Jack Nicholson është një nga aktorët më të shquar të filmit amerikan të gjeneratës së tij, i shënuar për portretizimet e tij të mrekullueshme dhe përshtatjen me çdo lloj karakteri.
Jack Nicholson u lind në Neptun, New Jersey, më 22 prill 1937 dhe u rrit në Manasquan, New Jersey, rreth 50 milje në jug të qytetit në Jersey Shore. Njerëzit që ai besonin se ishin prindërit e tij u quajtën John dhe Ethel May Nicholson. June Nicholson, e cila ai besonte se ishte motra e tij më e vjetër, ishte një aktore që pati nje karrierë të shquar
June vdiq nga kanceri në vitin 1963, kur Jack Nicholson ishte 26 vjeç. Më shumë se një dekadë pas vdekjes së saj, në vitin 1974, një reporter i revistës TIME që po hulumtonte mbi Nicholson zbuloi disa informacione tronditëse: June ishte në fakt nëna e Nicholsonit dhe John e Ethel May ishin gjyshërit e tij. “Do të thosha se ishte një ngjarje mjaft dramatike, por nuk ishte ajo që unë do ta quaja traumatizuese”, tha Nicholson për zbulimin e sekretit të familjes së tij.
“Në fund të fundit, deri në kohën kur kuptova se kush ishte nëna ime, unë isha mjaft i fortë psikologjikisht. Në të vërtetë, m’u bënë më të qarta disa gjëra.”
Në vitin 1954, Nicholson u zhvendos në Los Anxhelos, Kaliforni, ku June kishte një apartament. Deri në këtë kohë, Nicholson ishte rritur e ishte bërë një djalë i pashëm dhe tërheqës, prototipi i aktorëve kryesorë të filmave të Hollivudit në atë kohë. Një producent i MGM-së, Joe Pasternak, vuri re pamjen e Nicholson dhe i dha atij mundësinë të bëhej pesë e trupës së Jeff Corey.
Debutimi dhe performanca që e definuan si një nga më të mirët Jack Nicholson bëri debutimin e tij në filmin me buxhet të ulët të vitit 1958, Cry Baby Killer, duke luajtur një adoleshent, i cili gabimisht beson se ka kryer vrasje. Gjatë gjithë viteve 1960, ai vazhdoi të shfaqej në shumicën e filmave horror me buxhet të ulët. Pas një roli të vogël në komedinë e zezë të vitit 1960, “Little Shop of Horrors”, Nicholson u shfaq në The Terror (1963), Back Door to Hell (1964), Ride in the Ëhirlëind (1965) dhe The Shooting (1966).
Performanca e shkëlqyer e Nicholson erdhi si avokati George Hanson në filmin klasik Easy Rider (1969). Ai u nominua për një Academy Aëard si aktori më i mirë mbështetës për performancën e tij. Më pas, në vitin 1970, Nicholson luajti në filmin Five Easy Pieces, një hit i befasishëm në të cilin luajti një ish figurë muzikore të pakënaqur. Nicholson përsëri mori një nominim tnga Academy për performancën e tij, këtë herë për aktorin më të mirë kryesor. Performanca e tij e ardhshme fantastike ishte si një oficer i çmendur i Marinës së Uashingtonit në komedinë e zezë The Detail Last (1973), edhe një herë duke i dhënë atij një nominim për Oskar si aktori më i mirë.
Suksesi i vazhdueshëm
Nicholson u kthye në një nga performancat më të respektuara të karrierës së tij në filmin e Roman Polanskit të vitit 1974 Chinatown. Ai portretizoi spiun rivat, i quajtur Jake Gittes, i cili ishte ngarkuar me gjurmimin e një vrasësi në një ngarolet e tij më të mirë dhe më kompleks. Ai më në fund mori çmimin e tij të parë të Akademisë si aktori më i mirë në filmin e vitit 1975, “One Fleë Over the Cuckoo’s Nest”. Në vitin 1980, Nicholson dha një performancë të magjishme, ndoshta më të mirën, si një kujdestar në një hotel, film i përshtatur në romanin e Stephen King, The Shining.
Gjatë gjithë viteve 1980, Nicholson pati disa role të shkëlqyera : si Eugene O’Neill në Reds të vitit 1981, për të cilën ai fitoi një tjetër Oskar për Aktorin më të Mirë Mbështetës, si dhe në Terms of Endearment (1983) dhe si Joker në Batman (1989 ). Nicholson u kthye në formë të lartë në vitet 1990 me: A Feë Good Men (1992) dhe As Good As It Gets (1997), për të cilën ai fitoi Oskarin e tretë për aktorin më të mirë për portretizimin e një shkrimtari mizantrop.
Jack Nicholson është padyshim një nga aktorët më të mëdhenj të gjeneratës së tij. Përveç, roleve të shumta, Nicholson dallohen për mënyrën sesi ai ka portretizuar personazhe të ndryshëm. Larmia e gjerë e karaktereve të Nicholson e ka bërë atë një nga aktorët më misterioz të brezit të tij, pasi audiencat kanë tentuar që të kuptojnë se cilat nga personalitetet e ndryshme që ai ka portretizuar, i afrohet Nicholsonit të vërtetë./KultPlus.com
Fragment nga romani “Don Kishoti dhe mullinjtë e erës” nga Miguel de Cervantes:
Atje sipër, në një pllajë, ishin të shpërndarë tridhjet apo dyzet mullij me erë. Sapo i vuri re, Don Kishoti u kthye nga shërbëtori i tij dhe i tha:
– Fati po na ndihmon që të kryejmë punët tona më mirë se çdo ta dëshironim, sepse, ja miku im Sanço Pança, ku po na shfaqen përpara nja tridhjet apo pak më shumë gjigantë të shpërmasuar, me të cilët do të ndeshemi në një luftë të vërtetë, për t’i shërbyer perëndisë, duke shfarosur nga faqja e tokës këtë farë të keqe.
– Ç’gjigantë, mor zotëri? – pyet Sanço. – Ata që shihen atje, larg, me gjymtyrë mjaft të gjata – e sqaron i zoti. – Mor zotëri, ato që duken atje larg, nuk janë gjigantë, por mullij ere dhe ato që duken si duar, janë në fakt, krahët që duke u rrotulluar nga era, vënë në lëvizje gurët e mullirit. – Siç po duket – përgjigjet Don Kishoti – ti nuk je shumë i dhënë pas aventurës: ata janë gjigantë, dhe nëse ti ke frikë mund dhe të tërhiqesh mënjanë e të fshihesh, ndërkohë që unë do të përfshihem në një betejë të furishme dhe të pabarabartë me ta. Dhe, sapo tha këto fjalë, ai goditi me mamuze kalin e tij, Rosinantin, pa dëgjuar fare thirrjet e dëshpëruara të shërbëtorit të tij, Sanços, që përsëriste pa pushim se ato gjëra që ai po sulmonte, pa më të voglin dyshim ishin thjesht mullij me erë dhe jo gjigantë. Por ai ishte aq i thithur nga ideja se ata ishin gjigantë, saqë jo vetëm nuk dëgjonte më thirrjet e Sanços, por as nuk e pastroi më shikimin dhe kur ishte fare pranë tyre, por përkundrazi po ulëriste: – Mos ja mbathni o frikacakë, o krijesa të poshtra, sepse ai që po ju sulmon është thjesht një kalorës i vetmuar.
Në këtë kohë filloi të fryjë pak erë dhe krahët e mëdhenj të mullijve filluan të rrotulloheshin ngadalë. Duke parë një gjë të tillë Don Kishoti thirri: – Ju mund të lëvizni edhe më shumë krahë se ai gjiganti njëqindkrahësh (Briarée), por ju do të paguani për këtë. Dhe duke thënë këto fjalë, e gjithë qenia e tij u pushtua nga kujtimi për damën e tij, Dulqinën, me dëshirën-kërkesë për t’i qenë pranë si shpëtimtare ndaj këtij rreziku të madh. Dhe, duke u mbuluar me mburojë dhe me ushtën gati për luftim, ai u turr përpara me një galop të Rosinantit, për të arritur tek mulliri i parë, në njërin krah të të cilit nguli shtizën e tij. Por në këtë kohë era filloi të fryjë me aq forcë, sa që e bëri ushtën copë-copë, duke përplasur përtokë dhe kalorësin e kalin e tij. Sanço Pança, i shushatur mbi gomar, shpejtoi për të ndihmuar të zotin dhe kur ishte pranë tij, konstatoi se goditja kishte qenë aq e fortë sa zotëria akoma nuk po arrinte të lëvizte.
– Më ndihmoftë perëndia – tha Sanço – a nuk ju thashë që të kishit mendjen në atë që po bënit, sepse që ata nuk ishin veçse mullij me erë, asnjeri nuk mund ta mohojë, me përjashtim të atij që në kokë i fryn erë tjetër. – Hesht, miku im Sanço – u përgjigj Don Kishoti – objektet e luftës janë shpesh sende në një shndërrim të vazhdueshëm. Prandaj, unë mendoj, madje kjo është vetë e vërteta, që ai dijetari Freston, që më vodhi kabinetin dhe librat e mi, i transformoi ato gjigantë në mullij, për të më hequr nga dora lavdinë, pas një fitoreje të sigurtë. E tillë është dhe armiqësia e tij e madhe ndaj meje. Por, në fund të fundit, këto marifete të ndyra nuk mund të triumfojnë kundër mirësisë së shpatës sime. – Perëndia bëftë për ne sa mundet – u përgjigj Sanço Pança dhe e ndihmoi atë t’i hypte Rosinantit që ishte dhe ai i përplasur përdhe… /KultPlus.com
Edhe mungesa e saj është diçka që rri me mua. E dashuroj kaq fort, sa nuk di si ta dëshiroj. Nëse nuk e shoh, e përfytyroj dhe bëhem i fortë si pemët e larta. Por nëse e shoh dridhem. Nuk di se çfarë është ajo që ndjej në mungesën e saj. Vetja ime e çdo forcë më braktis. Gjithë realiteti më vështron si një luledielli me fytyrën e saj në mes.
