SpaceX lëshon 21 satelitë të tjerë Starlink në orbitën e ulët të Tokës

SpaceX lëshoi një grup tjetër satelitësh Starlink në orbitë nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Florida.

Raketa Falcon 9 barti 21 satelitë Starlink drejt orbitës së ulët të Tokës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Trembëdhjetë prej tyre ishin të pajisura me teknologjinë Direct to Cell, me qëllim eliminimin e zonave të vdekura celulare për pajisjet celulare në të gjithë botën.

Satelitët u lëshuan rreth një orë në lëshimin e raketës në mënyrë që ata të mund të fillonin të lëviznin në orbita specifike si pjesë e flotës në rritje të SpaceX.

Starlink tani ka mijëra satelitë në orbitë, duke ofruar internet në mbi 100 vende.

Ndërsa SpaceX thotë se po ndihmon në lidhjen e zonave të largëta, disa shqetësohen për numrin në rritje të satelitëve në hapësirë dhe ndikimin e tyre në mjedis.

Kritikët ngrenë shqetësime në lidhje me mbeturinat e hapësirës, ndotjen atmosferike dhe rrezikun e përplasjes në orbitën e ulët të Tokës, ndërsa numri i satelitëve rritet./alsatm/ KultPlus.com

Singer: Gazetaria dhe letërsia

Isaac Bashevis Singer (1903-1991), shkrimtar dhe përkthyes polak me nënshtetësi amerikane, autor në gjuhën jidish. Fitues i çmimit Nobel për Letërsi më 1978.

GAZETARIA DHE LETËRSIA

Nga Isaac Bashevis Singer

Njoh shkrimtarë që e konsiderojnë zezonë faktin se u duhet të punojnë për ta fituar bukën e gojës përmes gazetarisë. Pohojnë se kjo shkon në dëm të kohës së tyre të lirë dhe se gazetaria në përgjithësi e dëmton kreativitetin letrar. Pohojnë se gazetari mësohet të shkruajë me nxitim pa i peshuar dhe matur fjalët e veçanta dhe se mjetet dhe metodat e gazetarisë janë saktësisht e kundërta e kreativitetit. Përvoja ime sugjeron një qasje ndryshe ndaj kësaj çështjeje.

Veprat e mia më të mira i kam shkruar në mesin e kaosit të gazetës, shpesh tamam në zyrat e redaksisë, mes një artikulli e një tjetri. Romanet e mia Familja Moskat dhe Qëndresa janë botuar me vazhdime në «Forverts» dhe çdo javë përgatisja një kapitull të ri për të shtunën e ardhshme.

Është e vërtetë se pastaj i kam ripërpunuar, duke e përmirësuar gjuhën dhe duke bërë shkurtime, por pjesa më e madhe e veprës ishte kryer me nxitim derisa redaktori dhe tipografi më rrinin mbi kokë për ta çuar në shtyp.

Gati se të gjithë shkrimtarët e mëdhenj rusë kanë publikuar veprat e veta në gazeta e revista. Dostojevski ishte gazetar i shkëlqyeshëm dhe, nëse është e vërtetë se shkrimet e tij letrare përmbajnë elemente gazetarie, me sa duket nuk kanë pësuar kurrfarë dëmi. Tolstoi me siguri do të kishte me qenë mjeshtër i gazetarisë veç sikur të kishte marrë mundin të bëhej gazetar. Tregimet e Çehovit pothuajse që të gjitha qenë shkruar për gazeta. Shkrimtari i vetëm i famshëm rus që e shmangu shtypin periodik dhe ndau mendjen të tërhiqej në ishuj dhe pallate ishte Andrejevi, shkrimtari më pak i rëndësishëm në mesin e mjeshtrëve rusë. Në letërsinë franceze, Maupassant dhe Zola mbajtën lidhje të ngushta me shtypin; e në atë amerikane ishin gazetarë si Edgar Allan Poe si Walt Whitman.

Po nuk është çështje e emrave dhe rasteve të veçanta. Mendoj se gazetaria ushtron një ndikim mirëbërës mbi kreativitetin letrar, ngase për të dyja vlejnë të njëjtat ligje. Ripërtypja e fakteve të vjetra nuk është gazetari. Gazeta është organ që duhet të japë lajme. Mund të duket paradoksale, por kjo është e vërtetë edhe për letërsinë, qoftë pra edhe në një kuptim më të gjerë. Të gjitha veprat letrare me vlerë duhet të përmbajnë një element informacioni. Lexuesit duhet të kapin te shkrimtari qasjen origjinale, një gjendje shpirtërore të pazakontë, një formë të re. Edhe në letërsi kërkojmë të rejat, sado që të një natyre tjetër. Një vepër që nuk u ofron lexuesve një shikim të ri, fakte të reja, personazhe të reja – ja, një vepër e tillë është e pavlerë. Letërsia na fut shpesh në një tip të ri të shoqërisë. Një tekst i mirë letrar mund të krahasohet me një udhëtim në një tokë të huaj. Romani historik – nëse është roman i mirë – shpesh na pajis me lajme që nuk i kishim dhe me një rilexim të historisë. Salamboja e Flaubertit përmban bukur ca informacione. Lufta dhe paqja e Tolstojit mbase nuk zbulon asgjë të re mbi Napolonin, por propozon një pikëpamje origjinale mbi aristokracinë dhe militarizmin rus.

Letërsia, si gazetaria, është në kërkim të së resë, por të dyja e bashkëndajnë edhe elementin më domethënës. Letërsia e mirë, si edhe gazetaria e mirë, mundohet të paraqesë faktet e zhveshura nga interpretimet sipërfaqësore. Nëse kjo nuk është e vërtetë sot, megjithatë ka qenë e vërtetë deri më sot dhe besoj se do të jetë përsëri në të ardhmen. Nuk është detyrë e autorëve, aq më pak e gazetarëve, të interpretojnë çdo fenomen që e përshkruajnë, ta ngërthejnë në mënyrë të përsosur në zinxhirin e shkakut dhe pasojës. Autorët nuk janë aspak të obliguar t’i referohen psikologjisë, të deklarojnë me saktësi se si ky a ai fakt kanë ndikuar te personazhet e tyre. Sot, kur letërsia angazhohet aq fuqishëm për t’u bërë degë e psikologjisë dhe për t’ia avokuar vetes, në një pjesë të mirë, rolet e psikologut dhe të sociologut, kjo pikëpamje imja mund të duket e vjetruar, por unë besoj se aty ku letërsia bëhet tepër psikologjike, i humb që të dy cilësitë e saj: atë letrare dhe atë psikologjike. I ashtuquajturi shkrimtar psikologjik është psikolog në letërsi dhe letrar në psikologji. Mjeshtrit e mëdhenj të letërsisë mësoheshin me pengesat e atij që shkruan në gazeta. I paraqitnin faktet pa u merakosur se sa të çuditshme mund të dukeshin për lexuesit. Është fakt, për shembull, se Dostojevski në Krim dhe ndëshkim nuk sqaron kurrë pse Roskolnikovi ka vendosur të bëjë një vrasje, as nuk i zbulon motivet e vrasjeve te Vëllezërit Karamazov. Ua lejon personazheve të tij shpjegojnë veprimet e tyre, por nuk e bën kurrë ai vetë në veten e parë dhe Roskolnikovi mbetet enigmë – ashtu siç në të vërtetë ndodh shpesh, me vrasësit. Në një vend tjetër kam pohuar se faktet nuk tejkalohen kurrë, ndërsa komentet lindin tashmë të ndenjura.

Megjithatë ekziston një lidhje e fundit e rëndësishme mes gazetarisë dhe letërsisë. Kur shkencëtarët kanë diçka për të thënë nuk pritet prej tyre të bëjnë hesap durimin e lexuesve të tyre. Askush nuk pretendon tekste interesante dhe argëtuese nga një mjek që shkruan për një sëmundje të lëkurës. Shkencëtarët shkruajnë derisa ta kenë zhveshur argumentin.

Gjendja është krejtësisht ndryshe kur bëhet fjalë për shkrimin e një lajmi. Duke u nisur nga ajo se sa lajmi mund të jetë i rëndësishëm, gazetarët duhet ta kenë parasysh durimin e lexuesve. Në çfarëdo gazete, drejtori hedh një grumbull artikujsh që me mendjen e tij do t’i mërzisnin lexuesit. Lajmi i mërzitshëm nuk është lajm nga pikëpamja gazetareske, edhe pse do të mund të ishte në bazë të çfarëdo kriteri tjetër.

E njëjta vlen për letërsinë. Një vepër letrare mund të jetë shumë e thellë, por nëse e mërzit lexuesin është krejt e kotë. Në këtë kuptim, letërsia madje shkon përtej gazetarisë. Gazetat moderne kanë rubrika të ndryshme që u përgjigjen interesimeve të ndryshme të lexuesve. Atij që lexon faqet sportive do të mund të mos i interesonin ato financiare dhe anasjelltas. Në letërsi nuk ka rubrika. I gjithë libri duhet të jetë interesant.

Shumë shkrimtarë që kanë frikë nga gazetaria kërkojnë – me a pa vetëdije – t’i këpusin lidhjet e natyrshme mes gazetarisë dhe letërsisë. Sa për të filluar, janë të bindur se roli i letërsisë është mbi të gjitha ai i analizimit ose hetimit. Nuk e konsiderojnë të domosdoshme t’u japin lexuesve informacione shteruese rreth kontekstit, ambientit fizik apo rreth zakoneve të personazheve të tyre. Nuk e pranojnë pohimin se letërsia duhet të jetë interesante. Përkundrazi i idolatrojnë veprat që mërzitin, duke i prezantuar si produkte të një martese mes letërsisë dhe shkencës, ndërkohë që nuk janë as njëra as tjetra. Në këtë mënyrë puna e shumë shkrimtarëve modernë është gjithnjë e më tepër e kthyer kah interpretimi i fakteve – thua se faktet mund të interpretohen përnjëmend.

Është e habitshme se si shkrimtarët që janë munduar me aq zjarr të çlirohen nga gazetaria janë tërhequr dhe kushtëzuar prej saj në mënyrë të fshehtë. Autorët modernë që mundohen të aplikojnë analizën dhe psikologjinë, të shpjegojnë motivet e protagonistëve të tyre, heqin dorë nga stili, përfundojnë duke lënë anash formën dhe duke u shndërruar në gazetarë mediokër. Analiza kërkon përsëritjen, ndërsa letërsia duhet të jetë pa përsëritje. Analiza është fjalëshumë, ndërsa letërsia e vërtetë duhet të jetë sintetike dhe përzgjedhëse. Vëllimet e mëdha të mjeshtërve ishin të tilla sepse ishin të pasura me informacione dhe ngjyrë. Libri modern me aq faqe shpesh është i fryrë nga përsëritjet. Ja pse redaktorët sot kanë rol kaq thelbësor. Ja pse nga veprat letrare hiqen blloqe të tëra. Botuesit dhe redaktorët janë bërë gjykatës të mbramë të gjatësisë së librave. Në shumë raste libri modern bëhet i kalueshëm vetëm pasi të dalë në version të tkurrur.

Letërsia s’ka pse të ketë frikë fare nga gazetaria e mirë, duke qenë se të dy aktivitetet kanë shumë gjëra të përbashkëta. Shkrimtari i mirë është gjithmonë po ashtu edhe gazetar i mirë.

