinë, traditat, legjendat, gojëdhënat, dasmat, besimet popullore, kulturën dhe artin, poçarinë, transportin, tregtinë dhe emigrimin. “Pse Dunavi është katund i braktisur?” – është pyetja që e përshkon tërë rrëfimin dhe që shtyn autorin të rikthehet shpirtërisht në fshatin e tij të lindjes përmes faqeve të këtij libri.
Duke folur para të pranishmëve, Metush Karadaku ndau me shumë emocion rrugëtimin shpirtëror që e ka çuar drejt këtij botimi.
“Rrëfimet e dëgjuara nga familjarët, për kohë dhe periudha të ndryshme, më kanë motivuar që ta shkruaj këtë libër. Ta them atë që e ndjejnë në shpirt dhe që më preukupon vazhdimisht edhe jashtë atdheut”, tha ai, duke shtuar se vendlindja e tij Dunavi, ka qenë gjithmonë në qendër të kujtesës dhe ndjenjave të tij.
Ai përshkroi se si ngjarjet dhe rrëfimet që ka dëgjuar që në fëmijëri nga babai i tij dhe banorët e katundit, i kanë mbetur të gjalla në mendje dhe zemër.
Ai u shpreh se secila histori ka datën, kohën, personazhet e saj – janë të vërteta dhe të gjalla. Kam bërë çmos që ato të mos humbin, por të ruhen dhe të përcillen brez pas brezi. Ky libër është rezultat i përjetimeve të mia, por edhe i bashkëbisedimeve të shumta me njerëzit e Dunavit.
Autori nënvizoi se libri i tij nuk është vetëm një kujtesë personale, por një përpjekje për të ruajtur identitetin dhe historinë kolektive të një komuniteti të tërë që, për shkak të rrethanave të ndryshme, është shpërndarë brenda dhe jashtë Kosovës.
“Dunavi është pjesë e shpirtit tim. Ëndrrat e fëmijërisë, zërat e njerëzve, rrugët, fushat, peizazhet – janë të gjitha të ngulitura në mua. Ky libër është edhe një formë rikthimi. Përmes fjalës, përpiqem ta rikthej jetën e atij vendi që sot është i zbrazët,” tha Karadaku.
Në mënyrë të detajuar, ai foli për strukturën e librit dhe temat që trajton, duke përfshirë prejardhjen e banorëve të Dunavit, lagjet, shtëpitë, organizimin e jetës, shkollimin, shërbimet shëndetësore, rolin e gruas, traditat familjare, dasmat, zakonet, gojëdhënat, legjendat dhe besimet popullore, si dhe fëmijërinë në vitet 1974–1982. Ai solli edhe elementë të veçantë që lidhen me biodiversitetin e Dunavit, si pasuria e rrallë botanike me mbi 2000 lloje bimësh, duke theksuar se këto janë dëshmi që flasin për thellësinë dhe kompleksitetin e jetës së dikurshme në atë vend.
“Ky libër është rezultat i kujtimeve dhe i përjetimeve të mira, por edhe rezultat i bashkëbisedimit me banorët e Dunavit. Secili libër për vendlindjen është përjetim i veçantë. Autorët që shkruajnë libra për vendlindjen e tyre kanë një privilegj. Janë një grup i madh i bashkëpunëtorëve që kanë kontribuar me rrëfimet e tyre që libri im për vendlindjen të jetë sa më i plotë. Rrëfime, ngjarje, kujtime, përjetime, aktivitetet e tyre janë paraqitur brenda kapitujve të këtij libri”, përfundoi ai, ndërsa falënderoi të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij botimi, profesorin Sali Bashota, botuesen Rozafa Bashota, gruan dhe fëmijët si dhe drejtoreshën e KultPlus, Ardianë Pajaziti.
Në këtë ngjarje, një vëmendje e veçantë iu kushtua fjalës së profesor Sali Bashotës, i cili, me qasjen e tij të thellë analitike e emocionale, dha një interpretim të ndjeshëm dhe të plotë për librin. Ai vlerësoi se vepra e Karadakut është një dokumentim i rrallë, që kalon përtej shkrimit autobiografik dhe merr përmasa kulturore, etnografike dhe shpirtërore.
“Procesi i të shkruarit të një libri me rrëfime dhe kujtime është para së gjithash një akt i frymëzimit, përkushtimit dhe vullnetit krijues. E kam thënë edhe më parë se librat për vendlindjen nuk janë vetëm akte nostalgjie, por janë forma të thella të lidhjes me rrënjët, me origjinën, me identitetin shpirtëror. Aty ku kujtesa individuale ndërthuret me kujtesën kolektive, krijohet një vepër që i flet jo vetëm lexuesit, por brezave të tërë”, tha Bashota.
Ai theksoi se tema e vendlindjes është e përhershme në letërsinë shqipe dhe në krijimtarinë artistike në përgjithësi.
“Në poezi, prozë, ese apo publicistikë – vendlindja është gjithmonë aty. Ajo bëhet kryetemë, shndërrohet në metaforë, bëhet truall i përjetimeve dhe simbol i shpirtit që kërkon të mos humbasë”, shtoi ai.
Duke analizuar veprën konkretisht, Bashota tha se libri “Katundi i braktisur” është një formë e kthimit shpirtëror të autorit nga mërgimi drejt vendlindjes.
“Nga pozicioni i mërgimtarit, si vrojtues i pasionuar, autori e shpalos kujtesën e tij për ambientin dhe njerëzit, duke e fuqizuar mallin në shumë dimensione. Malli për një katund që mbetet i zbrazët, bosh, pra që mbetet pa njerëz, por ai mall jeton bashkl me dhimbjen në shpirtin e tij dhe sikur bëhen dialog i vazhdueshëm me njerëzit e këtij katundi të shpërndarë brenda dhe jashtë atdheut”, u shpreh ai.
Sipas Bashotës, autori ka vepruar si një kronist i kujtesës kolektive, duke mbledhur rrëfimet dhe përjetimet e banorëve, duke i sistemuar në një rend të qartë kohor dhe hapësinor, dhe duke u dhënë atyre formën e një dëshmie të vlefshme për historinë dhe kulturën e një fshati që përfaqëson një pjesë të mirë të identitetit rural shqiptar.
“Ka shumë vlera në këtë libër – nga ato etnografike, te ato historike e kulturore. Metushi na flet për gjenealogjinë familjare, për legjendën e varrit të Ajshes, për Dunavin me mbi 2000 lloje bimësh – një pasuri botanike që rrallë e gjejmë të dokumentuar kësisoj. Ai sjell një botë të tërë që po rrezikon të harrohet, por që përmes këtij libri kthehet fuqishëm në kujtesën tonë kolektive”, tha ndër të tjera Bashota.
Ai përfundoi duke vlerësuar kontributin e Metush Karadakut si një akt dashurie ndaj atdheut dhe rrënjëve të tij, një përpjekje për të ndërtuar ura mes brezave dhe për të treguar se kujtesa është forma më e lartë e qëndresës shpirtërore.
Në fund, fjalën e morën edhe familjarë të autorit Karadaku, të cilët vlerësuan mundin e tij për mbledhjen e informatave për fshatin e tyre të braktisur./KultPlus.com
Einstein vdiq në Prill të vitit 1995, në Princeton.
Fotografi i njohur Ralph Morse, i cili në atë kohë punonte për revistën e mirënjohur ‘Life’, sapo u informua për vdekjen e gjeniut, u nis për në Princeton, ku hasi në shumë gazetarë e foto-reporterë dhe duke mos mundur të deportojë përmes turmës, u nis drejt Institutit të Studimeve të avancuara, aty ku edhe ishte zyra e Einstein-it.
Më vonë fotografi ka treguar për mediat amerikane se të hynte në zyrën e Einstein-it nuk kishte qenë edhe aq e vështirë, ai kishte korruptuar sigurimin me një shishe pije alkoolike.
Fotografia e shkrepur u publikua në revistë një ditë pas vdekjes së Einstein-it, ku vërehen dokumentet dhe gjërat personale ashtu siç edhe i kishte lënë ky i fundit. / KultPlus.com
Në gjyqin për cënim të konkurrencës nga Meta, CEO Mark Zuckerberg dëshmoi duke thënë se suksesi i TikTok ishte një kërcënim për biznesin e Meta duke theksuar se aplikacioni i videove me metrazh të shkurtër ishte prioritet kryesor dhe konkurrent kërcënues kur mbërriti në 2018-ën sipas Bloomberg.
Raporti vjen pas një jave plotë dëshmi në gjyqin që Komisioni Federal Tregtar ka sjellë kundrejt gjigantit të medias sociale. Nëse juristët e FTC kanë sukses, gjyqi mund të përfundojë me ndarjen e Instagram dhe WhatsApp në dy kompani më vete.
Zuckerberg pranoi të mërkurën se mbërritja e TikTok ka prekur drejtpërdrejtë Meta duke thënë se kompania e tij vëzhgoi se rritja e saj u ngadalësuar në mënyrë dramatike kur TikTok u bë popullor.
ByteDance bleu Musical.ly në 2017-ën dhe vendosi ta shkrijë me TikTok një vit më pas. Rreth së njëjtës periudhë, Meta ndaloi së raportuar numrat e përdoruesve të Facebook në raportet e saj tre mujore./KultPlus.com
Mark Zuckerberg annuncia il cambio di nome di Facebook, che da oggi è Meta, 28 ottobre 2021.
ANSA
‘The Accountant 2’, i cili paraqet Ben Affleck-un si një kontabilist autik që merr pjesë në organizata kriminale dhe terroriste, pati premierën e tij në Los Angeles. Vazhdimi vjen nëntë vjet pas origjinalit pasi u vonua nga problemet e studios, pandemia dhe grevat e shkrimtarëve dhe aktorëve të Hollivudit.
Gjatë nëntë viteve të fundit, ka pasur një rritje të njohurive të publikut për autizmin dhe neurodiversitetin, dhe kjo do të thoshte që Affleck ndjeu më shumë presion duke bërë vazhdimin.
“Ishte një përvojë ndryshe për mua, sepse për fat kisha shumë më tepër mirëkuptim, dhembshuri, kujdes, ndjeshmëri dhe dashuri për këtë personazh në njëfarë kuptimi dhe për atë që ai po përjetonte. Si aktor, duhet bërë me shumë kujdes dhe mendim, veçanërisht nëse një nga gjërat që do të komunikoni është e mirë, dhe kështu ka një përgjegjësi për ta bërë atë me inteligjencë dhe kujdes, mendoj unë”, tha Ben Aflleck.