Immanuel Kant, kunguesi i “Kritikës së arsyes së kulluar” në mendimin filozofik, mëtuesi i postulatit: “Qielli me yje mbi mua, ligji moral në mua”…
Immanuel Kant (1724 — 1804) ishte një filozof i madh gjerman dhe një ndër filozofët më të shquar. Vepra e tij “Kritikë e arsyes së kulluar” shënon pikë-kthesën qendrore në historinë e filozofisë dhe fillimin e filozofisë moderne.
Lindi në vitin 1724 në Kënigsberg, Prusi (sot Kaliningrad, Rusi) si fëmija i katërt nga nëntë fëmijë.
Kanti ishte një nxënës i mirë, megjithëse jo i shkëlqyer.
Ai u rrit në një shtëpi pietiste, një Lëvizje pas Luteriane që dallohej për një përkushtim të fortë, dhe një lexim të hollësishëm të Biblës.
Për pasojë, Kanti mori një edukim të ashpër dhe të rreptë, ndëshkues dhe disiplinor gjë që e ndihmoi atë në mësimin fetar, të latinishtes, dhe rreth shkencave dhe matematikës.
Kanti ishte i pari i cili predikoi dhe hodhi hipotezën se planetët formoheshin nga mjegullnaja grimcash dhe pluhuri, kundrejt idesë teologjike fetare, e cila ishte akoma ideja dominante në kohën e kur ai jetoi, se planetet janë të krijuar nga fuqia hyjnore.
Ai gjithashtu do të predikonte për ekzistencën e galaktikave të tjera përveç galaktikës tonë.
Filozofia e Kantit pati një ndikim të jashtëzakonshëm në mendimin perëndimor.
Gjatë jetës së tij, mendimi i tij pati një vëmendje të madhe, shumica kritikë, megjithëse ai pati një ndikim pozitiv të Fishte, Shelingu, Hegeli dhe Novalisi gjatë viteve 1780 dhe 1790.
Nga studimet e rëndësishme të periudhës parakritike është interesante sidomos vepra e Emanuel Kantit “Historia e përgjithshme e natyrës dhe teoria e qiellit”, në të cilën paraqiti hipotezën e njohur të tij mbi krijimin e botës nga thërrmijat materiale të panumërta kaotike që bashkohen atje ku ekziston forca më e madhe e tërheqëse.
Sistemi ynë diellor është, ndërkaq, vetëm një pjesë e universumit, thotë Immanuel Kant.
Duke dalluar në këtë studim të madhërishmen dhe të bukurën, Kanti konsideronte se e madhërishmja duhet gjithmonë të jetë e madhe, ndërsa e bukura mund të jetë edhe e vogël.
Immanuel Kant vdiq ne 12 Shkurt, 1804, ndërkohë që shumë nga veprat e tij i gjejmë dhe sot, e janë ende të vlefshme.
Në vijim, supershendeti.com ju sjell 25 aforizma nga Immanuel Kant…
1. “Ai që e bën veten krimb, nuk mund të ankohet pastaj kur të tjerët shkelin mbi të me këpucë”.
2. “Çdo gjë që është shkruar nga meshkujt në lidhje me femrat duhet të mbesë e dyshimtë, duke qenë se ata janë në të njëjtën kohë edhe gjykatës edhe pjesë e çështjes”.
3. “Më është dashur ta refuzoj njohjen, për të t’i bërë vend besimit”.
4. “Njeriu duhet të jetë i disiplinuar, sepse për nga natyra ai i papërpunuar dhe i egër”.
5. “Kush është mizor ndaj kafshëve është po aq i pandjeshëm edhe ndaj njerëzve”.
6. “Një veprim, për të qenë moralisht i denjë, duhet të bëhet nga përgjegjësia”.
7. “Rregullat e lumturisë: diçka për të bërë, dikë për ta dashuruar dhe diçka për të shpresuar”.
8. “Vepro duke e konsideruar njerëzimin, si tek vetja si tek të tjerët, gjithmonë si qëllim, kurrë thjesht si mjet”.
9. “Nuk ka virtyt aq të madh, sa të jetë i sigurt prej tundimit”.
10. “Ata që thonë se bota do të shkojë gjithnjë siç ka shkuar deri sot, kontribuojnë që parashikimi i tyre të dalë i vërtetë”.
11. “Yjet e qiellit përmbi mua, ligji moral në mua”.
12. “Miq të njerëzimit, mos ia mohoni arsyes privilegjin e të qenët guri i fundit i krahasimit me të vërtetën”.
13. “Vepro në atë mënyrë që, parimi juaj i veprimit të bëhet vetvetiu një ligj për të gjithë botën”.
14. “E gjithë dija jonë fillon me shqisat, vazhdon pastaj tek kuptimi dhe mbaron me arsyen. Nuk ka asgjë më të lartë se arsyen”.
15. “Të gjitha interesat e arsyes sime, spekulative si dhe praktike, ndërthuren në tri pyetjet e mëposhtme: 1. Çfarë duhet të di? 2. Çfarë duhet të bëj? 3. Çfarë mund të shpresoj”?
16. “Përvoja pa teorinë është e verbër, por teoria pa përvojë është një lojë intelektuale e mirëfilltë”.
17. “Nga një dru i shtrembër si ky nga është bërë njeriu, asgjë e drejtë nuk mund të krijohet”.
18. “Lumturia nuk është një ideal i arsyes, por e përfytyrimit”.
19. “Papjekuria është paaftësia që dikush të përdorë inteligjencën e vet, pa u udhëhequr nga dikush tjetër”.
20. “Para ligjit njeriu është fajtor kur dhunon të drejtat e tjerëve. Para moralit ai është fajtor, nëse vetëm mendon ta bëjë këtë gjë”.
21. “Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë”.
22. “Përtej çdo dyshimi, çdo dije fillon me përvojën”.
23. “Nuk është vetëm vullneti i Zotit që na bën të lumtur, por ne duhet ta bëjmë veten tonë të lumtur”.
24. “Është e domosdoshme që unë të jetoj i lumtur, por është e domosdoshme që sa të jetoj, të jetoj me nder”.
25. “Shkenca është dije e organizuar. Mençuria është jetë e organizuar”.
Ndoshta ajo që arriti të bënte me romanin “Don Kishoti i Mançes” në letërsinë botërore do të ishte shumë më shumë se sa ai ishte gaditur në këtë sipërmarrje. Në atë kohë letërsia ndodhej në një taban të ashpër dhe tejet të ngurtë. Tematika dhe larmia e personazheve dhe ngjarjeve po vuante një lloj shterrimi. Nevoja për të vënë dorë në diçka që kishte shfaqur shenja dekompozimi ishte gjithnjë e më emergjente. Ndërsa askujt nuk i kishte rënduar në shpirt kjo situatë e shterruar e letrave dhe krijimtarisë. Një i prerë për luftë dhe aventura, më shumë se për penë, “ngre shpatën” dhe godet litarin që mban të tendosur velën e asaj anijeje të pakur që vijonte të lundonte në një detë të paanë. E përplas këtë pushtues të ujrave për shkëmbinjtë e brigjeve dhe kurajos, dhe me çfarë arrin të dalë në breg nis të ringre një anije tjetër, një anije më të shpejtë dhe më sfiduese për stuhitë dhe detet e ashpra të letërsisë që e presin kërcënueshëm.
Cili është ai që guxon kaq shumë?
Po, është Miguel de Servantes Saavedra, ai që do të hyjë në historinë e letërsisë botërore si nënshtruesi i kalorësiakes përmes satirës. “Don Kishoti i Mançes”, ishte kjo kryevepër e paarritshme fikshën që do ta ngjiste këtë spanjoll me mish e me shpirt në panteonin e famës.
Miguel de Servantes vdiq në Madrid më 22 prill si dhe u përcoll për në amshim më 23 prill duke u varrosur në një manastir triniteti si një françeskan. Është pikërisht 23 prilli i keqpërdorur si datë që në shumë hamendësime konsiderohet si datëvdekja e shkrimtarit. Shkaku i vdekjes së tij, në bazë të Antonio López Alonso, një mjek, i cili ka shqyrtuar dokumentacionin e mbijetuar deritani, ishte diabeti 2 dhe një cirozë së mëlçi. Aludime të ndryshme bëjnë fjalë që ky përkeqësim i shëndetit të Servantes erdhi si rezultat i konsumit të tepruar të alkoolit në vitet e fundit të jetës. *** Miguel de Servantes Saavedra u lind më 29 shtator 1547 dhe vdiq më 22 prill 1616. Në historinë e letërsisë dhe tekstshkrimet për autorin, orvatet ta mbamendin atë si një novelist, poet dhe dramaturg i njohur.