Marrë nga Isaac Bashevis Singer, ‘A che cosa serve la letteratura?’, Adelphi, 2025 /Gazeta Express/ KultPlus.com

Kryeministri Kurti në Krushë të Madhe: Historia është në lëkurën, zemrën dhe ashtin tonë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti bëri homazhe në Kompleksin përkujtimor të dëshmorëve në Krushë të Madhe, si dhe te vendi i rënies së dëshmorëve të kombit Dalip Behra dhe Bekim Gashi, në 26-vjetorin e rënies së tyre.

“Jemi këtu në Rreze të Krushës së Madhe, që të përkujtojmë rënien heroike të Dalip Behrës dhe Bekim Gashit, që u shndërrua në ngritje sublime për një ardhmëri gjithnjë e më të ndritshme, të shtetit tonë, të popullit tonë, të shoqërisë e të kombit tonë mbarë, duke u bazuar në idealet e rilindasve dhe në dëshirat e rinisë, nevojat e popullsisë dhe ëndrrat e fëmijëve”, tha Kurti duke përkujtuar jetën, veprën dhe idealet e tyre të cilat duhet të jenë udhërrëfyes për të gjithë neve pavarësisht prej pozitave që mbajmë dhe situatave ku ndodhemi, njofton Kryeministria.

Ai shtoi se gjatë luftës çlirimtare nuk është ndalur asnjëherë kënga e lirisë e këngën e lirisë nuk e ndalim as në paqe e kjo tregon që teksa kemi dhembje e pikëllim, teksa na mungojnë bijat e bijtë më të mirë të kombit tonë, gjaku i të cilëve është në themelet e shtetit tonë, në të njëjtën kohë ne jemi shumë krenar që i patëm dhe që kemi kë ndjekim për rrugën tonë përpara.

“Dalip Behra dhe Bekim Gashi janë frymëzuar nga kënga shqipe, janë frymëzuar nga heronjtë, dëshmorët dhe martirët, e betejave më të hershme të etapave të të kaluarës të kombit tonë, por edhe nga shkrimet, mësimet, e intelektualëve të mëdhenj të popullit tonë, e në krye të herës padyshim që duhet vendosur profesor Ukshin Hoti, bacën Ukë, të cilit i ka qëndruar gjithmonë pranë pikërisht Ismet Gashi, babai i dëshmorit Bekim Gashi. Brezat kur lidhen ata e formojnë historinë, por në të njëjtën kohë edhe trasojnë rrugën për të ardhmen. Ne e përkujtojmë sa i madh ishte çmimi i lirisë, sa e lartë ishte sakrifica e tyre, por edhe sa fisnike është përgjegjësia e jonë teksa e vazhdojmë rrugën e tyre”, tha Kurti.

Në vijim të fjalës së tij, theksoi se luftëtarët e UÇK-së kishin dy detyra: njëra ishte të përballeshin në beteja me forcat armike të okupatorit serb e tjetra ishte ta mbronin popullsinë civile. Dhe që të dyja këto shprehen edhe tek jeta, vepra dhe rënia heroike e Dalip Behrës dhe Bekim Gashit. Pasiqë i kishin varrosur kufomat e masakrës në Krushë të Madhe, ata punën e tyre për popullin tonë, e vazhdojnë edhe me betejë ballë përballë me armikun, ku edhe bien heroikisht.

“Prandaj teksa i përkujtojmë Dalip Behrën dhe Bekim Gashin dhe të gjithë dëshmorët e tjerë të kombit, ne duhet t’ia kujtojmë vetes edhe për brezat që do të vijnë pas nesh, se historia nuk është diçka e largët, që e mësojmë nga gjyshërit ose nga librat e historisë, pra ajo ndodhet thellë në lëkurën, zemrat, mendjen dhe ashtin e secilit prej neve, me qenë se betejat e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë fare të afërta në kohë. Dhe pikërisht për shkak se janë të afërta në kohë, ato e rrisin obligimin tonë, që ta forcojmë ushtrinë tonë, ta forcojmë policinë tonë, ta mbrojmë Kosovën anekënd përgjatë kufirit dhe në çdo metër katror të territorit të saj të pacenueshëm e të patjetërsueshëm”, përmbylli fjalën e tij Kurti./rtk/ KultPlus.com

Prishtina Fashion Night sjell stil, elegancë e glamur në edicionin e XXIV, pjesë e brendeve edhe studentët e Kolegjit Universum

Vjollca Duraku

Mbrëmë, në Prishtinë është mbajtur ngjarja më e rëndësishme e modës në vend “Prishtina Fashion Night 2025”, ku 16 brende të ndryshme kanë prezantuar kreacionet e tyre, në mesin e të cilëve edhe Studentët e Dizajnit të Modës në Uni Universum International College, shkruan KultPlus.

Nën ndriçimin e reflektorëve të fortë, modele të shumta plot elegancë e glamur prezantuan krijimet artistike të modës, që shpërfaqnin kreativitetin, profesionalizmin dhe pasionin e kreatorëve vendorë duke filluar nga veshjet më të thjeshta ditore e deri te veshjet tradicionale dhe fustanet e nusërisë.

Studentët e Dizajnit të Modës të Kolegjit Universum janë prezantuar me 12 kreacione. Përmes pëlhurave dhe siluetave të ndryshme, koleksioni ka paraqitur një gërshetim të bukur duke sjellë magjinë e galaktikës dhe thellësinë e oqeanit përmes ngjyrës blu dhe rruazave më të ndritshme. Ngjyra e verdhë shpërfaqë ngjyrën e rërës dhe të guacave që në brendësi mbajnë perla plot shkëlqim.

Hijeshinë dhe ëmbëlsinë e vërtetë të ngjarjes e solli defilimi i veçantë i vogëlushëve plot stil dhe vetbesim, i cili tregonte për një talent të jashtëzakonshëm ndaj skenës dhe modës në përgjithësi. Duartrokitjet e publikut u jepnin kurajo për të kryer sa më mirë detyrën, për të cilën ishin thirrur në ngjarjen më të rëndësishme të modës në vend.

Në mesin e brendeve që u prezantuan ishin: Alba Traditional, Matrons Dresses, JR Kids, Diellza Design, Eri Ajeti, Flora Avdija Zymeri, Klea Dresses, Walone Fashion Group, Arlinda Beqiri, Edona, Luanda, Rilindja Gjelbër, Drenusha Berisha, Instituto Di Moda Burgo Kosova, Kolegji Universum dhe Akademia Evolucion.

Për argëtimin e të pranishmëve u kujdesën artistët Engjëll Blaku dhe Uran Bajrami, duke sjellë performanca të jashtëzakonshme, kryesisht përmes këngëve nga muzika e huaj.

Krejt në fund, organizatori Blondin Karaxha në një prononcim për KultPlus ka thënë se ndihet shumë krenar që edicioni i XXIV i “Prishtina Fashion Night” është realizuar me sukses.

“Kemi pasur një laramani të brendeve dhe të dizajnerave, duke filluar nga veshjet e përditshme e deri te vellot. Secili prej pjesëmarrësve që ka qenë këtu ka mundur ta gjejë veten dhe të gjejë kombinime për stilet e tyre. Kemi pasur studentë e dizajnerë shumë të famshëm, të cilët tash pas ngjarjes po më falënderojnë për këtë organizim të mirëfilltë për të cilin po ndihem shumë krenar”, ka thënë Karaxha.

Organizatori Karaxha ka thënë se “Prishtina Fashion Night” është një ngjarje me rëndësi shumë të madhe për katin se dizajnerët më të famshëm në vend kanë dalë nga ky organizim.

“Pjesëmarrës kanë qenë edhe dizajnerë që janë studentë. Është mjaft interesante sepse studentët i shohin krijimet e dizajnerëve të famshëm dhe dizajnerët e famshëm ato të studentëve, të cilët na të ardhmen mund t’i kenë edhe punëtorë, apo një ndonjë mënyrë t’i ndihmojnë në të ardhmen, ose t’i shohin edhe si konkurrencë”, ka thënë organizatori Karaxha, duke shprehur mirënjohje edhe për pjesën tetër të stafit organizues për këtë mbrëmje plot shkëlqim dhe elegancë./ KultPlus.com

Franca ashpërson masat për ndalimin e telefonave celularë në shkollat ​​e mesme

 Franca do të ashpërsojë masat për përdorimin e telefonave celularë në shkollat ​​e mesme, duke i rekomanduar nxënësit e moshës 11 deri në 15 vjeç të mbyllin pajisjet e tyre në një dollap ose çantë në fillim të ditës dhe t’i përdorin ato sërish vetëm kur të largohen, sipas “The Guardian”.

Ministrja e Arsimit Elisabeth Borne, ka kërkuar Senatit që fëmijët të shmangen plotësisht nga telefonat e tyre gjatë oratit mësimor në të gjitha shkollat ​​e mesme franceze që nga shtatori.

“Në një kohë kur përdorimi i ekraneve po vihet gjerësisht në pikëpyetje për shkak të efekteve të dëmshme, kjo masë është thelbësore për mirëqenien dhe suksesin e fëmijëve tanë në shkollë”, tha Borne.

Në vitin 2018, Franca i ndaloi fëmijët të përdorin telefonat celularë në të gjitha shkollat ​​e mesme – të njohura si kolegje.

Telefonat duhet të qëndrojnë të fikur në çantat e shkollës dhe nuk mund të përdoren askund në mjediset e shkollës, duke përfshirë edhe kohën e pushimit.

Shkollat ​​kanë raportuar një efekt pozitiv, me më shumë ndërveprim social, më shumë ushtrime fizike, më pak ngacmime dhe përqendrim më të mirë.

Por disa raporte thanë se disa fëmijë hynin fshehurazi në tualete për të parë video në telefon në orën e pushimit.

Tani qeveria sugjeron se është e nevojshme të veprohet më tej, duke i larguar plotësisht fëmijët nga pajisjet e tyre telefonike gjatë gjithë orarit të shkollës.

Kjo “pauzë digjitale” e detyrueshme – siç e quan qeveria franceze – është testuar në një skemë pilot në rreth 100 shkolla të mesme për gjashtë muajt e fundit, me fëmijët që heqin dorë nga telefonat e tyre pas mbërritjes në ambientet mësimore – duke i vendosur në një dollap me kyç ose kuti, ose në një qese të veçantë të kyçur që mund të zhbllokohet vetëm nga një sistem elektronik – në portat e shkollës ndërsa ata largohen në shtëpi.

Telefonat celularë janë të ndaluara në shkollat ​​fillore./atsh/ KultPlus.com

Kryeministri Kurti bën homazhe në Sllatinë të Kaçanikut

Në nderim të 6 dëshmorëve dhe 13 martirëve, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule para pllakës përkujtimore në Sllatinë të Kaçanikut, në 26-vjetorin e rënies së tyre.

Më 13 prill 1999, forcat e Serbisë kishin rrethuar lagjen e Vatës dhe fshatin Sllatinë. Pas një breshërie të pamëshirshme granatash, ata hynë me egërsi, plaçkitën e djegën shtëpitë duke vrarë mizorisht edhe 13 shqiptarë të paarmatosur dhe të pafajshëm.

Me një minutë heshtje u nderuan dëshmorët: Hysen Elezi, Naim Beka, Ramadan Xhokli, Agim Matoshi, Shaban Elezi, Avni Shehu dhe 13 martirët: Qemajl Deda, Rrahman Lami, Shuqeri Alili, Brahim Lami, Sabri Salijaj, Hebib Lami, Kemajl Salijaj, Mahmut Caka, Izahir Salijaj, Jakup Caka, Nazmi Elezi, Ilir Caka dhe Dr. Vesel Elezi.