Këtë herë, filmi paraqet personazhe të tjerë që kanë autizëm ose janë neurodivergjentë. Filmi është xhiruar në Los Angeles, gjë që është një gjë e rrallë në Hollyëood për momentin.”The Accountant 2″ do të shfaqet në kinematë amerikane më 25 Prill./KultPlus.com
Duke filluar nga sot, vizitorëve në qytetin italian të Venecias u kërkohet të paguajnë një tarifë hyrjeje deri në 10 euro (11,37 dollarë) për të vizituar qytetin për një ditë, dyfishi i shumës që u tarifua kur skema u paraqit vitin e kaluar.
Tarifa vlen për të gjitha ditët deri në fundjavën e parë të majit dhe më pas në të gjitha fundjavat nga e premtja në të dielë deri në fund të korrikut.
Në total, pagesa do të kërkohet në 54 ditë këtë vit, gati dyfishi i numrit të vitit të kaluar.
Vizitorët duhet të marrin një kod QR në internet përpara mbërritjes dhe ta shkarkojnë atë në një telefon celular.
Në vitin 2024, Venecia u bë qyteti i parë në botë që ngarkoi tarifat e hyrjes për vizitorët afatshkurtër, të ngjashëm me një muze.
Ata pa biletë rrezikojnë një gjobë deri në 300 euro.
Sistemi mbetet kryesisht i pandryshuar nga viti i kaluar, por pagesa tani kërkohet më shpesh dhe me një normë më të lartë.
Rezervuesit e hershëm mund të hyjnë në qytet për 5,0 euro, ndërsa vizitorët e minutës së fundit do të paguajnë 10 euro./KultPlus.com
Rudolf Stambolla është një këngëtar i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo e lehtë. Njihet për zërin më melodioz dhe njëri prej pionierve të muzikës së lehtë Shqiptare të fund viteve ’60.
KultPlus ju sjell këngën ”Kur gjethet bien në vjeshtë”, këngë kjo e cila është më e njohura e tij dhe vazhdon të dëgjohet e të këndohet edhe sot e kësaj dite.
Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës
Kur gjethet bijnë në vjeshtë dhe m’dukesh n’vaj natyrë Për ty s’mundem me heshtë, si gjethja bahem n’ftyrë E zverdhun dhe e ngrime, si barnat në Kallnur Po del kjo kanga ime ankuse thellë n’krahnur.
Ti m’ke braktisë, qofshin haram ndjenjat e mija Se larg dashnisë, të lindi n’zemër pabesia Ke me u pendue, por at’herë ka me qen’ von dhe tuj lotue do t’vij nermen dashnia jonë.
T’kujtohen ty pranverat ah puthjet me pasion Dhe fjalët e tua nga hera kjo zemër si harron Nëqoftse gjethet ranë të vyshkuna mbi dhe At’her kam me besue se sa e pabesë je.
Ti m’ke braktis, qofshin haram ndjenjat e mija Se larg dashnisë, të lindi n’zemër pabesia Ke me u pendue, por at’her ka me qen’ von dhe tuj lotue do t’vij nermen dashnia jon.
Për mua lulet e verës nuk kanë ma bukuri, Jan vyshk n’qoshe t’pinxheres, të mjerat në saksi As lot nuk kanë t’i ngjallin, janë shterrur lot e rinisë Veç kur më merr mu malli, i knoj un dashurisë.
Ti m’ke braktisë, qofshin haram ndjenjat e mija Se larg dashnisë, të lindi n’zemër pabesia Ke me u pendue, por at’her ka me qen’ von dhe tuj lotue do t’vij nermen dashnia jonë. /KultPlus.com
Pema më ka depërtuar në duar, Limfa e saj më ka mbushur krahët, Pema është rritur në gjirin tim – Teposhtë, Degët rriten nga unë, si krahë.
Pemë je ti, Myshk je ti, Ti je si manushaqet me erën sipër tyre. Një fëmijë – kaq i madh – je ti, Dhe e gjithë kjo për botën është një çmenduri./ KultPlus.com
Albert Ajnshtajn është shkencëtari më i zgjuar që ka jetuar ndonjëherë. Një prej arritjeve që ktheu faqen e historisë së shkencës ishte ekuacioni E=mc2. Ai fitoi çmimin “Nobel” në vitin 1921 për punën në lidhje me efektin fotoelektrik.
Ai zhvilloi Teorinë e Relativitetit, të cilën e kishte përfunduar me kohë, por u deshën 25 vite që të tjerët ta kuptonin. Siç ndodhi së fundmi edhe me valët gravitacionale që u pranuan sot zyrtarisht nga shkenca, dhe që u konsiderua si “zbulimi më i madh shkencor i shekullit”.
Albert Ajnshtajni foli për ekzistencën e valëve gravitacionale 100 vjet më parë. Ajnshtajni parashikoi se nëse graviteti apo forca e rëndesës në një zonë të universit ndryshon befas si pasojë e një evenimenti të dhunshëm kozmik, si shpërthimi i një ylli, apo në këtë rast përplasja e dy vrimave të zeza, krijohen valë gravitacionale që përhapen me shpejtësinë e dritës në të gjithë universin duke deformuar kohën dhe hapësirën gjatë lëvizjes së tyre.
Kontributi i tij ndryshoi radikalisht pikëpamjen e botës. Para Ajnshtajnit, disa gjëra besoheshin si të vërteta. Mes tyre ishin dhe ligjet e gravitetit dhe trupave në rënie, të përmendur më parë nga Isak Njutoni.
Gjithashtu në atë kohë besohej se “koha” në vetvete ishte një konstante fizike: Të gjithë dhe gjithçka përjetonte kalimin e kohës ashtu si kushdo dhe gjithçka tjetër. Teoria e tij e Relativitetit special parashikonte se kjo s’ishte e vërtetë dhe më vonë u vërtetua nga eksperimentet me orën bërthamore.
Emri Ajnshtajn sot është sinonim me fjalën gjeni. Albert Ajnshtajn është një prej mendjeve më të mëdha të shekullit të 20-të. Disa prej ideve të tij për shkencën, natyrën dhe besimi mund t’ju habisin. Jo më kot është zgjedhur “Personi i Shekullit” nga revista “Time”.
Por, a e dinit se Ajnshtajni ka lindur me një kokë kaq të madhe sa mamaja e tij mendonte se mos kishte lindur i deformuar? Apo se kishte një fëmijë sekret që para se të martohej? Apo që u përjashtua nga shkolla? Apo që fizikanti i madh ka shkelur tokën shqiptare? 1- Ajnshtajni ishte një bebe e shëndoshë me një kokë të madhe
Kur nëna e Albertit, Pauline, e lindi, koka e tij ishte kaq e madhe dhe e shtrembëruar, sa ajo kujtonte se mos ishte i deformuar. Ngaqë fundin e kokës e kishte shumë të madhe, familja mendoi mos ishte monstër. Megjithatë, ndërsa javët kalonin ata e kuptuan se ishte një fëmijë gati normal me të tjerët. Thuhet se gjyshja e tij ka klithur “është i shëndoshë, është i shëndoshë”, kur e ka pritur të lindte. Ndryshe nga përshtypja e parë, Alberti u rrit normalisht, vetëm se ishte pak i ngadaltë.
2- Ajnshtajni kishte vështirësi në të folur
Kur ishte fëmijë, Ajnshtajni fliste rrallë. Kur e bënte, fliste shumë ngadalë. E mendonte të gjithë fjalinë në kokë dhe e pëshpëriste para se ta thoshte. Këtë e bëri rregullisht deri në moshën 9-vjeçare. Prindërit trembeshin mos ishte i vonuar, por sigurisht më vonë doli se frika e tyre ishte pa baza. Kjo është quajtur sindroma e Ajnshtajnit.
3- Kur Ajnshtajni foli për herë të parë
Një historian ka krijuar një barsoletë. Prindërit e tij ishin të shqetësuar se nuk fliste fare. Kur një mbrëmje foli dhe tha “Supa është e nxehtë”, prindërit e pyetën pse nuk kishte folur më parë. Ai i përgjigjet: Sepse deri tani gjithçka ishte në rregull.
4- Ajnshtajni është frymëzuar nga një busull
Kur Ajnshtajni ishte pesë vjeç dhe i sëmurë në shtrat, babai i tregoi diçka që i ndezi interesin në shkencë: Një busull. Ndërsa qëndronte i shtirë, babai i nxori një busull të thjeshtë xhepi. Ajo që i interesonte Ajnshtajnit të ri ishte se sa herë që kutia ndërronte pozicion, gjilpëra kthehej në të njëjtin drejtim.
Ai mendoi se duhet të kishte ndonjë forcë në atë që konsiderohej si hapësirë boshe që e bënte gjilpërën të lëvizte. Ky incident i zakonshëm në shumë “fëmijëria të famshme”, është përmendur shpesh në shumë rrëfime të jetës së tij.
5- Ajnshtajni ngeli në provimin e hyrjes për në kolegj
Në vitin 1895, në moshën 17-vjeçare, Albert Ajnshtajn aplikoi për të hyrë në Shkollën Politeknike Federale Zvicerane (Eidgenössische Technische Hochschule). Ai kaloi provimin e matematikës dhe të shkencës tek provimi i hyrjes, por ngeli tek të tjerat.
Ndër lëndët ku nuk shkonte mirë ishte historia, gjuhët e huaja, gjeografia dhe të tjera. Ajnshtajni duhet të regjistrohej në një shkollë tregtare para se ta ribënte provimin dhe më në fund u pranua tek i njëjti universitet një vit më vonë.
6- Ajnshtajni kishte një fëmijë të paligjshëm
Në vitin 1980, letrat private të Ajnshtajnit kanë zbuluar diçka të re për gjeniun. Kishte një vajzë të paligjshme me ish-studenten Mileva Mariç, të cilën më vonë u martua. Në vitin 1902, një vit para martesës, Mileva lindi në familjen e prindërve në Berne, një vajzë me emrin Lieserl, të cilën Ajnshtajni kurrë nuk e pa dhe për të cilën nuk dihet gjë.
Ajo është pagëzuar dhe jetoi me familjen e Milevës. Më vonë ajo thotë se vdiq nga ethet në shtator, 1903. Në korrespondencën e çiftit shkruhet se është dhënë për birësim pasi ka lindur. Në letrën e 19 shtatorit, 1903, Lieserl Einstein-Maric përmendet për herë të fundit.