Deri në vitin 1605 kur atë e kishte lënë takati dhe mbi vete mbante inatet e të pamundurave që cyt mosha e thyer, është fjala për një burrë 58-vjeçar, ai rroket prej një suksesi të paimagjinueshëm që i sjell romanin, “Don Kishoti i Mançes”. Servantes veç historive me femra, aventurave, deri tek pengmarrja nga një tufë mercenaresh algjerianë të komanduar nga një shqiptar, kishe shkruar, ose më saktë ishte ballafaquar me veten e tij të dështuar krijuese. Asaj pjese të krijimtarisë së Servantes nuk i’u kthye askush as për ta riparë, as për ta rivlerësuar, për ta lënë këtë emër të lidhur vetëm me “Don Kishotin e Mançes”, të cilin ai e bëri me dy pjesë.
Nga kritika, “Don Kishoti i Mançes” konsiderohet romani i parë modern europian dhe më i mirë i shkruar ndonjëherë. Ndikimi që pati në gjuhën spanjolle ka qenë aq themeltar sa u etiketua si “Gjuha e Servantesit”. Gjithashtu, ky roman pati një ndikesë rrapëllitëse në periudhën e bashkëkohësisë dhe përmbysjen e epokës së famës kalorësiake duke i transkriptuar këto heronj në personazhe grotesk. Kësodore arrijmë të kapim fillin e një pene inatçore, marazin e një burri me të shkuar shumëngjyrëshe dhe goditjen që pësoi nga rrufeja e famës, pod, ku ndodhet edhe sot e asaj dite. Gjithqysh ai arriti të shkruante një faqe shkëlqimtare në historinë e letërsisë dhe të sillte në jetë një emblemë filozofike dhe psikologjike, siç ishte “Don Kishoti i Mançes”. *** Nëpër jetëshkrimet për shkrimtarit thuhet se Miguel de Servantes Saavedra, fëmija i katërt një mjeku, fillimisht regjistrohet në marinën tregtare spanjolle, por shpejt flota që e paguante përfshihet në njësitë luftarake. Servantes i ri shkëlqen si ushtarak. Ai plagoset tri herë në fushatat kundër otomanëve, më rëndë në betejën historike të Lepantos, një nocion gjeografik në Gjirin e Korintit, në Greqi. Pas pesë vitesh shërbim, atë e lejojnë të kthehet në atdhe, në Spanjë. Për shërbimet e tij të vyera ndaj kombit, Servantes sapo ishte graduar me titullin “ushtar elitar” dhe në kthim kishte me vete edhe 2 letra për Mbretin Filip II të Spanjës. Të dyja letrat, që Servantesi i ruante me kujdes, kishin vlerën e rekomandimit, me qëllim që mbreti të çmonte atë që ai kishte bërë në luftë. *** Pas pesë viteve të robërisë, Servantes u çlirua, falë negociatave të etërve të trinitetit. Më 27 tetor, ai mbërriti në Valencia, i dobët. I ati kishte për të shitur të gjithë pasurinë dhe shkurorëzuar nga të gjitha nderet për t’i dhënë lirinë. Përvoja ishte një pikë kthese në jetën e tij, si dhe referenca të shumta për tema të lirisë dhe robërit shfaqen në punën e tij. Servantes u kthye nga Algjeri i zhytur në borxhe për shkak të haraçit të paguar për lirimin e tij. Për të fituar të holla, ai vendosi të ishte kontingjent lufte. Ai shkoi në Portugali dhe mori pjesë në betejën e “Azores Las” në 1582. Një vit më vonë, ai u kthye në Spanjë me dorëshkrimin e një romance, “La Galatea” dhe ndoshta pjesën e parë të “Persiles y Segismunda”. Ai gjithashtu solli disa shënime për biografinë e tij. Gjatë këtij viti ai u bë babai i Isabel de Saavedra, një vajzë që kishte me një zonjë të aristokracisë së Lisbonës.
Më 12 dhjetor, 1584, 37- vjeçari Miguel de Servantes Saavedra ishte martuar me Katalina Dona de Palacios Salazara. Martesa e detyruar e Servantes për të kërkuar një punë funksionoi dhe në 1588 ai siguroi një pozitë si një zyrtar i qeverisë në jug të Spanjës, rekuizimi gruri dhe vajit të ullirit për fushatën e Armadës së pamposhtur. Posti i tij i ri i dha atij mundësinë për të mësuar zakonet dhe shprehitë e zakoneve, traditave nga Sevilje që ai përshkroi tek Don Kishoti. Ai u arrestua dy herë në Sevilje për marrje posedimin e materialeve që i përkitnin Katedrales Sevilje-së. Këto përvoja justifikojnë legjendë që pjesa e parë e Don Kishotit ishte shkruar në burg.
Qëndrimi i tij në Sevilla ishte një periudhë e fatkeqësive për Servantes. Fat i tij nuk ishte më i mirë në letërsi. Në vitin 1595, ai fitoi çmimin e parë (tre lugë argjendi) në një konkurs poeme, dhe tre vjet më vonë, kënga e tij El entierro del Rey Felipe II en Sevilla ka marrë një vëmendje, edhe pse pjesa tjetër e poemave të tij do të mbeten të pabotuar. *** Xhaxhai i tij Alonso de Quesada Salazar thuhet se ka shërbyer si yshtje frymëzuese për të formësuar karakterin e Don Kishotit. Gjatë 20 viteve të ardhshme Servantes bënte një ekzistencë nomade, duke punuar si një agjent blerje dhe si një tagrambledhës. Ai vuajti falimentimin dhe u burgos të paktën dy herë (1597 dhe 1602) për parregullsitë në llogaritë e tij. Midis 1596 dhe 1600, ka jetuar kryesisht në Sevilje. Në vitin 1606, Servantes u vendos në Madrid, ku ka mbetur për pjesën tjetër të jetës deri në të shuar më 22 prill 1616. *** Romani “Don Kishoti” i të madhit Miguel Serantes, gjeniut të letërsisë spanjolle, që bashkon në mënyrë krejt të natyrshme prirjen fantastike me shpirtin realist, del në dritë në periudhën kur romani kalorësiak e kishte humbur plotësisht joshjen dhe vëmendjen e lexuesit të kohës. Ai e solli këtë fikshën si një kundërvënie e fuqishme ndaj mentalitetit spanjoll mbi romanin kalorsiak, mbi këtë roman që ishte i molepsur nga figura të glorifikuara heronjsh të vendosur në situata të ekzagjeruara dhe që lëvizin në një botë eksploduese pasionesh dhe ngërthyer mes intrigash dhe aventurash të pabesueshme. “Don Kishoti” nëtërësinë e vet rreket të ironizojë prirjeve kalorsiake, si dukuri shoqërore dhe historike të Spanjës. Servantesi zgjedh pikërisht një “hero” si Don Kishoti, një personazh sa grotesk aq dhe kompleks, për ta vendosur përballë ngjarjeve dhe situatave të fryra dhe shpesh herë absurde, për të realizuar dhe përmbushur aventura të çmendura, të cilat e pozicionojnë si romanin e pare antiroman në historinë e letërsisë, kurse Don Kishotin si të parin antihero në këtë lëm. Gjithqysh kjo kryevepër e vuri Servantesin në një radhë me përfaqësuesit e tjerë të mëdhenj të Rilindjes europiane për ta sjellë deri në ditët tona si një rast i veçar dhe emblematik i tekstshkrimit. Nëse kombi gjerman mburret me Gëten, ai angles nuk ka nguruar ta vendos në kreshtën më të lartë të krenarisë, tragjikomedianin më të madh të të gjitha kohërave, Uilliam Shekspir, edhe Spanja te Miguel de Servantes Saavedra ka të shëmbëllyer elementin më përfaqësues të kombëtares./albertvataj/KultPlus.com
Mos më thuaj që nuk të kam dashur, o lule e livadhit të virgjër! Thuamë që është shuar dielli, thuamë që toka është në flakë, thuamë që hëna është ngjethur, thuamë që qielli është në gjëmë, thuamë që s’ka më agshole, por mos më thuaj që nuk të kam dashur…
O NËNË
Nuk i ndiej më ledhatimet e tua të ëmbla ashtu si era e prillit që përkëdhel lulet, o nënë. Ku je fshehur? Nuk e shoh më buzëqeshjen tënde, sytë e tu, sytë e tu gjithë vëmendje, që asnjëherë nuk lodheshin së ndjekuri ecjen time të pasigurt. Ishe gjithçka për mua. Fytyra jote: më e bukura mes muzave. Dhe flokët e tu të gjatë e të zinj mbulonin faqet e gëzueshme, kur gjoksi ngjallte ngrohtësinë nëpër venat fëminore. Tani ku je fshehur? E freskët në kujtesën time, rikthehu, o nënë, të përkëdhelësh fytyrën time të lodhur.
(Sot është 106-vjetori i lindjes së piktorit Ibrahim Kodra. Ka pirë uiski me Heminguein, ka ndejtur me Kadarenë, të cilin e ka propozuar me shkrim për çmimin “Nobel” si akademik që është, madje dhe i Akademisë Franceze. Pak veta e dinë që Kodra ka shkruar dhe poezi. Në shqip, por më shumë në italisht. I janë botuar disa dikur në Prishtinë, ku dhe ka shkuar më shpesh e hapur ekspozita… )/ KultPlus.com
Hilë Mosi lindi me 22 Prill 1885 në Shkodër dhe vdiq në shkurt 1933 në Tiranë, biri i Mark Mosit, qe ndër atdhetarët më të vlefshmit, që nga mbarimi i shekullit të XIX luftuan për idénë kombëtare, duke dalur nepër male me pushkë në krah dhe duke shpërndárë në kohën e robërísë libra shqip dhe flamuj me rrezik gijotine. Vdiq në Tiranë në shkurt e vitit 1933 dhe u varros në Shkodër. Poet luftëtar e publicist, patriot dhe demokrat, figurë politike e njohur e periudhës para e pas Pavarësisë. Pjesë e brezit të dytë të Rilindasve Shqiptarë.