La Fontaine, një prani e përhershme në arkitekturën shpirtërore të qytetërimit evropian

Nga Albert Vataj

Në këtë ditë përkujtimore, kur kujtesa ndalet për një çast mbi hijen e pavdekësisë së njërit prej shkrimtarëve më të shquar të njerëzimit, Jean de La Fontaine, fjala bëhet homazh dhe mirënjohje, ndërsa heshtja e varrit të tij flet me zërin e një gjuhe që ende sot jeton nëpër rrëfime, qasjeve morale dhe në mençurinë që brezat trashëguan nga fabulat e tij.

Jean de La Fontaine (8 korrik 1621 – 13 prill 1695) nuk është thjesht një emër i artë i letërsisë franceze, por një prani e përhershme në arkitekturën shpirtërore të qytetërimit evropian. Ai nuk i përket vetëm historisë së letrave, por edhe edukimit moral të shoqërive. Ndryshe nga shumica e bashkëkohësve të tij, La Fontaine nuk mbajti poza të mëdha, nuk kërkoi lavdi të shpejta, por u përpoq ta deshifrojë jetën në mënyrën më të natyrshme: duke dëgjuar kafshët të flasin dhe njerëzit që gabojnë.

Fabulat e tij janë më shumë se rrëfime të shkurtra. Ato janë meditime të thella mbi natyrën njerëzore, mbi marrëdhëniet e pushtetit dhe përuljes, të mençurisë dhe mashtrimit, të drejtësisë dhe ironisë. Me një gjuhë të pastër, të zhdërvjellët dhe rrjedhëse, ai krijoi një univers ku kafshët janë veç maska për njerëzit, dhe moralet, rrufe ndriçuese për ndërgjegjen njerëzore.

La Fontaine ishte atipik, jo vetëm për mënyrën se si shkroi, por për mënyrën se si jetoi. I veçuar në karakter, pak konvencional në mënyrën e të menduarit dhe të jetuarit, ai nuk ndiqte rregullat, por ritmin e vet. Ishte po aq i interesuar për të vërtetën sa edhe për bukurinë e saj, për moralin sa për ironinë që ai përfshinte.

Epitafi i skalitur mbi varrin e tij është një tjetër fabul, një vetërrëfim me elegancën e një buzëqeshjeje filozofike:

“Këtu shtrihet ai që iku ashtu sikurse kishte ardhur.

Hëngri trashëgiminë dhe kapiti duke besuar se pasuritë janë gjëra fare të panevojshme.

Kur arriti të gjente kohë të mirë, atë e ndau në dy pjesë,

njërën e përdori për të jetuar dhe tjetrën për të mos bërë asgjë.”

Kjo epitaf është një përmbledhje gjeniale e filozofisë së tij mbi jetën, pasurinë, kotësinë e përpjekjeve dhe virtytin e shijimit të së tashmes. Ai përçmonte lakminë dhe e konsideronte kohën si një dhuratë për të jetuar me masë dhe mendje të kthjellët.

Sipas Gustave Flaubert, La Fontaine ishte “i vetmi poet francez që kuptoi dhe zotëroi teksturën e gjuhës frënge përpara Victor Hugo-s.” Kjo është një vlerësim që nuk i shtohet thjesht emrit të tij, por e vendos atë në panteonin e atyre që formësuan mënyrën se si një komb mendon dhe ndjen përmes gjuhës.

Fabulat e tij, të natyrshme dhe të holla në rimë, mbeten një model i pastër letrar: të çuditshme në imazh, të mençura në mesazh, dhe të thjeshta në paraqitje. Ato u bënë menjëherë pjesë e shpirtit të lexuesve francezë, duke u mësuar përmendësh në shkolla dhe duke u cituar ndër breza si urti popullore.

Veprat e tij ndahen në tri kategori: Fabulat, që janë universale; Contes – tregime lirike dhe shpesh erotike, që dëshmojnë një tjetër La Fontaine, më intim dhe ironik; dhe veprat e ndryshme, të cilat, megjithëse të lëna në hije, janë një dëshmi e gjallë e finesës së tij letrare.

Sot, në këtë përvjetor të ndarjes së tij nga jeta, kujtojmë një shkrimtar që nuk vdiq, por u shndërrua në fjalë që mbijetojnë kohën, në kafshë që flasin më njerëzishëm se vetë njerëzit, në moralitete që mbrojnë virtytin më mirë se çdo ligj.

Jean de La Fontaine nuk na mësoi vetëm si të lexojmë me zgjuarsi, por si të jetojmë me mençuri. Dhe për këtë, ai është dhe mbetet një nga mbretërit e pavdekshëm të letërsisë franceze.

Vasfije Krasniqi- Goodman: Dhimbja ime është pjesë e historisë sonë, dhe ajo duhet të dëgjohet

Vasfije Krasniqi- Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë ka kujtuar ditët më të trishta të jetës së saj.

14 prilli i vitit 1999 ka qenë një datë e cila ndryshoi rrjedhën e zakonshme të jetës së saj, për ta shëndrruar atë në një heroinë të historisë së vendit.

Përmes një shkrimi në rrjetin social facebook ajo ka thënë se dhimbja e saj është një pjesë e historisë së Kosovës, e cila duhet të dëgjohet.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Vasfije Krasniqi- Goodman në facebook:

Atë ditë, jeta ime ndryshoi përgjithmonë. Para saj, frika ime më e madhe ishte vdekja – një e panjohur që më përndiqte në netët pa gjumë, në zhurmën e çdo shpërthimi, në ecjen e çdo ushtari serb që afroheshin gjithnjë e më shumë. Por pas 14 prillit, një frikë tjetër më e rëndë u ngulit në shpirtin tim: frika e dhunës, e përdhunimit – diçka që kurrë nuk e mendoja se do të më ndodhte, diçka që e kisha parë vetëm në rrëfimet e të tjerëve, e që mendova se do të më kalonte pranë pa më prekur.

Por jo. Pas asaj dite, vdekja u bë një dëshirë, jo një frikë. E kërkova, e lutej zemra ime për të, sepse ndihesha e shkatërruar, e thyer në çdo formë të mundshme. Trupi im nuk ishte më i imi. Zëri im ishte heshtur, ndërsa bota kishte ndalur së dëgjuari. Dhe sërish, vdekja nuk erdhi. Jetova.

Jetova, edhe pse shumë herë mendova të dorëzohesha. Në errësirat e netëve të mia, kërkova arsye për të vazhduar, për të ngritur kokën, për të mos u rrëzuar përfundimisht. Dhe sërish, nuk e di nga vinte ajo forcë që më mbante gjallë. Ndoshta nga kujtimi i familjes, ndoshta nga shpresa se një ditë zëri im do të dëgjohej, ose ndoshta nga dëshira që askush tjetër të mos kalojë atë që unë kalova.

Kam parë të mirën dhe të keqen në jetë, kam takuar njerëz që më ndihmuan të ngrihem dhe të tjerë që më thyen pa mëshirë. Por sot, kur e kujtoj atë ditë, nuk jam më vetëm viktimë. Jam dëshmi. Jam një zë që mbijetoi dhe që nuk do të heshtë më. Sepse dhimbja ime është pjesë e historisë sonë, dhe ajo duhet të dëgjohet./ KultPlus.com

‘Mbi gëzimin’ një ndër poezitë më të bukura të Nënë Terezës

Poezi nga Nënë Tereza

Një zemër e gëzuar është pasoja normale
e një zemre që digjet dashurie.
Gëzimi nuk është thjesht çështje personaliteti
është gjithnjë e vështirë të shfaqesh i gëzuar:
Një arsye më tepër për të kërkuar arritjen e gazit
e për ta rritur në zemrat tona.
Gëzimi është lutja; gëzimi është forca, gëzimi është dashuria.
E më shumë jep ai që jep me gëzim.

Fëmijëve dhe të varfërve, të gjithë atyre që vuajnë dhe janë vetëm,
jepini gjithnjë një buzëqeshje të ëmbël;
Jepuni atyre jo vetëm kujdesin, por dhe zemrën tuaj.
Ka të ngjarë të mos kemi mundësi për të dhënë shumë,
por mundemi gjithnjë të japim gëzim
që nxit nga një zemër valë dashurie.
Nëse në punën tuaj hasni vështirësi dhe e pranoni me gëzim,
me një buzëqeshje, në këtë, krahasuar me shumë gjëra të tjera,
do të shihni veprat tuaja të mira.

Dhe mënyra më e mirë për të treguar mirënjohjen tuaj
qëndron në të pranuarit e çdo gjëje me gëzim.
Po qetë të mbuluar me gëzim, gëzimi do të shkëlqejë në sytë tuaj
e në pamjen tuaj, në të folurit tuaj dhe në shpagimin tuaj.
Nuk do të arrini ta fshihni dot, pasi gëzimi shpërthen.
Gëzimi është shumë ngjitës.
Kërkoni pra, të rrethoheni gjithnjë prej gëzimit
kudo që të shkoni.

Gëzimi duhet të jetë një nga engjëjt e jetës sonë.
është virtyt i një personaliteti zemërgjerë
Ndonjëherë është manteli që mbulon
një jetë sakrificash dhe vetëdhëniesh.
Një njeri që këtë dhunti posedon, shpesh arrin maja të larta
Shkëlqen si diell në gji të shoqërisë.

E Zoti ua ktheftë në dashuri gjithë dashurinë që keni dhënë
e gjithë gëzimin e paqen që keni mbjellur rreth jush,
nga njëra anë e botës në tjetrën./ KultPlus.com

Startupi i ri i Mira Muratit po synon një raund masiv financimi prej 2 miliardë dollarë

Mira Murati nis revolucionin në inteligjencën artificiale me një financim ambicioz prej 2 miliardë dollarësh

Quhet Thinking Machines Lab, është startupi i ri i Inteligjencës Artificiale nga ish-CTO e OpenAI, Mira Murati, thuhet se po përpiqet të mbyllë një nga raundet më të mëdha fillestare në histori, përcjell albinfo.ch.

Business Insider raportoi të enjten se Thinking Machines Lab ka dyfishuar objektivin për raundin e saj të financimit fillestar në 2 miliardë dollarë (mbi 1.7 miliardë euro).

Raundi, nëse mbyllet sipas planit, do ta vlerësonte kompaninë në “të paktën” 10 miliardë dollarë, shkruajnë mediat e huaja.

Ajo që e bën këtë startup veçanërisht tërheqës për investitorët janë njohuritë dhe eksperiencat e ekipit të tij, i cili përfshin dhjetëra studiues të njohur të inteligjencës artificiale.

Kohët e fundit, Bob McGrew, më parë shefi i kërkimit në OpenAI, dhe Alec Radford, një ish-kërkues i OpenAI, që është përfshirë në shumë nga inovacionet më transformuese të kompanisë, u bashkuan me Thinking Machines Lab si këshilltarë. Këta ekspertë sjellin një nivel të lartë inovacioni dhe kompetence në këtë projekt ambicioz.

Thinking Machines Lab ka deklaruar se misioni i saj është të krijojë sisteme të inteligjencës artificiale që janë “më gjerësisht të kuptueshme, të personalizueshme dhe përgjithësisht të aftë” sesa produktet aktuale që gjenden në treg. Kjo qasje inovative ka tërhequr vëmendjen e investitorëve dhe ka ngritur pritjet për mundësitë që mund të sjellë në industrinë e teknologjisë.