7- Kur përjashtohej nga shkolla
Ajnshtajni ishte i ngadaltë në procesin e të folurit. Madje prindërit e tij janë konsultuar dhe me një doktor. Ai madje ka patur një rebelim “të paturp” ndaj autoriteteve, që bëri që drejtori i shkollës ku ai studionte ta përjashtonte nga shkolla dhe të shprehej rreth tij se ai nuk do të mund të arrinte shumë në jetë.
Por këto karakteristika bënë që ai të bëhej një gjeni. Mospërfillja dhe përbuzja e tij ndaj autoritetit bënë që ai të vinte në dyshim njohuritë tradicionale. Zhvillimi i tij i ngadaltë verbal, bëri që ai të bëhej kurioz për gjërat e zakonshme – si koha dhe hapësira – që pjesa më e madhe e të rriturve i marrin për të mirëqena.
I ati i dhuroi një busull në moshën pesë vjeçare, dhe hetoi mbi natyrën e fushës magnetike gjatë gjithë jetës së tij. Ai kishte prirjen të mendonte në bazë të imazheve dhe jo me fjalë.
8- Kishte Ajnshtajni probleme të në mësuar?
Disa shkencëtarë kanë pretenduar se kanë zbuluar se në fëmijëri Ajnshtajni ka shfaqur shenja të lehta të autizmit ose të sindromës së Aspergerit. Simon Baron Kohen, drejtor i qendrës kërkimore të autizmit në Universitetin e Kembrixhit, është një prej tyre. Ai shkruan se autizmi është i lidhur “me një përpjekje intensive për të kontrolluar dhe një përpjekje të vogël të pazakontë për të qenë empatik”.
Ai gjithashtu vë në dukje se kjo gjë “shpjegon ‘kufijtë e aftësisë’ që njerëzit me autizëm shfaqin në lëndë të tilla si matematika, muzika ose vizatimi – të gjitha aftësi që përfitohen nga kontrolli”’. Kjo nuk duket një diagnozë bindëse.
Edhe si adoleshent, Ajnshtajni kishte miq të ngushtë, kishte marrëdhënie intime, bëhej pjesë e debateve skolastike, komunikonte mjaft mirë verbalisht dhe ishte empatik ndaj miqve dhe njerëzimit në përgjithësi.
9- A ngeli Ajnshtajni në Matematikë?
Një besim mjaft i përhapur rreth Ajnshtajnit është se ai kishte ngelur në lëndën e matematikës. Një kërkim në Google rreth kësaj nxjerr më shumë se 500 mijë rezultate. Ky lajm madje është bërë pjesë e titujve të gazetave “besoje ose jo”.
Por historia e tij është shumë ironike: Në 1935, një lajm u botua rreth Ajnshtajnit “Matematikani më i madh i kohës, ngel në matematikë”. Duke qeshur ai është përgjigjur se nuk ka ngelur asnjëherë në matematikë, dhe se në moshën 15 vjeçare ai kishte zgjidhur ekuacione të vështira matematikore.
Në shkollë fillore ai ka qenë më i miri i klasës dhe shumë më lart rezultateve të pritshme në matematikë. Në moshën 12 vjeçare, motra e tij u shpreh se ai “gjithmonë kishte preferuar të zgjidhte probleme të vështira aritmetike”, dhe vendosi të zbulonte nëse mund të progresonte duke mësuar gjeometrinë dhe algjebrën vetë.
Prindërit i blenë libra të avancuar që ai të përgatitej gjatë verës. Ai jo vetëm që mësoi fakte në këto libra, por identifikoi disa teori në një përpjekje që t’i testonte personalisht. Ai madje pati idenë e tij personale se si mund të provonte teorinë e Pitagorës.
10- A mendonte Ajnshtajni më shumë bazuar në imazhe se sa në fjalë?
Të gjitha zbulimet e tij të mëdha ishin rezultat i eksperimenteve vizuale që ai i zhvillonte në mendjen e tij më tepër se sa në laborator. Për këtë arsye, ata u quajtën Gedankenexperiment – eksperimentet e mendimit. Në moshën 16 vjeçare, ai u mundua të përfytyronte se si mund të ishte të ecje përkrah një rreze drite. Nëse arrihej shpejtësia e dritës, a nuk do të dukeshin valët e saj të palëvizshme? Por ekuacionet e famshme të Maksuellit që përshkonin valët elektromagnetike nuk e lejonin një gjë të tillë. Ai e dinte se matematika ishte mënyra që natyra përdorte për të përshkruar mrekullitë e saj, kështu ai mund të përfytyronte në mënyrë vizuale se si ekuacionet reflektoheshin në realitet. Kështu për dhjetë vitet e ardhshme të jetës së tij, ai mendoi rreth këtij eksperimenti deri sa erdhi momenti që ai nxori teorinë e famshme të relativitetit.
11- Cilat ishin mendimet – imazhe që Ajnshtajni përdori për teorinë e relativitetit?
Ndër shumë gjëra të tjera, ai imagjinoi goditje rrezatuese në dy anët fundore të një treni në lëvizje. Një person që është në rrugë mund t’i shohë këto ndriçime në një moment të vetëm, por dikujt që është në një tren lëvizës ato do t’i shfaqen në momente të ndryshme. Për shkak se treni ecën përpara, drita rrezatuese në pjesën e përparme të trenit do të arrijë më përpara tek personi një moment përpara dritës që vjen nga fundi i trenit. Nga kjo gjë Ajnshtajni kuptoi se “njëkohshmëria” është relative me gjendjen fizike në hapësirë. Dhe prej kësaj ai hodhi idenë se nuk ekzistonte koncepti i kohës absolute. Ky ëshët relativiteti i Ajnshtajnit, dhe sigurisht teoria e relativitetit.
12- Cili ishte eksperimenti i menduar, që çoi Ajnshtajnin drejt teorisë së relativitetit?
Ai imagjinoi një njeri në rënie të lirë. Për të kuptuar atë që ai pa, mendoni një njeri të mbyllur në një ashensor që ulet në drejtim të tokës. Ai do të lëvizte në ashensor duke u ngritur lart, dhe çdo gjë që do të dilte dhe binte nga xhepat e tij do të lëviznin lirshëm rreth tij – njësoj si të ishte i mbyllur në një dhomë, në një zonë pa gravitet të hapësirës. Në anën tjetër, mendoni një grua të mbyllur në një ashensor që po ngjitet lart në hapësirë, larg çdo lloj graviteti. Ajo do të ndihej sikur po binte në tokë, njësoj sikur të ishte duke u tërhequr nga graviteti. Nga ekuivalenca e gravitetit dhe nxitimit, ai ndërtoi teorinë e përgjithshme të relativitetit.
13 – Çdo gjë është relative
Ai zbuloi se graviteti ishte një “deformim” i hapësirës dhe kohës. Ai mund të përshkruhet duke përdorur një tjetër eksperiment të menduar. Imagjinoni si do të mund të ishte hedhja e një topi bouling – u në një sipërfaqe dy dimensionale të një trampoline. Ai i jep formë strukturës ndërkohë që lëviz. Më pas rrotulloni disa topa bilardoje. Ata lëvizin drejt topit të bouling–ut jo sepse ai i tërheq ata në mënyrë të panjohur (Siç thotë teoria e Njutonit), por për shkak të formës që ai i ka dhënë strukturës së trampolinës. Tani imagjinoni gjithë këtë në një strukturë katër dimensione të hapësirës dhe kohës. Nuk është e lehtë, ndaj ne nuk jemi Ajnshtajni dhe ai ishte. Ai ishte i aftë të nxirrte ekuacionin e fushës së gravitetit që tregonte se si materia formëson hapësirën dhe si forma e hapësirës i tregon materies si të lëvizë.
14-Cila ishte mrekullia e vitit e Ajnshtajnit?
Në 1905, Ajnshtajni u diplomua, por nuk ju dha mundësia që tema e tij e doktoraturës të pranohej; as të merrte një post akademik. Kështu ai filloi të punonte me orar të zgjatur, gjashtë herë në javë, si një ekzaminues i nivelit të tretë në zyrat zviceriane të inovacionit shkencor. Gjatë kohës së lirë, ai shkruajti katër teza që lidheshin me fizikën. E para tregonte se drita mund të prodhohej si në formë valësh ashtu dhe si grimca të quajtura fotone. E dyta provonte ekzistencën e atomeve dhe molekulave. E treta, teoria e relativitetit, që thonte se nuk kishte hapësirë apo kohë absolute. Dhe e katërta tregonte një ekuivalencë ndërmjet energjisë dhe masës, që përshkruhet nga ekuacioni i famshëm i fizikës, E=mc2.
15-Si ishte jeta personale e Ajnshtajnit në atë kohë?
Ndihma që ju dha në matematikë, ishte ajo e serbes, Mileva Mari, që ishte e vetmja femër në klasën e tij të fizikës, në universitet. Ata kishin rënë marrëzisht në dashuri me njëri – tjetrin, dhe patën një vajzë të jashtëligjshme, të cilën lejoi ta jepnin për birësim para se ta shihte. Më pas ata u martuan dhe patën dy djem. Eventualisht marrëdhënia e tyre u komplikua dhe Ajnshtajni kërkoi divorcin. Ai i ofroi asaj një marrëveshje: Një nga tezat e tij të 1905, sipas tij, do të fitonin Çmimim Nobel, dhe nëse ajo i jepte divorcin, Ajnshtajni do t’i jepte paratë e fituara nga ky çmim. Pasi u mendua për një javë, ajo pranoi. Për shkak se teoritë e tij ishin mjaft radikale, ai e fitoi këtë çmim vetëm në 1922.
16- Teoria: Si u krijua relativiteti?
Shkencëtarët nuk ishin të sigurtë që herën e parë nëse teoria e relativitetit ishte e saktë. Por Ajnshtajni propozoi një eksperiment dramatik. Gjatë eklipsit të ardhshëm, në 1919, shkencëtarët mund të masnin se si drita e yjeve që kalonte në afërsi të diellit, drejtohej nga graviteti. Lajmet që pasuan ishin: “Dritat që lëvizin shtrembër në Parajsë / Njerëzit e shkencës Më shumë apo më pak të etur për rezultatet e Vëzhgimeve të Eklipsit / Teoria e Ajnshtajnit triumfon”. Dhe e gjithë kjo është shkruar në një kohë kur të paktë ishin ata që dinin të shkruanin mirë. Ajnshtajni u bë i famshëm për kontributin që dha në lindjen e një epoke të re. Ai u bë një shkencëtar i famshëm dhe një ikonë e humanizmit; një nga emrat më të njohur në planet.