Në Shkodër i filloi mësimet në shkollën italjane, të cilat i vijoi në shkollën teknike tregtare dhe në Kolegjin Saverjan të Jezuitvet e më vonë ndoqi degën e mësuesísë në Shkollën Normale të Klagenfurtit. Duke ndjekur shembullin e prindit, që në moshë të ré, ìu kushtua propagandës kombëtare e duke u gjetur në Vjenë, në 1902 me shokë tjerë shqiptarë nën kryesínë e Gjergj Pekmezit bashkëpunoi në shoqërínë letrare “Dija”, e cila mot për mot botoi nji kalendár, dhe nxorri një fletore me emër “Vllaznija”. Qysh prej asokohe Hila filloi të shkruante me pseudonimin Sakoli proza dhe vjersha atdhetare. Mbasi u shpall Kushtetuta e Turqve të Rij në vjetin 1908, u kthye në Shkodër, ku themeloi shoqërínë “Gegnija” e më vonë qé përfaqsues i saj në Kongresin e Manastirit bashkë me Fishten, Mjeden, Gurakuqin dhe Logorecin. Ishte dhe anëtar veprimtar i Komitetit te Kryengritjes së Malësisë së Veriut (1909-1912), ku luftoi edhe me armë në dorë në krah me Risto Siliqin.
Gjatë pushtimit austriak në Shkodër (1916-1918) qé pjesë i Komisísë Letrare, të cilën detyrë e vijoi edhe më vonë kúr Shkodra u bashkua me qeverínë e Tiranës mbas lirimit të vet nga ushtrítë franceze. Në vitin 1919 me 16 Shkurt shoqërítë e Shkodrës “Mustafa Pasha” dhe “Vaso Pasha” u bashkuan dhe sajuan shoqërínë e vetme me emrin “Vllaznija”, e cila qé nji ndër shoqërítë më të organizuara të Shqipërísë dhe që me veprimtarínë e vet letrare, teatrore, muzikore dhe gjimnastike pati një meritë të madhe për zgjimin e rinísë shqiptare, sidomos me botimin për tre vjet me radhë të së përkohëshmes “Agimi”. Hilë Mosi qé kryetár i kësaj shoqërije për një kohë të gjatë dhe me artikujt e përkthimet e veta të ndryshme e zbukuroi organin e shoqërísë. Në këto përkthime është për t’u përmendë studimi historik mbí Vlorën e kohës së mesme, të nxjerrur nga vepra e historjanit Kostandin Jireçek-ut, i cili bashkë me Milan Šufflay dhe Tallotzi-n mblodhën dokumentat e historísë së Shqipërísë dhe i botuan në dý vëllime të mëdha me titull “Acta et Diplomata res Albaniæ Mediæ illustrantia”.
Jeta e Hilë Mosit është një shembull i gjallë atdhedashurije, zelli, veprimtarije dhe vetmohimi për qellime kombtare: e dëshmojnë shoqërítë e themeluara me nismërinë e tij, të përkohëshmet dhe fletoret që nxori ai vetë, ose që i përkrahi me bashkëpunimin e vet. Jeta e tij qé nji jetë ravgimi, dhe kudo që zuri vend, edhe për pak kohë, u pá menjëherë vepra e tij shoqërore dhe letrare, e frymzuar përherë prej një shpirti dinamik dhe prej dëshirës të zjarrtë për t’u liruar nga zgjedha e huaj. U përshkua nepër shum lëvizje politike duke përballuar trimërisht pengime dhe kundërshtime të mëdha. I shërbeu kombit edhe me veprimtarínë e vet të parreshtur si zyrtár shteti: si mis i Komisísë Letrare të Shkodrës, si deputet, prefekt, si Drejtor i Përgjithshëm i Sigurimit botues, si Ministër i Arsimit. Përfaqësoi vendlindjen e tij, Shkodrën, në Parlamentin Shqiptar nga viti 1920 ne 1924, dhe shërbeu gjithashtu si anëtar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve duke filluar nga nëntori, 1920. Senator i Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë nga 27 mars 1920 deri më 20 dhjetor 1920. [1]. Gjatë qeverisë së Fan S. Nolit, 1924, ai ishte Prefekt i Korcës dhe Gjirokastrës. Në 1927, Mosi u kthye ne Shqipëri pas amnistisë së dhënë nga Ahmet Zogu dhe u bë Ministër i Punëve Publike. Në vitin 1930 bëhet Ministër i Arsimit gjatë kohës së cilës qeveritë shqiptare shfaqnin prirjet për shtetëzimin e shkollave, politikë kjo e cila ra ndesh me françeskanët në Shkoder që mbronin liceun “Illyricum”. Postin si ministër e mbajti deri në vdekje, më 1933. Gjatë asaj kohe njihet dhe me Petro Markon një ditë ku i thotë dhe shkruej poezi, poezia asht forma ma perfekte e artit[2] dhe e sistemon si mësues në Dhërmi. Në polemikat e shtypit të kohës, mes Hilë Mosit e Át Anton Harapit tek Hylli i Dritës, u dëtyrua Fishta t’i shkruante një polemikë klasike që në sintezë i thoshte “Gabove Hilë!”; siç mbante edhe titullin. Polemikë të cilën, bashkë me vepren “Bujari”, Mosi s’e kapërdiu.
Veprimtaria letrareThamë më përpara se Hilë Mosi duke qênë endè në moshën e ré nisi të shkruante nepër fletore shqipe vjersha dhe aty-këtu edhe proza; kështu, gjithnjë nxënës n’Austrí, bashkëveproi rregullisht n’ “Albania”-n e Konicës me pseudonimet Zog Sakoli, Sakoli, Zog Dushmani, Lirijasi, Speci etj. gjithashtu edhe ndër të përkohëshmet e kohës si “Drita” e Sofíes, “Kombi” i Bostonit, “Albania” e Beogradit, “L’Albania” e Dervish Himës, “Shpnesa e Shqypnís” e Raguzës, “Diturija” e Lumo Skëndos, “Lirija e Selanikut”, “Vllaznija” e Vjenës, “Lidhja Orthodokse” e Korçës, “Shqiptari” i Stambollit, i së cilës qe kryeredaktor, “Agimi” i Shkodrës etj. Në vjetin 1913 themeloi dhe drejtoi, bashkë me Karl Sumën dhe Risto Siliqin, fletoren e përdyjavëshme “Shqypnija e Ré”, e cila e vijoi botimin deri në plasjen e luftës botërore. Në vjetin 1913 botoi në Trieste një grumbull poezísh me emrin “Zâni i Atdheut”, vjersha atdhetare të përpiluara, më të shumtën, mbas frymës popullore, ku qëndron si faktor i parë malli për atdhé. Në ketë përmbledhje Mosi këndon Shqipërínë kúr kjo vuante, dhe kúr coptohej prej diplomacísë së pamëshirshme europjane, për të ngopuë lakmít e popujve fqînj. Vepërza “Lotët e Dashunís”, e botuar në vjetin 1916 përfshînë një tubë lirikash me lëndë të ndryshme dhe me masa vargu gjithfarësh; një pjesë e këtyre janë originale, të tjerat janë përkthime të lira shkërbime autorësh gjermanë si Goethe, Schiller, Heine, Koerner, Lessing etj. Këtij vëllimi i bëni një botim të dytë me titullin “Lule Prendvere” duke i shtuar vjersha dhe balada të reja dhe duke përmirsuar të parat.
Në një vëllim të vogël përmblodhi në 1924 në titullin “Kangët Shqipe” disá prej vjershave të veta dhe të shokëve të vet që këndoheshin prej kryengritasve nepër malet shqiptare në luftat kundra Turqisë, ndër të cilat mori pjesë edhe ai vetë në malet e Shkodrës dhe të Korçës. Edhe si përkthyes penda e këtij shkrimtari njihet nepër “Cubat” (1928) vepër e Frederik Schiller-it, të cilën e ká punuar lirisht duke ìa përshtatë gjendjes shqiptare; nepër “Filja” dramë trí aktesh nga Theodor Koerner-i, duke e sjellur ngjarjen në Kurbî rreth kullës së Kapitan Gjekajt; nepër komedítë e Goldonit: “Shërbëtori i dy zotnive” e “Dy Shërbëtorët”. Poezítë e Hilë Mosit me përmbajtje kombtare nuk kanë një vlerë aq të madhe artistike, por të gjitha janë të veshura me ndìesí të holla atdhetare, familjare e shoqnore, dhe meritojnë të çmohen për zgjedhjen e shprehjevet dhe për kumbimin melankolik e të thekshëm. Një meritim të veçantë për historínë e letërsís shqiptare ká Hila për poezínë prej 138 vargjesh me titullin “Natyra” (Albania, Vit X. nr. 10-11-12, 1906, fq. 188-1919 në të cilën takohet prova më e parë e përshtatjes së heksametrit në shqipen, provë e cila ká dhënë nji përfundim të pëlqyeshëm. /KultPlus.com
25 Prilli, Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur, do të shënohet në Amfiteatrin e Fakulteti Filozofik të Universitetit të Prishtinës, për të nderuar kujtimin e 1592 personave që ende figurojnë të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.