Me fokus në zhvillimin e një teknologjie që jo vetëm që lehtëson proceset, por gjithashtu rrit aksesin dhe kuptueshmërinë e përdoruesve, kompanitë e tjera duhet të kenë parasysh këtë qasje, duke trajtuar nevojat dhe kërkesat e klientëve në mënyrë më efektive.

Kjo nismë po ndihmon gjithashtu në krijimin e mundësive të reja punësimi, pasi startup-i ka filluar të rekrutojë talente të reja për të mbështetur zhvillimin e teknologjive të tij. Rritja e kërkesës për profesionistë të kualifikuar në fushën e inteligjencës artificiale është një tendencë në rritje në të gjithë botën, dhe Thinking Machines Lab duket se do të jetë në qendër të kësaj transformimi.

Me këto përgatitje dhe një strategji të qartë për të ardhmen, Thinking Machines Lab është në rrugën e duhur për të qenë një lider në industrinë e inteligjencës artificiale. Investitorët tani presin me padurim që ky startup të realizojë potencialin e tij dhe të sjellë innovacionet që mund të ndryshojnë tregun e AI-së njëherë e përgjithmonë.

Ka shumë sfidat përpara, por me ekipin e duhur dhe mbështetje të fortë financiare, Mira Murati dhe ekipi i saj kanë mundësinë të krijojnë një kompani që jo vetëm që do të ndikojë në zhvillimet teknologjike, por gjithashtu do të kontribuoni në mënyrë të dukshme në përmirësimin e shoqërisë në tërësi.

Të dhënat tregojnë se investimi në inteligjencën artificiale po rritet me shpejtësi të konsiderueshme dhe Thinking Machines Lab përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për investitorët që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij revolucioni teknologjik. Përmes angazhimeve të saj, kjo kompani ka potencialin të transformojë industrinë dhe të hapë rrugë për zgjidhje të reja dhe inovative./ KultPlus.com

Rama sot me diasporën në Milano: Krenar për Shqipërinë

Kryeministri dhe njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të zhvillojë sot një takim me shqiptarët në Milano, në kuadër të turit të tij me bashkatdhetarët jashtë vendit. Ky është takimi i dytë që ai zhvillon në Itali me shqiptarët që jetojnë në këtë qytet.

Në një postim në rrjetet sociale mbrëmjen e djeshme, Kryeministri Rama ndau detaje mbi vendin dhe orën e takimit.

“Me shqiptarët e Italisë”, shkruan ai. “Nesër në Milano, nga ora 15:00, në qendrën e kongreseve të panaireve në Malpensa, rruga ’11 Shtatori’, nr. 16, Busto Arsizio”, thekson më tej Rama.

Ky takim pason vizitën e para dy javëve në Greqi, ku Kryeministri u ndal fillimisht në Kretë dhe më pas në Athinë, gjithashtu në kuadër të të njëjtit tur me diasporën shqiptare.

Ndërkohë, më herët gjatë këtij turi, Kreu i Qeverisë ka zhvilluar takime me shqiptarët edhe në Düsseldorf (Gjermani), në Nju Jork (SHBA), si dhe në Londër (Angli). Po ashtu, gjatë vitit të kaluar, Rama vizitoi edhe qytetin e Selanikut në Greqi, si dhe zhvilloi një takim të mëparshëm në Milano./ KultPlus.com

Besimtarët katolikë e ortodoksë kremtojnë të dielën e Larit

Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë sot të dielën e Larit, që shënon hyrjen në javën e madhe të Pashkëve.

Tre çastet kulmore të kremtimit tё Dielёs sё Larit, janë procesioni i palmave dhe i degëve të ullirit, bekimi i tyre para kremtimit tё meshёs, e më pas, gjatё liturgjisё sё fjalёs, kujtimi i mundimeve të Zotit.

Në katedralen “Ngjallja e Krishtit” u mbajt sot mesha nga kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, i cili tha se “përulësia e sjell Zotin tek ne”.

“Nëse nuk e përjetojmë këtë jetë atëherë nuk do të jemi në gjendje ta bëjmë jetën që do të vijë. Prandaj dhe ngjallja është thelbi i krishtërimit”, tha Imzot Joani.

Gjithashtu në Shkodër, qindra besimtarë katolikë morën pjesë në meshën e shenjtë të drejtuar nga arqipeshkvi Giovanni Peragine, i cili fton besimtarët të ndjekin shembullin e Krishtit.

Në Ditën e Larit gjithçka është ndryshe për botën katolike. Kambanat kumbojnë. Fëmijë e të rritur vrapojnë me degën e ullirit. Është festa e ngadhënjimit të Zotit. E Diela e Larit është festa që pas vdekjes, i prin kumtit të madh të Ringjalljes.

Në kalendarin liturgjik katolik e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve. Kreshmet përfundojnë me kremtimin e orës së nëntë të së enjtes së madhe, ditë në të cilën, me uratët e mbrëmjes, nis Triditshi i Shenjtë i Pashkëve.

Këtë vit, Pashkët katolike përkojnë me ato ortodokse./ KultPlus.com

Duro për ATSH-në: Muse-X, përfitime Shqipërisë në ekonomi dhe turizëm

Festivali dhe panairi muzikor Muse-X që ka hapur dyert të premten në kryeqytet, ka sjellë një valë aktivitetesh dhe konferencash të rëndësishme për industrinë e muzikës dhe turizmit.

Të pranishmit, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe sektorit privat, vlerësuan iniciativën si një katalizator të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit.

Herida Duro, Drejtoreshë e Përgjithshme e Politikave të Turizmit në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, theksoi rëndësinë strategjike të këtij panairi për promovimin e Shqipërisë si destinacion kulturor dhe turistik.

“Festivali, një aset kombëtar”, tha Duro.

Në një prononcim për ATSH-në Duro deklaroi se, “në konferencën e organizuar në kuadër të këtij eventi  më vjen mirë arrita të shpreh dhe të ndaj evolucionin e muzikës dhe festivaleve, të cilat gjithmonë e më shumë po ofrojnë për publikun shqiptar dhe atë të huaj atë që ne e quajmë atraksion të festivaleve kulturore”.

“Që këto festivale të mos jenë thjesht aktivitete zbavitëse, ajo që u nënvizua sot nga të gjithë panelistët ishte rëndësia e një përmbajtjeje cilësore dhe mbështetje institucionale për t’i bërë ato të qëndrueshme dhe për të zhvilluar një ekonomi lokale të fortë”, u shpreh Duro.

Ajo theksoi se muzika konsiderohet si motor ekonomik dhe turistik.

Duro shtoi se festivali muzikor duhet trajtuar si një aset kombëtar, në momentin që brenda tij zhvillohen produkte që shpalosin vlerat unike të vendit.

“Mirëpritja dhe mundësia për të shëtitur në zonat më të veçanta të Shqipërisë i përgjigjet kërkesave të turistëve që kërkojnë përvoja të plota kulturore. Jam e impresionuar nga ky organizim, sepse pas 20 vitesh përfaqësim në këtë industri, më në fund kemi një panair që sjell në pah kreativitet të jashtëzakonshëm. Kjo është një ngjarje që duhet të përsëritet çdo vit, por gjithmonë me një vizion më të pjekur dhe objektiva konkrete”, tha ajo.

Sipas saj, një element i rëndësishëm në këtë sektor është edhe teknologjia në shërbim të promovimit

Në këtë prizëm, Duro solli në vëmendje aplikacionin kombëtar, Tourism Events of Albania (TEA), i cili mbledh dhe publikon të gjitha ngjarjet kulturore që zhvillohen në të gjithë territorin shqiptar. Sipas saj, ky aplikacion është një mjet shumë efikas për promovimin e vendit dhe për krijimin e vendeve të reja të punës./ KultPlus.com

Komedia “Çfarë pa Kryeshërbëtorja” mirëpritet nga publiku elbasanas

Teatri “Skampa” në Elbasan ka sjellë me sukses premierën e komedisë “Çfarë pa Kryeshërbëtorja”, një vepër e autorit britanik Joe Orton, nën regjinë mjeshtërore të Kiço Londos.

Artdashësit elbasan kanë ndjekur me entuziazëm një shfaqje që kombinon mjeshtërisht humorin absurd me realitetin tronditës të marrëdhënieve njerëzore.

Në skenë janë ngjitur emra të njohur të teatrit shqiptar si Helidon Fino, Egla Ceno, Linda Jarani, Mario Elezi, Ëngjell Hoxha dhe Livjon Aliaj, të cilët me interpretimin e tyre brilant i kanë dhënë jetë personazheve kompleksë të Orton.

Ata sjellin një galeri karakteresh që luhaten mes çmendurisë, dëshirës dhe absurditetit, duke bërë publikun të qeshë, të mendojë dhe të reflektojë.

Një punonjës hoteli i përfshirë në intrigat e një psikiatri me prirje të çuditshme, një sekretare e zhveshur dhe e fshehur pas perdes, një zonjë elegante dhe e zhytur në alkool, përqafime të paligjshme dhe një profesor me fantazi surreale, ndërthuren me hyrjen e një polici që prish gjithçka… Në sfond, mjegulla e trashë e purove të Çurçillit shton dhe më shumë absurditetin e situatave.

Kjo premierë është një tjetër dëshmi e gjallërisë së jetës artistike në Elbasan, që po zhvillohet me përkushtim të drejtorit artistik i teatrit “Skampa”, Kliton Kapaj.

Falë punës së tij dhe ekipit të aktorëve e regjisorëve, Teatri “Skampa” mbetet një pikë referimi për kulturën në qytet dhe më gjerë. “Çfarë pa Kryeshërbëtorja”, do të shfaqet në “Skampa” deri në datën 16 maj./ KultPlus.com

Arti si fushë e tensionit midis lirisë dhe pushtetit

Shkruan: Sibel Halimi

Në thelbin e tij, arti është një akt thelbësisht i lirisë — një mënyrë për të artikuluar të pathënën, për të eksploruar kufijtë e përvojës njerëzore dhe për të shtruar pyetje themelore mbi ekzistencën, shoqërinë dhe të vërtetën. Pikërisht për këtë arsye, arti ka qenë dhe mbetet një fushë ku krizat e një shoqërie bëhen të dukshme më qartë se kudo tjetër. Ai nuk është thjesht pasqyrë e realitetit, por edhe dritare drejt asaj që sistemi përpiqet ta fshehë — ai qëmton të pavetëdijshmen kolektive, shpërfaq strukturat e shtypjes dhe zbulon tensionet e brendshme që formësojnë ndërgjegjen shoqërore.

Në kontekste ku demokracia është e brishtë dhe institucionet demokratike janë ende të paqëndrueshme, pushteti ka prirje të instrumentalizojë artin — ose për ta shndërruar në vegël të propagandës, ose për ta shtypur kur ai bëhet mjet kritik dhe emancipues. Kjo është shenja e parë e infiltrimit të mendësisë autoritare: kontrolli i sferës simbolike. Në këtë kuptim, censura ndaj artit nuk është thjesht një akt politik, por një akt filozofik — mohim i të drejtës së njeriut për të menduar dhe ndjerë lirisht.

Shembulli më i fundit i kësaj tendence është ndalimi i shfaqjes në Prizren e më pas edhe në Bosnie Hercegovinë; bëhet fjalë për shfaqjen “TË GJASHTËT KUNDËR TURQISË”- një iniciativë teatrore që përmes një gjuhe artistike të guximshme eksploron degradimin e demokracisë dhe ngritjen e regjimeve autoritare, populiste dhe nacionaliste në Evropën e sotme.