17- Ajnshtajni propozon një “kontratë” të çuditshme
Pasi ai dhe Mileva u martuan, patën dy djem, Hans Albert dhe Eduard. Suksesi akademik dhe udhëtimet nëpër botë kishin çmimin e tyre. Ai u distancua nga gruaja e tij dhe për disa kohë çifti u përpoq të merrej me problemet. Ajnshtajni propozoi një “kontratë” të çuditshme për të jetuar me Milevën. Kushtet ishin që rrobat të ishin të pastra dhe të hekurosura, që t’i çonte tre vakte të ngrohta në dhomë, që dhoma dhe studioja të ishin të pastra, përveç tavolinës së punës, që ajo të pushonte së foluri kur ai t’ia kërkonte. Ajo pranoi dhe ai i premtoi se do ta konsideronte të huaj çdo grua tjetër. Pas divorcit, marrëdhënia e Ajnshtajnit me djalin e madh u lëkund. Hansi fajësonte të atin për ndarjen nga Mileva dhe pasi Ajnshtajni fitoi çmimin “Nobel” dhe paratë. Ai i dha asaj vetëm interesat dhe jo shumën e madhe të çmimit. Grindjet mes tyre u shtuan kur Ajnshtajni kundërshtoi martesën e djalit me Frieda Knecht, sepse ajo ishte “më e madhe dhe e shëmtuar”. Kur ata u martuan, Ajnshtajni i kërkoi djalit të mos bënin fëmijë, pasi kjo do ta bënte divorcin edhe më të vështirë. Edhe mamaja e Ajnshtajnit e kishte kundërshtuar martesën me Milevën. Kur i biri emigroi në Amerikë, ata mbetën të ndarë.
18- Ajnshtajni, i preferuari i grave
Kur Ajnshtajni u divorcua me Milevën në vitin 1919 (tradhtia cilësohet si një nga shkaqet), ai u martua me kushërirën, Elsa Loëenthal. Në të vërtetë ai donte të martohej edhe me vajzën e Elsës nga një martesë e mëparshme, Ilse, 18 vjet më e re se ai, por ajo e kundërshtoi. Ndryshe nga Mileva, shqetësimi kryesor i Elsës ishte të kujdesej për burrin e saj të famshëm. Ajo i dinte dhe i toleronte tradhtitë dhe lidhjet dashurore të tij, të cilat zbulohen më vonë tek letrat e tij. Fillimisht e tradhtoi me sekretaren, Betty Neumann. Korrespondenca e tij tregon se ishte i lidhur me gjashtë gra, mes tyre dhe një spiune ruse.
19- Pacifisti që shpiku bombën atomike
Në vitin 1939, i alarmuar nga shumimi i Gjermanisë naziste, Leo Szilard e bindi Ajnshtajnin t’i shkruante një letër presidentit amerikan, Franklin Roosevelt, ku e paralajmëronte se Gjermania naziste po ndërtonte një bombë atomike dhe i sugjeronte Shteteve të Bashkuara të zhvillonin bombën e tyre. Letra e Ajnshtajnit dhe Szilardit konsiderohet si një nga arsyet që Roosevelti filloi “Projektin Manhattan” për të zhvilluar bombën, edhe pse më vonë u zbulua se bombardimi i Pearl Harbor në vitin 1941 e bindi më shumë qeverinë se sa letra e tyre. Edhe pse ishte fizikant i shkëlqyer, ushtria e konsideronte si rrezik sigurie dhe nuk e ftuan në projekt.
20- Ajnshtajni në Shqipëri
E kush mund ta mendonte se fizikanti i madh ka shkelur tokën shqiptare? Dhe jo vetëm kaq. Ai u pajis me pasaportë shqiptare nga mbreti Zog, si një mbrojtje që ai i dha hebreut më të famshëm të shekullit të 20-të. Edhe pse për shumë pak orë, Ajshtajni në vitin 1931 ka qëndruar në portin e Durrësit, në pritje të anijes.
21- Truri shëtiti në kavanoz për 43 vjet
Pas vdekjes në vitin 1955, truri i Ajnshtajnit u hoq pa lejen e familjes nga Thomas Harvey që kreu autopsinë. Ai e mori trurin në shtëpi dhe më vonë u pushua nga puna për shkak se refuzoi ta dorëzonte organin. Shumë vite më vonë, kur Harvey mori leje nga Hansi ta studionte trurin, i dërgoi copëza disa shkencëtarëve në të gjithë botën. Njëra prej tyre ishte Marian Diamond nga Universiteti Berkeley, e cila zbuloi se ai kishte më shumë qeliza në atë pjesë të trurit që ishte përgjegjëse për sintetizimin e informacionit. Neuronet e trurit të tij, që ishte më i madh se normalja, komunikonin më mirë me njëri-tjetrin, për shkak se mungonte një “rrudhë” e quajtur prerja silviane. Studime të tjera sugjerojnë se truri i Ajnshtajnit ishte i dendur dhe se lobi inferior, që ka të bëjë me aftësitë për matematikë, ishte më i madh se truri normal.
22- Saga e trurit të Ajnshtajnit
Në fillim të viteve 1990, shkrimtari Michael Paterniti udhëtoi për në Kaliforni bashkë me doktorin Harvey për të takuar stërmbesën e Ajnshtajnit. Ata udhëtuan nga Neë Jersey me makinë të madhe familjare, ndërkohë që truri i Ajnshtajnit tundej brenda një kavanozi në bagazh. Paterniti disa vite më vonë shkroi për eksperiencën e tij në librin “Në makinë me zotin Albert: Një udhëtim nëpër Amerikë me trurin e Ajnshtajnit”. Në vitin 1998, 85-vjeçari Harvey ia dha trurin doktor Elliot Krauss, patologu i stafit në universitetin “Priceton”, pozicioni që Harvey kishte më parë. Ai thotë: “Pasi e ruajta trurin për dekada sikur të ishte një relike e shenjtë, dhe për shumë ashtu ishte, e lashë më në fund të lirë. Ia dhashë departamentit të patologjisë në qendrën mjekësore të “Princeton”, aty ku Ajnshtajni kaloi 2 dekadat e fundit. U lodha nga përgjegjësia që kisha. Tani jam më i qetë”.
23- S’donte ta lodhte mendjen më shumë nga sa nevojitej dhe pëlqente të rrinte zbathur
Përveç sportit të preferuar, lundrimit (sporti që kërkon më pak energji), Ajnshtajni i shmangej çdo aktiviteti çlodhjeje që kërkonte shkathtësi mendjeje. Siç tha ai për “Neë York Times”, “Sapo përfundoj projektet që kam në dorë, nuk dua të merrem me asgjë tjetër që kërkon punë mendjeje”. “Kur isha i ri, zbulova se gishti i madh i këmbës gjithmonë bënte një vrimë në çorape”, tha ai dikur. “Prandaj nuk vesha më çorape”, vazhdon ai.
24- Nuk e ndiqte asnjëherë modën dhe s’ka mësuar kurrë të shkruajë anglisht
Ajnshtajni ishte një kokëfortë fanatik. Ai refuzoi të vishej ashtu siç e këshillonin, kushdo të ishte ai apo ajo. Njerëzit ose e njihnin mirë, ose nuk e njihnin fare, arsyetonte ai, kështu që nuk kishte rëndësi në e shihni me të njëjtin kostum një vit të tërë. Edhe pse jetoi për shumë vite në Shtetet e Bashkuara dhe i fliste mirë të dyja gjuhët, Ajnshtajni thotë se kurrë nuk ka mundur të shkruajë në anglisht, për shkak të “shqiptimit të pabesë”. Kurrë nuk e humbi theksin dallues gjerman “I vill a little t’ink” (I ëill a little think”)
25- Tymoste si oxhak
Një anëtar për jetë i “Klubit të duhanxhinjve me llullë”, në Montreale, Ajnshtajni citohet të ketë thënë: “Duhani me llullë kontribuon në gjykimin më të qetë dhe objektiv të çështjeve njerëzore”. Një herë ra në ujë gjatë një ekspedite me barkë, por arriti heroikisht të mos lëshojë nga dora llullën e tij.
26- E kishte zët letërsinë fantastiko-shkencore
Në mënyrë që mos ta ngatërronte me shkencën e pastër dhe t’u jepte njerëzve iluzione false në lidhje me arsyetimin shkencor, ai rekomandoi abstinencë të plotë nga çfarëdolloj letërsie fantastiko-shkencore. Ai gjithashtu sugjeroi se njerëzit që kanë parë disqe fluturuese duhet t’i mbajnë ato për veten e tyre. Ajnshtajni qetësohej në kuzhinën e tij me violinën besnike, duke u munduar me kokëfortësi të improvizonte diçka që të ngjasonte si vijë melodike. Kur nuk ia arrinte, ai rikthehej tek Mozarti.
27- Alkooli nuk ishte droga e preferuar
Në një konferencë për shtyp me mbërritjen e tij në Nju Jork në vitin 1930, ai tha duke bërë shaka për ndalimin me ligj të alkoolit: “Unë s’pi, prandaj për mua njësoj është”. Në të vërtetë, Ajnshtajni ka qenë kritik i hapur ndaj “ligjeve që nuk mund të imponohen”.
28- E barazonte monogaminë me monotoninë
“Të gjitha martesat janë të rrezikshme”, një herë i tha intervistuesit. “Martesa është përpjekja e pasuksesshme për ta bërë diçka të zgjasë nga një incident”. Njihej botërisht se ishte burrë jobesnik, që prirej të binte në dashuri me dikë tjetër pasi sapo kishte shkëmbyer premtimet.
29- Nuk mbante mend ditëlindjet
Me besimin se datëlindjet ishin për fëmijët, qëndrimi i tij përmblidhet në një letër që i shkroi të dashurës Mileva Maric: “E dashur zemra ime e vogël …, së pari urimet e mia të përzemërta për ditëlindjen tënde dje, të cilën e harrova përsëri”.
30- Nuk kishte shtetësi për 5 vite
Ai nuk ishte shtetas i asnjë vendi për gati 5 vite! Që nga viti 1896 (kur refuzoi shtetësinë gjermane në moshën 15-vjeçare) deri në vitin 1901 (kur u bë zviceran).