Këtë vit, me respekt të thellë do të përkujtohen edhe jetët dhe puna e dy figurave të shquara që kontribuan në kërkimin e së vërtetës dhe drejtësisë për personat e pagjetur:
🕯️ Bajram Qerkini – themelues i Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur, i cili ndërroi jetë në vitin 2025
🕯️ Milorad Trifunović – themelues i Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur, i cili ndërroi jetë në vitin 2020
Ngjarja do të përfshijë fjalime përkujtimore nga Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës (TBC); Aid Qerkini, familjar i ngushtë i Bajram Qerkinit; Negovan Mavric, Zëvendës Drejtor i MPRC; Kushtrim Gara, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur. Ngjarja po ashtu do të përfshijë edhe një performancë muzikore instrumentale me violoncello nga Adonis Gjini.
Pas ngjarjes, do të vendosen lule te Memoriali i Personave të Pagjetur.
25 Prilli do të shënohet në Amfiteatrin e Fakulteti Filozofik, salla nr 127, në ora 10:00./ KultPlus.com
Filharmonia e Kosovës ka njoftuar se koncerti i fundit për muajin prill do të mbahet më 25 prill nga ora 19:30.
Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të sjellë një program të veçantë nën drejtimin e dirigjentit të njohur francez Aurélien Azan Zielinski. Solist i mbrëmjes do të jetë Félicien Brut, i cili do të interpretojë koncertin për fizarmonikë nga Romain Dumas. Në pjesën e dytë të koncertit do të interpretohen:
Simfonia e kompozitorit Rafet Rudi dhe Vallet Polovecke Nr. 17 nga Alexander Borodin.
Aurélien Azan Zielinski, është dirigjent i njohur, ka shërbyer si drejtor artistik i Orkestrës së Radio-Televizionit Shqiptar gjatë sezoneve 2022-2023 dhe 2023-2024, pas një periudhe shtatëvjeçare me Orkestrën Kombëtare të Bretanjës si dirigjent i saj. Ai është gjithashtu profesor dhe drejtues i orkestrës në Haute École de Musique në Lozanë, ku ndan ekspertizën e tij me brezat e rinj të dirigjentëve.
Njohja e tij filloi në vitin 2012, kur fitoi konkursin “Talents Chefs d’Orchestre” fuqizuar nga Adami. Që nga ajo kohë, ai është ftuar të dirigjojë shumë ansamble prestigjioze në mbarë botën, përfshirë Orkestrën Kombëtare të Francës, Orkestrën Kombëtare të Île-de-France, Orkestrën Kamerale të Lozanës, Royal Philharmonic Orchestra, BBC National Orchestra of Wales, Orkestrën Simfonike të Manizales në Kolumbi dhe Metropolitan Festival Orchestra të Singaporit. Interpretimi i tij i ndjeshëm dhe i saktë i lejon atij të lëvizë në mes të repertorit klasik, atij bashkëkohor dhe muzikës së filmit.
Ai është një nga dirigjentët e pakët që udhëhoqën ndërkombëtarisht koncertet e sagës së filmave Harry Potter. Pasuria e karrierës së tij shfaqet gjithashtu në bashkëpunimet e tij me artistë të njohur si Xavier Philipps, Félicien Brut, Anne Gastinel, Célia Oneto-Bensaid, Lovro Pogorelich, Mélody Louledjian, Théo Fouchenneret, Pierre Génisson, Aurélien Pascal, Yoko Shimomura, dhe Pierre Fouchenneret. Ai është një mbështetës i pasionuar i muzikës bashkëkohore dhe punon ngushtë me kompozitorë si Gérard Pesson, Clara Iannotta, Rebecca Saunders, Baptiste Trotignon, Benoît Menut, Guillaume Saint-James, Olivier Calmel, Éric Tanguy, dhe Romain Dumas, duke interpretuar shumë premiera botërore dhe incizime.
Pasioni i tij për edukimin e ka bërë Aurélien Azan Zielinski gjithashtu një pedagog të njohur. Ai drejton disa ansamble për muzikantë të rinj, përfshirë Orkestrën DEMOS Europe të Filharmonisë së Parisit, Orkestrën Simfonike të të Rinjve në Île-de-France, Orkestrat e të Rinjve Alfred Loewenguth, dhe Koret dhe Orkestrat e Grandes Écoles.
Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat njoftoi se Muzeu Ikonografik “Onufri” do të qëndrojë i hapur edhe ditëve të hëna deri në fillimin e sezonit zyrtar veror.
Ky vendim është marrë duke parë numrin gjithnjë në rritje të vizitorëve në këtë muze, por edhe në objektet e tjera të trashëgimisë kulturore në qytetin e Beratit.
Ditëve të hëna “Onufri” do të mikpresë vizitorët në orarin 09:00-14:00.
Muzeu Ikonografik “Onufri“ ndodhet në brendësi të kalasë së Beratit. Ai është përshtatur në ambientet e katedrales “Fjetja e Shën Marisë“. Kjo kishë është ndërtuar në vitin 1797, por mendohet se është rindërtuar mbi themelet e një kishe më të vjetër. Sipas të dhënave historike, katedralja ka funksionuar si e tillë deri në vitin 1967, viti i reformës ateiste, kur ambientet e komuniteteve fetare i kaluan në administrim shtetit.
Koleksioni i muzeut përbëhet nga objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit. Ai përbëhet kryesisht nga ikona dhe një grup objektesh liturgjike. /atsh/ KultPlus.com
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut.
Ajo do të jetë në mesin e shumë liderëve botëror që do të jetë e pranishme në ceremoninë mortore të Atit të Shenjtë.
Kjo u konfirmua nga Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidentes.
“Tashmë e kemi konfirmuar te autoritetet shtetërore në Vatikan se Presidentja Osmani, si Kreu i Shtetit, do ta udhëheqë delegacionin e Kosovës në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut”, deklaroi Kupina.
Papa Françesku do të varroset të shtunën më 26 prill, në Bazilikën “Santa Maria Maggiore”, në Romë.
Ceremonia e varrimit pritet të nis nga ora 10:00.
Ai vdiq dje në moshën 88-vjeçare pas një sulmi në tru dhe problemeve me zemrën.
Varrimi i Papa Françeskut do të bëhet të shtunën në bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë, njoftoi sot Vatikani, pas një takimi të kardinalëve.
Më heret, papa Françesku shprehu dëshirën e tij për t’u varrosur në kishë, një nga vendet e tij të preferuara, dhe jo në Bazilikën më të madhe të Shën Pjetrit, siç ndodh zakonisht.
Liderët globalë pritet të marrin pjesë në funeral.
Trupi i papa Françeskut është aktualisht i vendosur në një arkivol të hapur në kapelën e bujtinës Santa Marta, ish-rezidenca e tij, ku kardinalët, zyrtarët dhe punonjësit e Vatikanit mund t’i japin lamtumirën e tij.
Papa Françesku, i cili ishte 88 vjeç, vdiq dje nga një goditje në tru dhe dështimi i zemrës./atsh/ KultPlus.com
Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, në bashkëpunim me PEN Qendrën e Shqipërisë dhe PEN Qendrën e Kosovës do të organizojnë në Ulqin më 23-25 prill 2025 edicionin e parë të manifestimit letrar “Java e Letërsisë Shqipe”.
Programi letrar i larmishëm përfshin mbrëmje letrare, takime letrare, punëtori me krijues të rinj, debate për letërsinë etj. Kështu ky edicion i parë do të nisë me Mbrëmjen letrare “Poetët për Ditën Botërore të Poezisë”, ku poetët pjesëmarrës nga tre asociacionet letrare do të lexojnë vargje nga krijimtaria e tyre, ndërsa nxënësit e shkollës së mesme do të lexojnë pjesë të disa prej poetëve të njohur shqiptarë në formën e homazhit poetik. Në kuadër të manifestimit do të organizohen tre takime letrare me shkrimtarët: Entela Kasi dhe Binak Kelmendi, Ibrahim Berisha dhe Çerçiz Loloçi, Sadik Bejko dhe Sali Bashota, punëtoria me krijues të rinj “Si shkruhen llojet dhe zhanret e letërsisë: poezia, proza, eseja?” si dhe tryeza letrare me temë “Letërsia shqipe në programet dhe tekstet mësimore” (Mali i Zi, Kosovë, Shqipëri).
Qëllimi i Javës së Letërsisë Shqipe është promovimi i vlerave më të mira letrare dhe kulturore që krijohen në botën e sotme shqiptare dhe fokusohet në tri çështje kryesore: nevojën e promovimit të vlerave letrare dhe kulturore të shkrimtarëve të këtyre tre asociacioneve letrare në gjithë hapësirën shqiptare, ngritjen e vetëdijes kulturore të gjeneratave të reja si dhe krijimin e një komuniteti të qëndrueshëm që do të kontribuojë për vizionin e vlerave artistike dhe kulturore të Ulqinit, Tiranës dhe Prishtinës.
Ky aktivitet letrar me karakter edukativ, promovues dhe debatues është konceptuar me idenë e organizimit të tij në qytete të ndryshme shqiptare, ndërsa në të ardhmen pritet që atij t’i bashkëngjiten edhe asociacione që tubojnë krijues shqiptarë nga vende të tjera të rajonit dhe diasporës.