E krijuar nga një kolektiv ndërkombëtar artistësh nga Kosova, Turqia dhe vende të Bashkimit Evropian, me autor Jeton Nezirajn dhe regji të Blerta Nezirajt, kjo vepër përfaqëson vetë thelbin e artit politik: të shërbejë si kujtesë, si ndërgjegje dhe si thirrje për reflektim në një botë që gjithnjë e më shumë po rrëshqet drejt konformizmit dhe heshtjes.

Kur arti ndalohet, nuk ndalohet vetëm një shfaqje — ndalet e drejta për të menduar ndryshe. Dhe aty ku ndalohet mendimi, lind frika. Ndaj, mbrojtja e artit është një akt thelbësor i mbrojtjes së vetë lirisë./ KultPlus.com

“Ëndrra e një banori të Mongolisë”, vepër e veçantë e Gustave Moreau

Kjo pikturë është një nga ilustrimet e shumta me bojëra uji që Moreau ka krijuar për serinë “Fables” të shkrimtarit francez Jean de la Fontaine. La Fontaine (i cili vdiq gati dy shekuj më parë) ishte i famshëm për mbledhjen e fabulave tradicionale të Ezopit dhe aziatike dhe rishkrimin e tyre në vargje franceze. Në total, fabulisti ikonë botoi 12 libra që përmbajnë gjithsej 234 histori morale. Seriali konsiderohet si një kryevepër e letërsisë klasike franceze.

Moreau përfundoi shumë nga ilustrimet e tij për serinë e njohur midis ekspozimit në Ekspozitën Universale në Paris në 1878 dhe Sallonin e Parisit të 1880. Projekti plot ngjyra dhe imagjinar duhet të ketë qenë një frymë e freskët për artistin, i cili – edhe pse puna e tij shpesh përmbante një nuancë fantazie – të pikturuara kryesisht skena historike dhe mitologjike.

Në Ëndrrën e një banori të Mongolisë, stili i ndërlikuar i Moreau-së me tone ari dhe xhevahiri me të vërtetë shkëlqen – ashtu si edhe talenti i tij për të bërë tekstile të mrekullueshme, me modele të pasura. Piktura është gjithashtu dukshëm më e ndritshme dhe më lozonjare sesa skenat tipike të errëta dhe të zymta të artistit.

Gustave Moreau (6 April 1826 – 18 April 1898) mbetet një nga piktorët më të rëndësishëm të historisë së artit, duke krijuar vepra të mrekullueshme që kanë mbetur klasike edhe sot. Ai u bë një nga piktorët më të njohur të periudhës së romantizmit në Evropë. /Liberale/KultPlus.com

Osmani në Antalia pati takime me kryediplomatët e disa vendeve afrikane: Diskutuam potencialin për thellim të bashkëpunimit

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se përveç takimeve me homolog, në Forumin e Diplomacisë në Antalia të Turqisë është takuar me kryediplomatët e disa vendeve afrikane, në mesin e të cilëve me ministrat e Sudanit dhe Kenias, dy shtetet nga Afrikëa veri-perëndimore dhe nga Afrika lindore.

“Në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalya, përpos takimeve me homologë, zhvillova takime të ndara edhe me ministrat e Jashtëm të: Sudanit, z. Ali Yousif Ahmed Al-Sharif, Kenias, z. Musalia Mudavadi, Jordanisë, z. Ayman Safadi, të Tanzanisë, z. Mahmoud Thabit Kombo, të Çadit, z. Abdoulaye Sabre Fadoul Cadi dhe të Nigerit, z. Bakary Yaou Sangaré”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

Të gjitha këto takime, ajo tha se “ishin të përqendruara në diskutimin e potencialit për thellim të bashkëpunimit në dobi të shteteve dhe qytetarëve tanë”.

“Në veçanti, u diskutua hapja e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në fusha strategjike, si dhe rëndësia e përdorimit të diplomacisë në shërbim të ndërtimit të raporteve të mirëfillta e alencave të reja”, shkroi ajo.

“Kosova mbetet e përkushtuar ndaj një politike të jashtme aktive në shërbim të qytetarëve tanë”, shtoi Osmani./ KultPlus.com

Thëniet më të bukura nga Thomas Jefferson

Thomas Jefferson (13 prill, 1743 – 4 korrik, 1826) ishte autori kryesor i Deklaratës së Pavarësisë dhe më vonë shërbeu si Presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara nga viti 1801 deri më 1809.

Për lexuesit tanë sjellim një koleksion me thëniet më briliante të Jefferson:

“Demokracia do të mbarojë ditën kur do të taksohen ata që duan të punojnë për të mbajtur ata që duan të rrinë”

“Një Ligj i të Drejtave është diçka të cilin njerëzit ia kërkojnë çdo qeveri dhe të cilin asnjë qeveri nuk duhet ta refuzojë ose ta vonojë.”

“Një burracak është shumë më tepër i prirur të grindet se çdo njeri shpirtmirë.”

“Një trup i fuqishëm e bën mendjen të fuqishme.”

“Një qeveri e zgjuar dhe kursimtare, e cila do t’i lërë njerëzit të lirë që t’i rregullojnë vetë prodhimet dhe vlerat, dhe të mos ua marrë nga goja bukën që kanë fituar – ky është përkufizimi i një qeverie të mirë.”

“Reklamat janë e vetmja e vërtetë që përmban një gazetë.”

“E gjitha për çfarë tiranitë kanë nevojë për të mbijetuar është që njerëzit me të vetëdijë të lartë të heshin.”

“Gjithashtu duhet ta ngulitim në mendje parimin e shenjtë se, ndonëse vullneti i shumicës në të gjitha rastet merr rëndësi, për të qenë i drejtë, duhet të jetë i arsyeshëm; se të gjitha pakicat zotërojnë të drejtat e tyre të barbarta, të cilat ligji i barbartë duhet t’i mbrojë, dhe shkelja e tij do të ishte shtypje.”

“Gjithmonë mbaji gjërat nga doreza e lëmuar.”

“Një shoqëri njerëzish të cilët nuk grinden me njëri tjetrin është një gjë e cila nuk ka ekzistuar kurrë, që nga perandoria më e madhe tek mëhalla më e vogël e katundit.”

“Armiku përgjithësisht thotë dhe beson çfarë dëshiron ai.”

“Një mik i lënduar është më i hidhur se të gjithë armiqtë.”

“Ashtu si thonë armiqtë tanë, ne mund të arsyetojmë si njerëz, prandaj le t’iu tregojmë atyre se mund të luftojmë gjithashtu si njerëz.”

“Ji i sjellshëm me të gjithë, por hape zemrën vetëm me pak prej tyre.”

“Trupi i sëmurë është i padurueshëm, por më i padurueshmi nga të gjitha gjërat njerëzore është trupi pa mendje.”

“Librat përbëjnë kapital. Një bibliotekë është jetëgjatë sa edhe një shtëpi, me qindra vjet. Pra librat nuk janë një artikull konsumi, por një kapital. Dhe shpesh, në rastin e njerëzve profesionistë, është i vetmi kapital.”

“Miqësia është e çmueshme, jo vetëm në hije, por edhe në dritën e jetës, dhe falë qeverisjes së mirë të miqësisë pjesa më e madhe e jetës sonë është dritë.”

“Bëj tregti me të gjitha vendet, aleancë me asnjërin, kjo duhet të jetë motoja jonë.”

“Pushtimi nuk është në parimet tona. Është i papajtueshëm me qeverinë tonë.”

“Shtyrja për më vonë është më e pëlqyeshme se gabimi.”

“Ndryshimi i opinionit është i dobishëm në religjion. Disa sekte kanë zyrën e Censorit – ndaj njëri – tjetrit.”

“Mos e kafsho karremin e kënaqësisë, gjersa ti e di se përtej ti është grepi.”

“A do ta dish se kush je? Mos pyet. Veprimet do ta përvijojnë dhe përkufizojnë se kush je.”

“Mos fol për çfarë ke bërë apo për çfarë ke ndërmend të bësh.”

“Arsimoje dhe informoje krejt masën e popullit…Ata janë e vetmja mbështetje e sigurt e ruajtjes së lirisë sonë.”

“Ndriçoi njerëzit përgjithësisht, dhe tirania e shtypja e trupit dhe mendjes do të shuhen sikurse shpirtërat e ligj në agimin e ditës.”

“Gabimet e opinionit mund të tolerohen atje ku arsyeja lihet e lirë t’i luftojë ato.”

“Secili qytetar duhet të jetë një ushtar. Kështu bënin grekët dhe romakët, dhe duhet të bëhet kështu në çdo shtet të lirë.”

“Cdo qeveri degjeneron kur iu besohet vetëm sundimtarëve të popullit. Populli është i vetmi rrëzues i tyre.”

“Përvoja ka treguar se njeriu është e vetmja kafshë që e ha dikë të llojit të vet, sepse unë nuk mund të gjej një term më të butë për të përkufizuar sjelljen e të pasurit ndaj të varfërit.”

“Përvoja ka treguar se madje edhe format më të mira të qeverive të cilave iu është besuar pushteti, me kohë dhe ngadalë janë shndërruar në tirani.”

“Për një popull që është i lirë dhe dëshiron të jetë i tillë, një polici e armatosur mirë dhe e organizuar mirë do të ishte siguria e tij më e mirë.”

“Forca është parimi vital dhe prindi i afërt i despotizimit.”

“Miqësia është një tjetër emër për aleancën me marrëzitë dhe fatkeqësitë e të tjerëve. Pjesa jonë e halleve është e mjaftueshme: pse atëherë vullnetarisht hyjmë në ato të të tjerëve?”

“Ai që di më së shumti, e di sa pak ai di.”

“Ai që di më pak është më pranë së vërtetës, se ai mendja e të cilit është e mbushur me rrena dhe gabime.”

“Historia në përgjithësi na informon ne vetëm sa e keqe është qeveria.”

“Ndershmëria është kapitulli i parë në librin e mençurisë.”

“Sa shumë dhimbje na kanë kushtuar ne ligësitë që nuk ndodhën kurrë.”

“Unë e urrej luftën dhe e shoh atë si ndëshkimin më të madh të njerëzimit.”

“Unë jam një epikurian. I konsideroj doktrinat burimore (jo të interpretuaraI të Epikurit si thelb të gjithçkaje racionale në filozofinë morale të cilën grekët dhe romakët na e lanë trashëgim.”

“Jam shokuar kur më thanë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shitja e një libri mund të bëhet temë e një hetimi, dhe e një hetimi kriminal gjithashtu.”

“Unë besoj se çdo mendje njerëzore ndjen kënaqësi kur i bën mirë tjetrit.”

“Unë nuk mund të jetoj pa librat.”

“Unë nuk blej asnjë gazetë dhe nuk lexoj asnjë gazetë një muaj, dhe pastaj e ndiej veten pafundësisht më të lumtur.”

“Mendoj se më i lumturi është ai për të cilin bota flet më pak, mirë apo keq.”

“Nuk kam synim të qeveris njerëz; është një detyrë e dhimbshme dhe e pagratshme.”

“Unë nuk druaj se rezultati i eksperimentit tonë do të jetë që njerëzve t’iu besohet ta qeverisin veten pa një padron.”

“Unë kam parë mjaft një luftë, sa që nuk dua më të shikoj një luftë tjetër kurrë.”

“Unë jam betuar në alatarin e Zotit të kem armiqësi të përjetëshme kundër çdo forme të tiranisë mbi mendjen e njeriut.”

“Unë shpresoj se zgjuarsia jonë do të rritet bashkë me fuqinë tonë, dhe të na mësojë ne se, sa më pak ta përdorim fuqinë tonë, aq më të mëdhenj do të jemi.”