31- Pse nxori gjuhën në foton e famshme
Ishte ditëlindja e Ajnshtajnit dhe i mbytur nga një mori fotografësh. I lodhur prej tyre, ai nxori gjuhën me shpresën se do t’ia prishte foton. (Sikur të ishte aktor në ditët e sotme do t’ia kishte tërhequr aparatin nga duart). Sigurisht që plani i tij doli huq. Meqë shkencëtari kishte një reputacion si njeri i çuditshëm, fotoja u konsiderua si një shembull tjetër i sharmit të tij gjaknxehtë dhe u bë një prej fotove të tij më të bukura.
32- Sa ishte kapaciteti i inteligjencës?
Kapaciteti i inteligjencës së Ajnshtajnit ishte 160. Njerëzit e konsideronin të zgjuar. Bill Clinton e ka më të lartë këtë shifër. E vërteta është se kuizet në internet për të vlerësuar inteligjentët u shpikën më vonë, kështu që Ajnshtajni kurrë s’e bëri. Është mirë të themi se ishte shumë më i zgjuar se ne të gjithë bashkë.
33- A besonte Ajnshtajni në Zot?
Ajnshtajni ishte hebre; hebre nga populli i Perëndisë. Ai kundërshtoi natyrën e rastësishme të mekanikës kuantike dhe tha “Perëndia nuk luan me zare”. Ndër frazat më të njohura të tij janë: “Para Zotit jemi të barabartë në zgjuarsi dhe të barabartë në budadallëk”, “Perëndia gjithmonë zgjedh mënyrën më të thjeshtë”, “Dua të di gjithë mendimet e Perëndisë; të gjitha të tjerat janë detaje”. Rregulli i universit ishte provë për të që Perëndia ekzistonte.
34- Pse nuk ishte prezent në çmimin “Nobel”?
Nuk ishte i pranishëm në dhjetor të vitit 1922 për të marrë çmimin “Nobel” në fizikë, sepse ishte në një udhëtim në Japoni. Gjatë kësaj kohe bëri shumë vizita ndërkombëtare. Kishte vizituar Parisin para dhjetorit dhe një vit më vonë vizitoi Palestinën. Pas zbulimit të fundit shkencor, në lidhje me valët dhe materien, në vitin 1924 ai bëri vizita të tjera, por këtë herë në Amerikën e Jugut.
35- Prejardhja e përulur
Ajnshtajni ka lindur në Ulm, Gjermani, më 14 mars të vitit 1879, në adresën “135 Bahnhofstrasse”, e cila më vonë u bombardua nga forcat aleate në vitin 1944. Prindërit e tij ishin hebrenj të shtresës së mesme. Ata quheshin Hermann dhe Pauline.
36- Gjeometria dhe filozofia
Lëndët e preferuara në shkollë ishin gjeometria dhe filozofia. Ai e pëlqente kaq shumë gjeometrinë sa filloi ta studionte në moshën 12-vjeçare. Edhe filozofia ishte e rëndësishme për të, pasi ishte studimi i universit dhe kuptimit të jetës. Kjo e inkurajoi të kërkonte përgjigje. Ai studionte filozofi çdo të enjte me një student mjekësie me emrin Max Talemy, i cili bashkohej me familje e tij për darkë.
37- Puna e parë që bëri
Albertit kurrë nuk i është dashur të punojë derisa familja e tij u zhvendos në Milano, Itali. Atje gjeti punën e parë në një zyrë patentash zvicerane në Bern dhe qëndroi për shtatë vite, duke e përdorur kohën e lirë për të studiuar fizikë dhe për të shkruar artikuj për universitetet lokale.
38-Aspekte të jetës që pëlqente
Natyra dhe muzika zinin vendin e parë. Ajnshtajni pëlqente të shëtiste në natyrë. Shëtitjet e tij ishin koha kur mendohej dhe harronte gjithë botën. Dashurinë për muzikën e mori nga e ëma. Ai kurrë nuk hoqi dorë nga violina. Kur u bë shumë plak për të luajtur me të, ai ulej dhe dëgjonte muzikën e tij të regjistruar.
39- Ajnshtajni refuzon paratë dhe çfarë urrente
Universiteti “Princeton” i caktoi një shumë për rrogë. Atij i kërkuan ta vendoste vetë këtë shumë. Universiteti kishte vendosur për 10 mijë dollarë në muaj, por Ajnshtajni kërkoi vetëm 3 mijë dollarë. Ai gjithashtu refuzoi pensionin prej 7500 dollarësh në vit, duke e cilësuar si “shumë bujar”. Pensioni u reduktua në 6 mijë dollarë. Me to bleu një shtëpi modeste, ecte për në punë dhe kurrë nuk pati ndonjë makinë. Çfarë urrente? Të vetmet gjëra që nuk donte dot ishin berberi dhe çorapet. Ajnshtajni kurrë nuk e vizitonte berberin se nuk kishte nevojë për model të ri flokësh, i vjetri i pëlqente më shumë. Ai shkruan në vitin 1934: “Jam plotësisht i bindur se asnjë pasuri në botë nuk e ndihmon njerëzimin të përparojë, madje dhe në duart e punëtorit më të devotshëm për këtë punë” dhe “Paratë joshin vetëm egoizmin dhe ftojnë abuzimin”.
40- Shënimet e Teorisë së Relativitetit shiten 6 milionë dollarë
Në vitin 1944, letra e tij ku kishte shkruar Teorinë e Relativitetit, herët në vitin 1905, u nxor në ankand. Ajo mblodhi 6 milionë dollarë dhe sot manuskripti ndodhet në Librarinë e Kongresit. Në ditët e sotme me siguri do ishte shitur për më shumë, por në atë kohë kjo ishte një shifër rekord.
41- Njeriu më miqësor i kohës
Ai lindi në Ulm të Gjermanisë edhe pse familja u zhvendos në disa shtete të ndryshme për të jetuar, ai pëlqente më shumë qytetin e lindjes. Gjatë shëtitjeve të tij në qytet përshëndeste dhe u jepte dorën kujtdo që shihte.
42- Jetëgjatësia
Albert ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare. Ai u largua më 18 prill të vitit 1955. 22 vitet e fundit të jetës i kaloi në Institutin e Studimeve të Avancuara në Princeton, Neë Jersey. Në atë qytezë të vogël të kolegjit, Alberti ishte një fytyrë e njohur. Çdo ditë, zotëria i sjellshëm me flokët gri dilte nga zyra për në shtëpi dhe gjithmonë ndalej t’u fliste kalimtarëve.
43- Pamja karakteristike
Ai njihej për mjekrën e bardhë si dëborë dhe flokët e çmendura. Por si ishin flokët natyralë? Ato ishin të zeza, ashtu siç dalin në fotografitë e moshës më të re. Duke qenë se në ato kohë të gjitha fotot ishin bardhë e zi, shumë kureshtarë e kanë vënë në dyshim këtë fakt, por ishin të zeza, tipike për hebrenjtë.
44- Pas Gjermanisë në “Oksford”
Në vitin 1921 mori çmimin “Nobel”, por me rritjen e nazizmit ai shkoi në Angli. Atje mësoi në universitetet “Oxford” dhe “Cambridge”, para se të zhvendosej për në SHBA. Me mbërritjen në SHBA Ajnshtajni lëvizi për në Kaliforni, vendi i plazheve dhe dimrave me diell. Atje u bë profesor në Institutin e Teknologjisë në Pasadena, Kaliforni. Gjithashtu dha mësim edhe në universitetin “Princeton”.
45- Kërkoi të largojë bombën atomike
Ajnshtajnit nuk ia priste mendja se ç’do të ndodhte në të ardhmen me bombat bërthamore. Në numrin e nëntorit të vitit 1945, ia adresoi këtë çështje revistës “Atlantic Monthly”; kërkesën e përsëriti në nëntor të vitit 1947. Në lidhje me bombën atomike sugjeroi që t’i dorëzohej një qeverie botërore të themeluar nga Rusia, SHBA-ja dhe Britania. Në kohën kur e shkroi, armët bërthamore nuk ishin kaq të fuqishme sa edhe sot.
46- Sa fëmijë pati dhe ku ndërroi jetë
Gjithsej Ajnshtajni pati tre fëmijë. Një vajzë, Lieserl, dhe dy djem, Eduard dhe Albert. Alberti i ri më vonë u bë profesor inxhinierie në universitetin “Berkley”. Djali i tij Eduart ishte skizofrenik. Gruaja e dytë kishte dy fëmijë, Ilse dhe Margot. Ajnshtajni vdiq në vitin 1955 në spitalin e “Princeton”. Truri iu hoq për studim dhe iu ruajt në Wichita, Kansas. Atje u vendos në laboratorin e doktor Thomas Harvey, ish-shefi patolog i universitetit “Princeton”.
47- Ç’do të thotë E=mc2 dhe çfarë tregon ekuacioni
Ajnshtajni e përmblodhi teorinë speciale të relativitetit në një revistë disa vite më vonë me ekuacionin legjendar E=mc2. Ky ekuacion përkthehet, Energjia=masa e shumëzuar me shpejtësinë e dritës në katror. Masa përmban sasi të mëdha energjie. Çfarë tregon ekuacioni? Marie Curie zbuloi se një ons (28,35 gramë) radiumi nxirrte 4 mijë kalori/në orë në mënyrë të papërcaktuar. E=mc2 është baza e zbulimit se si dielli dhe yjet kanë rrezatuar dritë dhe nxehtësi gjatë mijëvjeçarëve, dhe për tmerrin e Ajnshtajnit, ky ekuacion sjell edhe prodhimin e bombës atomike.
48- Çmimet e tjera “Nobel”
17 vite pas botimit të Relativitetit, në vitin 1922 Ajnshtajni fitoi çmimin “Nobel” për Shërbimin ndaj Fizikës Teorike. Kishte disa arsye pse çmimin “Nobel” nuk iu dha aq shpesh. Relativiteti në atë kohë ishte mjaft kontroversal dhe teorik. Nuk mund të provohej. Fakti që gjykatësit nuk mund ta kuptonin ishte problem më vete.