Projekti është mbështetur nga Komuna e Ulqinit në konkursin për organizatat joqeveritare, ndërsa partnerë në realizimin e aktiviteteve janë Libraria “Ulqini”, Shkolla e Mesme e Kombinuar “Vëllazërim-Bashkim”, Biblioteka e Qytetit – Ulqin, Shkolla Fillore “Bedri Elezaga” – Katërkollë, Bashkësia Lokale – Ostros dhe Muzeu Etnografik – Draginë./ KultPlus.com
Komisioni i Mjekësisë, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, zhvilloi tryezën e rrumbullakët mbi autizmin në Shqipëri.
Tema e kësaj tryeze ishte “Spektri i Autizmit dhe problemet aktuale të lidhura me të në Shqipëri”. Kryetari i Komisionit të Mjekësisë, akad. Genc Sulçebe, theksoi rëndësinë e kësaj problematike në rritje dhe nevojën për një trajtim multidisiplinar dhe të koordinuar.
Nisma për këtë veprimtari u propozua nga prof. Albana Fico, e cila theksoi rëndësinë e ndërhyrjes së hershme dhe bashkërendimit të punës ndërmjet specialistëve të ndryshëm për diagnostikimin dhe trajtimin e fëmijëve me çrregullime të spektrit autik (ASD).
Gjatë këtij takimi u theksua mungesa e protokolleve të standardizuara për diagnostikim dhe trajtim; nevoja për pajisje me instrumenta bashkëkohorë vlerësimi si ADOS; mungesa e stafit të trajnuar në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë vendin; mbingarkesa e qendrave ditore dhe mungesa e shtrirjes gjeografike në zona rurale; Nevoja për krijimin e qendrave satelitë sipas modelit të QKTRF; Domosdoshmëria për hartimin e protokolleve të specializuara rehabilituese në fusha të ndryshme: logopedike, psiko-motorike, edukim special, terapi grupi dhe okupacionale.
Në Shqipëri mund të ketë mbi 6000 deri në 14.000 fëmijë me autizëm, ndërkohë që sistemi shtetëror identifikon vetëm rreth 2500 raste që përfitojnë KEMP, nga të cilët rreth 1500 me kujdestari. Rreth 40 milionë euro në vit shpenzohen nga familjet jashtë sistemit publik për terapi dhe shërbime mbështetëse, ndërkohë qe shumë nëna dalin nga tregu i punës për të kujdesur për fëmijë.
Shpenzimet për terapi dhe mësues mbështetës arrijnë mesatarisht në 10,000 euro në vit për familje.
Akademia e Shkencave bëri të ditur përmes një postimi online se, do të vazhdojë të promovojë shkencën dhe debatin profesional mbi temat me ndikim të lartë shëndetësor dhe social. /atsh/ KultPlus.com
Universiteti i Harvard-it paditi administratën Trump të hënën pasi qeveria federale anuloi më shumë se 2 miliardë dollarë financime për këtë universitet elitë, raporton agjencia turke AA.
“Gjatë javës së kaluar, qeveria federale ka ndërmarrë disa veprime pas refuzimit të Harvard-it për të përmbushur kërkesat e saj të paligjshme”, tha Presidenti i Universitetit Alan Garber në një deklaratë.
“Pak më parë, ne kemi paraqitur një padi për të ndalur ngrirjen e financimit sepse është e paligjshme dhe përtej autoritetit të qeverisë”, shtoi ai.
Sipas padisë, administrata Trump akuzohet për veprim “të paligjshëm” pasi shkel të drejtat e Amendamentit të Parë, si dhe ligje dhe rregullore federale.
“Qeveria përdori kërcënimin e ndërprerjes së fondeve federale si një përpjekje për të detyruar Harvard-in të përshtatet me përzierjen e pikëpamjeve dhe ideologjive të preferuara të Qeverisë”, thuhet në padi.
Ky universitet është i pari institucion i madh akademik që kundërshton hapur udhëzimet e administratës, të cilat zyrtarët e Trump-it i kanë paraqitur si një përpjekje për të luftuar antisemitizmin pas protestave në kampuse lidhur me luftën brutale të Izraelit në Gaza.
Administrata po synon gjithashtu programet për diversitet, barazi dhe përfshirje (DEI), të cilat i ka quajtur “diskriminim të paligjshëm dhe imoral”.
Ndërkohë që administrata Trump pretendon se qëllimi i saj është të luftojë antisemitizmin, Garber tha se ai, si hebre dhe amerikan, e di “shumë mirë” që ka “shqetësime të vlefshme” për rritjen e antisemitizmit.
“Harvard e merr këtë punë seriozisht. Ne do të vazhdojmë të luftojmë urrejtjen me urgjencë… Para se të ndërmarrë veprime ndëshkuese, ligji kërkon që qeveria federale të angazhohet me ne për mënyrat se si ne po luftojmë dhe do të vazhdojmë të luftojmë antisemitizmin”, shtoi ai.
Rrjete të gjëra kriminale kanë bërë miliarda me mashtrime përmes internetit në Azi dhe tani po i zgjerojnë operacionet e tyre në Evropë, Afrikë, Amerikën e Jugut e më tej. Prandaj OKB-ja kërkon bashkëpunim ndërkombëtar.
OKB-ja paralajmëron se rrjetet aziatike të krimit që kontrollojnë industrinë e mashtrimeve përmes internetit dhe nxjerrin fitime në miliarda dollarë, po i zgjerojnë operacionet e tyre në të gjithë botën. Në raportin e OKB-së thuhet se masat zyrtare që po marrin vendet e ndryshme nëAzinë Juglindore nuk po arrijnë t’i frenojë këto organizata kriminale.
Në raportin e OKB-së thuhet se bandat kineze dhe ajo nga Azia Juglindore i joshin viktimat duke premtuar investimeve, fitimeve me kriptomonedha, romanca dashurie dhe mashtrime të tjera.
Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) mashtrimet kibernetike tani janë kthyer në një industri e sofistikuar mbarëbotërore. Bandat kanë konvikte të shumta në të cilat strehojnë dhjetëra-mijëra punëtorë, kryesisht të trafikuar, të cilët i detyrojnë të mashtrojnë njerëz të tjerë përmes internetit.
Për të luftuar grupet e krimit nevojitet bashkëpunim ndërkombëtar
“Ky lloj krimi po përhapet si kancer,” thotë Benedikt Hofmann, Përfaqësuesi Rajonal zyrës së UNODC-ut për Azinë Juglindore dhe Paqësorin. “Autoritetet i kundërvihen atij në një zonë, por rrënjët e tij nuk zhduken kurrë; ato thjesht migrojnë nga një vend tek tjetri.”
UNODC thotë se rrjetet kriminale po i zgjerojnë operacionet e tyre nga Azia në Amerikën e Jugut, në Afrikë, Lindjen e Mesme, në Evropë dhe madje edhe disa ishuj të Paqësorit. Sipas raportit të UNODC në vitin 2023, grupet kriminale kanë nxjerrë në vendet e Azisë Lindore dhe Juglindore përmes mashtrimeve kibernetike rreth 37 miliardë dollarë (32.5 miliardë euro), kurse në SHBA më shumë se 5.6 miliardë dollarë (4.9 miliardë euro).
UNODC i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të veprojë, duke thënë se tani gjendja ka arritur në një “pikë kritike kthese”. Sipas OKB-së mospërfshirja në aksionet e përbashkëta kundër këtyre bandave do të ketë “pasoja të paprecedenta për Azinë Juglindore të cilat mund të kenë ndikim global”./DW/ KultPlus.com
22 prilli shënon përvjetorin e vdekjes së njërit nga burrështetasit e Amerikës, Riqard Nixon, shkruan KultPlus.com.
Ai lindi më 9 janar 1913 në Yorba Linda të Kaliforni-së. Ishte politikan amerikan dhe President i SHBA-së i 37-të në periudhën 1969-1974. Nixon është i vetmi Kryetar i ShBA-ve që ka dhënë dorëheqje gjatë mandatit presidencial pa e përfunduar mandatin e dytë, për shkak të përzierjes së tij në një skandal korrupsioni të njohur si Skandali Watergate.
Nixon lindi në një familje të varfër në një qytet të vogël në Kaliforninë Jugore. Ai u diplomua në Shkollën Juridike Duke në 1937, ushtroi profesionin e avokatit në Kaliforni, më pas u transferua me gruan e tij, Pat, në Uashington në 1942 për të punuar për qeverinë federale.
Pas detyrës aktive në Rezervën Detare gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 1946. Puna e tij në çështjen e Alger Hiss krijoi reputacionin e tij si një antikomunist kryesor, gjë që e ngriti atë në rëndësi kombëtare, dhe në vitin 1950 , ai u zgjodh në Senat.
Nixon ishte kandidati i Dwight D. Eisenhower, kandidati presidencial i Partisë Republikane në zgjedhjet e vitit 1952 dhe shërbeu për tetë vjet si zëvendëspresident. Ai kandidoi për president në vitin 1960, humbi ngushtë nga John F. Kennedy, pastaj dështoi përsëri në një garë të vitit 1962 për guvernator të Kalifornisë, pas së cilës u besua gjerësisht se karriera e tij politike kishte mbaruar. Megjithatë, në vitin 1968, ai bëri një tjetër kandidim për presidencën dhe u zgjodh, duke mposhtur Hubert Humphrey me më pak se një pikë përqindje në votën popullore, si dhe duke mundur kandidatin e partisë së tretë George Wallace.