“Mua më pëlqejnë më shumë ëndërrat e së ardhmes se historia e së kaluarës.”

“Unë kurrë nuk e konsiderova një ndryshim opinioni në politikë, në religjion, në filozofi si shkak për t’u larguar nga një mik.”

“Unë kurrë, me fjalë as me veprime, nuk do të përkulem përballë intolerancës as nuk do të pranoj të drejtën e hetimit ndaj opinioneve religjioze të të tjerëve.”

“Unë pranoj se nuk jam miqësor ndaj një qeveri shumë energjike. Ajo është gjithmonë shtypëse.”

“Unë parashikoj të ardhmen e lumtur të amerikanëve nëse ata mund të parandalojnë qeverinë nga shkatërrimi i sindikatave nën pretekstin se po kujdesen për to.”

“Unë mendoj si romakët: se gjenerali i sotëm duhet të jetë nesër një ushtar po të jetë nevoja.”

“Më kapin drithmat për vendin tim kur mendoj se Zoti është i drejtë; se drejtësia e tij nuk mund të flejë gjithmonë.”

“Jam i vendosur në kërkimin e dijes, pa u druajtur kurrë se kërkimi i së vërtetës dhe arsyes pavarësisht në çfarë rezultati mund të çojnë, dhe në rrëzimin e çdo autoriteti që iu del pengesë atyre në rrugë.”

“Më mirë do të pranoja të papriturat e lirive të tepërta se zvogëlimin e tyre.”

“Nëse një komb pret që të jetë injorant dhe i lirë, në një shtet të qytetëruar, ai pret diçka që nuk ka qenë kurrë dhe nuk do të jetë kurrë.”

“Nëse ka një parim më thellë të rrënjosur në mendjen e çdo amerikani, ai është që ne kurrë nuk do të bëjmë diçka nëpërmjet pushtimit.”

“Në çdo vend dhe në çdo kohë, kleri ka qenë armiqësor ndaj lirisë.”

“Nga pikëpamja e stilit, noto në drejtim të rrymës; nga pikëpamja e parimit, qëndro si shkëmb.”

“Injoranca është më e pranueshme se gabimi, dhe është më larg së vërtetes ai që nuk beson në asgjë se ai që beson në diçka të gabuar.”

“Mua nuk më lëndon fqinji im nëse thotë se janë njëzet zota apo se nuk është asnjë një Zot.”

“Është më mirë gjithmonë të mos kesh fare ide sesa të kesh ide të rreme; dhe të mos besosh në asgjë, sesa të besosh në mënyrë të gabuar.”

“As pasuria, as luksi, por qetësia dhe puna ju japin lumturinë.”

“Religjioni ynë duhet të lexohet në jetët tona dhe jo në fjalët tona.”

“Nuk duhet të ketë asnjë autoritet i cili të mos jetë përgjegjës para popullit.”

“Njerëzimi është më shumë i prirur të vuajë sesa të luftojë për t’i larguar format me të cilat janë mësuar.”

“Tregtarët nuk kanë atdhe.”

“Droja ime e vetme është se mund të jetoj tepër gjatë. Kjo do të ishte burim frike për mua.”

“Nga leximi i historisë jam bindur se qeverisja më e keqe vjen nga tepërimi i qeverisjes.”

“Teoria ime ka qenë gjithmonë se nëse ne ëndërrojmë, flatrat e shpresës janë shumë më të lira dhe më të kënaqshme se tmerri i dëshpërimit.”

“Nuk ka detyrë më të lartë për një Qeveri se të përpiqet të vendosë njeriun e duhur në vendin e duhur.”

“Asnjë punë nuk është më e kënaqshme për mua se kultura e punimit të tokës, dhe asnjë kulturë nuk është e krahasueshme me atë të kopshtit.”

“Askush në botë nuk mund të ndalë njeriun me prirjen e duhur mendore që të arrijë qëllimin e tij; asgjë në botë nuk mund ta ndihmojë njerin me prirjen e gauar mendore.”


“Nuk ka epërsi më të madhe ndaj të tjerëve se gjakftohtësia dhe qetësia në çfarëdo rrethane.”

“Asgjë tjetër nuk është e pandryshueshme përveç të drejtave të paprekshme dhe të pashtrembërueshme të njeriut.”

“Individi guximtar është shumicë.”

“Njeriut i bën më mirë të udhëtojë vetëm, sepse mediton më shumë.”

“Paqja dhe korrektësia ndaj ndërhyrjeve evropiane janë qëllimet tona, dhe kështu do të vazhdohet ndërkohë që rendi ekzistues në Amerikë mbetet i pandërprerë.”

“Paqja dhe miqësia me gjithë njerëzimin mbetet politika jonë më e zgjuar, dhe unë dëshiroj që ne të jemi të përkushtuar t’iu përmbahemi atyre.”

“Politika është një tronditje e tillë sa do t’ia këshilloja kujtdo që ia dua të mirën të mos përzihet me të.”

“Pushteti nuk është ndjellës për mendjet e varfëra.”

“Fjalimet që maten me orë do të vdesin brenda orës.”

“Shija nuk mund të kontrollohet nëpërmjet ligjit.”

“Qeveria më e fuqishme është ajo ku çdo njeri ndjehet pjesë e saj.”

“Deti zhurmëmadh i lirisë nuk është kurrë pa dallgë.”

“Kujdesi për jetën dhe lumturinë njerëore, dhe jo shkatërrimi i tyre, është qëllimi i parë dhe më i mirë i çdo qeverie.”

“Toka iu përket të gjallëve, nuk iu përket të vdekurve.”

“Shkëlqimi i një mendimi të ngrohtë vlen për mua më shumë se vlera e çdo paraje.”

“Zoti që na krijoi, na e dha njëkohësisht edhe lirinë.”

“Mendimi i mirë i njerëzimit, si leva e Arkimedit, sapo t’i jetë dhënë pika e mbështetjes, e lëviz botën.”

“Njeriu që nulk lexon asgjë është më i ditur se ai që nuk lexon asgjë tjetër veç gazetave.”

“Në çastin që një njeri formon një teori, përfytyrimi i tij shikon në çdo objekt vetëm të dhënat që e favorizojnë teorinë e tij.”

“Edhe lufta më e suksesshme rrallë paguan për humbjet e shkaktuara.”

“Pema e lirisë duhet njomur nga koha në kohë prej gjakut të patriotëve dhe të tiranëve.”

“Shpirti i rezistencës ndaj qeverisë është kaq i vlefshëm në disa raste sa do të doja ta mbaja gjithmonë të gjallë.”

“Ka një aristokraci natyrale tek njerëzit. Bazat e saj janë virtuti dhe talentet.”

“Nuk ka të vërtetë që unë i trembem … ose që do të doja të ishte e panjohur për tërë botën.”

“Njerëzit e druajtur parapëlqejnë më shumë qetësinë e despotizmit se detin e zhurmshëm të lirisë.”

“Për të depërtuar dhe për t’i davaritur retë e errësirës, mendja njerëzore duhet të forcohet nëpërmjet shkollimit.”

“E vërteta sigurisht që është një degë e moralit dhe tejet e rëndësishme për një shoqëri.”

“Ecja është ushtrimi më i mirë fizik. Bëjeni zakon të ecni shumë shpejt.”

“Kalimi nga depostizmi në liri nuk është shesh me lule.”

“Kur një njeri merr një besim publik, ai asnjeherë nuk duhet ta konsiderojë veten një pronë publike.”

“Nëse më lihej mua në dorë të vendos a duhej të kishim një qeveri pa gazeta apo të kemi gazeta pa një qeveri, unë do ta parapëlqeja menjëherë pa nguruar këtë të dytën.”

“Kur njerëzit janë të mirinformuar ata mund t’i besojnë qeverisë së tyre.”

“Kurdo që jeni duke bërë diçka, veproni sikur e gjithë bota është duke ju parë.”

“Atje ku shtypi është i lirë dhe ku çdo njeri mund ta lexojë, gjithçka është e sigurt.”

“Ne nuk mund të stivosemi në qytete të mëdha si në Evropë, ne do të bëhemi të korruptuar si Evropa.”/KultPlus.com

Diana Çuli në një rrëfim me shtatë shkronja

B

E bardha:

E bardha është dritë, është mëngjes, është fillim dite. Është punë, energji dhe optimizëm. Ajo vjen pas një nate të errët, kur mendimet e zymta marrin rrugë dhe kanë më pak pengesa. E bardha i shpërndan, ose të paktën i dobëson, i amortizon, i tulat.

E bardha është ngjyra e veshjeve të para të fëmijës, e ditës së dasmës…E shtratit të sapo shtruar e të paprekur.

Është freskia.

Është fleta e letrës së pashkruar. Mbi të mund të përshkruash, të ëndërrosh, të krijosh botë të tëra, personazhe, marrëdhënie njerëzore…Përmes saj mund të japësh dritë ose mund të dëshpërosh, mund të kalosh në fantazitë më të çuditshme e më të papara.

E bardha është ngjyra e parë e horizontit të largët ose të afërt.

Është Çlirimi.

K

E kaltra :

Është deti, udhëtimi, harrimi, lumturia, thellësia, mrekullimi.

Bashkë me të Bardhën, formon shkumën dhe dallgën, rrëmbimin dhe ethen, pështjellimin dhe dëshirën, gezimin e aventurës, ngjethjen dhe arritjen, kur prej kreshtës së saj mund të shohësh qiellin dhe pamatësinë e detit.

Është Qielli. Pafundësia, mahnitja, ngjashnjimi, misteri. Është ngrohtësia, pasqyrimi, vështrimi, çiltërsia.

Është kaltërsia që mbështjell botën me ujë dhe ajër. Është vështrimi i brendshëm i shpirtit kur është në paqe.

L

Libri

Është rrugëtim i pambarimtë, mundim, rënkim, dëshirë…Jetë të panumërta që jetohen brenda një jete, shekuj të përshkuar në pak muaj, botë e shkelur që nga malet e panjohur në oqeanet e frikshëm, në polet e ngrirë, në rrugët e pakthyeshme, në tropikun e nxehtë, në shpellat e errëta, në bulevardet marramendëse të qyteteve të pashkelur.

Libri që depërton në zemër, në shpirt, në mendje, në frymë, në fjalët që flasim, në shkëndijat që shohim, në sendet që prekim. Libri që e anulon botën dhe krijon të tijën, të vërtetën dhe, në këtë haluçinacion, bota e mund, e mposht, por pastaj ai rifillon të ngrihet e të përsërisë betejën, që është njëherazi e dhimbshme, e bukur, e dëshiruar, ngjethëse, ngazëllyese.

M

Mendja

Kjo gjendje njerëzore, e papërsëritshme, që rrekemi të gjemë në është ide, prodhim i shpirtit, i energjisë kozmike, i perëndisë, i energjisë së brendshme të trupit apo thjesht prodhim i evolucionit të qënies, të përkryerjes së fijeve nervore, qelizave, muskujve të trurit, veprimtarisë së tij të jashtëzakonshme, që natyra e ka krijuar të tillë, për të mos e zbuluar dot lehtë, por për ta kërkuar çelësin e të fshehtës së funksionimit të tij derisa të rrojë njerëzimi vetë.

Mendja është vetë bota dhe jeta, është fantazia dhe realiteti, E Keqja dhe e Mira, Urtësia dhe Zemërimi, Pamaturia dhe Pjekuria, Dashuria dhe Dhembshuria. Po edhe Hidhërimi. Prej saj varet lufta dhe paqja, varfëria dhe mirëqenia, vetë gëzimi dhe lumturia.