49- I ndjekur nga “FBI”-ja
Edgar Hoover dyshonte se Ajnshtajni ishte komunist. Ai shpenzoi mijëra orë për ta bindur “FBI”-në ta dënonte Ajnshtajnin, por pa sukses. Edhe pse Hoover dyshonte se ai ishte komunist, ai kurrë s’do të miratonte përgjimin e telefonave apo të postës. Pas shumë orëve kërkimi, Hoover e braktisi çështjen kundër tij dhe sekretares së Ajnshtajnit, Helen Dukas. Ata kishin mbledhur aq shumë dosje sa preknin tavanin, por asnjëra nuk provonte gjë. Më vonë, miqtë thonë se Ajnshtajni qeshte me këtë histori.
50- “Njeriu i Shekullit”, nga “Time”
Revista amerikane “Time”, në vitin 1999 e emëroi si “Personi i Shekullit”. Në kulturën e gjerë emri Ajnshtajn është bërë sinonimi i gjeniut. Përveç trurit të tij nuk ka mbetur asgjë e prekshme, pasi hiri u hodh në një lumë në SHBA./Tirana Observer / KultPlus.com
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përvjetorin e 26-të të Masakrës së Poklekut, priti në takim familjarët e viktimave, me të cilët bashkëbisedoi për rëndësinë e kujtesës për të gjitha viktimat dhe domosdoshmërinë e kërkimit të drejtësisë.
Në takim, Presidentja Osmani theksoi se Masakra e Poklekut, ku u vranë 54 qytetarë nga regjimi gjenocidal i Serbisë, mbetet plagë e hapur për shoqërinë tonë dhe kujtesë e përhershme që kërkon angazhim të vazhdueshëm institucional për t’i sjellur autorët para drejtësisë.
Presidentja Osmani nënvizoi se drejtësia për viktimat është obligim i vazhdueshëm dhe se kërkesa për drejtësi është ngritur në çdo forum ndërkombëtar.
Presidentja, po ashtu, ritheksoi përkushtimin e saj për të mos lejuar që këto krime të harrohen dhe për të vazhduar luftën për drejtësi, në nderim të kujtimit të viktimave dhe për të ardhmen e Kosovës./KultPlus.com
Sot, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ua ka ndarë Titullin “Nderi i Republikës”, Vasfije Krasniqit, Shyrete Tahirit dhe Ramadan Nishorit, përcjell KultPlus.
Në vijim, KultPlus ua sjell njoftimin e Presidentes Osmani:
Sot, me krenarinë më të madhe, i ndava Titullin “Nderi i Republikës”, Vasfije Krasniqit, Shyrete Tahirit dhe Ramadan Nishorit.
Duke përdorur aktin më mizor gjatë luftës, dhunimin seksual, regjimi i Millosheviqit mendoi se do të çnderonte mijëra viktima të luftës, por me guximin e tyre, të mbijetuarit u shndërruan në nderin e shtetit, nderin e kombit, NDERIN E REPUBLIKËS! /KultPlus.com
Një njeri pa mënd në kokë, mburrej e lëvdohej vetë, pandehte me të vërtetë q’ish i bukur e s’kish shokë, ndaj ishte shum’ i gëzuar. Vërtet pasqyra s’kishte mëshirë ta tregonte të shëmtuar. Po thosh: pasqyra nuk’ është e mirë. Nga kjo lajthitje që ta kërrejnë dhe të duket e vërteta, gjithë pasqyrat e shkreta kur i shikon, e rrëfejnë me një fytyrë shumë të ndyrë. Që të mos shohë kurrë pasqyrë, ç’punoi miku? U ngre dhe iku lark, ndëpër ara Për fat të keq, sheh përpara një liqen të pashënuar, me ujë fort të kulluar. Ndë këta ujë kur u shikua u zemërua, se prap ju duk fytyra si te pasqyra, Domethënë, me një fjalë, kjo përrallë Eshtë bërë për të tërë: për veten tonë, të gjithë ç’jemi këtë mendje kemi. Gjithë njerztë faje kanë, për ne si pasqyrë janë: ky njeriu faqeziu që qesh o mburr vetëhenë, është shpirti yne vetë, Sa për liqenë ndë vënd të shkrete, me ujëkulluar, tregon librat qe ke shkruar./ KultPlus.com
Në një ceremoni përkujtimore të mbajtur sot në fshatin Makoc të Prishtinës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar viktimat e masakrës së prillit 1999, duke theksuar se kjo ngjarje përfaqëson një nga plagët më të rënda në historinë e popullit shqiptar.
E shoqëruar nga familjarë të viktimave, deputetë të Kuvendit, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë, Presidentja Osmani ka bërë thirrje për drejtësi të vonuar, por që sipas saj, nuk do të mungojë kurrë.
“Kemi ardhur këtu për të nderuar kujtimin e 115 jetëve të pafajshme, të shuar padrejtësisht nga makineria vrastare e regjimit serb. Ky vend është një testament i dhimbjes, por edhe i qëndresës sonë. Është një thirrje që nuk do të heshtë kurrë”, u shpreh Presidentja.
Gjatë fjalimit të saj, Osmani rikujtoi se në masakrën e Makocit nuk u kursye askush, nga Fortesa foshnja, e deri tek Hamidja 98-vjeçare, në një përpjekje çnjerëzore të regjimit për të zhdukur çdo gjurmë të qenies shqiptare.
“Por ajo që Serbia nuk arriti ta zhdukë, ishte shpirti i pathyeshëm i popullit tonë liridashës”, tha Presidentja para të pranishmëve, duke shtuar se themelet e Kosovës së sotme janë ndërtuar mbi gjakun e dëshmorëve.
Presidentja theksoi se Kosova sot është një shtet i lirë, i pavarur dhe aleate e denjë e shteteve demokratike, një arritje e madhe për një popull që kërkoi lirinë me çdo çmim./KultPlus.com
Arkiva e negativëve, objekteve dhe dokumenteve të Pietro dhe Kel Marubit është shpallur pjesë e Regjistrit Ndërkombëtar të Kujtesës së Botës nga UNESCO, duke e renditur kështu ndër trashëgimitë më të çmuara të njerëzimit.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili e cilësoi këtë si një moment historik për kulturën shqiptare.
“Lajm i jashtëzakonshëm! Unesco ka shpallur arkivën e negativëve, objekteve dhe dokumenteve të Pietro dhe Kel Marubit si pjesë të Memory of the World International Register!”, shkruan Gonxhja në rrjetet sociale.
“Një nga thesaret më të çmuara të kujtesës sonë kombëtare shpallet tashmë trashëgimi botërore!”, vijon ai.
“Nga zemra e Shkodrës kjo pasuri e rrallë fotografike që ka përjetësuar imazhin, jetën, historinë dhe shpirtin e shqiptarëve, merr sot vlerësimin më të lartë ndërkombëtar! Ky nuk është thjesht një vlerësimin i kontributit të Marubëve, themeluesve të fotografisë shqiptare, por edhe një vlerësim i jashtëzakonshëm për Shkodrën, qytetin që i dha jetë artit, kulturës dhe kujtesës së një kombi”, theksoi Gonxhja.
Sipas tij, ky është një vlerësim jo vetëm për dinastinë Marubi, që hodhi themelet e fotografisë shqiptare, por edhe për qytetin e Shkodrës, që mbetet një pikë referimi për artin, kulturën dhe kujtesën kombëtare.
“Për herë të parë, Shkodra ka një pjesë të sajën në Kujtesën e Botës”, u shpreh ministri, duke shtuar se kjo arritje i jep zë, dritë dhe përjetësi një trashëgimie unike.
Drejtori i Muzeut Kombëtar të fotografisë “Marubi”, Luçjan Bedani tha se “ky është një lajm i madh për trashëgiminë kulturore shqiptare dhe kontributin unik që dinastia Marubi ka dhënë për historinë botërore të fotografisë”.
“Moment historik edhe për artin shqiptar dhe një hap i madh për kontributin që Shkodra i ka dhënë kulturës në Shqipëri. Ajo tashmë do të ketë gjurmën e saj edhe në kulturën e botës. Një falenderim shkon për të gjithë kontribuesit, që bënë të mundur këtë arritje historike për trashëgiminë kulturore shqiptare”, nënvizoi ai.
Programi “Memory of the World” i UNESCO-s synon të ruajë dhe promovojë dokumentet më të rëndësishme të historisë njerëzore në të gjithë globin./atsh/KultPlus.com
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar ditën e dëshmorëve të UÇK-së të komunës së Prishtinës, duke vendosur kurorë lulesh në varreza në Velani.
“Dëshmorët janë themeli i lirisë sonë. Kujtimi për ta nuk është vetëm nderim, por zotim se do të punojmë çdo ditë për një shtet të drejtë, të barabartë dhe dinjitoz, ashtu siç e ëndërruan ata”, theksoi Presidentja.
Presidentja Osmani tha se kjo ditë na kujton vlerat për të cilat ranë dëshmorët tanë dhe se kujtimi për ta është i përhershëm./KultPlus.com
Ti e di se si është kjo: nëse unë vështroj në hënën e kristaltë, në degën e kuqe të vjeshtës të ngadaltë në dritaren time, nëse unë prek pranë zjarrit hirin e imët ose trupin e rrudhosur të drurit, gjithçka më sjell tek ty, sikur gjithçka që ekziston, aromat, dritat, metalet, të ishin anije të vogla që lundrojnë drejt atyre ishujve të tu që më presin mua.
E pra tani, nëse pak e nga pak ti ndal të më duash, unë do të të ndal të të dua pak e nga pak.
Nëse papritmas ti më harron ti do të ndalësh të më kërkosh sepse unë do të të kisha harruar tashmë.
Nëse e mendon gjatë dhe marrëzisht, erën e flamujve që kalon përmes jetës time, dhe ti vendos të më lësh mua në bregun e zemrës ku i kam rrënjët e mia, mos harro se atë ditë. se atë orë, unë do të ngre krahët e mi për fluturim dhe rrënjët e mia do të çrrënjosen në kërkim të një toke të re.
Por nëse çdo ditë dhe, çdo orë, ti e ndjen se je fati im dhe unë jam fati yt, me buzëqeshjen që s’të shqitet, nëse çdo ditë një lule ngjitet në buzët e tua duke më kërkuar, ah dashuria ime, ah vetja ime, tek unë është kthyer rishtaz zjarri, tek unë asgjë s’është fikur dhe as harruar, dashuria ime ushqehet prej tëndes dashuri, e dashur, dhe deri sa ti të jetosh do të jetë në krahët e tu shtrënguar e lidhur pazgjidhshëm me të mijtë/ KultPlus.com
Gustave Moreau ishte një piktor francez i lindur në vitin 1826 në Paris, i cili u bë një nga piktorët më të njohur të periudhës së romantizmit në Evropë. Ai ishte një artist i veçantë që shërbeu si inspirim për shumë piktorë të tjerë në shekullin e 19-të, shkruan KultPlus.