Nixon i dha fund përfshirjes amerikane në luftimet e Vietnamit në 1973 dhe draftin ushtarak në të njëjtin vit. Vizita e tij në Kinë në vitin 1972 përfundimisht çoi në marrëdhënie diplomatike midis dy kombeve dhe ai gjithashtu përfundoi Traktatin e Raketave Anti-Balistike me Bashkimin Sovjetik. Në hap me besimet e tij konservatore, administrata e tij transferoi në mënyrë graduale pushtetin nga qeveria federale te shtetet.
Politika e brendshme e Nixon-it e pa atë të impononte kontrolle të pagave dhe çmimeve për 90 ditë, të zbatonte desegregimin e shkollave jugore, të themelonte Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe të fillonte Luftën kundër Kancerit. Për më tepër, administrata e tij nxiti për Aktin e Substancave të Kontrolluara dhe filloi luftën kundër drogës. Ai gjithashtu kryesoi uljen e Apollo 11 në Hënë, e cila sinjalizoi fundin e Garës Hapësinore. Ai u rizgjodh me një rrëshqitje historike elektorale në vitin 1972 kur mundi George McGovern.
Në mandatin e tij të dytë, Nixon urdhëroi një transport ajror për të rifurnizuar humbjet izraelite në Luftën e Yom Kipur, një konflikt që çoi në krizën e naftës në vend. Nga fundi i vitit 1973, përfshirja e administratës së Nixon në Ëatergate gërryen mbështetjen e tij në Kongres dhe në vend. Më 9 gusht 1974, duke u përballur me shkarkimin dhe largimin pothuajse të sigurt nga detyra, Nixon dha dorëheqjen nga presidenca.
Më pas, atij iu dha një falje nga pasardhësi i tij, Gerald Ford. Gjatë gati 20 viteve të daljes në pension, Nixon shkroi kujtimet e tij dhe nëntë libra të tjerë. Ai ndërmori shumë udhëtime jashtë vendit, duke e kthyer imazhin e tij në atë të një burrë shteti të moshuar dhe eksperti kryesor i çështjeve të jashtme.
Ai pësoi një goditje në tru më 18 prill 1994 dhe vdiq katër ditë më vonë në moshën 81 vjeçare. Sondazhet e historianëve dhe shkencëtarëve politikë e kanë renditur Nixon si një president nën mesataren. Megjithatë, vlerësimet e tij kanë rezultuar komplekse, me sukseset e presidencës së tij në kontrast me rrethanat e largimit të tij nga detyra./KultPlus.com
Në 22 prill të vitit 1865, në Luaras të Kolonjës, lindi Petro Nini Luarasi.
Ai ishte nxënës në shkollën e Qestoratit drejtuar nga Koto Hoxhi. Punoi si mësues në fshatrat e Kolonjës, ku u mësonte fëmijëve fshehurazi gjuhën shqipe dhe përgatiti një grup shokësh si mësues. Më 1882 hapi Shkollën e Parë Shqipe në fshatin Bezhan të Kolonjës, kurse më 1887 hapi shkollën shqipe në Ersekë dhe pak më vonë (1892-1893) shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës e të Vakëfeve.
Petro Nini Luarasi punoi si drejtor dhe mësues i Mësonjëtores së parë shqipe të Korçës dhe më vonë i shkollës së Negovanit (1909-1911). Në vitin 1892 bashkë me Gjerasim Qiriazin themeluan shoqatën protestante “Vëllazëria e Shqipërisë”. Në emigracion, në Amerikë (1904-1908) mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kombëtare, ishte nismëtar i shoqërive patriotike “Mall i mëmëdheut” dhe “Pellazgu”, si edhe i krijimit të komiteteve të fshehta për lirinë e Shqipërisë. Ishte delegat në Kongresin e Manastirit (1908). Për veprimtarinë patriotike, arsimore e shoqërore u përndoq nga xhonturqit dhe Patrikana e Stambollit. Vdiq i helmuar prej tyre në Ersekë, më 17 gusht 1911. /atsh/ KultPlus.com
Ndoshta ajo që arriti të bënte me romanin “Don Kishoti i Mançes” në letërsinë botërore do të ishte shumë më shumë se sa ai ishte gaditur në këtë sipërmarrje. Në atë kohë letërsia ndodhej në një taban të ashpër dhe tejet të ngurtë. Tematika dhe larmia e personazheve dhe ngjarjeve po vuante një lloj shterrimi. Nevoja për të vënë dorë në diçka që kishte shfaqur shenja dekompozimi ishte gjithnjë e më emergjente. Ndërsa askujt nuk i kishte rënduar në shpirt kjo situatë e shterruar e letrave dhe krijimtarisë. Një i prerë për luftë dhe aventura, më shumë se për penë, “ngre shpatën” dhe godet litarin që mban të tendosur velën e asaj anijeje të pakur që vijonte të lundonte në një detë të paanë. E përplas këtë pushtues të ujrave për shkëmbinjtë e brigjeve dhe kurajos, dhe me çfarë arrin të dalë në breg nis të ringre një anije tjetër, një anije më të shpejtë dhe më sfiduese për stuhitë dhe detet e ashpra të letërsisë që e presin kërcënueshëm. Cili është ai që guxon kaq shumë?
Po, është Miguel de Servantes Saavedra, ai që do të hyjë në historinë e letërsisë botërore si nënshtruesi i kalorësiakes përmes satirës. “Don Kishoti i Mançes”, ishte kjo kryevepër e paarritshme fikshën që do ta ngjiste këtë spanjoll me mish e me shpirt në panteonin e famës.
Miguel de Servantes vdiq në Madrid më 22 prill si dhe u përcoll për në amshim më 23 prill duke u varrosur në një manastir triniteti si një françeskan. Është pikërisht 23 prilli i keqpërdorur si datë që në shumë hamendësime konsiderohet si datëvdekja e shkrimtarit. Shkaku i vdekjes së tij, në bazë të Antonio López Alonso, një mjek, i cili ka shqyrtuar dokumentacionin e mbijetuar deritani, ishte diabeti 2 dhe një cirozë së mëlçi. Aludime të ndryshme bëjnë fjalë që ky përkeqësim i shëndetit të Servantes erdhi si rezultat i konsumit të tepruar të alkoolit në vitet e fundit të jetës. *** Miguel de Servantes Saavedra u lind më 29 shtator 1547 dhe vdiq më 22 prill 1616. Në historinë e letërsisë dhe tekstshkrimet për autorin, orvatet ta mbamendin atë si një novelist, poet dhe dramaturg i njohur. Deri në vitin 1605 kur atë e kishte lënë takati dhe mbi vete mbante inatet e të pamundurave që cyt mosha e thyer, është fjala për një burrë 58-vjeçar, ai rroket prej një suksesi të paimagjinueshëm që i sjell romanin, “Don Kishoti i Mançes”. Servantes veç historive me femra, aventurave, deri tek pengmarrja nga një tufë mercenaresh algjerianë të komanduar nga një shqiptar, kishe shkruar, ose më saktë ishte ballafaquar me veten e tij të dështuar krijuese. Asaj pjese të krijimtarisë së Servantes nuk i’u kthye askush as për ta riparë, as për ta rivlerësuar, për ta lënë këtë emër të lidhur vetëm me “Don Kishotin e Mançes”, të cilin ai e bëri me dy pjesë. Nga kritika, “Don Kishoti i Mançes” konsiderohet romani i parë modern europian dhe më i mirë i shkruar ndonjëherë. Ndikimi që pati në gjuhën spanjolle ka qenë aq themeltar sa u etiketua si “Gjuha e Servantesit”. Gjithashtu, ky roman pati një ndikesë rrapëllitëse në periudhën e bashkëkohësisë dhe përmbysjen e epokës së famës kalorësiake duke i transkriptuar këto heronj në personazhe grotesk. Kësodore arrijmë të kapim fillin e një pene inatçore, marazin e një burri me të shkuar shumëngjyrëshe dhe goditjen që pësoi nga rrufeja e famës, pod, ku ndodhet edhe sot e asaj dite. Gjithqysh ai arriti të shkruante një faqe shkëlqimtare në historinë e letërsisë dhe të sillte në jetë një emblemë filozofike dhe psikologjike, siç ishte “Don Kishoti i Mançes”. *** Nëpër jetëshkrimet për shkrimtarit thuhet se Miguel de Servantes Saavedra, fëmija i katërt një mjeku, fillimisht regjistrohet në marinën tregtare spanjolle, por shpejt flota që e paguante përfshihet në njësitë luftarake. Servantes i ri shkëlqen si ushtarak. Ai plagoset tri herë në fushatat kundër otomanëve, më rëndë në betejën historike të Lepantos, një nocion gjeografik në Gjirin e Korintit, në Greqi. Pas pesë vitesh shërbim, atë e lejojnë të kthehet në atdhe, në Spanjë. Për shërbimet e tij të vyera ndaj kombit, Servantes sapo ishte graduar me titullin “ushtar elitar” dhe në kthim kishte me vete edhe 2 letra për Mbretin Filip II të Spanjës. Të dyja letrat, që Servantesi i ruante me kujdes, kishin vlerën e rekomandimit, me qëllim që mbreti të çmonte atë që ai kishte bërë në luftë. *** Pas pesë viteve të robërisë, Servantes u çlirua, falë negociatave të etërve të trinitetit. Më 27 tetor, ai mbërriti në Valencia, i dobët. I ati kishte për të shitur të gjithë pasurinë dhe shkurorëzuar nga të gjitha nderet për t’i dhënë lirinë. Përvoja ishte një pikë kthese në jetën e