Mendja mund të jetë dhe Helmimi.

Po mund të jetë dhe Shpëtimi.

Gj

E gjelbra.

Gjelbërimi. Që është jetë, fllad, aromë, lëndina të shtruara me bar, male që gjelbërojnë në pranverë, lumenj të thellë që gjarpërojnë mes tyre, pyje plot të fshehta, me pikëla rrëzëllitëse të mbetura në gjethet, pas shiut.

Shpresë. E gjelbra është shpresë, pritje e këndshme, është përkujdesje. Ajo e kundërshton tymin e errët që nxin qiellin, rrugët, shtëpitë, dhomat, xhamat e dritareve. Ajo lodhet, pastron dhe mbron.

Ajo është prehja e gjallesave mbi dhé, e njerëzve, kafshëve e shpendëve, është zëri i Tokës, ndjenja e saj, frymëmarrja e saj. Ajo është Lashtësia, Qëndresa, E Ardhmja.

Rr

Rruga.

Që na rrëmben, na kërkon, që e kërkojmë, e duam, edhe kur e dimë se na shpie në zgrip të humnerës. Sepse gjithnjë pandehim që do të gjejmë Zbulimin, Përmbushjen, realizimin e Ëndërrës.

Asnjëherë nuk i vidhemi, nuk i fshihemi, asnjëherë nuk bëjmë sikur nuk e shohim. Aq më tepër kur ndalojmë para një udhëkryqi. E panjohura na tërheq si magnet, e paditura na nxit të mësojmë e të pikasim atë që nuk e ka parë askush apo që të tjerët e dinë dhe ne ende nuk e kemi prekur, kuptuar, shijuar. Rruga drejt një liqeni, për shembull, që struket i vogël me kodrash të buta. Drejt një tempulli, fenë e të cilit nuk e njohim, por duam të dimë përse është i tillë. Përse? Dhe gjithnjë – përse? Drejt një anijeje të nxjerrë nga fundi i detit, të mbuluar me alga, drejt një shtëpize

buzë rrugës, drejt një qiellgërvishtëseje që duket si mal i panatyrshëm e që shkëlqen natën nga dritat. Nuk i jemi ndarë rrugës, qoftë ajo me karroca e kuaj, qoftë me makina e avionë. Dikush mbetet në gjysmë të saj, dikush rrëzohet para se të mbërrijë në fund, po të tjerë ia dalin.

Ata janë fitimtarët.

D

Dyshimi

Nuk jetojmë dot pa dyshimin, edhe kur e zbojmë dhe nuk e duam. Dyshojmë në dimë të jetojmë, në kemi ditur të ecim apo kemi bërë vetëm gabime. Jo, nuk kemi bërë vetëm gabime, por ato janë më të shumta se veprimet e drejta. Por, përse duhen quajtur të drejta? Cilat janë kriteret? Ku e kam cënuar të drejtën e tjetrit, duke mbrojtur timen?

Shumë prej nesh qëndrojnë të heshtur para dritares, të grirë nga dyshimet: A kam gabuar në rritjen e fëmijëve? Jo, nuk kam gabuar, mendoj se kam bërë më të mirën. Por, jo, ndoshta nuk e kam kuptuar dot shekullin e ri, botën e re, epokën e re dhe kam prekur atje ku nuk duhet të prekja, kam anashkaluar atë që duhet të jepja.

A kam bërë atë që kam dashur? Po, shpesh herë. Po a ka qenë kjo më e mira? Jo, për fat të keq. Sa shpesh, më vonë, ka dalë që ka qenë më e keqja.

A kam nxjerrë nga duart, nga mendja, nga shpirti atë që duhej? Oh, kush e di. As unë vetë, as ju, as shumë të tjerë. Po si do të jetë gjykimi ? po përse të duhet ky gjykim? Dyshon se je dikushi ? Jo, askushi, pa dyshim. Po nuk ekziston shprehja « «pa dyshim », është kontradiktore e pasaktë, e pavërtetueshme.

Dyshimi. Si mund të jetojmë dhe të përsosemi vazhdimisht pa dyshimin? /Shqip/ KultPlus.com

21 vjet nga vdekja e ‘babait’ të letërsisë për fëmijë, Bedri Dedja

Bedri Dedja është një emër i nderuar i letrave dhe arsimit shqiptar, personalitet i kulturës dhe shkencës së Kosovës, i cili njihet edhe si “babai” i letërsisë për fëmijë, siç e kanë cilësuar me të drejtë për së gjalli; ai është i pranishëm në ballë të bibliotekave të mbarë shqiptarëve; romanet, librat me poezi e rrëfenjat, përkthimet nga letërsia botërore, janë të shumta e cilësore; ato kanë ushqyer dhe edukuar me ndjenjën e dashurisë dhe solidaritetit shoqëror, me frymën e atdhetarizmit dhe bukurisë artistike të shqipes mijëra e mijëra lexues, anembanë vëndit.

Akademik Bedri Dedja vdiq më 13 prill 2004.

Po ju sjellim disa mendime të personaliteteve për Akademik Bedri Dedjan.

Alfred Moisiu, Presidenti i Republikës së Shqipërisë

…Bedri Dedja ishte njëri nga përfaqësuesit më të denjë të kulturës shqiptare, Akademisë së shkencave, studiuesve në fushën e psikologjisë e pedagogjisë, Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, themeluesi i letërsisë shqiptare për fëmijë, Miku i Madh i fëmijëve, Humanisti shumëdimensional, i cili deri në ditët e fundit nuk reshti pa dhënë kontributin e çmuar për të sotmen e për të ardhmen e tyre.Vepra e tij poliedrike, shkencore dhe letrare do të jetojë për brezat e ardhshëm si një vlerë e madhe e kulturës sonë Kombëtare.

Dritëro Agolli,

Bedri Dedjen e kam njohur edhe para se të shkoja në Tiranë, në vitin 1970: e kam njohur permes prozave të tij për fëmijë që në Kosovë ishin sjellë prej profesorëve, të cilëve u ishte bërë e mundur të shkojnë në Shqipërinë shtetërore pas vendosjes së mardhënieve kulturore midis Shqipërisë dhe Kosovës. Mbas këtij viti, në Tiranë do të shkojë edhe shumë herë të tjera dhe gjithnjë, kur kthehesha në Prishtinë, kisha me vete vepra të reja të Bedri Dedjes. Si të mos kisha? Bedri Dedja ishte krijues shumë i lexuar e shumë i dashur dhe njëkohësisht, krijues shumë i frytshëm. Ai ishte krijues i tregimeve, i përrallave dhe i romaneve për fëmijë, por ai ishte edhe kritik e studiues i gjithë letërsisë shqipe për fëmijë. Bedri Dedja ishte, kështu, krijues me prirje të gjithanshme. Si cilësia ashtu edhe numri i veprave të tij letrare dhe shkencore e dëshmojnë një të vërtetë tashmë të pranuar nga studiuesit e psikologjisë së krijimtarisë: e dëshmojnë të vërtetën se përkushtimi ndaj krijimtarisë artistike e asaj shkencore, apo artistike dhe shkencore njëkohësisht është përbërës i domosdoshëm i dhuntisë së madhe krijuese.E Bedri Dedja ishte krijues me dhunti të madhe krijuese.