Moreau ishte i njohur për vizionin e tij të mrekullueshëm dhe për përdorimin e teknikave të ndryshme për të shkruar histori më të mëdha në piktura të mëdha. Ai ishte një piktor që kultivonte shumë ide në veprat e tij, duke përfshirë në to mitologjinë, historinë, muzikën dhe poezinë.
Një nga veprat më të njohura të Moreau është piktura “Salome”, e cila shfaqë princeshën e lashtë Salome në momentin e saj të fundit, kur ajo kërkonte kokën e pejgamberit Gjonit Përbindësh për të kënaqur dëshirën e saj për hakmarrje. Piktura është një shembull i përkryer i stilistikes së Moreau, me detaje të mrekullueshme dhe shumë ngjyra të ndryshme që ndërthuren në mënyrë magjepsëse.
Një tjetër vepër e njohur e tij është “Galatea”, një pikturë që shfaq një skulpturë të gjallë të një gruaje të bukur që po çlirohet nga shkumët e detit. Kjo pikturë është një tjetër shembull i artit të Moreau, me detaje të thella dhe shumë kuptime metaforike që mund të shihen nëpër detaje të ndryshme të pikturës.
Përveç punës së tij artistike, Moreau ishte gjithashtu një profesor në Ecole des Beaux-Arts në Paris dhe kishte një numër të madh nxënësish, duke përfshirë Henri Matisse dhe Georges Rouault. Ai u nda nga jeta në vitin 1898 në moshën 72 vjeçare.
Gustave Moreau mbetet një nga piktorët më të rëndësishëm të historisë së artit, duke krijuar vepra të mrekullueshme që kanë mbetur klasike edhe sot. Ai i ka dhënë artit një vlerë të jashtëzakonshme, duke shfaqur qartë vizionin dhe talentin e tij në të gjitha veprat e tij. / KultPlus.com
Mbamendja e historisë njerëzore nuk ruan në kujtimet e saj një të dytë si ai. Asnjëherë nuk ka gjalluar faqe kësaj toke një krijesë kaq e jashtëzakonshme dhe kaq me të papritura. Një jetë të tillë të stuhishme dhe rrapëllitëse, s’kishte kapluar as marinari më i stërvitur i deteve. Ai u dha vullnetlirë nëpër krejtçka përbën ndryshesat, kapërcyellin dhe kaplimin në kreshtën më të lartë të famës, ku u ngjit, për të mos zbritur sandejmi askurrë. Ç’skutë e errët e mendjes njerëzore, universit dhe kureshtisë ishte, ku ai nuk u kredh si një eksplorator triumfues.
Si krejt gjenitë e tjerë edhe Albert Ajnshtajn e gatuan çdo mozaik të jetës së tij në shtjellën e të papriturave dhe befasive, diku-diku cingëritëse, të debatueshme dhe të larë nga shkëlqimi i lavdisë, tjetërkund. Ai erdhi dhe iku si një përjashtim. Mbamendet se kur lindi, koka e tij ishte kaq e madhe dhe e shtrembëruar, sa e ëma kujtonte se mos ishte i deformuar. Nën këtë makth u ngjeshën e gjithë familja, e cila mendonte se mos kishin të bënin me një monstër. Dhe habia vazhdon në familjen ku rritej gjeniu i ardhshëm. Ajnshtajn kur ishte fëmijë fliste rrallë dhe ngeshëm. Ajo që më vonë u quajt “sindroma e Ajnshtajnit” zgjatoi deri në moshën 9-vjeçare. Kur Ajnshtajni ishte pesë vjeç dhe lëngonte i sëmurë në shtrat, babai i tregoi diçka që i ndezi interesin e tij për shkencën dhe hamendet se ajo shkëndi i vuri zjarrin një yjësië e tij të gjenialitetit. Ndërsa qëndronte i shtirë, i ati i dha një busull xhepi. Ndryshimi i vendodhjes dhe drejtimi i gjilpërës manjetike që trekonte kahun e orjentimit, u kthye në kureshtinë fillimore të tij. Ndërsa vëzhgonte busullën tek djaloshit 5-vjeçar zuri fill mendimi se duhet të kishte ndonjë forcë në atë që konsiderohej si hapësirë boshe që e bënte gjilpërën të lëvizte. Kjo ndodhi e fëmijërisë udhëtoi nëpër shumë rrëfenja dhe tregimtari të fizikantit të ardhshëm.
Kësisoj mori hov në botë e të panjohurave, Albert Ajnshtajn, ai që do të kaplonte dhunshëm vlerësimin si shkencëtari më i rëndësishëm i shekullit XX. Një prej arritjeve që ktheu faqen e historisë së shkencës, ishte ekuacioni E=mc2. Ai fitoi çmimin “Nobel” në vitin 1921 për punën në lidhje me efektin fotoelektrik. Ai zhvilloi Teorinë e Relativitetit, të cilën e kishte përfunduar me kohë, por u deshën 25 vite që të tjerët ta kuptonin. Gjithashtu, kontributi i tij bëri një ndryshesë të themeltë pikëpamjen e botës. Para Ajnshtajnit, disa gjëra besoheshin si të vërteta. Mes tyre ishin dhe ligjet e gravitetit dhe trupave në rënie, të përmendur më parë nga Isak Njutoni. Në asohere, besohej se “koha” në vetvete ishte një konstante fizike: Të gjithë dhe gjithçka përjetonte kalimin e kohës ashtu si kushdo dhe gjithçka tjetër. Teoria e tij e Relativitetit special parashikonte se kjo s’ishte e vërtetë dhe më vonë u vërtetua nga eksperimentet me orën bërthamore.
Nëpër kthinat e jetës
Mundi të strukej deri vonë, por jo të mbetej përgjithmonë një enigmë, një episod i jetës së njeriut që u përpoq të çburgoste nga pikëpyetjet botkuptimin e një shekulli. Në vitin 1980, letrat private të Ajnshtajnit kanë tronditur themelet e gjeniut. Në to mësohet se Ajnshtajn kishte një vajzë të paligjshme me ish-studenten Mileva Mariç, e cila më vonë lindi një tjetër vajzë me emrin Lieserl, pas vdekjes së të cilës ata shpallën martesën. Hans Albert dhe Eduard ishin dy djemt e jëts së tyre bashkëshortore.
Ajo që do të ekzekutonte këtë lidhje do të ishte fama. Lindja e fizikantit gjenial të Albërt Ajnshtajn do të zgjonte tek ai mashkullin prepotent, akt i cili u firmos në një kontratë, zbatimin e së cilës njeriu i shkencave ekzakte kërkonte korrektësi në zbatim. Në këtë kontratë bëhej fjalë, sa vijon: “Rrobat të ishin të pastra dhe të hekurosura. Ti çonte tre vakte të ngrohta në dhomë, e cila duhet të pastrohej me kujdes, përveç tavolinës së punës. Veç këtyre, të pushonte së foluri ishte një tjetër kush i kësaj detyrese bashkëshortore. Ajo mësohet se kishte pranuar në këmbim të besnikërisë. Por kjo skllavëri nuk ndryshoi azgjë deri në momentin kur vargonjt e kësaj zgjedhe bashkëshortësh ti këpuste divorci. Gratë në jetën e fizikantit do të ishin të shumta, të stuhishme dhe përplot të papritura njëra prej së cilave ishte martesa me kushërirën e tij Elsa Loëenthal. Për të mos e mbyllur me kaq këtë zell çmendurie pasioni ai mësohet se kishte shfaqur interes të martohej me të bijën e bashkëshortes, e cila ishte frut i një loidhje të mëparshme të saj Në të vërtetë ai donte të martohej edhe me vajzën e Elsës nga një martesë e mëparshme. Edhe ajo pati këtë fat me këtë burr besnik, i cili e tradhtoi me sekretaren, Betty Neumann dhe gjashtë gra, mes tyre dhe një spiune ruse. Kësisoj dëshmojnë korrespondencat e tij.
Pendesë e një pacifisti
Në vitin 1939, i alarmuar nga shumimi i Gjermanisë naziste, Leo Szilard e bindi Ajnshtajnin t’i shkruante një letër presidentit amerikan, Franklin Roosevelt, ku e paralajmëronte se Gjermania naziste po ndërtonte një bombë atomike dhe i sugjeronte SHBA-ve të zhvillonin bombën e tyre. Letra e Ajnshtajnit dhe Szilardit konsiderohet si një nga arsyet që Roosevelti filloi “Projektin Manhattan”, për të zhvilluar bombën, edhe pse më vonë u zbulua se bombardimi i Pearl Harbor në vitin 1941 e bindi më shumë qeverinë se sa letra e tyre. Edhe pse ishte fizikant i shkëlqyer, ushtria e konsideronte si rrezik sigurie dhe nuk e ftuan në projekt.
Gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore jeta e fizikantit të madh do të gjendej në një rrezik serioz. E pabesueshme por e vërtetë. Do të ishte Shqipëria dhe shtetësia shqiptare ajo që do të shpëtonte Albërt Ajnshtajn. E kush mund ta mendonte se fizikanti i madh ka shkelur tokën shqiptare? Dhe jo vetëm kaq. Ai u pajis me pasaportë shqiptare nga mbreti Zog, si një mbrojtje që ai i dha hebreut më të famshëm të shekullit të 20-të. Edhe pse për shumë pak kohë, Ajshtajni në vitin 1931 ka qëndruar në portin e Durrësit, në pritje të anijes.
Të pazakontat e jetës së njeriut të jashtëzakonshëm
Veç pasionit dhe jetës së dendur krevatore, ky mendimtar i madh rrekej në tëzakonshmen e tij edhe në të tjera gjëra të zakonta, jetësimi i të cilave vetëm se e bëjnë më interesante rrugëtimin e një gjeniu. Përveç sportit të preferuar, lundrimit Ajnshtajni i shmangej çdo aktiviteti çlodhjeje që kërkonte shkathtësi mendjeje, siç mësohet nga një rrëfenjë prestigjozen amerikane “New York Times”, “Sapo përfundoj projektet që kam në dorë, nuk dua të merrem me asgjë tjetër që kërkon punë mendjeje”. Ajnshtajni ishte një kokëfortë fanatik. Ai refuzoi të vishej ashtu siç e këshillonin, kushdo të ishte ai apo ajo. Njerëzit ose e njihnin mirë, ose nuk e njihnin fare, arsyetonte ai, kështu që nuk kishte rëndësi në e shihni me të njëjtin kostum një vit të tërë. Edhe pse jetoi për shumë vite në Shtetet e Bashkuara dhe i fliste mirë të dyja gjuhët, Ajnshtajni thotë se kurrë nuk ka mundur të shkruajë në anglisht, për shkak të “shqiptimit të pabesë”. Një ndër gurët e tjerë të mozaikut është duhani, llulla e tij emblematike. Mësohet se ai ishte pjesë në “Klubit të duhanxhinjve me llullë”, kur jetonte në Montreal. Së këndejmi mbamendet të ketë thënë se “Duhani me llullë kontribuon në gjykimin më të qetë dhe objektiv të çështjeve njerëzore”.