tij, si dhe referenca të shumta për tema të lirisë dhe robërit shfaqen në punën e tij. Servantes u kthye nga Algjeri i zhytur në borxhe për shkak të haraçit të paguar për lirimin e tij. Për të fituar të holla, ai vendosi të ishte kontingjent lufte. Ai shkoi në Portugali dhe mori pjesë në betejën e “Azores Las” në 1582. Një vit më vonë, ai u kthye në Spanjë me dorëshkrimin e një romance, “La Galatea” dhe ndoshta pjesën e parë të “Persiles y Segismunda”. Ai gjithashtu solli disa shënime për biografinë e tij. Gjatë këtij viti ai u bë babai i Isabel de Saavedra, një vajzë që kishte me një zonjë të aristokracisë së Lisbonës. Më 12 dhjetor, 1584, 37- vjeçari Miguel de Servantes Saavedra ishte martuar me Katalina Dona de Palacios Salazara. Martesa e detyruar e Servantes për të kërkuar një punë funksionoi dhe në 1588 ai siguroi një pozitë si një zyrtar i qeverisë në jug të Spanjës, rekuizimi gruri dhe vajit të ullirit për fushatën e Armadës së pamposhtur. Posti i tij i ri i dha atij mundësinë për të mësuar zakonet dhe shprehitë e zakoneve, traditave nga Sevilje që ai përshkroi tek Don Kishoti. Ai u arrestua dy herë në Sevilje për marrje posedimin e materialeve që i përkitnin Katedrales Sevilje-së. Këto përvoja justifikojnë legjendë që pjesa e parë e Don Kishotit ishte shkruar në burg. Qëndrimi i tij në Sevilla ishte një periudhë e fatkeqësive për Servantes. Fat i tij nuk ishte më i mirë në letërsi. Në vitin 1595, ai fitoi çmimin e parë (tre lugë argjendi) në një konkurs poeme, dhe tre vjet më vonë, kënga e tij El entierro del Rey Felipe II en Sevilla ka marrë një vëmendje, edhe pse pjesa tjetër e poemave të tij do të mbeten të pabotuar. *** Xhaxhai i tij Alonso de Quesada Salazar thuhet se ka shërbyer si yshtje frymëzuese për të formësuar karakterin e Don Kishotit. Gjatë 20 viteve të ardhshme Servantes bënte një ekzistencë nomade, duke punuar si një agjent blerje dhe si një tagrambledhës. Ai vuajti falimentimin dhe u burgos të paktën dy herë (1597 dhe 1602) për parregullsitë në llogaritë e tij. Midis 1596 dhe 1600, ka jetuar kryesisht në Sevilje. Në vitin 1606, Servantes u vendos në Madrid, ku ka mbetur për pjesën tjetër të jetës deri në të shuar më 22 prill 1616. *** Romani “Don Kishoti” i të madhit Miguel Serantes, gjeniut të letërsisë spanjolle, që bashkon në mënyrë krejt të natyrshme prirjen fantastike me shpirtin realist, del në dritë në periudhën kur romani kalorësiak e kishte humbur plotësisht joshjen dhe vëmendjen e lexuesit të kohës. Ai e solli këtë fikshën si një kundërvënie e fuqishme ndaj mentalitetit spanjoll mbi romanin kalorsiak, mbi këtë roman që ishte i molepsur nga figura të glorifikuara heronjsh të vendosur në situata të ekzagjeruara dhe që lëvizin në një botë eksploduese pasionesh dhe ngërthyer mes intrigash dhe aventurash të pabesueshme. “Don Kishoti” nëtërësinë e vet rreket të ironizojë prirjeve kalorsiake, si dukuri shoqërore dhe historike të Spanjës. Servantesi zgjedh pikërisht një “hero” si Don Kishoti, një personazh sa grotesk aq dhe kompleks, për ta vendosur përballë ngjarjeve dhe situatave të fryra dhe shpesh herë absurde, për të realizuar dhe përmbushur aventura të çmendura, të cilat e pozicionojnë si romanin e pare antiroman në historinë e letërsisë, kurse Don Kishotin si të parin antihero në këtë lëm. Gjithqysh kjo kryevepër e vuri Servantesin në një radhë me përfaqësuesit e tjerë të mëdhenj të Rilindjes europiane për ta sjellë deri në ditët tona si një rast i veçar dhe emblematik i tekstshkrimit. Nëse kombi gjerman mburret me Gëten, ai angles nuk ka nguruar ta vendos në kreshtën më të lartë të krenarisë, tragjikomedianin më të madh të të gjitha kohërave, Uilliam Shekspir, edhe Spanja te Miguel de Servantes Saavedra ka të shëmbëllyer elementin më përfaqësues të kombëtares./ KultPlus.com
Ibrahim Kodra lindi më 22 prill të vitit 1918 në Ishëm. Jeta e tij në Tiranë në konviktin e shkollës “Naim Frashëri”, ndërpritet kur mbushi 20 vjeç (1938). Asokohe ai largohet nga Shqipëria përgjithmonë me një bursë studimi nga oborri mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë, përcjell KultPlus.
Ai e lëshon Romën dhe përfundon në Milano, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Ai ekspozon në Romë, Milano, Venecia, Paris, Beograd, Nju Jork, krijon krahasimet dhe raporte me piktorë të mëdhenj si Pikaso, Marc Chagall, Henry Matisse, Lucio Fontana, Renato Guttuso, me poetë, shkrimtarë, kritikë e regjisorë nga Eugenio Montale dhe Vittorio Sereni, nga Bertoni tek Bruno Munari, dhe Giuseppe Marotta. Në vitin 1948, Ibrahim Kodra u bë mik me Pablo Picasso, pikërisht në këtë temë në “Konferencën Ndërkombëtare për Paqen e Romës”, në të cilën të dy së bashku ata kryen një hulumtim të thellë artistik.
Në hulumtimin artistik të Kodrës, kubizmi i Pablo Pikasos do të ketë shumë ndikim, sidomos pas miqësisë së tyre në Romë më 1948, deri në atë pikë sa të njëjtat gazeta spanjolle që flasin për Pikason treguan Kodrën si “postkubisti i fundit në Evropë” si Picasso.
Ibrahim Kodra ka lënë pas rreth 6 mijë vepra, të shpërndara nga muze privatë, koleksionistë dhe vetëm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara.
Ibrahim Kodra, vdiq më 7 shkurt të vitit 2006 në Milano./ KultPlus.com
Immanuel Kant ishte filozof i madh gjerman dhe njëri ndër filozofët më të shquar të historisë së njerëzimit. Ai lindi më 22 prill 1724 në Konigsberg, shkruan KultPlus.
Vepra e tij Kritikë e Aryes së Kulluar shënon pikë-kthesën qendrore në historinë e filozofisë dhe fillimin e filozofisë moderne. Rëndësia e tij qëndron në ndihmesën që dha në metodologjinë e re të studimit të gonselogjsë, themeluar mbi kriticizmin.
Veprimtaria e tij u zhvillua kryesisht në dy periudha. Periudha e parë, e cila përkon me emërimin “Periudha Praktike” ka filluar që nga fillimet e punës së tij deri më 1770. mbas këtij viti fillon edhe periudha e dytë e veprimtarisë së tij e cila emërohet si “Periudha Kritike”. Kjo e fundit vazhdoi deri në fund të jetës së tij. Gjatë periudhës “praktike”, ai do të parashtronte ide dhe hipoteza të shumta. Engelsi këto varg idesh dhe hipotezash i quajti si “idetë që i dhanë idesë sundimin absolut të mënyrës metafizike të mendimit në shkencat e natyrës.
Si një filozof idealist, për Emanuel Kantit (flitet për periudhën e mbas vitit 1770) fillon “Periudha Kritike” solli risi të reja dhe deri më 1781 ai kishte arritur të botonte dy vepra të rëndësishme duke u përfshirë në përpunimin e Idealizmit Transcendental. Sipas këtyre mendimeve, Kanti predikonte se sendet në vetvete nuk mund të njihen prej njerëzve sepse konceptimi jonë shqisor nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me këto të fundit (pra me sendet). Dijet teorike të sakta në limitin e të vërtetës (pra nënkupton se e vetmja ide e vërtetë), sipas tij mund ta pasqyrojnë vetëm shkenca të tilla si matematika dhe shkencat e natyrës sepse këto shkenca mbështeten në format apriori të arsyes.
Ai ishte personi i cili hartoi për herë të parë prezumimin e pafajsisë për të gjithë njerëzit (e shprehur edhe në nenin 30 të kushtetutës së Repuplikës së Shqipërisë ku thuhet qartë se: “Kushdo quhet i pafajshëm përderisa nuk i është provuar fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë”). Imperativi Kategorik është gjithashtu parim i formuluar nga Kanti.
Në rininë e tij Kanti ishte një nxënës i mirë, megjithëse jo i shkëlqyer. Ai u rrit në një shtëpi pietiste, një Lëvizje pas Luteriane që dallohej për një përkushtim të fortë, perultesi vetjak, dhe një lexim të hollësishëm të Biblës. Për pasoje, Kanti mori një edukim të ashpër dhe të rreptë, ndëshkues dhe disiplinor gjë që e ndihmoi atë në mësimin fetar dhe të latinishtes rreth shkencave dhe matematikës.
Kanti ka ndikuar shumë në filozofinë botërore. Filozofia e tij është shprehur në vazhdim nga neokantistët, në idetë pozitiviste dhe mahizmi./KultPlus.com