/Në veprën e tij shumëvëllimshme letrare dhe studimore janë bashkuar vlera e lartë artistike e shkencore dhe vlera e madhe humaniste. Janë këto dy cilësi që veprën e një krijuesi e bëjnë të përhershme, kurse krijuesin e saj të pavdekshëm.Akademik Rexhep Qosja…Psikolog, pedagog, historian i arsimit dhe i pedagogjisë, kulturolog, mendimtar erudit, shkrimtar i shquar për fëmijë, një shëmbull i rendimenti të lartë në punë: me të drejtë Bedri Dedja konsiderohet si dekani i letërsisë së sotme shqiptare për fëmijë. Në këtë fushë ai na shfaqet tejet i gjithanshëm – krijues, teoricien cilësor, kritik, historian. Hartues i mbi 60 veprave letrare, midis të cilave shquhen “Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit”, “Një udhëtim i rrezikshëm”, “Kalamajtë e pallatit tim”, “Republika e 1100 çudirave”, etj. Në Shqipëri Bedriu është një figurë popullore, por atë e njohin mirë edhe jashtë truallit amë, kudo që ka shqiptarë e në vënde të tjera.Me kthjelltësi të rrallë mendimi, me një të folur të qartë e të shtruar, të rrjedhshëm e të këndshëm, shquhej në komunikimin me të gjithë, që nga kolegët e deri tek lexuesit e vegjël, fëmijët.Akademik Hamit Beqja…Bedri Dedja (1930-2004) është kolosi, themeluesi dhe babai i modernitetit në letërsinë tone për fëmijë, të cilin do ta nderojmë për një kohë të gjatë, sepse puna e tij shënon një epokë kthesash të mëdha. Prej tij kemi mësuar se letërsia shkruhet edhe ndryshe…Agim Deva, shkrimtar Kosovë…Bedri Dedja u bë prijëtar në pavarësimin e shkencës psikologjike shqiptare. Krijues si ai janë njëkohësisht edhe dëshmitarë të asaj pikëpamjeje, sipas së cilës, të menduarit krijues në shkencë dhe në art kanë pikëtakim dhe, në kushte të veçanta, shfaqen si në njërin, ashtu edhe në lëmin tjetër krijues.Akademik Pajazit Nushi, Kosovë…Akademiku Bedri Dedja ka qënë një nga themeluesit dhe shtyllat e letërsisë për fëmijë të pasçlirimit. Ishte një personalitet shumëplanësh: poet e prozator, përrallëtar e tregimtar, dramaturg, novelist e romancier, përkthyes e kritik, studiues e teoricien i letërsisë shqiptare për fëmijë. Fitues i shumë çmimeve letrare, mbajtës i “Çmimit të Republikës” dhe titullit “Mjeshtër i Madh i Punës”, Bedri Dedja është vlerësuar gjithashtu nga Qëndra Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh, duke zënë një vend nderi në vëllimin XVI të biografive, si një nga autorët më të shquar të shekullit XX.Astrit BishqemiBedri Dedja ka fatin e njerëzve, të cilët jetën e këputur e zgjatin me emrin që lënë. E kisha pedagog Fakulteti e ai ishte vetëm katër vjeç më i rritur se studenti (më pas, e takoi studentin – punëtor Metalurgjie, mbuluar çizmet me baltë e sytë, gati në përlotje i morën një ndriçim qielli në fytyrë njeriu).Qe koha kur njeriut për të mbijetuar i duhej të tkurrej sadopak. Por ai, tërë jetën, si mësues e si shkrimtar, me fjalën e tij ushqeu rritjen dhe lulëzimin e njeriut. I përkushtuar tërë jetën diturisë e artit, ai arriti që të krijonte mbretërinë e Fjalës së vet, prej nga buronte humanizëm e çiltërsi. Me inteligjencën e veçantë në sytë e ëmbël e me fisnikëri të bukur në shpirt ai ruante përfytyrimin e figurës që u takon të gjithëve. Në letërsi, ai jo rastësisht na foli nga bota e fëmijëve, sepse vetë, edhe i rritur kish’ diçka prej fëmijë në qënien e tij. Duke përshkruar jetën e brishtë të të vegjëlve, tërthoraz i thoshte dhe shoqërisë së rritur që ta ruante çiltërsinë fillestare të njeriut nga shtrëmbërimi i mundshëm i shpirtit në diktaturë. Në tërë krijimet e tilla që la, nëpër rreshtat e librave ecte fëminija e tij, e cila Bedriun e mbante përdore, si një fëmijë të rritur me të qeshurën e të vegjëlve në buzë.Të tillë, brezat do ta kujtojnë gjithmonë përpara tyre.Agim Shehu, poet Gjenevë…Me punën e tij të gjithanshme drejtuese e krijuese, ai ishte shëmbulli i një njeriu virtuoz, me një kapacitet të jashtëzakonshëm intelektual. Në çdo çast ai punonte, edhe kur pinte kafe, edhe kur shëtiste ; mëndja e tij për shkollën, për arsimin, për edukimin e fëmijëve e të brezit të ri, do të mendonte. Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, kur tashmë, në laboratorin e punës së tij krijuese numërojmë mbi 70 vepra pedagogjike, të dala nga dora e tij e që kanë luajtur një rol të madh në zhvillimin e arsimit tonë kombëtar ; mbi 60 vepra për letërsinë për fëmijë dhe po aq përkthime nga klasikët botërorë. Nga duart e tij kanë dalë me qindra artikuj publicistikë, të shpërndara në shtypin e kohës e që mbushin bibliografinë e tij me një numër prej 2000 zërash. E kjo është vetëm pjesa e dukshme e krijimtarisë, ndërsa ajo e padukshmja, si korrespondencat, reçensat, studimet, raportet, etj. mund të kapin edhe aq vëllime sa janë botuar…Prof.Dr. Ilinden Spasse…Kultura e gjërë poliedrike e Prof. Bedri Dedes ishte rezultat i një pune skrupuloze, sistematike, e cila filloi që kur u ul në bankën e shkollës, si nxënës dhe deri sa mbylli sytë. Gjithë jetën në libër, pranë librave, penës, fjalës dhe miqve. Kaq shumë kulturë kishte, saqë ishte njëri nga njerëzit, tek i cili personaliteti i tij autoritar dhe kultura ishin bërë një dhe të pandarë. Ishte vështirë të dalloje te Profesor Bedri Dedja, se ku fillonte kultura e akumuluar nga të tjerët dhe ku fillonte kultura që buronte prej personaliteti të tij. E gjithë qënia e tij rrezatonte kulturë. . . Prof. Bedri Dedja nuk ishte vetëm letrar, shkencëtar dhe akademik : ai njëherësh ka qënë qytetar me vlera dhe i spikatur. . Ai ishte njeriu me dinjitet, i fortë përballë dallgëve, burrëror dhe konstant në vlerat si qytetar. Tek ai ishin bashkuar bukur dimensioni i shkencëtarit me qytetarin, pa asnjë sforcim. Kjo ka qënë mbase edhe vlera më e madhe e tij si njeri i dijes, i inteligjencës, i popullit…Gëzim Tushi…Bedri Dedja, që në vitet e ngurtësisë më të madhe të konformizmit të përgjithshëm komunist, mendonte se edukimi njerëzor i fëmijëve vinte shumë më përpara edukimit ideologjik të tyre. Bënin sikur nuk e vinin re, ose nuk dinin ta lexonin siç duhej, kjo është një çështje e personalitetit të tij : ndonëse akademik, nuk u deformua nga asnjë sforcim tendencash politike…Në fillim e deri në fund të viteve 80-të, kur eksperimentit komunist kishte nisur t’i rrëzoheshin një e nga një panciret e ndryshkura, me të cilat kishte shushatur për vite me rradhë të pamësuarit dhe të paditurit, Bedri Dedja ishte në harmoni me mendimin e ri të bijve të tij dhe të miqve të tyre, se këtij sistemi i kishte ardhur fundi. Ai ishte një pedagog dhe shkrimtar humanist, më tepër se moralist…veprat e tij mund ta vërtetojnë lehtësisht se sa ishte dhe mbetet novator ky anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë…Hysen Sinani…Tani, ne kemi në dorë veprën pesëdhjetë-vjeçare të Prof. Beri Dedes, krenarinë që Ai do të rrojë mes nesh si model i Njeriut të Mirë, studiuesit e shkrimtarit, pedagogut, luftëtarit të paepur për progres, me vështrim përherë tek e ardhmja e shoqërisë dhe e atdheut tonë të dashur.Ferhat Cakaj.…Një shkrimtar i madh e i talentuar shqiptar… e sidomos e madhe është puna e Bedri Dedes në fushën e letërsisë për fëmijë dhe problemeve të ndryshme të rinisë…Llambro Mallamas, kritik letrar grek…Membre de l’Académie des Sciences à Tirana, Prof. Bedri Dedja a su représenter brillamment et avec distinction le génie albanais au travers de sa féconde activité littéraire qui réserve une place spéciale aux besoins de l’enfance. Fin connaisseur et ami de la Suisse, il a apporté sa contribution au renforcement des liens d’amitié entre nos deux pays par le biais de ses écrits.Francis Cousin Ambasador, Ministria e Jashtme, Zvicër.…Bedri Dedjen nuk e kemi më midis nesh, por e ndjejmë përherë pranë nëpërmjet librave të tij të mrekullueshëm. Ndodh si me yjet, që ndonëse ndodhen miliarda kilometra larg nesh, edhe kur shuhen, vazhdojnë të na dërgojnë dritën e tyre. Bedri Dedja mbetet një yll i pashuar i letërsisë për fëmijë. Ai vazhdon të përhapë dhe të dërgojë dritë vezulluese, ngrohtësi, mirësi dhe dashuri njërëzore, mesazhe paqeje dhe humanizmi, veçanërisht te lexuesit e vegjël, që ai i donte aq shumë dhe që u kushtoi pjesën më të madhe të jetës dhe të energjisë krijuese.Viron Kona…Sivjet xhaxhi Bedriu do të mbushte 74 vjet. Por u nda nga jeta kaq papritur. Ai mbetet i gjallë mes librave të tij. Po, lexues të vegjël, është aty, mes fletëve, si një personazh i gjallë dhe me zërin e tij atëror u thotë ngadalë: “Na ishte njëherë”. . . Po, ja se kush…Një njeri i mirë, i dashur, një mësues dhe mik besnik i fëmijëve: Bedri Dedja.Shpresa Vreto…Shuhet Bedri Dedja, “babai” i Fatbardh Pikaloshit, i cili nuk mundi ta përdorë në kohë shkopin e tij magjik, për t’i ridhënë jetë krijuesit të tij. . .Moikom Zeqo…Të gjithë ata të rritur, që dikur harroheshin pas aventurave të Fatbardh Pikaloshit, me fyej magjikë e katallanë, dje janë ndjerë nga pak jetimë…Babai i letërsisë për fëmijë dhe akademiku Bedri Dedja është ndarë nga jeta…Alma Mile /KultPlus.com

Mitrovica International Jazz Days: Pranverë Xhazi në Mitrovicë & Prishtinë

Këtë vit, Mitrovica International Jazz Days (MIJD) është bërë pjesë e Green Touring Network – një nismë evropiane për qarkullimin e qëndrueshëm të artistëve, e iniciuar nga panairi më i madh i jazz-it në botë, JAZZAHEAD.

Mitrovica International Jazz Days tani është pjesë e Green Touring Network, një nismë e re që synon të mbështesëqarkullimin e qëndrueshëm të artistëve ndërkombëtarë, duke reduktuar gjurmën ekologjike të turneve muzikore! 

Kjo nismë është inicuar nga JAZZAHEAD!, panairi më i madh në botë i jazz-it që mbahet çdo vit në Bremen të Gjermanisë, dhe mbledh bashkë profesionistë nga e gjithë bota për të promovuar bashkëpunime, turne dhe zhvillim të qëndrueshëm në sektorin e muzikës live.

Në këtë kuadër, festivali sjell Nils Kugelmann Trio – Bend zyrtar i përzgjedhur nga juria e JAZZAHEAD, i promovuar nga Stenda Gjermane e Jazz-it. 

Pas dy viteve me koncerte falas me artistë të profilit të lartë si Richard Bona, Michael League & Bill Laurance (Snarky Puppy) dhe Gunhild Carling, MIJD këtë vit prezanton për herë të parë koncerte me biletë – një hap i rëndësishëm për të ruajtur cilësinë dhe qëndrueshmërinë e festivalit. Përveç kësaj, festivali ka mbështetur artistët e rinj, ka promovuar gratë në jazz, ka zhvilluar aktivitet edukative për të rinj, fëmijë dhe persona me aftësi të kufizuara, dhe ka realizuar rezidencë 3-ditore për muzikantët nga Ballkani Perëndimor.

PROGRAMI:

Qendra Kulturore “Rexhep Mitrovica” – Mitrovicë

29 Prill | 20:00 – Elina Duni & Rob Luft(CH/AL & UK)

1 Maj | 20:00 – Nils Kugelmann Trio(Gjermani)

KONCERT FALAS – pjesë e programit zyrtar të Jazzahead!

Amfiteatri i ri pranë Bibliotekës Universitare – Prishtinë

30 Prill | 20:30 – Aziza Mustafa Zadeh(Azerbajxhan)

Ky aktivitet kulturor mundësohet me mbështetjen e: Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC), Komuna e Mitrovicës, Komuna e Prishtinës, Goethe Zentrum Pristina

Dita Ndërkombëtare e Xhazit (30 prill) është kulmi i Muajit të Vlerësimit të Xhazit (Jazz Appreciation Month), i cili gjatë gjithë prillit sjell vëmendjen publike mbi xhazin dhe trashëgiminë e tij të jashtëzakonshme. Në dhjetor të vitit 2012, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mirëpriti vendimin e Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s për të shpallur 30 Prillin si Ditën Ndërkombëtare të Xhazit. Tani, të dyja organizatat e përfshijnë këtë ditë në kalendarët e tyre zyrtarë./ KultPlus.com

Bosh dhe vetëm

Poezi nga Günter Grass
Përktheu Fatmir Alimani

Dhoma ime është erëqetë,
e përshpirtshme, një cigare,
kaq mistike, saqë askush s’guxon
të ngrejë qeranë
ose të pyes për gruan time.
Dje kur miza vdiq,
unë kuptova pa kalendar,
tetorin, një mësues vallëzimi që përkulet,
ai don të më shesë mua tablo të vogla, të ndaluara.
Për vizitë unë pres para derës.
Posta ngjitet te xhami,
jashtë, shiu lexon bashkë me mua.
Brenda, dhoma ime është erëqetë,
asnjë grindje mbi tapet,
puthje të përpira nga orët,
kurrë s’pengohemi, që të godasim gjurin,
sepse gjithçka jepet,
e përshpirtshme, një cigare,
vertikalisht beson ajo,
vertikalisht merimanga, një balancë,
e ndjek pas çdo thellësi të madhe.
Ne nuk do të dështojmë kurrë./ KultPlus.com

Natë me hënë

Poezi nga Jozef fon Ajhendorf

Ishte sikur qielli
Qetësisht puthi tokën
Se ajo gonxhe tani lulëzon
Për të cilën ju ëndërroni.

Ajri kalonte nëpër fusha
Kallinjtë butësisht tundeshin
Pyjet heshtur shushurinin
E me aq plot yje qe nata.

Dhe shpirti im u shqetësua
Hapi krahët
E fluturoi mbi tokat e heshtura
Sikur fluturoi për në shtëpi.

Nga origjinali gjermanisht, përktheu: Naim Kryeziu. / KultPlus.com