Poza e tij histori
Ishte ditëlindja e Albert Ajnshtajnit dhe i mbytur nga një mori fotografësh, i lodhur prej tyre, ai nxori gjuhën me shpresën se do t’ia prishte foton. Sigurisht që kjo kapriço nuk mori ato pritshmëri që u bënë zanafillë e këtij gjesti joganat. Meqë shkencëtari kishte një reputacion si njeri i çuditshëm, fotoja u konsiderua si një shembull tjetër i sharmit të tij gjaknxehtë dhe u bë një prej fotove të tij më të bukura.
Kësisoj ishte ky njeri, i pazakontë në çdo gjë dhe i jashtëzakonshëm në gjithçka. Vetëm një gjeni dhe mendimtar i përmasave të tilla mund të derdhtë përmendoren e tij në këtë kallep befasishë. / Albert Vataj / KultPlus.com
Thomas Middleton ishte një shkrimtar i njohur anglez i shekullit të 17-të, i cili shkroi disa nga dramat më të njohura të kohës së tij. Sot, më 18 prill, shënohet përvjetori i ditëlindjes së tij.
Middleton u lind në vitin 1580 në Londër dhe u bë shkrimtar i njohur në shekullin e 17-të. Ai shkroi shumë drama të njohura, si “The Revenger’s Tragedy” dhe “A Chaste Maid in Cheapside”. Veprat e tij ishin të njohura për të qenë shumë të ndjeshme ndaj konfliktit të klasave dhe marrëdhënieve njerëzore, duke shprehur një kritikë të ashpër ndaj shoqërisë së kohës së tij.
Në veprat e tij, Middleton kritikonte gjithashtu moralin dhe pushtetin, duke treguar një tendencë të fortë për të kundërshtuar hierarkinë dhe injorancën. Ai shkroi me një gjuhë të ndjeshme dhe elegante, duke përdorur poezinë dhe metaforat për të shprehur ide dhe ndjenja.
Megjithatë, Middleton nuk ishte një shkrimtar pa kontroversa. Ai u konsiderua si i skandalshëm për shkak të dramës së tij “A Game at Chess”, që u ndalua nga censura për shkak të përmbajtjes së saj skandaloze.
Thomas Middleton ishte një shkrimtar i njohur i shekullit të 17-të që shkroi disa nga dramat më të njohura të kohës së tij. Ai u konsiderua si një kritik i ashpër i shoqërisë së kohës së tij dhe shpesh kritikonte moralin dhe pushtetin. Megjithatë, ai ishte një shkrimtar që shpesh shkaktoi kontroversa dhe u censurua për disa prej veprave të tij. Përvjetori i tij i ditëlindjes është një mundësi për të festuar kontributin e tij të rëndësishëm në letërsinë angleze. / KultPlus.com
Në vitin 1896, Ajnshtajni hoqi dorë nga shtetësia e tij gjermane dhe u regjistrua në Shkollën e Zvicrës, Federal Politeknik, në Zyrih. Atje, ai u përfshi në një histori dashurie pasionante me Mileva Mariç, një vajzë me origjinë nga Serbia. Çifti pas diplomimit u martua dhe kishte dy djem Eduard dhe Hans Albert. Por një vit para kësaj lidhje fizikanti kishte patur një tjetër lidhje, nga e cila pati një vajzë të paligjshme me emrin Lieserl. Ajnshtajn nuk foli në familje për këtë fëmijë, dhe biografët nuk ishin as në dijeni të ekzistencës së saj, deri në shqyrtimin e letrave të tij private në fund të viteve 1980. Fati i saj mbetet një mister sot e kësaj dite. Disa dijetarë mendojnë se Lieserl vdiq nga fruth i keq në vitin 1903, ndërsa të tjerë besojnë se ajo i mbijetoi sëmundje dhe i është dhënë për adoptim serbes, Mileva Mariç.
Eduard, Hans Albert dhe Liesersl ishin tre fëmijët që kishte Albert Ajnshtajn. Vetëm një nga dy djemtë mundi të ishte ndjekës i gjurmëve të të atit, por pa mundur të ngjitet aq lart sa babai i tij. Djali i tij më i vogël u pranua në një azil pleqsh. Por ajo që ka ngjallur interes dhe ka përfshirë një shtjellë debatesh familjen e fizikantit të madh është “letërsia epistolare” e gjeniut të shkencës, një letërkëmbim që zbulon vajzën që trashëgoi ai nga një lidhje jashtëmartesore. Jo pak por bëhet fjalë për 1400 letra që ai i ka dërguar asaj. Ndaj këtij letërkëmbimi u ngritën shumë dilema dhe dyshime mbi autorësinë, gjë e natyrshme për mjeshtrat e pështjellimeve, të cilët janë më shumë të prirur të vënë pikëpyetje rreth këtyre ngjarjeve se sa të shprehin afirmim dashamirës.
Në fund të viteve 1980, Lieserl Ajnashtajn, e bija e gjeniut të famshëm, i ka dhuruar Universitetit Hebraik në Jeruzalem, koleksionin prej 1,400 letrash, të cilat i ka shkruar Ajnshtajni asaj. E bija kishte ruajtur amanetin e të atit që të mos e publikuar këtë letërkëmbim për një periudhë jo më pak se 20-vjeçare pas vdekjes së tij.
Kjo është një prej tyre, për Lieserl Einstein.
“Kur propozova teorinë e relativitetit shumë pak njerëz më kuptuan. Ajo çfarë do të zbuloj tani për njerëzimin gjithashtu do të pritet me keqkuptim dhe paragjykim.
Po të kërkoj të ruash letrat e mia për sa kohë të jetë e nevojshme: vite, dekada, derisa shoqëria të ketë bërë aq progres sa të arrijë të pranojë çfarë do të shpjegoj më poshtë.
Ekziston një forcë kaq e fuqishme sa deri sot shkenca nuk ka arritur t’i gjejë një shpjegim. Është një forcë që përfshin dhe i sundon të gjithë; që fshihet pas çdo fenomeni në univers. Kjo forcë është dashuria.
Kur shkencëtarët kërkonin për një teori të unifikuar të universit harruan më të fuqishmen forcë të padukshme. Dashuria është dritë që ndriçon ata që e japin dhe e marrin. Dashuria është gravitet, sepse i bën disa njerëz të tërhiqen nga të tjerë. Dashuria është pushtet, sepse shumëfishon më të mirën tonë dhe i bën njerëzit mos të humbasin në egoizmin e verbër.
Dashuria shpaloset dhe zbulon. Për dashurinë jetojmë dhe vdesim. Dashuria është Zoti dhe Zoti është dashuri.
Kjo forcë jep shpjegimin e gjithçkaje, i jep kuptim jetës. Është pikërisht ajo që kemi anashkaluar për kaq shumë kohë, mbase sepse kemi frikë nga dashuria, sepse është e vetmja energji në univers që njeriu nuk ka mësuar ende ta manipulojë.
Për t’i dhënë dashurisë vendin që meriton bëra një ndryshim të thjeshtë në ekuacionin tim më të famshëm.
Nëse në vend të E = mc2 të pranojmë se energjia që shëron botën mund të përftohet nga shumëzimi i dashurisë me shpejtësinë e dritës në katror do të arrinim në përfundimin se dashuria është forca më e fuqishme që ekziston… sepse nuk njeh limite.
Pas dështimit të njerëzimit në shfrytëzimin e forcave të universit që na janë kthyer kundër është e rëndësishme që të ushqejmë një tjetër lloj energjie.
Nëse duam mbijetesën e specieve, nëse duam të gjejmë kuptimin e jetës, nëse duam të shpëtojmë botën dhe çdo gjallesë që e popullon atë, dashuria është përgjigjja e vetme.
Mbase nuk jemi ende gati të shpikim një bombë me dashuri, një pajisje të fuqishme që të shkatërrojë urrejtjen, egoizmin dhe lakminë që po gërryejnë planetin. Megjithatë, çdo individ mbart një “gjenerator” të vogël, por të fuqishëm dashurie, energjia e të cilit pret të çlirohet.
Atëherë kur të mësojmë të japim dhe marrim këtë energji universale, e dashura ime Lieserl, do të konfirmojmë se dashuria sundon mbi gjithçka; dashuria është e aftë të kapërcejë mbi çdo gjë, sepse dashuria është jetë.
Jam thellësisht i penduar që nuk kam qenë i aftë të shpreh çfarë kam në zemër, që ka rrahur për ty gjatë gjithë jetës sime. Mbase është vonë për të të kërkuar ndjesë. Por, meqë koha është relative, dua të të them se të dua. Falë teje kam gjetur përgjigjen themelore.
Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh, sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…
Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur, e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh, madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur, me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh…
Në mundsh t’mendosh, por jo gjer në shkatrrim, të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh, dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallim ngadhnjim e shpartallim burim mashtrimesh… Në durofsh dot thëniet e tua të drejta në kurthe për trutharët, kopuket që t’i kthejnë, t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta e prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë… Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh si në kumar, në një të vetme lojë, të rrezikosh, të humbasësh e prapë t’ia fillosh, dhe humbjen kurrë të mos e zesh në gojë…
Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë, e të qëndrosh kur s’ke asgjë më veç vullnetit, që vetëm fjalën “Qëndro!” gjithmonë të thonë… Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd ta ruash e t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon… Nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash, dhe gjithkend e çmon, por veç sa meriton…
Në mundsh t’i mbushësh ti minutat aq të rënda me vepra që peshojnë dije dhe mos kij asnjë dyshim, se jotja do të jetë Bota, me ç’ka brenda, dhe NJERI do të jesh, o biri im!/KultPlus.com